Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kendi Rinor (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=311)
-- kur jeni dashuruar per here te pare? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12515)


Postuar nga FjO!!@ datë 24 Tetor 2006 - 20:25:

kur jeni dashuruar per here te pare?

kur jeni dashuruar per here te pare? sa vjeq keni qene....dhe na thoni diqka me shume per ate dashuri


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 06 Nëntor 2006 - 14:23:

asnjeri nuk flet per dashurine e pare.......te gjithe kan harru me duket.....lol


Postuar nga SEXI datë 06 Nëntor 2006 - 15:10:

Eeeeee dashurin e pare???Une isha 14 vjeçe kur po festonim ditelindjen e nje shokut ne nje disco...Ishim shume shoke e shoqe te shkolles por disa ishin qe nuk i njihnim (shoket e lagjes se ketij shokut).Po kercenim te gjithe kapur dore per dore,kur ne moment vjen nje djal simpatik e shkeput doren time nga te shoqes dhe na hyn ne mes(ia bera shoqes me sy) per ti treguar se e ka me ty...dhe ajo po qeshte.Mbaroj ajo kenge dhe u ulem,Kur shohe qe ai po vinte tek ne dhe me flet mua...E keshtu filloj muzik dans e po kercenim te dy...Keshtu vazhduam....po nuk zgjati shume(pune adoleshentesh mo).....
Kjo dashuria qe po perjetoj me pelqen shume dhe e kujtoj me date e me ore çdo gje te saj qe nga fillimi...


Postuar nga comja datë 07 Nëntor 2006 - 17:42:

Ne moshen 17-vjece ne shkollen e mesme, sot jam 21 dhe akoma e vazhdoj ate dashuri. i uroj te githve nje dashuri te tille.


Postuar nga atiola datë 07 Nëntor 2006 - 18:21:

ne moshen 13vjecare do doja ta jetoja dhe nje here ate dashuri me keto mend qe kam tani jo me ato qe kisha atehere


Postuar nga bucimakja datë 07 Nëntor 2006 - 23:56:

17 vjece.....por qe tani gjithcka ka mbaruar....nuk e di ndoshta ishte nje enderr e bukur qe do ta kujtoj gjithmon me shuuume nostalgji sepse atehere kam mesuar per here te pare se cdo te thote fjala lumturi por njekohesisht pas tre vitesh mesova dhe se cdo te thote vuajtje..


Postuar nga Amstel datë 02 Janar 2007 - 16:48:

engjell pse ti e ke harruar?


une dashurine e pare e kam nisur si nje loje femijerie por qe zgjati 5 vjet isha 12 vjec kur u njoha me te femi domethene por duke u rritur duke u pjekur lidhja po shkonte shume me e forte.por cdo gje u prish me largimin tim nga shqiperia largesia na mbajti dy vjet larg pastaj cdo gje vdiq.shpesh here e kujtoj dhe eshte nje nga gjete me te bukura te jetes.


Postuar nga LUCIFERO datë 11 Shkurt 2008 - 22:26:

Ne moshen "12-13" vjecare ...


Postuar nga ThE^MiLaNisT datë 15 Qershor 2008 - 18:22:

;)

Me then te drejten,tamam tamam s'mbaj mend kam qen i dehur


Postuar nga hebeja datë 01 Korrik 2008 - 23:48:

Cool



E bukur kur e kujton. Isha 13 vjece, me familjen ishim me pushime ne Shqiperi (Durres), ne familjen qe u vendosem kishin dy goca, dhe nje cun. Cuni nje vit me i madh se une, Ermal quhej. Ishte nje cun shume i mire, mua me pelqente shume shoqeria me te, ngase ai me bente te qesh shume, aq me shume qe ne at moshe kisha nje cik veshtiresi per te kuptuar dialektin e tij, cdo fjale e tija me bente te qesh, po kur i flisja une(kuptohet ne shqip,po me dialektin e Tetoves, ai mendonte qe po i flisja ne maqedonisht gallat fare, nuk kuptonte asgje. Eh, nejse se u zgjata, kshu rrinim shume kohe bashke, mbaj mend qe ma mori dhe numrin e telefonit(te shtepise ne ate kohe)po nuk me mori kurre, erdh dhe koha e ndarjes, mbaroj pushimi,mbaj mend qe na percolli deri te stacioni. Me kalimin e kohes une harrova surratin e tij. Pas 5 viteve shkuam prap ne Durres per pushime, dhe shpine qe morem ishte afer shpise Ermalit, eh thash me vete te shkoj ta shoh, mbase e takoj (tashme goce e rritur une, 18 vjecepor jo, kur pyta nje njeri qe ishte para shtepise me tha qe Ermali ka disa vjet qe ka ikur ne Itali

ps.ishte dashuri pa puthje e prekje

Nuk e di a mund te quhet dashuri, po ishte nje ndjenje qe une me pare se kisha ndjere

 

 


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.