Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 92 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C"fare Eshte Dashuria???pse Dikush Dashuron Me Pak E Dikush Me Shume??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5073)


Postuar nga Fajtori datė 13 Maj 2004 - 14:26:

Sqarim per bylis.

Te them te drejten nuk jam nga ata qe levdojne Shqiperine vetem se e kane vendin e tyre. Nuk me pelqen te tregohem patriot i shkalluar (apo nacionalist sic eshte koncepti modern), por me pelqen te kuptoj pozicionin tone si shqiptare ne bote.

Tani, pas kesaj qe thashe po precizoj terminologjine "ambjente injorance". Nuk mund te identifikohet gjithe populli me keto koncepte te dashurise qe rrjedhin nga varferia dhe injoranca. Po ashtu eshte e vertete qe edhe ne vendet perendimore mund te kete fenomene te tilla. Bledumi jeton ne Shqiperi, ashtu si nja dy vajza te tjera qe e kane shume te qarte konceptin e dashurise. Ajo qe doja te transmetoja eshte kjo:
"Edhe pse po behet normale te degjosh si shkojne femrat per leke, ose sic me tha nje shok: Rrime cajme koken me shqiptaret qe te pyesin A ke shkolle, a ke pare, a ke makine, edhe pse ndodhin keto gjera shpesh per shkak te kushteve ekonomike, kjo nuk eshte norma. Prandaj ata qe nuk perzjejne dashurine me koncepte sociale martesore si pasuria e burrit apo paja e gruas jane normaliteti dhe jo nje grumbull idealistesh te harruar. Fakti qe rritet numri i femrave te tilla nuk do te thote qe eshte normaliteti, kjo eshte ideja. Kjo nuk do te thote qe duhet te gjykojme negativisht patjeter tendencat per gjetjen e partnerit te pasur, une e kuptoj shume mire llogjiken e partnerit qe do te rregulloje jeten me nje burre apo grua te pasur, aq me teper qe ne Shqiperi varferia eshte normalitet, dhe aq me teper qe si popull jemi mesuar te servizliohemi edhe mes meshkujsh kur ne mes hyn pasuria e jo me ne dinamika partneristike ku servilizmit i shtohet nje variabel i pandashem: dashuria."

Pra ishte vetem nje mbeshtetje shpirterore per te rinj si puna e Bledumit qe tek dashuria (dhe ashtu si tek ajo ne idealizma te tjere) besojne akoma.
Pershendetje


Postuar nga Bledumi datė 13 Maj 2004 - 18:42:

Bylis,me duket se e ke keqkuptuar pergjigjen e Fajes lal..Une vura ne pah nje difekt te dashurise,e cila ishte ajo materialiste dhe ato qe tha Faja mua me duken mese normale.Nese e shikon ajo fjale eshte futur ne thonjeza,pra nuk perfaqeson gjithe shoqerine tone,eshte ajo pjese e vogel qe na ben te mendojme se kjo "semundje" mund te perhapet me tej,gjithmone nqs nuk kurohet kur eshte ne kohe.
Une nuk do e shikoja si plage qe e ka shkaktuar varferia,pasi gezimin qe ta sjell nje dashuri e paster dhe me zemer nuk ta sjell leku apo makina..Kete e dine te gjithe..Mund te te japi dicka tjeter por jo dashurine e vertete..
Bylis,me mire te vihen ne dukje keto ane negative te shoqerise sone,sesa te na hane nga brenda dhe te hidhemi e te flasim atehere kur cdo gje ka marr fund..Ajo gje qe eshte negative duhet pranuar,sic duhet pranuar edhe anet pozitive,por fatkeqesisht ketu kemi me shume ane negative dhe kjo gje jo per faj te te tjereve,por per fajin TONE..

Faje,ata si puna ime besoj se jane shume shume,pjesa me e madhe ne Shqiperi.Jane te paket "lacat" te cilet kane vene disa leke dhe luajne me femrat "injorante" qe i vene pas avazit,c'faredo lloj moshe te jene..(ndoshta mund te duket si prostitucin,por mua nuk me duket i tille,ose ndoshta mund te quhet "porstitucion i moderuar")..


