Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 250 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ismail Kadare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=94)
-- Ismail Kadare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1121)


Postuar nga shelgu datė 09 Korrik 2009 - 15:50:

E re babam edhe ti. Shejtonen beson. Ajo aty rrotull Shkodres ka pa driten e dillit ne prendvere. M'thu mu qe e kam pa dac kur ka lind :p


Postuar nga AngelDevil datė 09 Korrik 2009 - 16:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus
E re babam edhe ti. Shejtonen beson. Ajo aty rrotull Shkodres ka pa driten e dillit ne prendvere. M'thu mu qe e kam pa dac kur ka lind :p


sta var jo kot e ke cedrus ate zonen e gjysherve te mi vetem IQVlora e di ..... pastaj ku me ka bo koka bam eshte pune tjeter e kam sekret sta them plas


Postuar nga shelgu datė 09 Korrik 2009 - 16:32:

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil


sta var jo kot e ke cedrus ate zonen e gjysherve te mi vetem IQVlora e di ..... pastaj ku me ka bo koka bam eshte pune tjeter e kam sekret sta them plas



E qe thu ti, Kadareja ka ba ni novel t'bukun fort per at vend ku ti ke le.

Nejse ma var, s'ma var un baj detyren time si ...

Na qit i foto pash at dill qi n'ngrof tajaren, se duhet "apdejtun" ajo qe ke pas vu motit


Postuar nga sarandaebukur datė 25 Shtator 2009 - 17:32:

Hapet Muaji i Sulmeve Kunder Kadarese

Panorama

Arben Kallamata


NJOFTIM:
Njoftohet se ėshtė hapur zyrtarisht Muaji i Sulmeve Kundėr Kadaresė. Si ēdo vit, Muaji i Sulmeve Kundėr Kadaresė
hapet nė Shtator pėr t’i paraprirė vendimeve tė Akademisė Suedeze pėr ēmimin Nobel nė letėrsi Ai vazhdon deri vitin tjetėr. Veē aktivistėve me motive politike, janė tė ftuar tė marrin pjesė hidhnakėt intelektualė; ish-anėtarė e kandidatė lidhjesh shkrimtarėsh nė qendėr e nė rrethe; emigrantė tė punėsuar dhe tė papunėsuar qė shkėlqejnė nė blogje interneti; studiues e kritikė amatorė, vendas e tė huaj, si dhe ēdo lloj kategorie tjetėr xhelozi apo inatēiu qė nuk pėrton tė hedhė njė dorė baltė mbi shkrimtarin mė tė shquar tė letėrsisė kombėtare dhe pėrfaqėsuesin mė tė denjė tė kulturės dhe identitetit shqiptar.
Pjesėmarrja:
Kėtė vit Muaji i Sulmit ndryshon paksa nga vitet e mėparshme, sepse edhe vetė radhėt e parazitėve qė ushqehen nė kurriz tė Kadaresė kanė pėsuar njė farė shterrje dhe zhvendosje nė pėrmbajtje. Aradhes qė pėrbėnte dikur bazėn e sulmeve – nostalgjikėt e enverizmit dhe mbėshtetėsit e derės sė hoxhave; ish-punonjėsit dhe oficerėt e sigurimit - duket sikur po iu mbarohen bateritė.
Nė kushtet e reja pjesa mė aktive nė sulmin ndaj Kadaresė mbeten hidhnakėt dhe xhelozėt, ku pėrfshihen shkruesit dhe intelektualėt me ambicie mė tė mėdha se mundėsitė.
Ky takėm vazhdon tė gėlojė qė nga koha e artė e Degėve tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė rrethe, qė numėronin me qindra ose mijėra anėtarė; nga ajo kohė e mediokritetit dhe mizerjes intelektuale, kur masovizmi i jepte ēdo njeriu mė pak dėshirė pėr tė shkarravitur mundėsinė e shkėlqimit nė shtėpitė e kulturės sė rretheve; nga ajo kohė kur shkrimtari turk Azis Nesin i drejtohej tė pranishmėve nė Lidhjen e Shkrimtarėve me fjalėt lapidare: “Popull shkrimtar shqiptar...”
Shumė veprimtarė tė kėsaj lėvizjeje masive letrare e shihnin veten si korifenj tė letėrsisė - mblidheshin klubeve e mejhaneve me dy qofte zgarre, gjysmė panine dhe njė dopjo vodkė pėrpara, dhe i pėrcaktonin njėri-tjetrit vendin nė letėrsinė kombėtare dhe botėrore. Jo rrallė bisedat e tyre pėrplaseshin te Kadareja, i cili vendoste standarde letrare tė paarritshme. Por ndėrsa pjesa mė e madhe e lexuesve dhe letrarėve nė Shqipėri admironin shkrimtarin mė tė shquar tė kohės sė tyre dhe lexonin me kėnaqėsi librat e tij, xhelozėt dhe rivalėt e qebaptoreve vrisnin mendjen si do ta sulmonin.
Me hapjen e Shqipėrisė situata nuk ndryshoi shumė. Degėt e lidhjeve tė shkrimtarėve nė rrethe u shpėrndanė, ndėrsa ish-anėtarėve tė tyre iu dha mundėsia qė me tė ardhurat nga bizneset, puna nė mėrgim dhe ndihma sociale tė financonin botime librash qė vazhdonin tė mos lexoheshin. Nga ana tjetėr, mejhane, qofte dhe alkool tashmė gjeje mė me bollėk se mė parė, kėshtu qė diskutimet pėr letėrsinė nuk u ndėrprenė as nė mėmėdhe, as nė diasporė.
Ndėrsa shumė nga aspirantėt e dikurshėm tė letėrsisė panė mundėsi tė tjera zhvillimi tė vetvetes, shkrimtarėt e qebaptoreve vazhduan t’i mbeten besnik ėndrrės pėr tė lėnė gjurmė nė letėrsi, tė cilėn, s’dihet se pėrse, e shohin tė kėrcėnuar nga prania e Kadaresė. Ideja se mund tė lartėsohesh duke ulur Kadarenė ėshtė kthyer nė njė fiksim iluzor pėr disa letrarė shqiptarė, aq sa shumė prej tyre e kanė harruar fare qėllimin fillestar tė lojės dhe i janė pėrveshur me pasion vetėm denigrimit.
E shtrirė pėrtej letėrsisė, e njėjta simptomė haset edhe nė betejėn pėr postin e pashpallur tė “Intelektualit mė tė shquar tė kombit shqiptar”, ku janė pėrfshirė edhe tė rinj e tė reja qė shkėlqejnė auditorėve tė universiteteve. Tė bindur se pėrfaqėsojnė majat e intelektualizmit shqiptar, ata sulmojnė me tėrbim ēdo shfaqje “konkurrence”, pa kursyer as Kadarenė, as Nėnė Terezėn, as Skėnderbeun, as politikanėt shqiptare (kushdo qė tė jetė nė pushtet). Nė mbėshtetje tė tyre do tė gjeni analistė shoqėrorė e politikė, ish-politikanė tė transformuar nė grafomanė gazetash, si dhe intelektualucė tė tjerė qė nė kushtet kur deti i publikimit tė emrave nė gazeta dhe internet ėshtė bėrė kos, kanė nxjerrė sheshit lugėt qė i zhysin gjithė oreks.
Direktivat e sulmit:
Sulmi i sivjetėm nuk do tė pėrqendrohet thjesht te shkrimtari dhe vepra e tij, por do tė pėrfshijė tė gjithė letėrsinė shqipe. Ideja ėshtė hedhur fillimisht nga studiuesi dhe pėrkthyesi Robert Elsie-t, i cili ka hedhur i pari tezėn se letėrsia shqipe nuk njihet nė botė. Ajo u tėrhoq dhe zyrtarizua nga Rexhep Qosja dhe po kthehet nė himnin e vjeshtės para-nobeliste, me njė mori zėrash qė i bashkohen herė solo e herė nė kor: Askush nė botė nuk e njeh letėrsinė shqipe! Ose, nė formėn mė tė fundit: Letėrsia shqipe nuk ėshtė pjesė e letėrsisė europiane.
Vlen tė pėrmendet nė kėtė kuadėr shpirti i vetėflijimit tė disa shkrimtarėve qė i janė bashkuar me vullnet tė plotė tematikės sė re, duke qenė fare tė ndėrgjegjshėm se po bėjnė diēka tė ngjashme me atė personazhin e fabulės qė i kėrkoi xhindit t’i hiqte shokut tė vet njė ****, paēka se pėr t’u plotėsuar kjo kėrkesė xhindi kishte vėnė kusht qė atij vetė t’i shkuleshin tė dyja. Kėtė vit, si kurrė ndonjėherė tjetėr, shkrimtarucė e intelektualucė, pseudokritikė e blogistė profesionistė po pranojnė ta zhysin veten shtatė pash nėn dhe, mjafton qė tė krijojnė iluzionin se po tėrheqin sadopak Ismail Kadarenė dhe veprėn e tij nė orbitėn e mediokritetit.
Shembuj tė kėtij sulmi mund t’i gjeni, ta zėmė, nė “Gazeta Shqiptare” (online, 11.09.09) nė shkrimin e Prof.As.Dr. Anton Paplekės, i cili ngre qė nė titull pyetjen “A e ka pasuruar letėrsinė europiane letėrsia shqipe?”, pyetje tė cilės me njė trishtim qė tė kėput shpirtin pėr sinqeritetin keqardhės i pėrgjigjet negativisht. Papleka argumenton se marrja e ēmimeve ndėrkombėtare nuk pėrbėn as meritė dhe as prurje dhe se i vetmi matės pėr ndikimin e letėrsisė shqipe (Kadaresė) nė letėrsinė europiane ėshtė mendimi i njė kritiku amerikan qė ai e ka lexuar.
Por ndėrsa Papleka thjesht i heq vizėn nė mėnyrė arbitrare ēmimeve qė ka marrė Kadare nė Britani, Spanjė, Francė, Itali e gjetkė, tė tjerė veprimtarė tė Muajit tė Sulmit po bėjnė ēmos tė vėrtetojnė tezėn se kėto ēmime janė blerė me fondin sekret tė ish-sigurimit tė shtetit.
Sipas Robert Martikos, njė vetėflijues i rrallė qė ka sakrifikuar muaj tė tėrė tė jetės sė tij pėr tė shkruar njė roman tė plotė kundėr shkrimtarit me tė cilin krenohet kombi i tij (tregime, artikuj e poezi kanė shkruar shumė, por roman nuk i kishte dėgjuar veshi njeriu deri kėtė behar), sipas Martikos, vepra e Kadaresė ėshtė pėrkthyer, botuar dhe shpėrndarė nė botė me fonde tė veēanta tė diktaturės. Ėshtė kjo njė nga teoritė konspirative mė fantastike, mė tė pabesueshme, por edhe mė nė modė kėtė sezon.
Shpėrndarja me bujė e disa kapitujve tė librit tė Martikos nėpėr lista diskutimi shqiptarėsh nė internet, u pasua me brohoritma entuziaste intelektualėsh qė u pėrpoqėn tė provojnė se veprimtaria e fshehtė pėr ngritjen e Kadaresė vazhdon edhe sot e kėsaj dite. Fushata e tanishme sulmeve kundėr Kadaresė synon tė provojė plotėsisht, pėrtej ēdo dyshimi tė mundshėm se me fondet e sigurimit tė shtetit janė blerė juritė e institucioneve qė i kanė dhėnė Kadaresė ēmime ndėrkombėtare, pa kursyer nė kėtė akuzė as International Booker Prize, as Prince of Asturias.
Detyrė e pjesėmarrėsve nė sulm mbetet qė tė faktojnė qė edhe shpėrndarja dhe shitja e qindra-mijėra kopjeve tė librave tė Kadaresė nė Gjermani, Skandinavi, Francė, Britani, Spanjė, Itali, Rusi dhe vende tė tjera tė Europės, nė SHBA, Kanada, Amerikėn Latine, nė Afrikė, nė Indi e Japoni e kudo, ėshtė kryer me fondet e sigurimit tė shtetit. Sigurimi i shtetit ka paguar pėr pėrkthimin e librave tė Kadaresė nė dhjetėra gjuhė tė botės; pėr botimin dhe shpėrndarjen e tyre, si edhe pėr blerjen, tamam si nė fushatat e mbjellje, korrje e grumbullim pa firo. 



