Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te shquara botėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=294)
-- Alber Kamy (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8021)


Postuar nga volter datė 07 Prill 2005 - 10:09:

Alber Kamy

Alber Kamy

Alber Kamy (Alber Camys), njė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė sė sotme frėnge, lindi mė 7.XI.1913 nė Mondovi, nė Algjerinė Veriore. Prindėrit e tij qenė tė varfėr. Mirėpo, kjo nuk ishte as e para e as e vetmja fatmjerėsi qė e shijoi Alberi nė jetė. Kėshtu varfėria rėndoi rėndoi me tėrė peshėn e saj mbi familjen e tij pas vdekjes sė t’jatit. Zemra e tij e njomė djaloshare shijoi fort herėt hidhtėsinė qė ia shkaktonin skamja dhe vdekja. Nė kohėn kur moshatarėt e tij bredhnin nėpėr fushė e livadhe pas fluturave e zogjėve, ai pėrjetonte caste tjet tė zymta.Me gjithė krajatat e shumta tė jetės, e ėma u kujdesua pėr shkollimin dhe edukimin e tė birit. Shkollėn fillore kreu nė Balkar, kurse pastaj vijoi gjimnazin nė Algjer. Jeta shumė e vėshtirė, lufta e pandėrprerė pėr ekzistencėn, fėmijėria e papėrjetuar dhe mjedisi plot me kontradikta shoqėrore sikur ia hapėn sytė, e bėnė tė vetėdijeshėm dhe ushtruan ndikim pozitiv mbi zhvillimin dhe formimin e personalitetit tė tij.Keta rrethana shpejtuan procesin e burrėrimit tė tij dhe i hapėn perspektiva tė ndritura nė lėmin e artit. Alberi filloi tė merret me leximin qysh herėt. Librat i hapėn njė horizont tė gjerė dhe plotėsuan mungesėn e jetės shpirtėrore tė tij. Nė kėtė mėnyrė u zgjua mjaft herėt edhe interesi i tij pėr letėrsi. Kėshtu, mė 1925 dramatiozoi romanin “Falsifikuesit e tė hollave”, qė pėrmban njė kritikė tė rreptė, drejtuar kundėr hipokrizisė sė shoqėrisė dhe borgjezisė “falsifikatores” sė moralit. Mė vonė ai dramatizoi edhe disa vepra tė Malros e tė Monterlanit. Mė 1930 Kamy pėsoi njė fatkeqėsi tjetėr, ra i sėmurė nga tuberkulozi. Kjo sėmundje e rėndė e shkėputi pėrkohėsisht nga puna dhe ndėrpreu vrullin krijues tė tij. Vetėm pasi u shėrua plotėsisht, iu pėrvesh pėrsėri krijimtarisė letrare, tė cilėn e pat filluar mė parė. Njė etapė tė renė zhvillimin e tij si shkrimtarshėnon viti 1938. Atėherė filloi karierėn e vet si fletorar. Nė tė njėjtėn kohė ai nisi edhe veprimtarinė artistike dhe erdh duke u zhvilluar e pėrparuar pėrherė si letrar.
Gjatė luftės sė Dytė Botėrore, Kamy u hodh nė luftė kundėr nazizmit e fashizmit dhe mori pjesė nė lėvizjen e Rezistencės. Nė kėtė kohė zhvilloi veprimtari tė gjerė revolucionare dhe u bė njė nga themeluesit e fletores “Komba” dhe kryeredaktor i saj. Duke filluar nga viti 1947, Kamy i kushtohet plotėsisht letėrsisė.
Mė 1957 Alber Kamy mori Ēmimin Nobel pėr letėrsi me romanin “I Huaji”. Kjo mirėnjohje e lartė nuk zgjoi kurrfarė habie, sepse ai tashmė gėzonte famėn e shkrimtarit tė madh dhe ishte njė nga letrarėt mė tė mėdhenj bashkėkohės tė letėrsisė frėnge dhe botėrore. Veprat e tij, sidomos romanet, ishin pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja dhe botoheshin nė tirazhe tė mėdha.
Mė 4.I.1960, derisa po kthehej prej pushimit tė Vitit tė ri, tė cilin e kishte kaluar nė vilėn e vet nė rivierėn franceze,vdiq nė mėnyrė tragjike nė njė aksident automobilistik.