Postuar nga amor alucius datė 13 Maj 2004 - 19:40:

Tani te mos harrojme se per cilen moshe behet kryesisht fjale,dmth per adoleshentet.Dihet qe njeriu ne ate moshe eshte shume jo-stabil dhe ne disa raste nuk dine cfare duan.
Keto vajza e ndiejne mungesen e ketyre gjerave materiale ne ambientin familjar dhe i kerkojne diku tjeter,ne kete rast menyra me " thjeshte" eshte nje te dashur.
Jana kryesisht vajza te nje "shtrese"(nese mund te flasim akoma per shtresa)te ulet te shoqerise te cilat duan te arrijne me lart,jane shume high-achieving por jo aty ku duhet(dmth ne shkolle ).
Une fajin do ja vija kryesisht prinderve pasi keto vete i rrisin femijet me nje ndjenje materialismi,prindi ne kete rast s'ka arritur ti beje te qarte femijes qe ana materiale ne jete nuk eshte e rendesishme.Gjithashtu duhet ta shtyje femijen drejt idese qe me pune dhe studim arrihen gjerat.
Per nje moment qesha kur lexova qe makina ne Shqiperi eshte akoma e pare luks dhe sa me shume para qe te kushtoje aq me shume sukses ke tek gocat Normalisht duhej te shihej si nje mjet pune dhe asgje me teper,por besoj qe gradualisht do ike me kohen dhe kjo ide e krijuar.


Postuar nga bylis datė 14 Maj 2004 - 07:01:

Per nje moment qesha kur lexova qe makina ne Shqiperi eshte akoma e pare luks dhe sa me shume para qe te kushtoje aq me shume sukses ke tek gocat Normalisht duhej te shihej si nje mjet pune dhe asgje me teper,por besoj qe gradualisht do ike me kohen dhe kjo ide e krijuar. [/B][/QUOTE]

Pikerishte se jemi,jane , te papare behen edhe keto gabime te renda trashanike amor alucius. Makina vertet eshte nje mjet transportues dhe pune asgjetjeter. Ai nderrim i sistemit 50 vjecar edhe pse kane kaluar plot 14 vjete, ne Shqiperi ka shume edhe shume qe s'jane ambjentuar me Demokracine. Ose me sakte e kane kuptuar ndryshe emrin Demokraci ose mund te thoja qe e kane kapur nga fundi Demokracin u pelqejne me te lehtat dhe te pistat qe munde te te fali nje sistem i ri pas kaq vitesh erresire. Une heren e fundit qe isha ne Shqiperi me vinte turpe te shikoja nje program me njerezit e shtepise se TV, ishte bere gjysem porno. Nenen ,babain, etj.., atyre s'u bente pershtypje me moren dhe per idiot ose te papare (mbase...), mua qe po vete 10 vjete neper shtete te botes. Nuk e di mbase jam dhe paranoik por mos te kesh drita edhe ato dy ore qe vijne te shikosh disa programe qe regullishte duhet te jepen pas mesit te nates(si gjithe bota), jo pas lajmeve 8:30 pm, ate ore edhe femijet jane zgjuar e duartrokisnin e hidheshin perdridheshin kur fillonte "fikse fare" Shikonin shoten me ate tjetren kur hipnin ne maj te tavolines me mini, nuk i kishin ngelur gje tjeter vetem ti hiqnin fare ato gocat Tironse. Keto jane digjenerime dhe qe nga TV vine shkallimi i popullates per mendimin tim. Liri -liri e barku bosh, drita s'ka ,rruge s'ka, shtet (per te miren e popullit e nevojat e tij) s'ka e zume nga fundi lirine e Demokracine.
Kemi probleme dhe mangesira plote zoti Fajo dhe Bledumi, nuk jam kundra por vetem mendoj qe duhet ti zgjidhim (po i zgjidhem dot) pa sharje e ofendime se jane njerezite TANE, tek e fundit fare..sido qe te jene.
Greket po na shesin edhe pjeset e trupit, nuk e di kush e lexoi per ata qe gjasme kapen e do denohen reptesishte nga drejtesia Greke (per sy e faqe se u mor vesh)
Femije ( kryesish jetim) te rrembyer nga Shqiperia (bashkpunim me felliqesirat tane), dhe u marin organet per ti shitur ,bisnes.
Karrigia elektrike nuk u mjafton qofshin kushdo ata qe bejne kete pune ,edhe vellai im te jete.
Keto jane probleme me serioze qe nuk e di kush munde te kete fuqin ti ndaloje, vetem U.S.A u heq veshin te tereve por si do tia bejme ti bjeri ne veshe keto akte shtazarie qe po kryen mbi popullin tone. S'kemi c"ti bejme TV, as atyre shkollave e diskove mbushur me adoleshenta qe tek e fundit duan te JETOJNE, jeten e tyre keq mire ata duan te jetojne!!!!!!!!!
Me kalimin e kohes do kuptojne edhe ata gabimet e tyre, do kuptojne qe jeta s'eshte nje shesh me lule, koha eshte ilaci me i mire!
Nuk munde te regullohemi me 14 vjete( D )as me 40 vjete mendoj une, femijet tane po pane ndonjecik qetesi , kulture ,drita, rruge te shturuara etjj..etj.. pak Europe edhe ne Shqiperi, me pak llafe me fat do jene.

