Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga Straniero datė 27 Dhjetor 2007 - 11:06:

Hepatiti i melcise

Hepatit ėshtė inflamacion i mėlēisė. Shoqėrohet me vdekje tė hepatociteve. Zverdhja (ikteri) ėshtė njė nga shenjat e sėmundjes dhe ėshtė pasojė e kolestazės intrahepatike. Gjithashtu shihen dhimbje barku, diarre, dobėsi, mungesė oreksi, ethe. Transaminazat janė tė rritura.

Hepatiti viral
1. Viruset shkaktare janė viruset e hepatitit (HAV, HBV, HCV, delta-virusi, HEV), si dhe viruse tė tjera si CMV, EBV, HSV, etj.
2. Diagnoza: Bazohet nė analizat serologjike dhe nė rritjen e transaminzave.
3. Hepatiti A:
o a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit A, njė picornavirus i njohur si HAV (Hepatitis A Virus).
o b. Pėrhapet me rrugė fekalo-orale. d.m.th., infeksioni merret nėpėrmjet ngrėnies tė ushqimeve tė infektuara.
o c. Inkubacioni = 2 deri 6 javė; transaminazat rrinė tė rritura pėr rreth 4 javė.
o d. Hepatiti A ka vdekshmėri tė ulėt, rrallė pėrparon nė hepatit fulminant, dhe tek fėmijėt mund tė jetė krejt asimptomatik.
o e. Serologjia: Antikorpet IgM anti-HAV arrijnė kulmin nė javėn e parė tė sėmundjes, dhe niveli i tyre pastaj ulet brenda 3 - 6 muajsh; prania e IgM kundėr HAV vendos diagnozėn e hepatitit A akut. Antikorpet IgG anti-HAV rrinė tė rritura pėr shumė vjet dhe janė bartėse tė imunitetit.
o f. Trajtimi i hepatitit A: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet tė pijė alkool, nuk duhet tė bėjė punė tė rėnda, dhe duhet tė shtrihet nė shtrat nėse dėshiron. Pacienti duhet vėzhguar pėr komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj.
4. Hepatiti B:
o a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit B, njė hepadnavirus i njohur si HBV (Hepatitis B Virus).
o b. Pėrhapet nėpėrmjet seksit, shiringave, dhe nga nėna shtatzanė tek bebja (njėsoj si virusi HIV i SIDAs).
o c. Inkubacioni = 2 deri nė 6 muaj. Transaminazat janė mė tė larta se nė hepatitin A dhe rrinė tė rritura pėr rreth 3 muaj.
o d. 1-2% e tė sėmurėve bėhen bartės kronikė tė virusit; pėrqindja ėshtė mė e lartė nė tė sėmurėt me mangėsi imune dhe nė fėmijėt; deri nė 90% e bebeve tė lindura nga nėnat me hepatit B bėhen bartės kronikė. Bartėsit kronikė kanė rrezik tė shtuar pėr cirrozė dhe kancer tė mėlēisė. Mė pak se 1% e infeksioneve akute me HBV pėrparojnė nė hepatit fulminant (mortalitet 60%). Infeksioni me HBV mund tė shoqėrohet me artrit, glomerulonefrit, poliarterit nodoz.
o e. Serologjia: si antigjenet e virusit B ashtu dhe antitrupat e drejtuar ndaj tyre mund tė maten: (i) HBsAg ėshtė antigjen kapsular i virusit B (Hepatitis B surface Antigen); HBsAg shfaqet para rritjes tė transaminazave dhe qėndron i rritur gjatė kohės tė sėmundjes; prania e HBsAg pas zhdukjes tė simptomave do tė thotė qė i sėmuri po e bart virusin kronikisht. (ii) Anti-HBs ėshtė antitrup i drejtuar ndaj HBsAg. Antitrupat anti-HBs shfaqen pas zhdukjes tė antigjenit kapsular nga serumi; shfaqja e antitrupave anti-HBs do tė thotė qė infeksioni u mund. Anti-HBs gjithashtu ėshtė antitrupi qė shfaqet pas vaksinimit. (iii) Antigjeni HBcAg (antigjen jokapsular) nuk shihet nė serum por antitrupat anti-HBc fillojnė e rriten shpejt pas shfaqjes tė HBsAg. Prania e antitrupave IgM anti-HBc do tė thotė qė kemi tė bėjmė me hepatit B akut ose me keqėsim tė hepatitit kronik; niveli i antitrupave IgM anti-HBc qėndron i rritur pėr 3 deri 6 muaj. Antitrupat IgG anti-HBc qėndrojnė tė rritur pėr jetė pas infeksionit me virusin e hepatitit B. (iv) HBeAg ėshtė njė antigjen viral qė shihet vetėm nė serumet qė janė pozitivė pėr HBsAg; HBeAg ėshtė njė formė e sekretuar e antigjenit HBcAg dhe prania e HBeAg do tė thotė qė virusi po shumėzohet me shpejtėsi. Kur HBeAg qėndron i rritur pėr mė shumė se 3 muaj shanset e kthimit nė hepatit kronik rriten. Shfaqja e antitrupave anti-HBe shpesh pason zhdukjen e HBeAg. (v) HBV DNA: prania e materialit gjenetik tė virusit shkon paralel me praninė e HBeAg, porse prania e HBV DNA ėshtė mė sensitive dhe mė specifike sesa prania e HBeAg.