Alber Kamy njihet si romancier, dramaturg, eseist dhe fletorar. Si shkrimtar i angazhuar, ai i pėrket plejadės sė shkrimtarėve prometeianė. Ata e konsiderojnė krijimtarinė letrare nė tė njėjtėn kohė edhe si luftė pėr ēlirimin e njeriut dhe tė ndėrgjegjes sė tij. Ruajtja dhe mbrojtja e vetėdijės dhe e ndėrgjegjes ėshtė synimi kryesor i tij. Kėshtu, ideja themelore e veprave tė tij nėpėr etapa tė ndryshme bėhėt vizioni i botės sė absurditetit dhe pėrpjekja pėr t’i zbuluar vlerat qė ndodhin jashtė cakut tė absurditetit. Duke u nisur nga kjo, edhe veprat e tij mund t’i ndajmė nė dy togje: nė tė ashtuquajtura vepra “absurde” dhe vepra “tė revoltuara”. Nė grupin e parė bėjnė pjesė ato vepra qė janė jehona e ndjenjės sė pėrgjithshme tė dezorientimit e tė absurditetit qė ėshtė karakteristike pėr brezin e shkrimtarėve tė rinj tė letėrsisė frėnge tė viteve ’40. Kėshtu, romani “I Huaji” dhe jehona filozofike e tij “Miti i Sizifit” pasqyron nė mėnyrė tejet tė fuqishmė pikėnisjen e mendimit tė shkrimtarit qė, me pak fjalė, mund tė pėrmblidhet kėshtu: njeriu arrin tė njohė absurditetin e ekzistencės sė vet nė botė, nė tė cilėn ēdo gjė ėshtė e huaj dhe e pakuptueshme pėr tė. Absurditeti fshin tė tėra velrat konvencionale tė jetės dhe njeriut absurd nuk i mbetet gjė tjetėr, pėrpos vetėdijės mbi ekzistencėn e absurditetit dhe revoltės drejtuar kundėr asaj bote, e cila ėshtė e pamundur tė njihet, si dhe kotėsisė sė fatit si tė vetmit realitet tė njėmendėt. Sizifi, symbol i njeriut absurd, pranon mekanikėn absurde tė detyrės sė vet pikėrisht pėr arsye se ka arritur ta njohė dhe ka pasuruar kėshtu me njė vlerė tė gjallė, me vetėdijen e tij. Koncepsioni filozofik i Sizifit ėshtė sendėrtuar artistikisht me romanin “I Huaji”. Protagonisti i kėtij romani, Merso ėshtė jetėsuar nė automatizimin e verbėt tė jetės sė pėrditshme dhe ka marrė tiparet e njė pėrbindėshi, tė zhveshur nga konvencionet shoqėrore e nga vetėdija, derisa tė arrijė ta njohė absurditetin e botės.
Alber Kamy ėshtė njė nga letrarėt e botės kapitaliste, tė cilit e mundon ēėshtja e ekzistencės sė njeriut dhe roli i tij nė jetėn shoqėrore.
Veprat dramatike tė kėsaj periode tė krijimtarisė sė tij, si “Mosmarrėveshja” dhe “Kaligula” janė edhe mė konsekuente dhe mė tė guzimshme se romani dhe esei i tij. Kėtu, njeriu absurd, i liruar nga tė tėra ligjet dhe vargonjtė e shoqėrisė, i udhėhequr nga vetėdija mbi absurditetin e ēdo gjėje tė kėsaj jete, i pėrvishet aksionit. Logjika e shfrenuar e ēon nė krim (“Mosmarrėveshja”), nė marrėzi e destruksion (“Kaligula”). Nė kėtė mėnyrė, absurdeti, si i vetmi shtutės i aksionit, e shpie njeriun nė njė individualizėm tė vrazhdė e anarkik.
Romani “Murtaja” tiranisė sė verbėt tė epidemisė i kundėrvihet simpatia dhe solidariteti bjerėzor, duke marrė anėn e atyre qė vuajnė si fizikisht, ashtu edhe shpirtėrisht.
Esei “Njeriu i revoltuar” trajton raportin ndėrmjet vetėdijės dhe realitetit nė aspektin e historisė politike dhe letrare.
Drama “Shtetrrethimi” paraqet nė formė dramatike revoltėn e njeriut kundėr tiranisė, Kurse drama tjetėr, titulluar “Tė drejtėt” bėn fjalė pėr problemin e ndrgjegjes individuale nė realizimin e detyrave revolucionare. Pastaj dolėn edhe esetė: “Internimi dhe mbretėria”, “Vera”, “Letra dėrguar njė miku gjerman”, “Aktualitete”, “Kronikat algjeriane” etj.
Romani i tij i fundit, titulluar “Rėnia” sipas disa studjuesve shėnon pėrsėri kthimin e Kamysė nė pozitat e filozofisė sė absurditetit dhe tė anarkisė. Nė tė vertėtė, me gjithė cinizmin e jashtėm, analgjezinė dhe indiferencėn, kėtė roman e pėrshkoi vetakuza dhe larja e fajit tė ndėrgjegjes, e cila identifikohet me tė keqen qė mbretėron nė botė dhe nė njeriun vetė.