Sa me shume dashuri dhe paqe te gjitheve!


Postuar nga amor alucius datė 14 Maj 2004 - 16:30:

Bylis!
Nuk jam aspak kunder zhvillimit social te Shqiperise(perkundrazi),por kur them dicka te tille nenkuptoj faktin qe keto femra te kene lidhje me njerez qe dashurojne dhe jo me njerez qe SOT mund te kene para dhe neser asgje.
Une u trishtova kur lexova gjera te tilla,eshte tregues i nivelit ekonomik ne Shqiperi dhe deri ne njefare pike dhe i zhvillimit intelektual te nje pjese te rinise shqiptare.Une nuk fajesoj adoleshentet,askush nuk do te jete"pabukese",por jane konceptet materialiste te gabuara qe ne nje forme apo ne nje tjeter i marrin nga rrethi familjar apo ai shoqeror.

Pastaj tek adoleshentet besoj qe eshte krijuar imazhi i te dashurit si ai qe vishet firmato,me makine,me tre klase shkolle dhe te nje moshe shume me te madhe se keto vete.S'mund te ju vish direkt faj pasi keto kete shembull marrin dhe nga shoqet e tyre ne klase.
Nuk egsiston ajo idea qe:do studioj,do gjej pune dhe keto gjera materiale(ne kete rast makinen)do i blej me forcat e mia.Ketu te mos harrojme qe para ca viteve ka egsistuar koncepti qe femra duhet te qendroje ne shtepi dhe mashkulli eshte ai qe duhet te beje karriere dhe te korre sukseset.


Ah,sa rrugen kemi per te bere ne


Postuar nga Fajtori datė 15 Maj 2004 - 23:05:

Nga fundi:

Nuk ekziston ideja "do studjoj e do gjej pune" sepse nuk ndodh keshtu. Pastaj ti studjo sa te duash ne fund do hysh me rroge 200-500 mije leke ne muaj. 500 arrin sikur te kapesh pune te mire. Ketu llogarisim dhe nivelin universitar (ne Shtator Fiks Fare jepte "bursa e korrupsionit" ku jepej sa kushtonte cdo dege sikur te bleje konkursin nen dore); e pa llogaritur qe shume profesore marrin leke per te dhene nota te mira.

Desha dhe te sqaroj konceptin e PABUKESIT. Nuk e thashe ate mbiemer ne kuptim letrar, eshte "Mentaliteti i Pabiukesit" te cilit i referohesha. Ky mund te jete asimiluar edhe nga persona qe kane para, prandaj perdorin kushte materialiste te forta ne gjetjen e dashnorit (une preferoj ti them keshtu )

Tani me duhet te flas ketu per gjera qe dalin jashte temes por ka lidhje me dashurine dhe mentalitetin:

Kam biseduar kohet e fundit me disa shoqe dhe shoke dhe kemi qene ne nje mendje. Ne Shqiperi ekziston nje seksualizem i theksuar qe ndihet ne ajer. Femrat behen teper femra dhe meshkujt teper meshkuj. Ecen ne rruge dhe ndjen se menyra e veshjeve, e shikimit, e vezhgimit dhe e sjelljes ndjell dhe pretendon seksualitet dhe erotizem.
Nga ana tjeter miresjellja keqkuptohet si deshire per te gjuajtur, dhe jo vetem kaq, por perdoret nga femrat shpeshhere per ti komunikuar mashkullit se eshte disponibel...