 


Postuar nga IQVLORA datė 26 Shtator 2009 - 14:51:

Janulla cfare ke dashur te thuash me kete copy paste?Jam kurioz ta di,sepse- We miss you

Ligesia njerezore e komunistve shqiptare eshte e papare dhe e pa degjuar!O pisa o majmune o halete e komit mbylleni bucen!Jeni te paafte, jeni me tru te atrofizuar,jeni xheloze e smirezinj!Fama nuk arrihet ashtu sic mendoni ju o mehmure te komunizmit duker sulmuar krenarine e kombit i cili eshte gjalle akoma.Duhet pune,duhet art,gje qe i mungon shpirtit tuaj te vogel prej euglene!Perpara malit Kadare do te thyeni turinjte tuaj te ndyre o pisa komunist e ju qe i keni sherbyer shkaut e shkijeve!
Librat e kadarese lexohen ne gjithe boten,ndersa me tuajt o ziliqare ,fshijne bythen katundaret neper malet e shqiperise ne natyre te hapur.E shikoni ku jeni me Kadarene?Ndihem i nderuar e krenar kur shkoje te bleje ndonje liber te Kadarese ne Librarite e fameshme te Metropolit Britanik.Tuajat kurre nuk do ta kalojne traun e doganave perendimore.ndoshta ne ndonje nga keto gjuhet e pjerdhura sllave apo greke ndoshta,sepse ata dihet kush jane per ne.ua coni pseudoakademikve ne FYROM,se ata jane si ju.Turp t'ju vije o kafshe komuniste!


Postuar nga AngelDevil datė 26 Shtator 2009 - 14:56:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus


E qe thu ti, Kadareja ka ba ni novel t'bukun fort per at vend ku ti ke le.

Nejse ma var, s'ma var un baj detyren time si ...

Na qit i foto pash at dill qi n'ngrof tajaren, se duhet "apdejtun" ajo qe ke pas vu motit



Cedrus na ka humb me mungojne shkrimet e saj/tij


Postuar nga sarandaebukur datė 26 Shtator 2009 - 16:26:

Vlora nuk kam hyre shume ne forum, se kam qene ne Shqiperi... Zoti  i fal mekatet ..keshtu dhe une ja fala mekatin qe  Kadarea  beri kundrejt nesh por nuk pendohem per cka kam thene...gabimisht ose aksidentalisht gazeta ballkan boti ne muajin maj korespondencen midis meje dhe gjeniut.. 


Postuar nga IQVLORA datė 26 Shtator 2009 - 17:51:

Citim:
Po citoj ato qė tha sarandaebukur
Vlora nuk kam hyre shume ne forum, se kam qene ne Shqiperi... Zoti  i fal mekatet ..keshtu dhe une ja fala mekatin qe  Kadarea  beri kundrejt nesh por nuk pendohem per cka kam thene...gabimisht ose aksidentalisht gazeta ballkan boti ne muajin maj korespondencen midis meje dhe gjeniut.. 


Te keshilloj si mik e si jugor qe jemi qe mos u bashko me fekalet komuniste e ish komuniste!
Ato coftina jane hiena te kombit shqip[tar.Ata nuk i gezon ,perkundrazi i deshperon ngrtja e Shqiperise,zhvillimi i saj ekonomik e shoqeror.Ata i trembin rruget qe lidhin kombin.Keto jane arterie gjaku qe po bashkojne trupin e ndare te Shqiperise,si Ali Tepelena dikur.megjithate une e kam thene se mali i Everestit nuk tutet nga vemjet qe jargaviten ne pacavuret e shumta private te shtypit shqiptar.Kadareja i mund ata me gjenialitetin dhe madheshtine e tij.


Postuar nga sarandaebukur datė 26 Shtator 2009 - 18:10:

12 .Ballkan-------------Aktualitet
 
Botohet korespondenca
 
Kadare dhe Janulla Rrapi emal-e"Pajtimi'
 
Dy email-e te shperndara mbase aksidentalisht, nga zyra e botuesit te Kadarese, Bujar Hudhri, drejtuesi i "Onufrit"nxjerin ne pah pjesen e dyte te historise se shkrimtarit me qytetaren Janulla Rrapi.
Tashme ata bizedojne ne largesi per anen humanitare te ceshtjes, shkimtari nuk pranon santazh por gjithse si  mer persiper te ndihmoje zonjen Rrapi per pensionin e te birit, duke pare ceshtjen si "Humanitare"
Me pare maredhenjet e tyre kane qene e mbushur me deklarata, akuza, shpjegime mediatike te afruara ne formen e nje "Dosieri". Gjthshka ngritur me pretendimin e z. Rrapi se i biri u persekutua nga regjimi per shkak te dashurise me te bijen e shkrimtarit- Dy korespondencat qe botohen sot nxjerin ne pah dhemshurine dhe maturine me te cilen i pergjigjet shkrimtari zonjes Rrapi.
Nderkaq shkrimtari ka ne botim ne shtepine "Onufri"romanin e tij te fundit me titull "Aksidenti"
 
 
 
 
Zonja Rrapi,
 
Po i pergjigjem mailit tuaj te dates 6 maj 2009, ku me drejtoheni per nje problem human: nderhyrjen kunder nje padrejtesie (ēeshtje pensioni) ndaj djalit tuaj.
Ne dergesen tuaj ju permendni, me nje gjysme ndjese, nje episod te kaluar, ku u shkel ēdo kufi i etikes dhe moralit njerezor kunder familjes dhe, ne radhe te pare, kunder vajzes s'ime. Pėr parimet e mija morale ėshte e huaj ēdo ndjenje hakmarrjeje, ndaj pa ngurrim iu them se do ta bej kete nderhyrje, ashtu siē do ta beja per ēdo emigrant apo emigrante shqiptare. Aq me teper kur djali juaj, siē e permendni ju vete me te drejte, ndryshe nga ju, nuk ka folur kurre kunder nesh.
 
Ne kontekstin e nje gjyqi te mundshem midis jush dhe institucionit qė duhet te zgjidhe problemin e djalit, krijohet pershtypje e nje shantazhi te terthorte nga ana juaj, ne rast se puna perfundon atje. Lidhur me kete, duhet ta dini mire, zonje, se asnjehere nuk mund te ndodhe qe unė te veproj i shtyre nga ēfaredolloj shantazhi. Nese nderhyj per nje ēeshtje humane, kete e bej vetem nga nje shtysė: parimet e mija.
 
Ismail Kadare
 
P.S. Nė qoftź se puna pret, mendoj se eshte me e lehte qe nderhyrja te behet muajin e ardhshem, (mesi i dyte i qershorit), kur te ndodhem ne Shqiperi. Perndryshe do behet me telefon qysh tani nga Parisi.
 

----- Original Message -----
From:
To:
Sent: Friday, May 08, 2009 2:28 PM
Subject: Leter


Zonja Elena dhe zotni Ismail Kadare...dhe se jemi armiq te betuar per njeri tjetrin , prap ju uroje shendet dhe lumturi ne familje(nuk eshte hipokrizi)...U be cu be ne te kaluaren.. per fajin e te dy paleve ..me dokumentat qe jane fakte une prap toleroje ..por c`ndodh ne te vertete.. ?miqte dhe dashamiret e juaj si Kastriot Dervishi, Sadik Bejko, Fahri Balliu etj.. nuk na lene rehat me shpifjet e tyre.. Problemi qe me detyron tju shkruaj juve eshte : futja ne liste e djalit tim per te marre demshperblimin e te persekutuare,gje qe vetem Kastriot Dervishi drejtor i arkivit te M.P.B e pengon duke i derguar ministrit te drejtesise se nuk i takon .. esht i denuar per ceshtje ordinere...Vite perpara ku president ishte z. Sali Berisha Renatos i dhane 2 milion leke dhe 7 milion letra me vlere, sepse ishte ne grupin A per pa aftesi mendore dhe si tani ne te njejten demokraci per hire te Kastriotit nuk ja japin .. Une kam menduar ti hedh ne gjygj ..por me vjen keq se ju do te diskreditoheni per te dyten here... Megjithate une pres nderhyrjen tuaj  ne qoftese e shihni te aresyeshme...Vitet kalojne dhe mosha ben te veten.. te pakten ky djale qe kure nuk flet ndonje fjale per ju. te kete nje fare pensioni per jeten e tije ...Nuk e zgjas shume, se fjalet e teperta jane fukarallek..
 
Respekte Janulla Rrapi
 
Pres pergjigje
 

[/BLOCKQUOTE]


Postuar nga erious datė 27 Shtator 2009 - 18:01:

i bien qe ti te jeshe nena e renatos, me ēpo kuptoj.

me hiq nje kuriozitet, motivi qe u internuat kush ishte...?


Postuar nga sarandaebukur datė 27 Shtator 2009 - 19:22:

Une jam nena e Renatos..Sigurimi dhe policia ne ate kohe e kishin te lehte te krijonin shpifje nga me te ultat e me cnjerezore vetem qe ai regjim ti bente qejfin shkrimtarit ku i cili ne ate kohe ishte deputeti i lagjes ku ne banojshim , nenkryetari i frontit demokratik ne nje zyre me  kryetaren e frontit qe  ishte Nezhmije Hoxha.. Ne oren 6 te mengjezit na rethojne shtepine me 40 a me shume police dhe kryetari i frontit te lagjes bashke me dy te tjere veshur me kostume . te cilet ishin te ministrise se brendeshme dhe na thane: Ju internoheni per 5 vjet ne Kosove te Elbasanit .. femijet te ngritur nga gjumi me force  te friksuar  e te hutuar.. une i thashe pse na internoni pa as nje dokument dhe cfare ne kemi bere.. mu pergjigjen : Ju e dini mire sepse keni shqetesuar Ismail Kadarene dhe  ai nuk mund te shkruaj dhe te pregatitet per pleniumin....  ne 2006 kam pare ne gazeten panorama vendimin e komosionit te debim-internimeve  lexoje ku thote Eshte ne kontroll te organeve te Sigurimit

 

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE KOMISIONI I INTERNIMIT DHE I DEBIMIT SEKRET Ekzemplar Nr.1...