Postuar nga volter datė 30 Maj 2005 - 11:25:

Analizė - I Huaji

“I Huaji” ėshtė romani i parė i Alber Kamysė dhe njėherit dhe vepėr e tij qė u pėrkthye nė gjuhėn shqipe. Dalja nė dritė e kėsaj vepra letrare pėrngjet njė ngjarje me rėndėsi nė jetėn kulturore dhe artistike. Vepra hedh ngjyra tė ndryshme, duke prekur imazhin e protagonistit Merso me tėrė koloritetin e absurditetit, dhe duke bėrė njė jetė tė shfrenuar e tė ēuditshme. “I Huaji” kap dimensionin e thellė filozofik, dhe vėshtirėson gjendjen e lexuesit pėr ta kapur aq mirė. Studiusė arti thonė, pėr ta kuptuar “I Huaji”, do tė duhej tė ndeshesh me karakterin filozofik tė Alber Kamysė, dhe ndėrkohė vėllimin e njė kapaciteti artistiko-letrar. Pra mbetet njė punė e vėshtirė qė lexuesi tė kuptojė mirė e drejtė idenė e kėtij romani, pasi mėnyra se si shfaqet ajo ėshtė e ndėrlikuar dhe e ēuditshme. Thjesht kultivohen do ndjenja qė ėshtė rėndė pėr t’i sajuar nė libėr.