Keto i shikoj qarte sidomos kur femrat shqiptare dalin ne perendim. Une shkrihem cdo vit kur vjen partia e studenteve te reja dhe i vezhgoj me kenaqesi. Ne fillim vishen ne menyre shume erotike dhe lyhen thuajse gjithmone. Kur kalojne rruges kane kapadajllekun e femres shqiptare qe gjuhet dhe nuk shef as majtas as djathtas. Si zakonisht ketej meshkujt nuk shikojne si te babezitur (edhe pse eshte pune kulture qe tjetri nuk shikohet vazhdimisht). Pas pak kohe studentja e re shqiptare nuk ndihet mire, ajo menyre jetese ketu nuk funksionon. Prandaj fillon avash avash te percpetoje menyren e ketushme te jeteses dhe barazine mashkull-femer. Kjo do te thote qe nuk sillen me si dhi te egra kur nje mashkull prezantohet ose nuk ben sikur s'shef kur dy sy meshkujsh po e ndjekin.

Ne Shqiperi femrat gjuhen cdo cast jashte shtepise. Kush ka mundesi i fut dhe duart bile... Ndoshta kjo justifikon sjelljen e tyre stil "kale karroce" ose repulsionin ndaj meshkujve. Kete vere me rastisi te jem ne autobus me nje vajze shume te kendshme dhe disa djem te rinj afer. Njeri po mundohej te hynte ne muhabet ashtu i turpshem sic ishte. Filloi ta pyeste vajzen si quhej etj etj. Ajo, me pergjigje te shkurtra dhe evituese ja mbylli muhabetin disa here.
Dua te them, hyrja ne shoqeri me nje mashkull interpretohet vazhdimisht sikur ka lidhje me seksin, ndersa ne perendim femrat hyjne ne muhabet ne tren apo autobus thjesht per shoqeri, pa friken ndaj mashkullit. E pra, nuk eshte problem minifundi i shotave ne Fiks Fare, sepse bythet i tregojne edhe televizionet perendimore ne ato orare, por problem eshte interpretimi i atyre trupave ne menyre tejet seksuale. Bylis, une te ftoj ne nje introspeksion. Mos esht fakti qe kishe mamane dhe babain afer qe te bente te vije turp? Kjo nuk ka te beje me trupat e zhveshur por menyren si jemi rritur ne Shqiperi. Me prindet nuk duhet te flitet per seks!!!

E pra do ecim para edhe duke tallur menderen me mentalitetet e pabukesave qe ndjekin fijet e gabuara te jetes ne rremujen shqiptare. Mendoni vetem dicka, sikur mos te flisja me ju qe tani jeni jashte, me mire ti flisja murit se ata qe kane jetuar vetem ne Shqiperi nuk do kuptonin dot diferencen.


Postuar nga bylis datė 16 Maj 2004 - 07:22:

Hi...