Tiranė, mė 25.4.1984

VENDIM Nr.7

Komisioni i Internimit dhe i Dėbimit, i mbledhur mė datėn 25.4.1984, nė bazė tė Dekretit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor nr. 5912, datė 26.6.1979, pasi shqyrtoi propozimin e paraqitur nga Ministria e Punėve tė Brendshme,

Vendosi:

Tė internojė pėr pesė vjet kohė familjen e mėposhtme:

1. Janulla Mark Rrapi, e datėlindjes 1944, lindur nė fshatin Pėrparim tė rrethit tė Sarandės e banuese nė Tiranė, shtresė e varfėr, me arsim te mesem, punėtore nė NTU, e ve, e dėnuar, me kombėsi e shtetėsi shqiptare.

-Renato Gori Rrapi, (i biri), i datėlindjes 1964, lindur e banues nė Tiranė, me arsim tė mesėm tė pambaruar, pa punė, beqar, i padėnuar, me kombėsi e shtetėsi shqiptare.

Qėndrimi politik i familjes sė saj nė regjimin e Zogut ka qenė indiferent; gjatė Luftės Nacionalēlirimtare kanė mbajtur qėndrim tė mirė. Pas ēlirimit nuk kanė mbajtur qėndrim tė mirė moral. Nėna e saj rrjedh nga njė familje shtresė e pasur.

Janulla ka qenė e martuar me Gori Rrapin, me origjinė nga Fieri e me qėndrim tė mirė politik, i cili ka vdekur. Eshtė nė kontroll tė organeve tė Sigurimit, pasi ka pasur shoqėri me gra sovjetike, qė janė dėnuar si agjente tė zbulimit sovjetik, si dhe me dy shoferė hungarezė qė vinin nė vendin tonė. Karakterizohet si femėr me qėndrim tė keq moral. Nė vitin 1983 ėshtė dėnuar pėr kundėrshtim tė pėrfaqėsuesit tė pushtetit me njė vit riedukim nėpėrmjet punės me ndalimin e 1/6 e pagės. Djali i saj, Renato, karakterizohet si njeri qė merret me akte rrugaēėrie. Mė datėn 24.4.1984, sė bashku me tre shokė tė tjerė, pasi kanė pirė, kanė shkuar para pallatit ku banon familja e shokut Ismail Kadare dhe kanė fyer me fjalė fyese kėtė familje, e kanė bėrtitur me zė tė lartė. Pėr kėtė ka denoncuar qytetari, Petraq Nina. Pėr shqetėsimet qė ka krijuar Janulla me tė birin janė thirrur e kėshilluar disa herė nga Komiteti i Partisė dhe kryesia e frontit nė lagje.

Tė internohen nė sektorin Kosovė tė NB Belsh tė rrethit tė Elbasanit.

Afati i internimit u fillon mė datėn 25.4.1984 dhe u mbaron mė datėn 25.4.1989.

KRyetari i Komisionit

MANush Myftiu

Zėvendėskryetari

i Komisionit

Hekuran Isai

Anėtarė

Rrapi Mino

Aranit Ēela 


Postuar nga AngelDevil datė 27 Shtator 2009 - 19:31:

Te pershendes zonje kam degjuar e me perpara historine e trishtuar te familjes suaj bile dhe fakte te pa publikuara neper media . Sinqerisht nuk gjej fjale ngushelluese e njoh shume mire kete ane te ndyre te Kadarese. Pikerisht sepse eshte i njollosur me keto pislliqe nuk jeton ne Shqiperi po jashte saj.

Te uroj gjithe te mirat ty e familjes tende.

Me respekt. A.


Postuar nga Vizioner datė 27 Shtator 2009 - 19:37:

Me cfare lexoj, ME SHTOHET Antipatia per ATE dhe me shume!

Fatkeqesisht qe shoku im i ngushte i Boton dhe Librat!:-(((


Pershendetje sarandaebukur


Postuar nga AngelDevil datė 27 Shtator 2009 - 19:41:

Wink

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus



Na i thomi picir, nje vuajtje te madhe.

Picir vjen nga pellazgjishtja padyshim si cdo fjale tjeter ne bote

"Pi" kur pi uje demek

"cir" eshte pak delikate me e shpjegu ne pabllik. :p



ec se e merito te puthmen e shpjegove sakte


Postuar nga sarandaebukur datė 27 Shtator 2009 - 19:42:

Bije e dashur edhe une te uroje te gjithe te mirat ...suksese ne c`do fushe te jetes dhe lus Zotin e madh qe as nje nene shqipetare kur mos tu lotoje syri   ..shendet dhe lumturi ne familje ..

Ju perqaofoje per se largu Janulla


Postuar nga sarandaebukur datė 27 Shtator 2009 - 19:53:

Une jam....!!! O pellumbi nenes gjithmone gezime pac as nje here nuk eshte vone ku njerzit bejne mekate dhe pendohen.. Ai eshte penduar por valle a ma kthen dot djalin ne gjendjen e tije te pare..Jo..Jo ..ai vazhdon dhe do te vazhdoje me ilace deri sa te roje... Ketu ne Amerike ka shume doktore te mire ..fati jone qe jemi ketu se ne Shqiperi  djali do me kishte vdekur.Shoku juaj qe i perkhen librat eshte person me zemer shume te madhe dhe atij i uroje te gjithe te mirat...

Pershendetje nga nje zemer nene


Postuar nga Vizioner datė 27 Shtator 2009 - 20:09:

Citim:
Po citoj ato qė tha sarandaebukur
Une jam....!!! Ai eshte penduar por valle a ma kthen dot djalin ne gjendjen e tije te pare..Jo..Jo ..ai vazhdon dhe do te vazhdoje me ilace deri sa te roje... Ketu ne Amerike ka shume doktore te mire ..fati jone qe jemi ketu se ne Shqiperi  djali do me kishte vdekur.

Pershendetje nga nje zemer nene




Asnje nuk ja kthen me ate kohe, ato vite qe kaluan, ato vite te humbura!:-(

"Zeit Heilt nicht alle Wunden, sondern man gewöhnt sich an den schmerz!"
Shqip: "Koha nuk sheron te gjitha Plaget, por, cilido "mesohet" me dhimbjen!"

I Uroj djalit tuaj, Juve dhe Familjes tuaj Gezime dhe Shendet!


Pershendetje te perzemerta!


Postuar nga erious datė 27 Shtator 2009 - 21:11:

pershendetje zonje... motivacioni me duket shume i habitshem, nejse... ajo qe me fut ne mendime, eshte pse ne te gjithe kete tragjedi qe ju ka prekur familjarisht, Kadare ben viktime vajzen e tij.


Postuar nga erious datė 27 Shtator 2009 - 21:25:

nderkoh kadare eshte bere milioner... ne amerike e nderuar, jo vetem doktorre... por dhe avokate te mire ka, qe e bejne punen e tyre thjeshte per princip e jo per tjeter gje... domethene un s'do meresha ne asnje menyre me shtetin shqiptare per 5 leke, por me personin kadare... kete para se gjithash per hire te djalit.


Postuar nga AngelDevil datė 31 Tetor 2009 - 18:04:

gjeta kete poezi duke neviguar ne internet e ka shkruar 1 djale qe banon ne Hollande Rezart quhet per Kadarene



Kadare, oj penė burracake!


Mė kot ėndėrron pėrdėllime!

Nėpėrmjet dritareve tė“pallatit tė ėndrrave”

s’mund tė shohėsh diktatorin Hoxha,

tė ngėrēur nė kthetrat e Shqiponjės!


Pėrse trillon me “dimrin e vetmisė sė madhe?”

Nė odėn e tij tė akullt s’dergjet populli yt i vetmuar,

por diktatori yt i vyer e i rrėgjuar!


Mos u huto! Nė teleferikun e “piramidės” tėnde,

s’mund tė rrokullisen kurrsesi kokat e prera tė kohės tėnde.

Ofshamave tė saj iu trėmbe e zėrin kurrė s’ia njohte!

Argėtohu pra me klithmat e skllevėrve egjiptianė;

ata t’u dhimbsėn vėrtet ty!


Ah, ėshtė krejt logjike!

Malet mendimtare tė atdheut tėnd

u thinjėn vėrtet pėrpara teje.

Ata blojtėn ėndrrat e ndaluara tė shqiptarėve,

ndėrsa ti i kėndove dhimbjes sė tyre si njė poet amator,

qė s’ka pirrė kurrė ēaj baruti!


Kadare, oj Elenė mashkullore!

Mos bėj gabim ti trokasėsh portės sė shekullit tėnd!

Mos e braktis fushė-betejėn e pėrbindėshave antikė helenė!

Bashkohu me Eskilin, heroin tėnd tragjik;

serviri ēaj metaforik ēdo mėngjes Homerit,

e mos dordollit pėr dragojt e shekullit tėnd.


Atyre ua preve thonjtė dhe qethe me dashuri mjekrrat e kuqe...


Kadare, oj penė burracake!

Betejėn me Tiranėt e gjallė e humbe kėmbė e krye!

Me gjakun e tiranėve tė vdekur

shkrove kryevepra letrare!


Mbaji fort nėn sqetulla shalqijtė e tiranėve tė vdekur,

e ngule penėn si hero nė zemrat e tyre tė kuqe me fara tė ngrira...


Postuar nga sarandaebukur datė 02 Nëntor 2009 - 13:06:

Ramiz Alia i pėrgjigjet Kadaresė: Mė shoqėroi nė aeroport kur shkova nė SHBA, ka edhe film



