Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 43 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Lufte Shqiptaro Serbe ne Youtube! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15295)


Postuar nga DORALBANI datë 22 Janar 2008 - 02:47:

Lufte Shqiptaro Serbe ne Youtube!

http://www.youtube.com/watch?v=yLnD8wIVdqg

ME sa duket Sharon Stone edh GEorge Clooney do te shkojne te demostrojne per te drejten e Serbise qe te sjelli Ushtrine Serbe ne Kosove!

Ju ftoj te gjithve qe te shkoni edhe tja thoni car keni en menje se u lodha i vetem duke i ther!


Postuar nga Fajtori datë 22 Janar 2008 - 15:46:

Mr Clooney ka bere nje film interesant qe quhet Syriana, por ndoshta se ka idene cfare konseguencash kane qendrimet e tij ne Kosove. Kam pershtypjen se nese vazhdojme keshtu do filloje nje terrorizem i ri ne Ballkan, ai i kosovareve ne Serbi. Dhe atehere do e kuptoje Clooney se cfare mund te ndeze me deklaratat e tij pamenduara. Serbet ne Kosove e kane mbaruar epoken e tyre dhe statusi aktual do ruhet dhe me gjak nga kosovaret.


Postuar nga lost_soul datë 22 Janar 2008 - 18:24:

S'ka asgje per t'u shqetesuar. Ne mos e bejne per hobby, do te kene marre para nga ndonje lobby serb ne Amerike.
Mjafton sikur te kishin patur kuriozitetin, do te kishin marre vesh qe pas atyre "te drejtave" qe ata kerkoje ekziston nje histori shum-qindra vjecare qe mendjet e lodhura nga droga te ketyre dy kllaunve s'mund ta kapi dot.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 22 Janar 2008 - 20:26:

C'fare thuhet ne video?!
Pashe ne fillim te videos qe eshte shkruar ne germa cirilike...!!!
(plus qe ketu ne pune nuk kam as speaker-box qe te degjoja Clooney-n...)
A mund te na tregoje dikush se cfare thuhet ne video?!


Faleminderit.


Postuar nga lezhjani-82 datë 22 Janar 2008 - 20:52:

Po pra kjo eshte puna se nuk merret vesh se cfare thote clowni . Dogjohet vetem zeri i komentakurves serbe dhe ajo sic duket ka vendosur fjalet ne goje te clownit. Ne video nuk degjohet asnje deklarate e tij.
Ah, c'fare spo nxjerri serbet tani qe ua ka zene rrota bishtin.


Postuar nga IQVLORA datë 22 Janar 2008 - 21:51:

David Miliband ka thene se Kosova duhet ta shpalle pavaresine nga Serbia nje dite mbas raundit te dyte te zgjedhjeve presidenciale serbe.Kjo deklarate i ka tmerruar serbet,sepse nuk eshte bere nga ministrja e jashtme e Qipros por nga ministri i jashtem i Britanise se madhe.Kush esht ky G Clooney para te medhenjeve te botes?Askushi ,sepse ate nuk e pyet askush.Le te lehi ne favor te serbeve ai sa te doje.Ju lutem na gjen ndonje adrese Email te tij t'i shkruajme ne menyre qe te mesoj historine e vertete te Kosoves dhe popullit te saj ky aktorec i Holliwoodit.

Une nuk shqetesohem fare per lehjet e ketij klyshi te vogel qe mendoj se kendon me paret e qelbura te shkijeve te Beogradit.Ai nuk e njeh fare historine e popullit shqiptar.prandaj ka filluar te kauise per serbet.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 22 Janar 2008 - 22:24:

IQVLORA, pavaresisht nese ai e njeh apo jo historine tone, gje per te cilen edhe une mendoj ashtu sikurse edhe ti, por... e rendesishme eshte c'fare ka thene?!
Nuk e morrem vesh akoma c'fare ka thene!

E dime qe serbia ka influence me te madhe ne rang boteror sesa ne... dhe kete ata e perdorin mire...
E perdorin ashtu sikurse edhe ne duhet te bejme!
Sensibilizim, qofte ky edhe i pa-drejte!

Por nuk na tha njeri c'thote, qe te diskutojme me praktikisht...!




Peace!


Postuar nga lost_soul datë 22 Janar 2008 - 23:58:

Citim:
Po citoj ato që tha BDB
, por... e rendesishme eshte c'fare ka thene?!


As nuk ka rendesi fare dhe as ia vlen te diskutohet fare cfare ka thene.
Duhet te kuptosh qe ky "scoop" nuk perben lajm fare per Kosoven, por per klonin dhe stonin. Besoj se mund ta gjesh informacion qe kerkon ne ndonje reviste ngjyre roze.


Postuar nga Piktor datë 23 Janar 2008 - 00:03:

Pse jo.
Edhe ne kemi mundesi ta bejme kete me aktore te huaj dhe famoze. psh tek nje kenge ne kemi Dustin Hoffman. Ne kete rast mund te gjejme eshe ne aktore te medhenj tu japim dy lek a tre dhe hoop u be.
Megjithate eshte me mire te neglizhohen keto gjera sesa tu bejme buje ne. Ne fund te fundit aktori mbetet aktor i preferuar edhe pse mund te jete njeri i keq apo i shpifur.


Postuar nga lost_soul datë 23 Janar 2008 - 00:14:

Sepse per kete ceshtje kane kruajtur kokat diplomatet dhe politikanet mbi 100 vjet dhe me ne fund gjeten nje zgjidhje. Duhet te njihet mire historia, popujt etj etj; nuk eshte ceshtje aktoresh.
Ata bejne mire te meren me ceshtje humanitare, ta ngrene zerin kunder varverise, gjenocideve etj etj dhe jo te merren me drejtesira historike. Kjo i ben ata thjesht karagjoze. (flas si njeri, se si aktor s'me intereson te diskutoj)


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 43 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.