Mendimi im Fajo, e shpreha dhe diku me larte: do duhen rreth 30 me 40 vjete te stabilizohet te pakten nga keto veprime e mendalitet i dobet.Keshtu besoj.., do Zoti zgjuhemi me shpejte,vetem me vone mos te jet.
Sa per pyetjen qe drejtove:
Permenda vetem maman ,baban por ka dhe shume persona te tjere qe si permenda(familje madhe), kalamja neper kembe thash. Mua s'me vjen turpe nga asgje e munde te jem me i keq se ata qe zhvillojne ato programet ,,ne karakter. Por e pashe me syrin ne mase ate skene, e mu duk shkaterruese, demberse.Amor acluis e tha bukur e sakte : C'do gje e ka fillimin nga familja ne radhe te pare, si rritesh me c'edukat si sillen prinderit e tu.Dhe televizori sa e kemi lejuar e hyne ne shtepite tona, eshte nje edukator deri diku(pjestar i familjes).Dhe ketej jashte un nuk kam pare programe te tilla ne oret e darkes qe ha buk.S'shte vetem "Fiks fare"nuk i mbaj mend se si fiksova,por ne pergjithesi kedo kanal te shikoje ashtu sic e thuarovokime... eros e seks, shume perpjekur e kane marre.
Duhet shume pune atje poshte pune me vite jo llafe, nese te tere behen vrasesa e vjedhesa e gjithe punet me te keqija per arsye te X,Y, problemi?!?! Qe per mua te gjitha arsyet qe thone jane ... shfajesime se nuk i shtrohen punes e seriozitetit per c'do gje qe marrin persiper te bejne.
Un per vete e mbyll me kete teme nuk nxjerrim gje ne vije me llafe as ne,koha do tregoje c'do gje durim.
Le ti leme radhen DASHURISE e te dashuruarve te mesojne ato qe duan te dine per jashte Shqiperise.
Gjithe te mirat!


Postuar nga volter datė 17 Maj 2004 - 13:27:

"DASHURIA BESON DHE DYSHON ME TE NJEJETEN FORCE"
KAQ KISHA MIREKUPTIM!


Postuar nga amor alucius datė 17 Maj 2004 - 17:21:

Une nuk mund te flas shume mbi femrat/meshkujt qe shkojne vetem per te studiuar jashte pasi s'me ka ndodhur ne kohen qe kam qene jashte te kem nje shqiptar/shqiptare ne klase/grup.Por mund te flas mbi ate qe kam vezhguar ne raste te ndryshme jashte mjediseve shkollore/universitare dhe per ate qe kam vuajtur/perjetuar ne lekuren time.

Ne vendin ku banoj kishte nje fluks te madh emigrimi shqiptaresh dhe nder ketyre kishte dhe cuna/goca te moshave te ndryshme natyrisht,vinin kendej te veshura ne nje menyre te tepruar dhe me e bukura ishte qe konsideronin veten mč me gusto veshjet se vendaset.Do pyesni se cila ishte arsyeja:sepse shqiptarkat dilnin dhe per te vajtur deri ne supermarket ne mini dhe me 20 cm kepuce te larta.
Biles me ndodhi njehere nje episod shume funny,kishim njerez nga Shqiperia per vizite dhe kishin nje goce me vete,une duke u kthyer nga uni e veshur ne menyre adequate per vendin ku jetoj,hyj brenda dhe ajo me shikon sikur ti thoshte vetes"bobo si vishen kendej".

Kurse cunat:me nje sjellje machoiste te tepruar,nga ana intelektuale brryl por ama makina ju duhej dhe mbas pak muajve qe ishin jashte(ndryshe s'do kishin me cfare te shetisnin nje pjese margjinale te shoqerise kendej-bej fjale per gocat).
Shume bastarde ne fjalor dhe mesa kam kuptuar shoqeria femer-mashkull eshte nje budallek,pervec kur te intereson per qellime te tjera.

Nje fenomen tjeter qe kam vene re tek te rinjte qe jane jashte:
ata qe kane ardhur ne moshe kryesisht te vogel jashte vendit kane hyre ne sistemin arsimor te rregullt te vendit,dhe ketu mund ti bej linkun me faktin qe s'kane hyre ne fazen e adoleshences ne Shqiperi,gjate se ciles i jepet shume rendesi veshjes dhe terheqjes seksuale te seksit te kundert sesa studimeve.
Por ne skajin tjeter kemi te rinjte qe kane ardhur te formuar ne karakter me linjat e pergjitheshme shqiptare,jane po keta qe mbushin shkollat profesionale ketu,jane po keta tek te cilet shtyrja e diteve(e kohes)ndodh vetem me historira dashurie dhe veshje sa me shume ekstravagante,e thene shkurt jane pastruesit/muratoret/druvaret/e parukieret e ardheshem te vendit ku jetojne.(ka dhe anet pozitive natyrisht,fakti qe do gjejne pune em siguri pasi mesa kam lexuar ka nje mungese ne keta fusha).
Mesiper u tha poashtu qe dhe miresjelljen e marrin per nje interes:kuptoj shume mire qe nese jane mesuar ne Shqiperi ne nje ambient te ndrydhur qe ne fillim do e kene te veshtire te integrohen ne jeten e vendit mik.