» Vendosur: 02/11/2009 - 08:48 Gazeta Panorama





•  Ferdinand Dervishi

“E kam ēmuar Ismail Kadarenė si shkrimtar. Edhe sot nė atė drejtim kam tė njėjtin mendim. Por kur dėgjoj ‘pėrralla’ nga Kadareja, habitem...” Ramiz Alia, ish-Sekretari i Parė i Byrosė Politike tė Partisė sė Punės dhe Presidenti i parė postpluralist shqiptar, ka reaguar kujdesshėm pas intervistės sė shkrimtarit tė shquar, Ismail Kadare, pėr gazetarin Blendi Fevziu, realizuar pak ditė mė parė nė emisionin “Opinion”.  Njė reagim, pėrmes lidhjes telefonike, ndaj atyre pasazheve nė intervistė, qė Alia pohoi se i kishin tėrhequr vėmendjen kur i kishte lexuar ditėn tjetėr nėpėr gazeta. Ja kundėrshtitė e tij.
Nė intervistėn e tij, tė para pak ditėve, pėr gazetarin Blendi Fevziu, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, ju pėrmendi disa herė, nė shumicėn e rasteve duke ju nxjerrė nga goja pėr keq. A e ndoqėt?
Lexova gazetat tė nesėrmen. E kam ēmuar Ismail Kadarenė si shkrimtar. Edhe sot nė atė drejtim kam tė njėjtin mendim. Por kur dėgjoj pėrralla nga Kadareja, habitem.
Ndėr tė tjera Kadare mohoi qė t’ju ketė shoqėruar pėr nė aeroport, kur u  nisėt pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė vitin 1990, pėr tė marrė pjesė nė njė sesion tė OKB-sė. Si ėshtė e vėrteta sipas jush?
Harron, apo kjo u pėrgjigjet interesave tė tij tė reja? Le tė shohė shtypin e kohės apo dokumentarėt e Kinostudios, ku pasqyrohet prezenca nė pėrcjelljen time e N/kryetarit tė Frontit Demokratik, shokut Ismail Kadare, dhe do tė bindet cila ėshtė e vėrteta.
Nė intervistėn me Fevziun, Kadare thotė gjithashtu se juve, nė Shtetet e Bashkuara, gjatė vizitės sė vitit 1990, ju shoqėronin 70 shqiptarė tė armatosur. Pėr shkak tė kėsaj, por edhe prej faktit se ju nė Shtetet e Bashkuara nuk patėt ndonjė takim tė rangut tė lartė pas tė cilit tė lexohej ndryshimi radikal i politikės nė Shqipėri, ai vendos tė kėrkojė azil politik nė Francė. A janė tė vėrteta kėto?
Unė nuk e kam njohur Kadarenė kaq naiv pėr tė besuar nė ēdo pėrrallė qė dėgjon. Kush tė pranonte nė Shtetet e Bashkuara mė 70 njerėz tė armatosur?!
Nė njė tjetėr moment tė intervistės Kadare thotė se nė rrethe tė nomenklaturės shqiptare tė kohės, ėshtė festuar momenti kur nė Rusi, ish-komunistėt, tentuan njė puē ushtarak. Gjithashtu Kadareja hedh njė ide sipas sė cilės puēistėt ishin tė lidhur edhe me komunistėt jugosllavė edhe me ata shqiptarė. Si e komentoni?
Nuk mund tė shiten pėr tė vėrteta “thashethemet”, siē i karakterizon edhe ai vetė nė intervistė. Se gjoja udhėheqja e kaluar paska bėrė pėrpjekje pėr tu marrė vesh me golpistėt rusė dhe paska kremtuar fitoren e tyre. Ēfarė janė kėto fantazi tė sėmura?!
Nė tė njėjtėn intervistė Kadare flet pėr mospranimin e ofertės gjermane tė viteve ‘80. Sipas Kadaresė, ne shqiptarėt nė kėtė rast, i kemi rėnė tė mirės me shkelm pasi plani i gjermanėve ishte tė ndihmonin Shqipėrinė pėr progres ekonomik dhe afrim ndaj Evropės. Sa tė vėrteta janė kėto?
Edhe pėr kėtė temė ai gabon. Jam shprehur edhe mė parė. U morėn tė gjitha ato qė gjermanėt ofruan.
Pra, sipas jush Kadareja ka lėvizur shumė nga pozicionet e veta tė viteve tė shkuara, pėrse?
Nuk gjej dot njė pėrgjigje. Ėshtė hera e parė qė i bėri publike nė intervistėn e Fevziun. Sepse kurrė mė parė gjatė 20 viteve qė ėshtė jashtė shtetit nuk ka folur pėr kėto xhevahire. Duket se tani nuk i mjaftojnė argumentet si “disident” e “antikomunist”. Pėr synime mė tė larta, qė vazhdimisht e intrigojnė, ėshtė nė kėrkim edhe tė meritave tė tjera. Dhe nė kėtė rrugė talenti ynė shfaq edhe defektet e tij mė tė mėdha.


Intervista nė “Opinion”, rrethanat si Kadareja pėrmendi Ramiz Alinė
Pak ditė mė parė, nė njė nga emisionet e tij “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu realizoi njė intervistė me shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare. Nė intervistėn, qė vinte menjėherė pas fitimit tė ēmimit “Princi i Asturias”, Ismail Kadare pėrmendi disa herė ish-sekretarin e Parė tė Byrosė Politike dhe njėkohėsisht presidentin e parė postpluralist shqiptar, Ramiz Alia. Mė poshtė pjesėt nga intervista e gazetarit Fevziu, pėr tė cilat Ramiz Alia reagoi.  
Fevziu: Ramiz Alia ka thėnė qė ju e pėrcollėt nė aeroport...
Kadare: S’ėshtė e vėrtetė, ėshtė absurde, unė kam qenė nė Paris nė atė kohė, kam ikur nė shtator. Ėshtė njė fantazi, ose ėshtė njė transferim i kujtesės sė gabuar tė tij


Postuar nga sarandaebukur datė 29 Janar 2010 - 15:20:

Libri:Jetoi ne diktature hakmares me Enver Hoxhen

 Ismail Kadare, njė mjeshtėr shahu kundėr diktatorit Hoxha

Fatmira Nikolli

Ismail Kadare dhe Enver Hoxha. Dy mjeshtra shahu vendosur kundėr njėri-tjetrit, pėrgjatė tri dekadave, pėr fatin e Shqipėrisė. Ēfarė ndodhi nė jetėn dhe krijimtarinė e shkrimtarit pėrgjatė viteve 1959 -1990? Profesor Peter Morgan sapo ka botuar njė libėr prej 400 faqesh ku analizon jetėn e Kadaresė, qė ai e cilėson "shkrimtari i guximshėm".
Morgan, njė profesor i Studimeve Europiane nė Universitetin e Australisė Perėndimore, ka shkruar kėsisoj studimin e parė tė gjatė nė gjuhėn angleze, tė betejės pėr mbijetesėn e letėrsisė nė shtetin e vijės sė ashpėr staliniste tė Shqipėrisė. Libri i botuar nga "Legenda" e Oksford & London, ėshtė njė biografi e jetės sė shkrimtarit nėn diktaturėn shqiptare tė Enver Hoxhės. Me titullin "Ismail Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990" , ky libėr, siē e cilėson vetė profesor Morgan, "ėshtė rrėfimi i dy mjeshtėrve tė shahut tė vendosur kundėr njėri-tjetrit gjatė tri dekadave pėr fatin e Shqipėrisė". "Pėrveēse njė shkrimtar gjeni, Kadareja ishte njė takticien brilant, i cili ia doli mbanė tė mbijetonte nė regjimin mė tė ashpėr dhe shtypės tė tė gjitha regjimeve. Mund tė thoni se Kadareja, tė cilin e kam intervistuar dhe takuar shoqėrisht nė raste tė ndryshme, ishte si Shehrezadja. Ai e mbajti veten dhe popullin shqiptar tė gjallė me rrėfimet e tij".
Profesor Morgan ka folur pėr tė gjithė shqiptarėt qė banojnė nė Australi dhe pėr atė ēfarė kanė kaluar njė pjesė e mirė e tyre nėn regjimin e Hoxhės. "Shqiptarėt pėrbėjnė njė pjesė tė vogėl, por tė rėndėsishme tė Australisė multikulturore dhe nėpėrmjet veprės sė shkrimtarit dhe intelektualit mė tė madh shqiptar, ne mund tė arrijmė tė kuptojmė mė mirė shqiptarėt, historinė dhe kulturėn e tyre, dhe shumė shqiptarė nė kėtė vend mund tė kenė familje qė kanė vuajtur nėn diktaturėn e Hoxhės.
Siē e cilėson Morgan, "Hoxha ishte njė narcisit inteligjent, i etur pėr pushtet, qė donte tė tregonte se regjimi i tij ishte njė regjim i sofistikuar komunist. Ai donte qė tė shikohej si njė njeri qė i avancoi artet". Dhe fill pas kėtij pėrcaktimi Morgan kalon tek mjeshtri tjetėr i shahut, shkrimtari Kadare. "Kadareja kishte njė lloj pushteti mbi tė (Hoxhėn), nė kuptimin, qė krijimtaria e tij ishte e mirėnjohur nė Perėndim, i cili i siguroi atij mbrojtje tė gjithfarshme. Kadareja luajti njė lojė tė rrezikshme me Hoxhėn. Ai shkroi romane qė nė sipėrfaqe nuk e kundėrshtonin diktaturėn, por nėse njerėzit lexonin mes rreshtave, ata do tė mėsonin shumė pėr veten dhe pėr situatėn ku ndodheshin".
Njė krahasim jo tė zakontė i bėn studiuesi shkrimtarit Kadare, ndėrsa e cilėson "nemesesi i diktatorit" (Nemesis - Perėndesha e hakmarrjes). "Ai e pa veten si nė njė ndeshje me Hoxhėn pėr Shqipėrinė". Sipas Morgan-it, veprat e Kadaresė ishin aq tė rėndėsishme nė kulturėn shqiptare, saqė shumė prej tyre janė pėrfshirė nė tekstet shkollore. "Ai e ngriti gjuhėn nė njė nivel tė tillė, tė aftė pėr tė mbėshtetur letėrsinė e madhe, ndėrkohė qė me mprehtėsi sulmonte diktaturėn e fuqishme".
Libri i tij duket se do tė ketė shumė interes nė rangjet e lexuesve anglishtfolės dhe siē pohon vetė autori, ky ėshtė vetėm vėllimi i parė. Kjo pasi libri do tė njohė edhe njė vėllim tė dytė, i cili siē shpjegon profesor Morgan, do tė pėrqendrohet nė jetėn e Kadaresė nga viti 1990 deri nė ditėt e sotme. Ai ka marrė njė mbėshtetje financiare prej 200.000$ nga Kėshilli Australian i Studimeve pėr tė pėrfunduar vėllimin e dytė voluminoz, "Kadareja postkomunist: Shqipėria, Ballkani dhe Europa nė veprėn e Ismail Kadaresė".


Postuar nga shelgu datė 29 Janar 2010 - 18:51:

Ja do na mesojne keta Morganet neve se si ishte Enveri. U fryfshin ne bute.

Une kam pershtypjen qe asnje i huaj nuk arriti ta njohe shqiptarin e viteve te Enverit. Te tere jane gabuar.

Na i venka edhe perballe njeri tjetrit ki Morganua si ne shah demek.

Enveri kishta aq fuqi si diktator sa ja hiqte koken kujtdo brenda Shqiperise.

Nuk besoj se ka pasur diktator qe ka qeverrisur ne menyre me absolute se ai.
Pfff Morganua


Po edhe Kadareja do ta dridhte ca. Pse si te bente?
Ose do rrinte pa shkruar dhe do merrej me nje zanat tjeter, sic bene shume te tjere, ose do shkruante, brenda rregullave te realizmit socialist se Enveri e tridhte.


Postuar nga sarandaebukur datė 29 Janar 2010 - 18:59:

Cedrus..Kadarea me i zgjuar se Enveri ..hengren te dy me nje sahan...pastaj ja hodhi poshte te gjith te mirat...


Postuar nga sarandaebukur datė 30 Janar 2010 - 13:06:

Lek Pervizi: Romani i Kadares “E Penguara” = “I Papenguari”, Requiem per I.K.

(Ne foto djalli komunist dhe shkrimtari komunist Isamil Kadare)

Pergjigje figurative Zotit Ismail Kadaré nga vajzat e internuara qe ne kampin e Tepelenes perdoreshin si kafshe pune, duke transportuar dru e te tjera materiale tė rėnda me kilometra te tana neper malet e Tepelenes, nga mengjesi nė mbramje vonė.