Romani “I Huaji” zė njė vend tė veēantė nė krijimtarinė letrare – filozofike tė Alber Kamysė. Vepra ėshtė hartuar nė njė strukturė shumė ēoroditėse, dhe po kėshtu ėshtė shkruar me njė gjuhė specifike, si njė tregim tejet i pikėlluar i historisė sė njeriut, i cili nuk ėshtė i vetėdijshėm qė t’i perceptoje gjerat si interesante dhe tė domosdoshme me njė lloj ndjenjė prekėse, prandaj s’ėshtė i zoti tė kuptojė se ē’po ngjante rreth e pėrqark tij. Kjo figurė ėshtė pikėrisht zotėri Merso, protagonist i kėtij romani. Veprimi i romanit nis me telegramin qė merr ai nga Drejtoria e shtėpisė sė pleqve, ku e pat vendosur tė emėn para tre vjetėsh. Brenda tekstit shkruante se nėna e Mersos kishte vdekur dhe se varrimi i saj bėhej nesėr. Ēudia qė ndodh pėrtej kufirit tė ēudisė ėshtė se zotėri Merso, kėtė lajm e pret me njė indiferencė tė rrallė, gati – gati tė pabesueshme. Njė qėndrim i tillė mjaft intrigues, dhe i njė natyreje jo tė natyrshme e shtyn brenda dilemės lexuesin dhe kritikė arti. Nuk parakuptohet as me mend si ėshtė e mundshme qė njė bir tė mos derdhė as njė pikė lot pėr humbjen e qenies mė tė afėrt, mė besnikee mė tė dashur nė botė, pėr krijesėn mė tė shtrenjtė qė e ushqeu me gjakun e saj, ia fali jetėn si njė kujtim tė bukur, dhe qė e edukoi me aq kujdes e pėrkushtim. Kjo ėshtė njė piramidė qė lexuesin e fut brenda hamendjeve tė thella, po dhe njė mėnyrė pėr tė marrė vesh se notat e absurditetit mbizotėrojnė tek Alber Kamyja. Mersoja merr leje prej padronit tė tij dhe niset nė Marengo, ku ishte shtėpia e pleqėve. Specifiteti dhe temperatura qė mbetet e pandryshueshme tek veprimi i protagonistit Merso shquhet dhe pėr njė indifernece tė detajshme. Nė vend se tė pėrqendronte tėrė shllimet dhe vėmendjen nė fatkqesinė qė e kishte goditur rėndė, ai hiqet sikur fle njė sy gjumė nė autobus gjatė tėrė udhėtimit. Pėr ta kuptuar se sa e ēuditshme ėshtė sjellja e Mersos ndaj vdekjes sė nėnės dhe sa e vogėl ėshtė dashuria e tij ndaj saj, vėrjemė sapo marrim dhe i lexojmė kėta pak rreshta:
“Kur ishte nė shtėpi, nėna shkonte kohėn duke mė shoqėruar me shikimet e saj dhe duke heshtur. Ditėve tė para, pasi qe vendosur nė shtėpinė e pleqve, qante shpeshherė. Mirėp kėtė e kishte bėrė si zakon. Sikur pas disa muajsh ta largonte dikush nga shtėpia e pleqve pėrsėri do t’ia kėpuste sė qari. Pėrpos tė tjerash, edhe kjo ishte njė nga arsyet qė viteve tė fundit nuk e vizitoja fare dot”.
Qėndrimi i tij indiferent ndaj sė ėmės sikur nuk njeh kufi. Arrin nė shtėpinė e pleqve, takohet me drejtorin, hyn me kapelė, komplet fare ashtu i ēuditshėm, pikėrisht hyn ku ėshtė vendosur kufoma e saj, mirėpo zemra dhe ndjenjat e tij tė plasura nė cepin e njė hijeje tė zezė, nuk ligėshtohen aspak. Nė momentin qė hyn me kapelė portieri, merret njė formė shumė e trishtuese panorama e arkivolit, zbeh dhe ajrin nga absurditeti i tepruar. Mes tij dhe Merson lind njė bisedė, duke vėnė nė radhė vetėm fjalė qė s’kanė ndonjė cipė menēurie. Fazė e trishtimit psikik. Para kufomės sė nėnės, shohim Mersonė duke pirė qumėsht me kafe, ndez cigare, pėr tė tymosur tavanin e bardhė, dhe dhomėn, ngaherė udhėton nė gjumė, pastaj diku larg qenies sė tij, kotet, hamendet me veprimet e tij, rrefuzon tė shohė nėnėn e tij pėr herė tė fundit. Ditėn e varrimit tė saj, zotėri Merso sillet nė mėnyrė tė pacipė, dhe sikur hiqet se ka ardhur nė varrimin e dikujt tjetėr, dhe e ndjen veten tamam si I HUAJ. Pasi tė kryhen ceremonitė e varrimit tė gruas, fill pas ai shkon nė plazh, lėshohet krejtėsisht nė aventura dashurie, jepet pas gjerave qė nuk e pasqyrojnė mendimet e thella, sikur ka njė jetė tė dytė pėr tė. Atje nė plazh kalon prehje tė kėndshme me njė shoqe tė tij, duke biseduar pėr filmin e Fernandelit, duke u mbėshtetur pas aventurave naive, thjeshtė kalon njė jetė tė shfrenuar, duke mos menduar pėr tė nesėrmen e tė pasnesėrmen. Stilet e tij, dėshmojnė se ai ėshtė njeri qė ndalet nga veprimet e tij, qoftė edhe pas ngjarjeve mė tė hidhura se kjo e nėnės. Pushimi i tij do tė dalė nė dritė vetėm kur tė pėraqafohet nga disa rrethana qė e ēojnė larg jetės normale. Aty nė plazh ai kotėt goxha, dhe ballafaqohet me njė skandal, duke vrarė njė njeri. E mbyt pa asnjė shkak tė mundshėm. Thjeshtė pėr tė vepruar nė njė aftėsi tė pakontrolluar, krejtėsisht tė shfrenuar pas iluzioneve jetėsore. Pas mbytjes sė njeriut, ai do tė ndeshet edhe me njė burg, duke e pasuruar jetėn e tij , edhe me njė model tė ri paraqitjeje, duke u pėrballur me burgun. Kėshtu, qėndrimi i tij nė burg, para hetuesit, avokatit dhe ditėn e gjykimit ėshtė mė se i ēuditshėm, dhe i bastarduar bythekrye. Ai vazhdon me tė njėjtėn sjellje tė sillet edhe nė burg, aq indiferente sa sikur ato s’kanė tė bėjnė fare me kokėn e tij. Merso kėtu nė burg dėnohet me vdekje. “Pasi kryetari ma kumtoi nė njė formė tė ēuditshme se do t’ma presin kokėn nė njė shesh publik nė emėr tė popullit frėng, atėherė m’u duk se e njihja ndjenjėn qė e lexoja ne fytyrėn e secilit. Nė fund fare avokati mė pyeti a kisha pėr tė shtuar diēka. U mendova. Thashė “Jo”. Pas kėsaj mė ēuan”. Tash si mbetet gjė tjetėr, pėrpos tė vrasė mendjen qė eventualisht tė gjejė ndonjė mundėsi e t’i shmanget kėshtu vdekjes sė sihurt. Merso tani pjek mendjen pėr t’u kthyer nė njė stad tjetėr, ndryshe nga ajo e absurditetit. Por ama minutat e fundit ai do tė imagjinonte vdekjen a me kamzhik, me sėpatė, e deri tek makina e ekzekutimit. Ai tanimė bėn pėrpjekje pėr t’i shpėtuar dėnimit me metoda tė reja, me projktligje, etj, etj.
Shpresė pėr tė mbajtur Mersonė si njė tip qė ka ndryshuar rrėnjėsisht, duke shpresduar nė faljen e vdekjes sė qenies sė tij, por puna qe se vendimi ishte marrė definitivisht, dhe kjo gjė nuk luhej dot.

