Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Ne kerkim te hallkes. Oksigjeni. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18775)


Postuar nga robert datė 05 Dhjetor 2014 - 17:06:

Raid, sikur te na i perktheje (qofte edhe te permbledhur) ate leksionin anglisht nga ai shoku ne vidio, do beje mire, sepse anglishtja ime dhe e shume te tjerve eshte sa per t'mos humbur rrugen. Po ashtu dhe shprehjen e ketij Krauzes.
Tjetra, persa i perket asaj mospasjes se dilemave, problemi esht se vete ajo qe solli piktori nga shkencare te medhenj, (me thonjza apo pa thonjza), provon te kunderten, pra ne kete problem ka dilema, dhe plot biles. Ne "vdekjen" e yjeve mund te shperndahen shume elemente, ndoshta edhe te rende, (nuk e di), por kjo duhet kuptuar qe faktore te tjere ndikojne ne lindjen (formimin) e elementeve te ndryshem, sic jane trysnia, temperatura, shpejtesia e levizjes, e ndonje faktor tjeter. Pra, oksigjen ne nuk kemi ne yje, por ky formohet me pas, pasi nga faktoret e mesiperm largohen dhe bashkohen elektrone, -ky esht procesi i pare-, qe ndikon edhe ne berthamen e atomit, me shtimin apo paksimin e protoneve. Kaq jane vetem nga shkolla, ndonje hipoteze tjeter nga ana ime, meqe un keto "budadalleqe" rri e mendoj, -tjeter here.
Ne dime se shume perberes, si uji, formohen ne temperatutra dhe trysni te caktuara nga dy atome hidrogjen dhe nje atom oksigjen. Gjithashtu ne dime se vete oksigjeni na paraqitet jo vetem i "paster" por edhe si okside, etj., pra qe gjindet edhe ne brendesi te tokes apo ne meteore me perberje metali (elementesh te rende). Tani shkenca sapo ka filluar (ca dekada) te studjoje elementet kimike ne te gjitha formacionet e tyre dhe kombinimet e tyre nen faktore te ndryshem. Pra, elementet (te gjithe cfar permbledh tabela e Mendeljevit) nuk jane te dhene nje here e mire, por ato jane krijuar me kalimin e kohes, nga faktore te ndryshem. Nje proton i shtuar ne berthame ben te kemi nje element te ri. Dhe qe shtimi apo largimi i nje protoni kerkon fuqi te caktuar te varur nga faktore te ndryshem, kete e mesonim qysh ne 8-vjecare. Ndaj ketu duhet filluar diskutimi dhe jo tek dhenia njehere e mire e elementeve!


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.