E pastaj gjithe jeten ne pune te detyrueshme, e jo ne sallat e shkollave, as duke u cfilitur pas nje lloj shkrimtari derdimen komunist. Ne librin « E Penguara » Requiem per Linda B., ai tallet me fatin e ketyre vajzave duke i perfaqesuar me nje ēuperline nga blloku qe perfundon keq e ma keq per mungese te kotaktit seksual me idhullin e saj, nje shkrimtar i madh komunist (si duket vete I.K) qe jeton mes te mirave nė Tirane ku ajo e paskej te ndaluar te shkelė me kembe. E ky ishte denimi me i madh sipas vetė I.K..

Po ju pergjigjem, me kompetencen jetesore qe me kane dhene 45 vjet burgje e kampe internimi te diktatures komuniste ne Shqiperi, ku pothuajse kam lindure ku kam kaluar gjithe rinine e jeten time deri ne pleqeri.

Nuk ju kritikoj per sa keni shkruar e argumentuar ne favor te vepres se fundit te I.K. ‘E Penguara” sepse e kuptoj se nuk keni patur as nuk keni njohuri se si trajtoheshn vajzat e grate e internuara. E ju them se vetem njerezit e kryesisht vajzat qe kane njohur se q’eshte internimi, jane ne gjendje me i dhene pergjigje atij romani. Ato vajza, tashme te mplakura ose te vdekura nuk kane ku ta gjejne shkrimatrin e lavdishem per te ia thene dy fjale. Une do te kisha deshiruar shume, por ai i iken te tilla ballafaqimesh.

Z. I.K. ka deklaruar se ate veper ai ua paska dedikuar vajzave te internuara, dhe merret me nje vajze, qe internimin e paskej kaluar ne nje qytet. A e dini ju se ku e si e kane kaluar denimin e tyre vajzat e internuara? Sigurisht se jo. Por zoti I.K. nuk e ka ditur valle ? Ne qofte se e ka ditur, atehere me dashje ne kete liber ai kerkon ti ule, ti denigroje e t’i beje te vuajtura e te semura pas seksit, per te cilen gje duket se ka vuajtur vete. Duke qene se personofikohet ne shkrimtarin personazh kryesor i romani, Roaldin, qe del si nje njeri i depravuar qe perfiton nga pozita e tij per te gllaberuar vajzat e qytetarve te Tiranes e me tutje, duke tradhetuar edhe gruan e vet, ajo ne Poloni, ku supozohet se edhe ajo ben te njeten gje. Depravim.

Cilat jane keto vajza te internuara e si u rriten dhe u martuane ne ato kondita te palejueshme e te
papranueshme nga cdo shtet e popull i zhvilluar ? dhe aq me teper nga intelektuale te kalibrit te I.K., qe duhet te jene te pajisur me ndjenja humanitare te larta ?
E jo te krijojne te tilla vepra shpifarake qe mbartin akoma mllefin kunder familjeve te deklasuara ?
E te hedhi balte mbi nderin e qindra e qindra vajzash te ndertshme e te bukura si zana, qe s’donin te ia dinin se ekzistonte diku nje shkrimatr i madh per te cilin te shkriheshin e te perpeliteshin te magjepsur pas librave te tij.

Vajzat e internuara (tani zonja te nderuara e shume prej tyre tashme te mplakura), jane dalluar per nje qendrese krenare e te paperkulshme ndaj torturave e mizoreive te cerbereve te kampeve te internimit, dhe te atyre qe rrinin te fundosr ne kultuqet e buta te Ministrive, apo Lidhjes se Shkrimtareve, etj.

Deri vone, te rinjte e kampeve konsideroheshin si motra e vellezer dhe nuk martoheshin mes tyre.
Vetem pas 1960, kur humben shpresat e nje lirimi, filluan te martohen. Askush i lire nuk guxonte te mpleksej me to.
E ky shkrimtar i madh e ul veten deri i aty sa me shpik situata deri te degjeneruara per keto vajza te mjera, duke marre per shembull Linda B, te cilen sido qe e sjelle dhe e pershkruan e katandis ne nje vajze e humb toruan dhe behet pa principe morale, dhe pa qendrese shpirterore ndaj te keqes qe e ka zene.

A e di more zoteri, dhe ju te tjere qe mund te lexoni kete shkrim, se ka patur vajza qe kane lindur ne kamionat ku i kishin stivosur nenat e tyre, ose jane internuar pas tyre ne moshen e djepit dhe e kane kaluar gjithe jeten ne kampet e internimit, ku edhe kane lindur femijet e tyre te cilet jane rritur po ne ato kondita?

Jam une vete nje i tille femi, vajze e nene, qe nuk m’u hoq nje dite nga denimi 45 vjeēar.
Ato vajza jane heroina te verteta dhe jo ēuperlina te fantaksura pas nje shkrimtaruci te partise e te diktatures, prej te cilave ka fituar fame e lavdi. Me ane te kesaj Lindes se gjore, e cila bie viktime e shkrimtarit, e paraqitur si nje vajze e re qe andrron vetem Tiranen ku qenka ndaluar te shkoje dhe bie ne dashuri me nje shkrimtar (vete I.K) per korrespondence e me ane te nje shoqeje te saj te bllokut, qe paskej guxuar te mbaje lidhje miqesor me nje te internuar. Kur dihet se me familjet e internuara nuk guzonte kush te kishte lidhje miqesore, aq me teper qe ti perkiste nje falmije komuniste, te bllokut.

Ku e ēon mushka I.K -ene me keto sajime romaneske por qe bien ere lufte klasore akoma sot pas shembjes (formale) te diktatures?

Pse zoti I.K. nuk e paskej patur ndonje shok te shkolles te internuar per t’i bere vizite sa here ia donte qejfi ?
Po sigurish se ka patur, por nuk ia ka mbajte te lidhet me ta, pse e ka dite se ē’e gjente.
Atehere ē’jane keto krijime situatash kaq absurde ? Per te justifikuar diktaturen, ne kuptimin qe nuk ka qene aq ēnjerezore ?

Kjo vajze jo vetem qe eshte e marrosur qe nuk ka mundesi te plotesoje nevojen per seks me skrimtarin e oborrit te bllokut, por arrin qe kete kenaqesi te ja jape me prokure shoqes se saj, qe t’i jepet atij sikur t’ishte vete. Lajthitje. Deshperimi e ēon deri aty sa te kryeje sjellje lesbike me shoqen dhe me ne fund katandiset te bie ne duart e mesuesit te gjimanstikes. Pastaj merr pjese ne ballon e matures, gje qe nuk ishte e mundur te ndodhte me nje vajze te internuar.
Perfundimish, I.K e mbyll me vetvrasjen e Lindes se shkrete, e cila nga viktime e diktatures bie viktime e autorit te keti libri neverites. Eshte nje poshterim qe i behet asaj krijese te pafajshme, duke e katandisur te bije ne gabime morale, qe ne rastin e vajzave te tjera te internuara nuk ka ndodhur kurre.

Kush na qenka qe shkruan keshtu, do te thonit ?
Por nje femer qe kampet e internimit e ka njohur qe nga fillimi deri ne fund, nga 1945 deri 1990. Eshte nje qe i ka pa vajzat duke lindur u rritur nga moshe e femijerise deri ne moshen madhore. Po ajo vete vajze.

Po si trajtoheshin e si jetonin keto vajza?

U rriten ne kampe te rrethuem me tela deri kur mbushnin moshen 15 vjeēe, ku caktoheshi ne punen e detyrueshme duke mbajtur ngarkesa te randa, dru, gure, etj. si kafshe pune, ne shi, bresher e bore, si dhe ne zjarrin e vapes se veres. Nga agimi deri kur binte nata, nen tytat e armeve te policeve, neper malet e Tepelenes. Kjo ishte shkolla e tyre. Me vone kur pas 10 vjetesh kampe me tela, kaluen ne pune e lodhshme te bujqesise, duke hapur kanale e prashite arat e pafund te Myzeqese te kthyera ne bujke-robnesha e skllave.
Nuk ka vajze e internuar qe te kete pase “privilegjin” te ndjeke gjimnazin, ashtu siē na e paraqeti nderuari shkrimtar I.K. Nje rast kur dy nga keto vajza, ne nje moment qetesie te regjimit, arriten te pranohen ne gjimnazin e Lushnje, pas nje muaj u perjshtuan e perfunduan ne parcelat e kanalete kampit te Gradishtes, deri me 1991, te caktuara me e ngrysur jete aty, pa shprese shpetimi. Jo ma te andrronin per shkrimtaret e regjimit.

Por ē’sjellje kishin keto vajza? Mos valle te tilla siē e paraqet te mjeren Linda B., ne emer te tyre, zoti I.K. ?

Jo, aspak! Te vjen keq kur nje i tille intelektual e shkrimtar me fame, e perfundon me cinizem tej te turpshem, se po te kishte vazhduar jeten ne ato kondita, ajo do te perfundonte ne punet e bujqesise, e per te lehtesuar veten, do t’i jepej brigadierit te saj. Nuk ka asnje rast i tille qe te kete ndodhur, e nuk ka brigadier apo tjeter mashull i lidhur me partine, qe mund te guxonte te orvatej ne ate drejtim.

E jo me, qe nje vajze e internuar te sfilitej pas nje shkrimtari komunist, sa do i madh t’ishte, qe as donin te ia degjonin emrin. Te perballohet nje dite z. I.K. me nje nga ato vajza (ja ku jam vete) e ta shohi se ku perfundojne veprat e tij. Vepra, fundi e krye, mbushur me luften klasore, ku ēdo vajze qe pershkruhej nga nje familje edeklasuar, patjeter se do behej nje femer e perdalur. Jo qe i teri ai liber “E Penguara” vjen ere imoraliteti te pergjithshem. Te gjithe vajzat, si te internuara apo te lira, perfshire edhe ato te bllokut, nuk kishin tjeter gje ne mendje perveē seksit, bashke edhe me protagonistin mashkull te librit, Roaldin, (vete autori), pas te cilit cfiliteshin. E vertete se diktatura ishte e rende per te gjithe, por ama jo qe ajo te lejonte qe ne shkollat mesuesit t’ishin si kaposhat mes pulave. E se familjet e vajzave duhej te pranonin ate lloj haremi shkollor. Dhe shoqeria vajzerore shqiptare paskej vuajtur vetem per seks dhe per t’u marrosur pas shkrimatarve te medhej. Ate ta mbaje per vete shkrimtari yne, por jo qe te ia veshi ate lloj degjenerim gjithe nje populli. E per sa i perket thenjes se ate liber ua paskej kushtuar vajzave te internuara, ose luan rolin e budallait ose ka lajthitur e nuk di c’do te thoshte internimper vajzat e shkreta qe ndonse linden e u rriten ne ato kondita ēnjerezore, e mbajten te pa cenuar krenarine e tyre.