Personazhet: Duke lexuar kėtė roman, lexuesi njihet me njė numėr tė konsiderueshėm personazhesh, tė cilėt Kamyja i ka pasqyruar me kujdes, duke i individualizuar, tipizuar, konkretizuar dhe emotivizuar. Kėshtu, Selesti pėrfaqėson tipin e pronarit tė restorantit, padroni atė tė kapitalistit, Emanueli – njeriun e punės dhe shokun, drejtori – njeriun energjik, zonja Merso – nėnėn, portieri – plakun e zellshėm, Tomas Pere – pensionerin, Mara kardana – aventuristen, Salamano – plakun e lėnė, Rejmon Senteu – aventuristin, hetuesi, avokati, prokurori, kryetari i trupit gjykues, gazetarėt, publiku, dhe prifti.

Duke analizuar tiparet e karakterit tė Mersos, kuptojmė se ai pėrfaqėson njeriun absurd tė Kamysė. Ai jeton nė botėn e absurditetit. Mersoja dhe shoqėria qėndrojnė njeri pas tjetrit diametralisht tė kundėrt. Ai e ndien veten si tė Huaj, si qenie transite.


Postuar nga Isra datė 07 Nëntor 2005 - 13:54:

A.camy eshte nja nga autoret e mi te preferuar gjithashtu, romani "I Huaji" eshte nje kryeveper boterore per stilin dhe mesazhin filozofik te tij.Me kujtohet se pikerisht ky roman me ka rene analize vepre ne provimin e letersise se shekullit 20....Shyqyr qe e kisha lexuar dhe e shkrova me qejf...

Madje dhe Miti i Sizifit nuk eshte me pak i pelqyer....simbolika e tij eshte perdorur ne vargjet e shume shkrimtareve....

pershendetje plloshtan dhe flm qe na e solle kete material


 
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.