Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Iceman and Psychology (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11464)


Postuar nga Fajtori datė 20 Prill 2006 - 01:07:

Ndjenja e fajsise kur merr nje jete tjeter eshte pjese e kultures se marre dhe te trasheguar, perfshire ketu edhe instiktet gjenetike. A eshte e mundur te kryesh 200 vrasje pa u ndjere keq? Po, eshte e mundur, por eshte e rralle.

Gjate luftes se dyte boterore nje repart rezervistesh gjermane ishte caktuar te kryente shume ekzekutime. Ushtaret vrisnin cdo dite qindra persona nga afer (me plumb ne koke). Kjo i bente te ndiheshin shume keq. Per te evituar problemet psikologjike qendra e komandes shperndante pije alkolike ne mase dhe ushtaret ndiheshin me mire. Ne fakt kjo eshte praktike e perdorur ne shumicen e luftrave. P.sh. ekzistojne deshmi te shumta mbi perdorimin e drogave nga ushtaret amerikane ne Vietnam.

Cfare dua te them me kete? Qe nuk eshte normale te behen vrasje me shumice pa patur vrasje ne ndergjegje. Normalisht ne kemi lindur ose jemi edukuar te respektojme jeten e nje qenieje te ngjashme me ne. Ketu ndihmojne edhe televizionet ose ambjenti social, qe denojne vrasjet dhe therjet mes njerezish. Madje sa me makaber te jete krimi aq me shume ben pershtypje, thua se rezultati nuk eshte i njejte (vdekja e personit). Keto forma edukimi (ose po te duash manipulimi) krijojne mbulesen e fundit te berthames se qenies tone. Ne fakt, karakteri i dikujt mund te mendohet si top lecke, ku shtrese pas shtrese izolohen ose modifikohen impulset qe vijne nga brenda per ti dhene nje trajte me sociale, me te pranueshme per komunitetin. Me pak fjale ne duhet te kemi "sentimenteve humane".

Njeriu, pra, eshte qenie si gjithe te tjerat. Pra mund te prodhohet gabim. Ne kete bote ka njerez qe dalin te deformuar fizikisht per nje mutacion gjenetik te rastesishem. Ne menyre te ngjashme ndodhin mutacione te karakterit qe cojne ne humbjen e sentimenteve humane. Tek e fundit edhe kompjuterat qe prodhohen ne kushte precizioni te larte, mund te dalin me difekte, jo me nje njeri qe perballet cdo dite me nje bote ne ndryshim.

Sidoqofte, per mendimin tim coroditjet e karakterit mund te vijne nga dy burime te ndryshme. Nga njera ane nga coroditjet dhe streset familjare ne moshe pak a shume te vogel (deri ne adoleshence), te cilat sjellin nje deformim psikologjik. Nga ana tjeter nje ambjent social i shthurur (si puna atij te 1997 ne Shqiperi) modifikon parametrat e vleresimit human. Ne fakt, ambjenti social mund ti favorizoje tipa te tille. Nje person qe vret me gjakftohtesi dhe pa pendime behet shume i dobishem kur ambjenti vlereson tipat e dhunshem (sic ishte rasti Iceman ne familjet mafioze). Raste te tilla ka shume ne Shqiperi, me shume sec mudn te mendohet, por ne i shikojme kalimthi kur spikeri thote se filan person akuzohet per 3-4 vrasje.


  Gjithsej 21 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.