Ceshtja se ai e mbush librin me kujtesa mitologike e historike, si Orfeu, Euridice, e te tjere, apo me kalin e perandorit Kaligula, Seneken etj. per te kerkuar t’i jape ngjyre nje libri te pangjyre e t’iu shesi mend lexuesve, nga zelli i tepert arrin te beje gafen e madhe, qe nuk e ben as nje femije i tetevjecares, qe vrasjen e Senekes te ia veshi Kaligules, ndersa ishte Neroni qe e ēoj ne vetvrasje profesorin e shquar te tij, filosofin Seneka.
Por si duke I.K. mendon se ata qe lexojne s’dine ku lidhet gomari ne kulture, dhe i marrin fjalet e tija kallep, si koke e madhe qe eshte. As nje shkrimtar i madh ne bote, nuk i perdor te tilla nderhyrje mitologjike per t’i dhen shkelqim vepres se tij.
Shkelqim vepres i jep mesazhi pozitiv qe shkrimtari jep. Cili do t’ishte mesazhi i te nderuarit shkrimtar, ne kete liber mbi Linda B.
Perveē, uljes se kesaj vajze viktime, eshte ai i hedhjes balte mbi nderin, krenarine, qendresen, durimin e
herozmin e vajzave te internuara, qendrese e gjalle kunder nje diktature qe donte te shkallmonte bashke me qenjet njerezore edhe tradita me te mira e nderin e shqiptarve. Edhe ne kete drejtim, I.K. mban flamurin e lavdise. E pranojme.


Nga nje veterane e kampeve, ne emen te te gjithe vajzave te internueme.

Lek Pervizi, Bruksel me 27.01.2010

Subject: Romani “E Penguara” – Nje veper e dobet.

-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-
Shenim: “B.” mund te jete “Belishova”

 


Postuar nga BIONDIA datė 30 Janar 2010 - 15:00:

Poetit Ismail Kadare

Ti lulėzove nė stinėn me rubla,
Kur ne tė tjerėt hamė baltėn e kėnetave,
Ti u kėndon serenata rrugėve tė Moskės,
Natashave, Tatjanave, Katjenkave,
Kur ne tė tjerėt hamė plumbat e mashinkave
Me kadifenė e poemave tė tua tė kopjuara
Ti u jep xhelį ēizmeve tė xhelatėve,
ēizme tė rėnda me gozhda ta pėrgjakura
qė shkelėn mbi fytyrat tona tė masakruara.
Ti vije nga sallonet e aristokracisė sė kuqe,
Vinje nga "Dasma" i dehur me lavdi,
Unė vija drejt nga zemra e popullit,
Vinja nga varrimi i babait tė pushkatuar,
Vinja nga varrimi i lirisė sė kombit.

Ne u ndeshėm nė errėsirė
Si dy re, nė njė natė me stuhi,
Por qė tė gjithė e dinė mirė
Qė shenja e furisė sime s'ishe ti:
Unė u ndesha atje me tiraninė
Hodha jetėn time nė kthetrat e ujqėrve
Dhe u shikova me vdekjen time sy mė sy.

Poezia eshte shkruar naten e arrestimit te Bilalit, pas kritikes qe i beri romanit "Dasma" te Ismail Kadarese ne nje mbledhje te hapur te LSHA-se ne Tirane. Thuhet se te kritikoje "Dasmen" ne ate kohe ishte njelloj sikur te kritikoje "Raportin" e Enver Hoxhes ne kongres te partise.Pothuajse te gjithe ishin te shtypur nga komunizmi; si Kadareja dhe Agolli, te dy ishin shkrimtare te realizmit socialist. Ndryshimi midis Agollit dhe Kadarese eshte se Agolli shkroi me shume per cilesite dhe virtytet shqiptare, si atdhetarine dhe bukurite e Shqiperise dhe shqiptareve, ndersa Kadareja e ka kritikuar shqiptarizmin dhe i ka thurur me shume lavdi Enver Hoxhes si asnje shkrimtar tjeter shqiptar. Dhe po ky "flip-flopper" na paraqitet si disident i zjarrte pas rrezimit te komunizmit. Komunizmi do te ishte rrezuar nqs njerez si Kadare nuk do ta mbeshtesnin totalitarizmin me shkrimet e tij serviliste me stil oborrtar.
Agolli me modesti u shpreh "te gjithe kemi blegerire si dele para Enver Hoxhes" duke e pranuar rolin e tij si artist i vene ne perdorim nga komunizmi, dhe pa iu nevojitur te hiqet si disident. Po te ishin keta disidente do te ishin pushkatuar ose perndjekur ose vrare si Bilal Xhaferri, Adem Demaci, Musine Kokalari etj...
Nepermjet shkrimeve si "Keshtjella" tani e dime jeten prapa skenave te regjimit, Por askush nuk eshte i sigurte per postin e autorit, sidomos ne nje vend ku intriga dhe tradhtia sundojne te pandara...Disa thone qe duhet te ndjehemi me fat te madh qe Kadare eshte shqiptar. Por, e qenit shqiptar nuk eshte rekuizite per te qenit atdhetar, pasi edhe Enver Hoxha edhe gjykatesi Aranit Cela ishin shqiptare, por jetet e shqiptarevet te pafajshem te persekutuare e ekzekutuar nuk kthehen me.

Shume kandidatura per cmimin Nobel ne letersi kane qene te diskutueshme dhe te debatueshme, si per plagjaturen e tyre dhe ne jetesen dhe orientimet politike te kandidateve. I pyetur per hapjen e dosjeve ne nje interviste para disa vitesh, Kadare u pergjigj se pranon qe te hapen dosjet dhe se ai eshte teper sigurte se dosja e tij eshte zhdukur.
Pa mohuar meritat e Kadarese ne letersi dhe ne art pergjithesisht, dua qe te mendojme me gjere pasi flasim per nje te kaluar te erret qe "askush" nuk mund ta faktoje. Pa patur asgje personale kundra ketij autori te madh, eshte mire qe ky idhull letraro-artistik te marri permasat njerezore qe i takojne.

Per me shume mund te lexoni "Kadare nuk eshte Solzhenicin" nga Renata Dumitrascu tek http://www.mobylives.com/Dumitrascu.html


Postuar nga Balerina datė 30 Janar 2010 - 15:24:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA
Poetit Ismail Kadare

Ti lulėzove nė stinėn me rubla,
Kur ne tė tjerėt hamė baltėn e kėnetave,
Ti u kėndon serenata rrugėve tė Moskės,
Natashave, Tatjanave, Katjenkave,
Kur ne tė tjerėt hamė plumbat e mashinkave
Me kadifenė e poemave tė tua tė kopjuara
Ti u jep xhelį ēizmeve tė xhelatėve,
ēizme tė rėnda me gozhda ta pėrgjakura
qė shkelėn mbi fytyrat tona tė masakruara.
Ti vije nga sallonet e aristokracisė sė kuqe,
Vinje nga "Dasma" i dehur me lavdi,
Unė vija drejt nga zemra e popullit,
Vinja nga varrimi i babait tė pushkatuar,
Vinja nga varrimi i lirisė sė kombit.

Ne u ndeshėm nė errėsirė
Si dy re, nė njė natė me stuhi,
Por qė tė gjithė e dinė mirė
Qė shenja e furisė sime s'ishe ti:
Unė u ndesha atje me tiraninė
Hodha jetėn time nė kthetrat e ujqėrve
Dhe u shikova me vdekjen time sy mė sy.

Poezia eshte shkruar naten e arrestimit te Bilalit, pas kritikes qe i beri romanit "Dasma" te Ismail Kadarese ne nje mbledhje te hapur te LSHA-se ne Tirane. Thuhet se te kritikoje "Dasmen" ne ate kohe ishte njelloj sikur te kritikoje "Raportin" e Enver Hoxhes ne kongres te partise.Pothuajse te gjithe ishin te shtypur nga komunizmi; si Kadareja dhe Agolli, te dy ishin shkrimtare te realizmit socialist. Ndryshimi midis Agollit dhe Kadarese eshte se Agolli shkroi me shume per cilesite dhe virtytet shqiptare, si atdhetarine dhe bukurite e Shqiperise dhe shqiptareve, ndersa Kadareja e ka kritikuar shqiptarizmin dhe i ka thurur me shume lavdi Enver Hoxhes si asnje shkrimtar tjeter shqiptar. Dhe po ky "flip-flopper" na paraqitet si disident i zjarrte pas rrezimit te komunizmit. Komunizmi do te ishte rrezuar nqs njerez si Kadare nuk do ta mbeshtesnin totalitarizmin me shkrimet e tij serviliste me stil oborrtar.
Agolli me modesti u shpreh "te gjithe kemi blegerire si dele para Enver Hoxhes" duke e pranuar rolin e tij si artist i vene ne perdorim nga komunizmi, dhe pa iu nevojitur te hiqet si disident. Po te ishin keta disidente do te ishin pushkatuar ose perndjekur ose vrare si Bilal Xhaferri, Adem Demaci, Musine Kokalari etj...
Nepermjet shkrimeve si "Keshtjella" tani e dime jeten prapa skenave te regjimit, Por askush nuk eshte i sigurte per postin e autorit, sidomos ne nje vend ku intriga dhe tradhtia sundojne te pandara...Disa thone qe duhet te ndjehemi me fat te madh qe Kadare eshte shqiptar. Por, e qenit shqiptar nuk eshte rekuizite per te qenit atdhetar, pasi edhe Enver Hoxha edhe gjykatesi Aranit Cela ishin shqiptare, por jetet e shqiptarevet te pafajshem te persekutuare e ekzekutuar nuk kthehen me.

Shume kandidatura per cmimin Nobel ne letersi kane qene te diskutueshme dhe te debatueshme, si per plagjaturen e tyre dhe ne jetesen dhe orientimet politike te kandidateve. I pyetur per hapjen e dosjeve ne nje interviste para disa vitesh, Kadare u pergjigj se pranon qe te hapen dosjet dhe se ai eshte teper sigurte se dosja e tij eshte zhdukur.
Pa mohuar meritat e Kadarese ne letersi dhe ne art pergjithesisht, dua qe te mendojme me gjere pasi flasim per nje te kaluar te erret qe "askush" nuk mund ta faktoje. Pa patur asgje personale kundra ketij autori te madh, eshte mire qe ky idhull letraro-artistik te marri permasat njerezore qe i takojne.

Per me shume mund te lexoni "Kadare nuk eshte Solzhenicin" nga Renata Dumitrascu tek http://www.mobylives.com/Dumitrascu.html



Besoj se, nqs Kadare do te kishte vepruar sic pretendojne kritikuesit te vepronte gjate kohes se komunizmit, do te kishte perfunduar edhe ai ne nje shkrimtar te vdekur e te paemer. Me pelqejne kritikat...por vetem ato qe marrin parasysh kontekstin historik. Te gjithe kane gelltitur nderin dhe jane servilosur ne ate kohe, te gjithe kane "blegerire;" nga populli i thjeshte tek shkrimtaret. E ata qe e shajne Enver Hoxhen me punetore, kur vdiq ai ishin ata qe qanin ne TVSH. ky eshte realizmi komunist.


Postuar nga Ignatius datė 30 Janar 2010 - 15:27:

Kadareja i ka duart me gjak...