o f. Trajtimi i hepatitit B: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet tė pijė alkool, nuk duhet tė bėjė punė tė rėnda, dhe duhet tė shtrihet nė shtrat nėse dėshiron. Pacienti duhet vėzhguar pėr komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj. Barnat qė mund tė pėrdoren pėr hepatitin B janė interferoni alfa dhe lamivudina.
5. Hepatiti C:
o a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit C, njė virus i pėrbėrė nga njė fije acidi ribonukleik dhe i ngjashėm me flaviviruset.
o b. Pėrhapet me shiringa. Rreziku i transmetimit me rrugė seksuale ose nga nėna tek fetusi ėshtė i vogėl. Transmetimi nėpėrmjet gjirit nuk ėshtė i dokumentuar.
o c. Inkubacioni = 6 - 7 javė.
o d. Hepatiti C shpesh nuk ka shumė simptoma; transaminazat ulen dhe rriten herė pas here dhe 80% e rasteve pėrfundojnė me hepatit kronik.
o e. Serologjia: ELISA pėr antitrupat anti-HCV nuk ėshtė shumė sensitive dhe ka specicitet rreth 50%; RIBA (recombinant immunoblot assay) ka specificitet mė tė lartė; prania e antitrupave anti-HCV me RIBA do tė thotė infeksion aktiv por nganjėherė personat RIBA-pozitivė nuk kanė HCV RNA nė serum (HCV RNA matet me PCR); prania e antitrupave anti-HCV pa HCV RNA do tė thotė infeksion i pasuar me shėrim tė plotė.
o f. Trajtimi i hepatitit C: Interferon alfa + ribavirinė.
6. Hepatiti D (agjenti delta):
o a. Virusi i hepatitit D ėshtė njė virus gjysmak prej acidi ribonukleik qė shkakton infeksion vetėm nė praninė e virusit tė hepatitit B; virusi D ka nevojė pėr kapsulėn e prodhuar nga virusi B.
o b. Kur tė sėmurėt me hepatit B kronik infektohen me virusin D sėmundja mund tė keqėsohet shpejt, me hepatit tė rrufeshėm ose me pėrparim tė shpejtė nė cirrozė.
7. Hepatiti E:
o a. Virus prej RNA-je i ngjashėm me caliciviruset.
o b. Pėrhapet me rrugė fekalo-orale, dhe nėpėrmjet ujit tė pijshėm tė ndotur.
o c. Sėmundja e shkaktuar nga virusi E ėshtė e lehtė dhe nuk shkakton infeksion kronik.
o d. Tek gratė shtatzana mortaliteti i hepatitit E ėshtė i lartė (rreth 10-20%).
Hepatiti granulomatoz
1. Shkaktohet nga tuberkulozi, funget (Coccidioides, Candida, Aspergillus), sarkoidoza, brucella, rickettsia, sifilizi, leptospiroza.
2. Diagnoza: biopsi.
3. Trajtimi: Sipas shkakut: antibiotikė ose antifungalė, ose prednizon pėr sarkoidozė.
Hepatiti alkoolik
1. Alkooli ėshtė shkaktari numėr 1 i sėmundjeve tė mėlēisė nė USA.
2. Shenjat/simptomat: verdhėz, eritemė palmare, kontrakturė Dupuytren, teleangiektazi, gjinekomasti, etj.
3. Diagnoza: shenjat klinike, rritja e transaminazave, AST (GOT) afėrsisht 2 herė sa ALT (GPT).
4. Trajtimi: Ndalim i alkoolit; cirroza trajtohet me transplant.
Hepatiti autoimun
1. Tipi I prek gratė e reja, shoqėrohet ne antitrupa ANA, anti-muskulaturė e lėmuar.
2. Tipi II prek fėmijėt, zakonisht ata me prejardhje mesdhetare; shoqėrohet me antitrupa anti-LKM (anti-liver-kidney-muscle, kundėr-mėlēisė- veshkės-muskulit).
3. Shenjat dhe simptomat: verdhėz, etj., si nė hepatitet e tjera.
4. Trajtimi: prednizon, azatioprinė.
----------------------

>>>>>>>> MATRIALI E KA BURIMIN E INFORMACIONT TJETERKUND(Nga Wikipedia)(COPY->PASTE->RREGULLOJME PAK TEKSTIN=MERITON TE LEXOHET) PO TREGOJ VETE PAR SE DIKUSH TA ZBULOJE.....ME MIRE TE TREGOJ UNE APO JO......


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 98 99 100 101 102 103 104 105 106 [107] 108 109 110 111 112 113 114 115 116 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.