Bylis,nese shikon nje skene te dy femrave ne mini nuk shoh se pse duhet te shihet si dicka e tmerreshme pasi fundja po te dalesh ne rruge ne Tr keshtu do i shohesh.Pastaj aman cuno,gjithe e dime qe femra ka kembe e krahe...si gjithe robet e tjere.
Nese shikon nje skene me prinderit te dy njerezve ne TV qe puthen cfare te keqe ka?Skena te tilla sheh kudo jashte Shqiperise.Gjera si keto jam dakort qe duhet te ju evitohen femijeve por jo meshkujve ne moshen tende qe mund te kene me teper se nje lidhje mbas shpine.
Eshte per te ardhur keq mungesa e komunikimit te prinderve shqiptar ne lidhje me maredheniet partneriale me femijet e tyre...ne kete forme largojne femijen ne njefare menyre nga vetja,pasi do kerkojne nje lidhje tjeter ku te flasin lirisht per ate qe ndiejne.


Postuar nga hirushja datė 17 Maj 2004 - 21:52:

Ne fillim te dashurise!! Ndihem shume e pasionuar, e cmendur mbas tij. Ndihem sikur zemra po hapet per here te pare nga ajo magji e madhe qe une e deshiroj, sikur e gjithe bota eshte e imja dhe une ndodhem kaq e dashuruar.
Ngjyrat e jetes me duken me te hapura,Minutat, ora, dita me duket me shpejt sps kam shume per te folur per dashurine time te re. Por nuk e di ēe ben dashurine qe te zgjasi apo c'ndodh me kete lloj Dashurie qe shuhet kaq papritmas???
Sa mijera vajza ndihen ne kete pozicion qe jam ndier une p.sh!!! E shikojm qe na lendon, e shikojm qe ndoshta bejm me shume se ai dhe me ne fund kerkojm ne tjeter qe ta mbushi perseri ate dashuri. Dikush mashtron, (pra shkon me tjeter kur ne te njeten kohe akoma e ka te dashurin e saj) e dikush i jep fund per te gjetur dashurine e vertet. Ketu mendoj se fillon mashtrimi dhe mosbesimi tek partneri ose partnerja.

Per fat te keq kjo ndenje qe na ben te ndihemi kaq te zjarrte ne dashuri nuk zgjat shume. Atehere kur kjo ndjenje e bukur e dashurise largohet, njerezit ndihen te pa kenaqur qe nuk e ndiejn perseri pasion dhe c'mendurine qe kishin per njeri- tjetrin dhe mendojn se dashuria midis tyre "nuk ekziton me".

Ne fakt ketu eshte pika me larte, ku dashuria fillon dhe pasioni ose "flirtimi" qe ishte ne fillim mbaron.
Dashuria e vertet eshte te kuptojm njeri -tjetrin dhe te japim per njeri-tjetrin sa me shume.
Dashuria e vertet eshte ta pranosh dike edhe me te metat qe ka dhe besoj se te gjithe i kemi keto te meta.
Dashuria e vertet eshte ti largosh te gjitha mashtrimet, fantazirat, te papriturat qe e/i dashura do jet perfekte.
Problemi qe hasim ne kete moshe te adoloshences eshte qe, kur kjo ndjenje largohet nga ne, nuk e ndihmojm veten qe te kalojm ne fazen e dashurise se madhe. Jane afersisht si fjalet qe thashe me perpara, hapin tjeter te dashurise nuk duket shume e entuziaste por tani kjo dashuri behet nje plotesim i mbrojtur qe eshte sigurim dhe dashuri. Pra e gjithe dashuria eshte e bazuar ne respekt, admirim dhe kujdesje per njeri-tjetrin.


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 92 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.