Postuar nga BIONDIA datė 30 Janar 2010 - 15:57:

Citim:
Po citoj ato qė tha Balerina


Besoj se, nqs Kadare do te kishte vepruar sic pretendojne kritikuesit te vepronte gjate kohes se komunizmit, do te kishte perfunduar edhe ai ne nje shkrimtar te vdekur e te paemer. Me pelqejne kritikat...por vetem ato qe marrin parasysh kontekstin historik. Te gjithe kane gelltitur nderin dhe jane servilosur ne ate kohe, te gjithe kane "blegerire;" nga populli i thjeshte tek shkrimtaret. E ata qe e shajne Enver Hoxhen me punetore, kur vdiq ai ishin ata qe qanin ne TVSH. ky eshte realizmi komunist.




Partise dhe Enverit i bene gati te gjithe eloshe se ashtu ishte koha , por Kadare ishte nje nder ata qe i kendoi dhe i thuri hymne Kultit stalinisto Enverist ne Shqiperi por ndoshta ato qe meritojne te mos i harrojme jane keto shkrimtare si Bilal Xhaferi qe per nje kritike vdiqen te harruar ne Spac...personalisht kam kohe qe ky shkrimtar sme terheq por me pelqeu nje fraze qe thote qe Kadare te marri permasa njerezore .

ah sarande ka pas nje interviste shume te bukur per I.Kokalarin dhe vuajtjen e saj ne internim nese e gjej do ta dergoj sepse eshte me te vertet rrenqethese.


Postuar nga AngelDevil datė 30 Janar 2010 - 17:11:

Citim:
Po citoj ato qė tha Ignatius
Kadareja i ka duart me gjak...


shume e vertete.

Te gjithe i kane mbijetuar komunizmit por ka pas e nga ata qe skane qene servila e spiuna sic qe kadareja.


Postuar nga Balerina datė 30 Janar 2010 - 19:18:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA



Partise dhe Enverit i bene gati te gjithe eloshe se ashtu ishte koha , por Kadare ishte nje nder ata qe i kendoi dhe i thuri hymne Kultit stalinisto Enverist ne Shqiperi por ndoshta ato qe meritojne te mos i harrojme jane keto shkrimtare si Bilal Xhaferi qe per nje kritike vdiqen te harruar ne Spac...personalisht kam kohe qe ky shkrimtar sme terheq por me pelqeu nje fraze qe thote qe Kadare te marri permasa njerezore .

ah sarande ka pas nje interviste shume te bukur per I.Kokalarin dhe vuajtjen e saj ne internim nese e gjej do ta dergoj sepse eshte me te vertet rrenqethese.



Jam shume dakort qe nga ana morale/personale Kadareja nuk meriton piedestal, por meriton permasa njerezore. Megjithate duhet marre parasysh se ne cfare kohe jetonin, ku njerez te thjeshte futeshin ne burg nqs thonin se s'ka qumesht. Mbase absurditetin e asaj periudhe e ka kapur shume bukur filmi "Slogans." Ka qene nje kohe, kur tezja ime per tu martuar me ate qe donte, u "grabit" se ata kishin biografi shume me te keqe se sa gjyshi, ose babi qe nuk u be Sekretar Rinie sepse "i mir je, por ke nje njolle ne biografi" se ishte bir "kulaku"...ose nje punetore shteti e trembur ishte kthyer ne pune ne mes te nates per te kontrolluar nese e kishte lene fotografine e Enverit ne vendin e duhur, se do t'i kishin nxjerre probleme.

Me intereson shume te shoh ate intervisten.
Por per anen e letersise, per menyren se si shkruan, Kadareja e meriton cmimin Nobel. Bazuar ne fjalet e Alfred Nobel, cmimi duhet t'i shkoje atij qe ka prodhuar "in the field of literature the most outstanding work in an ideal direction" (ne fushen e letersise, punen me te mire ne drejtimin ideal).
Pastaj, ne qe bertasim "hipokrit, hipokrit!" dhe kerkojme denim per hipokrizine e absurditetit te kohes, duhet te kerkojme per me shume koka se te Kadarese.


Postuar nga Fajtori datė 30 Janar 2010 - 20:01:

Keni kapur nje fill muhabeti te pazgjidhshem.

Veza pulen apo pula vezen eshte ky muhabet.

Konflikti i interesit mes asaj qe deshiron dhe asaj qe te intereson nuk zgjidhet dot ketu, sepse nuk e zgjidhen dot as ata qe gjykuan luften e dyte boterore. Ne fund ēdo njeri ka te drejte te jetoje e mbijetoje. Prandaj ēdo gje mund te duket legjitime ne kushtet e kohes kur jeton. Njesoj siē eshte legjitim ne demokraci ēdo lloj pislleku e korrupsioni ne emer te mbijeteses.


P.s. Balerina mos jemi gje kushuri ne? :p


Postuar nga Ignatius datė 30 Janar 2010 - 21:00:

Pra Fajtori,

Kadare eshte nje pleher ne emer te mbijeteses?
Qelbesirllekun e tij vazhdon ta demostroje ne te dyja sistemet?


Postuar nga Fajtori datė 30 Janar 2010 - 21:16:

Pra Ignatius,

Mbi Kadarene kam nje injorance te paimagjinueshme, nuk i kam lexuar thuajse asnje liber. Por muhabeteve tuaja nuk i del kurre zgjidhja. Mjafton qe nje sistem te jape favore per ata qe e mbeshtesin dhe ēdo njeri eshte i justifikuar ne qe ben. Ne komunizem po te ishe me partine do fitoje shkolle, prestigj, gjalpe, vajguri, makine, etj. Si mund te zgjidhet pse mbeshteti Kadare Enverin apo Eichman Hitlerin. Ju spiegova qe nuk i ndani dot me thike, sepse Enverin dhe partine e kane lavderuar ata qe sot mbledhin votat e te perndjekurve.


Postuar nga Deb* datė 30 Janar 2010 - 21:22:

Nuk e kuptoj pse e shani kaq shume Kadarene. Ai ishte nje artist, shkrimtar, dhe beri c'ishte e mundur te ngelej i tille. Rebelet u internuan. C'fituan? Asgje. As ata, as ne. Mire qe u servilosen ca se do kishim ngel pa shkrimtare fare gjate diktatures .


Postuar nga BIONDIA datė 30 Janar 2010 - 21:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha Debora*
Nuk e kuptoj pse e shani kaq shume Kadarene. Ai ishte nje artist, shkrimtar, dhe beri c'ishte e mundur te ngelej i tille. Rebelet u internuan. C'fituan? Asgje. As ata, as ne. Mire qe u servilosen ca se do kishim ngel pa shkrimtare fare gjate diktatures .


Debora shyqyr qe skan pas gjithe kete mendje qe ke ti sepse do kishim ngel akoma ne komunizem sepse cdo njeri do thoshte "cdo fitojme"...Rebelet sic i quan ti ishin ajka e vendit o Debora njeres qe kishin mbaruar shkolla jo injorante si puna e disave qe zune vendin e tyre.
Une personalisht as e shaj e as e lavderoj sme ka pelqyer si shkrimtar aq shume librat e tij me jane dukur te ftohta nuk me terhiqnin aq shume ndonje poezi te tijen e lexoja nganjher kur ishte hena e plote.


Postuar nga Piktor datė 30 Janar 2010 - 21:53:

Kur lexoj keto qe shkruani ju me vjen ndermend jeta e te gjithe njerzve te famshem te botes, artistike natyrisht.
E kam thene edhe njehere qe duhet te ndajme gjeniun nga njeriu.
Ne jete nuk jemi te gjithe perfekte dhe vete jeta na dikton te tilla kushte, eshte njelloj sikurse te ecesh mbi veze e te mos thyesh asnje, ose, ose me thjeshte sikurse kemba e njeriut qe ecen dhe shkel edhe milingona te pafajshme.
Lidhur me sistemin e kaluar dihet se ne burgje nuk gjendeshin vetem ajka ose rrebele. Kontradiktore por dihet se ka pasur ne burg njerez qe shanin jugosllavet dhe njehkohesisht njerez qe u kishin thurur lavde. Ka pasur njerez qe kane shkruar gjera qe binin ndesh me sistemin dhe njerez qe as nuk kishin shkruar asgje por i kishin futur ne burg me preteksin se do te shkruante nje liber, fantazi e gjalle.
Mbaj mend se ne ate kohe bera nje punim shkencor, ne shkolle te mesme, e kisha qare me lot. Per tu bindur se e kisha bere mire i kerkova ndihme nje komshiu me shkolle te larte, drejtor ne ate kohe.
E pau e pelqeu dhe me dha nje ndihme te paēmueshme per mua. Jo per temen por per ca elemente te rendesishem qe i mungonin desertacionit ne fjale. Tema ime ishte e thate, asgje, perpara asaj qe beri ai.
I futi ca fryme partie, e kongresesh e plenumesh e levdatash partise si ne fillim edhe ne fund.
Perfundimi me dhane nje Flete -Lavdrimi dhe vune foton time ne kendin e emulacionit.
E falenderoj edhe sot nga zemra ate njeri.


Postuar nga Deb* datė 30 Janar 2010 - 23:21:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA


Debora shyqyr qe skan pas gjithe kete mendje qe ke ti sepse do kishim ngel akoma ne komunizem sepse cdo njeri do thoshte "cdo fitojme"...Rebelet sic i quan ti ishin ajka e vendit o Debora njeres qe kishin mbaruar shkolla jo injorante si puna e disave qe zune vendin e tyre.
Une personalisht as e shaj e as e lavderoj sme ka pelqyer si shkrimtar aq shume librat e tij me jane dukur te ftohta nuk me terhiqnin aq shume ndonje poezi te tijen e lexoja nganjher kur ishte hena e plote.


Biondja as une se kam shkrimtarin tim te preferuar Kadarene. S'para e kam pelqyer stilin e tij te te shkruarit, por me vjen cudi sa e gjykoni. Iu pershtat regjimit si shumica. Nuk donte te perfundonte ne burg, dhe jo te gjithe kishin guxim ti thoshin gjerat sic ishin. Kam pershtypjen se po te doje te ishe shkrimtar ne ate kohe ishe i detyruar ti futje cik frymen e partise, ndryshe do denoheshe.
Ashtu si dhe Sala qe tani nuk e di pse mbahet simbol i demokracise kur ai nuk e kundershtoi kurre regjimin komunist.
Sic e tha dhe piktori ne burg nuk ka qene vetem ajka, por dhe popull i thjeshte qe edhe pse s'ishte kunder regjimit e ka ngrene per nje fjale goje, apo nje veprim. Njeri kur ishte i pire shkeli me kembe foton e Enverit, dhe u denua. Budallallek ta mendosh. Jo te gjithe ata qe ben burg e ben se u ngriten me qellim kunder regjimit, por shumica rane viktima te atij regjimit.


Postuar nga BIONDIA datė 30 Janar 2010 - 23:35:

Debora per ty dhe piktorin ka nje teme te posacme shko e shikojeni ato vidio dhe do me japesh te drejte kur them ishte "ajka " e vendit ...Kadare per mua personalisht nje HIC...


