Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 112 113 114 115 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga NS-6 datė 21 Dhjetor 2007 - 20:02:

aplazia midulare

Cod. A21122007

atehere nese nuk gabohem semundja qe ke kerkuar eshte aplazia midulare dhe eshte nje semundje qe ka te beje me palcen kockore. fjala aplazi nenkupton mungese te ndarjeve te qelizave qe mund te vije edhe si pasoje e mungeses se qelizave qe mund te ndahen (1). kjo eshte ajo qe ndodh edhe ne kete semundje. ne kete semundje qelizat qe ndodhen ne palcen kockore te cilat do te trasformohen ne qeliza te gjakut zhduken ose zvogelohen si numer dhe si pasoje numri i qelizave te gjakut ulet mjaft. si pasoje e ksaj vijne edhe simptomat. psh infeksioni sepse kemi nje ulje te neutrofileve,lodhje ose keputje sepse kemi nje mungese te prodhit te qelizave te kuqe te gjakut,hemorragji sepse nuk kemi nje numer te mjaftueshem trombocitesh etj etj...kjo sa per te dhene idene se cfare ndodh me secilin tip qelizash qe ulet
ne kete emertim gjithsesi nuk futen rastet kur zevendesimi i ketyre qelizave behet nga qeliza kancerogjene sepse keto raste futen ne forma te tjera emertimesh si psh leucemi ose mielome ose metastaza etj...
tek format gjenetike te aplazise futet ajo qe merr emrin si sindroma e Fankonit qe eshte nje semundje ne te cilen ka nje problem ne mekanizmat e riparimit te ADN (shihni rendesine e mekanizmave te riparimit te ADN-s) dhe si pasoje shkaktohet nje problem ne rritjen e qelizave paraardhese qe pastaj do te ndahen ne neutrofile ose qeliza te kuqe te gjakut ose trombocite!
pervec kesaj semundje gjenetike ka edhe semundje te tjera jogjenetike qe mund te shkaktojne aplazi midulare sic mund te jene semundjet infektive (citomegalovirusi psh mund te jape nje problem te tille ose edhe virusi i ebstein-barrit etj) ose rrezatimet ose ilace te ndryshme
thashe qe shenjat vijne si pasoje e mungeses se nje prodhimi te mjaftueshem qelizash te gjakut. per te pare qelizat qe mungojne do te mjaftonte nje analize gjaku. per nje konfirmim dhe per te pare graden e interesimit te palces kockore mund te kryhet nje biopsi qe do te konfirmoje mungesen qelizave qe do ndahen ne qeliza gjaku (duhet me gjet i term me te shkurter per kete fjale)...

pak a shume mendoj qe keto gjera mjaftojne per te bere nje ide rreth kesaj semundjeje!me kalimin e kohes mund te shtohen te tjera gjera ne tema te ndryshme


(1)disa terma qe mund te ngaterrohen: HIPERPLAZIA dhe APLAZIA (Cod. B 17032005)


  Gjithsej 153 faqe: « E parė ... « 97 98 99 100 101 102 103 104 105 [106] 107 108 109 110 111 112 113 114 115 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.