Postuar nga Ignatius datė 31 Janar 2010 - 00:02:

Fajtori,

Mua me vjen per te vjelle me Kadarne kur ai ben moralistin dhe disidentin...

Natyrisht kur je nje here spiun, spiun do te vdesesh... e shikoni c;po heq Berisha?


Postuar nga Balerina datė 31 Janar 2010 - 04:48:

Ignatius, a mund te me tregosh cfare di qe une nuk di rreth Kadarese? Mos ma merr per keq, por perderisa ndihesh shume i indinjuar dhe beson se karakteri i disidentit qe ka adoptuar Kadare eshte nje shtirje dhe dicka fallco, duhet te kesh arsye te forta.

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori


P.s. Balerina mos jemi gje kushuri ne? :p



Du emer, mbiemer, emrin e babit emrin e mamit :p Do te cuditesha pak, por jo dhe aq se me gjithe ato koicidenca qe me kane ndodhur kohet e fundit, me eshte mbushur mendja top qe bota eshte e vogel dhe te gjithe jemi te nderlidhur ne nje ane apo tjeter.


Postuar nga Fajtori datė 31 Janar 2010 - 11:16:

Balerina, po nr e kembes se do?

Kjo kova eshte e Zhelalit... Me siguri skenari i Pallatit 176 ka patur shume perseritje ne realitet.


Postuar nga al74 datė 31 Janar 2010 - 11:44:

ne fakt Kadarene duhet dish ta lexosh , eshte i veshtire por kjo e ben ate te jete gjeni . Tani edhe mund te flasim ...tani ama.
Fajtori ka nje thenie me tip strucesh apo dicka e tille .

mjafton te lexosh kete:

Laokoonti
Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Luvrit ne Madrid , ne Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistesh.
qindra vjet kam qe vuaj
nga qe sflas dot
Si te flas?
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.

Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s'eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

Mijera here ne mijera net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

Po s'nderron ai kurre.
Art i skulptures
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.

Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me
vrane.

O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese
monologun te thurr.

Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
une "kundra", kryesova me terbim.
Dhe juve ju kam thene ahere se hyjnite
gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

C'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
Po c'ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.

Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
Ishte vjeshte.
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.

Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, kete s'do te ma falnin perjete.
Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht,
nga muzeu ne muzera,
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

Tre mije vjet...Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u be qetesi.

Troje e braktisur.
Germadhe.
Hi i ftohte;
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.

C'ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
Vume veshin. Kuptuam. greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.

Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therritnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.

Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.

Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

Ashtu si ahere...
po mjaft,
u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

ne pafshi ndonje dite te behem copera,
nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
por indiferenca juaj
do te behet shkak.


__________


Postuar nga Ignatius datė 31 Janar 2010 - 15:09:

Blerina,

E dini juve se Kadare ne detyre ka qene zevendesi i Nexhmije Hoxhes?
A e dini juve se ai ka qen deputet?

...
...
...


Postuar nga shelgu datė 31 Janar 2010 - 15:24:

C'ironi.
Flet Bjondja per Kadarene dhe e cileson "nje HIC". Zot i madh ku mund te arrije nje shqiptar.

Fajtori guxondhe thote qe nuk e njeh dhe nuk ka lexuar prej tij. Ky eshte nje turp. Me fal qe ta them keshtu sheshit por je ti qe e deklarove sheshit, me sinqeritet. Nga nje ane te kam zili qe nuk e ke lexuar. Do ta lexosh nje dite dhe do shijosh dicka qe do te mahnite. Jam i sigurt se ta shikoj mendjen dhe kutoj qe ke aftesi per te kuptuar te bukuren. Ai poeti qe na ke vene ketu ne forum eshte shume i vockel para Kadarese.
Kadareja eshte padyshim me i madhi shkrimtar shqiptar, por jo poeti me i madh.

Bjonde, Demaci eshte kosovar dhe per ironi stalinist. I ngaterrove keto gjera nga deshira per te share.

Ai Bilali, mund te jete disident e ku di une cfare, por nuk ka asnje mundesi te krahasohet me Kadarene.

Kadareja si njeri? Nuk me intereson fare. Po te ndodhesha ne nje situate qe do te me duhej te jepja mendimin tim per te do mendohesha gjate me pare, sepse Shqiperia eshte e mbushur me mekatare me te medhenj se ai.

Lexojeni Kadarene, edhe ti Bjonde edhe ti Angjelina se mesoni shqipen ne radhe te pare, shqipen artistike, e cila qenka aq e pasur sa te shprehe ndjenja e mendime ne menyre artistike te krahasueshme me gjuhet me te levruara te botes. Eshte Kadareja qe e thote kete nepermjet shkrimeve te tij.

Ai keshtu mbetet njeriu qe ka dhene me shume per Shqiperine, duke u bere zedhenesi i saj ne shume gjuhe te botes, ku eshte perkthyer.


Postuar nga Piktor datė 31 Janar 2010 - 16:10:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Balerina, po nr e kembes se do?

Kjo kova eshte e Zhelalit... Me siguri skenari i Pallatit 176 ka patur shume perseritje ne realitet.

Kusia, kusia, kjo kusia eshte e Xhelalit.
Teater per femije jo teatri ne ekran.


Postuar nga Fajtori datė 31 Janar 2010 - 17:11:

Cedrus, flm per keshillat dhe konsideraten. Nuk e kam kaq shume per turp qe s'kam lexuar kadarene (mund dhe ta kem lexuar e s'mbej mend). Po kshu eshte kur i bejne njerezit idhuj dhe na i japin ti lexojme qe kalamaj. E fillova, qe thua ti, nja 2-3 here Kadarene ne femijeri dhe s'me shtyhej. I kishte idete dhe shqipen shume abstrakte per nje kalama. Kshu qe e lashe pa shume pendese dhe perdora librin per koleksionin e pullave (injorance, e di, s'ka problem).


Megjithate, nqs me lejon diēka mbi keto qe the me lart, Kadare eshte njeri qe shkruan, nuk eshte shkrimtar qe jeton. Bilali e kishte shkruar poezine ndaj njeriut, si njeri. Nuk mund te besh krahasime artistikore per sentimente njerezore te hedhura ne leter, sepse, ashtu siē nuk mbushet penisi vetem me gjak, ashtu dhe poezite duan njerezillek.


Dhe nqs me lejon te them gjene e dyte, nga ana poetike Kadare as nuk mbahet as nuk eshte, ndonje gjigand i madh. Krahasuar me Agollin eshte i vocKel. Per mua madje, as me Shkelqim Celen nuk krahasohet dot. Para 1 muaji postova nje poezi pa ditur kush e ka shkruar:
http://forumihorizont.com/showthrea...&threadid=17540

E kishte shkruar Kadareja. Dhe ngjan si poezi per mejhane forumesh ne krahasim me poezite e Shkelqim Celes. As ti nuk do kishe kuptuar nga stili qe eshte Kadare, sepse nuk ka ndonje stil poetik siē kane te tjere. Flas per poezite se ēoku ia kam lexuar dhe nuk me ka prekur.

Kalofsh mire, e mos harro, nuk mbushet penisi vetem me gjak. Dhe gjeniu nuk mbushet vetem me ēakerdisje, ndryshe quhet i ēmendur, jo artist.


Postuar nga cecilia datė 31 Janar 2010 - 17:31:

I drejtohem Cedrus,

Cedrus nuk eshte turp te mos kesh lexuar Kadarene, me vjen keq...Eshte e vertete qe je iēik spontan me antaret por kjo s'te lejon te shprehesh keshtu ndaj biondes...apo fajtorit...

Ka shkrimtar me te medhenj se ai...Turp ndoshta do ishte nqs s'do kishin lexuar Jule Verne, Victor Hugo...por jo Kadarene.Biles per te kompletuar shkrimin, sa shkrimtar te rinj dalin per dite ehuuuu, Kadareja ka dale pak modes...Nje roman ka qene shume i njohur i tij "Gjenerali i ushtrise te vdekur" ky roman eshte i njohur edhe nga francezet.

Mos me keqkupto te lutem.
Fajtori me pelqen gjithmon sepse eshte nje interlocuteur redoutable.


Postuar nga BIONDIA datė 31 Janar 2010 - 17:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus
C'ironi.
Flet Bjondja per Kadarene dhe e cileson "nje HIC". Zot i madh ku mund te arrije nje shqiptar.


Bjonde, Demaci eshte kosovar dhe per ironi stalinist. I ngaterrove keto gjera nga deshira per te share.

Lexojeni Kadarene, edhe ti Bjonde edhe ti Angjelina se mesoni shqipen ne radhe te pare, shqipen artistike, e cila qenka aq e pasur sa te shprehe ndjenja e mendime ne menyre artistike te krahasueshme me gjuhet me te levruara te botes. Eshte Kadareja qe e thote kete nepermjet shkrimeve te tij.



I dashur Cedrus meqe me je drejtuar mua po te pergjigjem dhe pse e kam te veshtire te diskutoj me nje njeri si ju qe ska aspak deshire te diskutoje por vetem te "gerricet" ...ironia me e madhe eshte qe une diskutoj per nje njeri qe sme pelqen kjo do te thote qe po i kushtoj shume rendesi

-gustot ne leximin e librave jane personale cdo njeri nga ne ka nje autor ose disa qe i pershtatet dhe une te them qe sme pelqen sme ka pelqyer asnjeher veprat e tij qe nga e para dhe e fundit pra nje qe sme pelqen eshte per mua HIC ne kuadrat ...

-ti qe me thua mua lexo Kadarene ne rradhe te pare te keshilloj ty lexo ti te tjere autore shqiptare dhe jo ndoshta jo me shpatulla te ngrohta si ka qene Kadareja qe kane shkruar dhe 100 here me bukur si ai me me ndienje por vetem sepse si lepinin bythen regjimit librat e tyre nuk u lexuan kurre po u dogjen

-personalisht i dashur cedrus falenderoj ZOTIN e plotfuqishem qe nuk jam ne vendin e nenes qe ky MOSTER i ka bere ato te zeza nje djali (gjithmon nese keto qe thuhen qe ky ka bere jane te verteta) sepse te siguroj qe do jepja dhe jeten qe ky moster te kalonte te njejta vuatje qe ka kaluar im bir....

-cedrus une nuk jetoj me bo share ne forum sepse nuk eshte as vendi nuk ishte as tema ka vende te tjera ku une bej share dhe jo e mshehur mbas nje pc por balle per balle , te keshilloj qe heren tjeter kur te me drejtohesh mua te mendosh te pakten 2 here fjalet qe shkruan ...
shpresoj qe u sqaruam bashke te uroj gjithe te mirat ty dhe familjes tende cedrus


Postuar nga Piktor datė 31 Janar 2010 - 18:53:

E mire. Polemika frytdhenese,
Nobelin e kane marre edhe per nje poezi keshtu qe nuk matet vetem me sasine, ndoshta Kadare nuk e ka bere akoma kete gje qe ta meritoje nobelin.
Une se quaj aspak injorance te mos kesh lexuar Gavroshin apo kapiten Nemon se jane gjera vertet te vjetra, te lashta antike.
Te thuash Marques ndoshta
Edhe Fatos Kongoli u dekorua para disa ditesh ne France.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 250 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.