Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Mbreteria e mendimeve te mia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11903)


Postuar nga eliz datë 26 Qershor 2006 - 15:47:

Mbreteria e mendimeve te mia

Gjithcka ndodh per nje arsye...

Kete shprehje me pelqen ta besoj vetem kur takoj persona interesant' dhe me pelqen shoqerimi me to, e atehere mendoj se ka qene nje arsye e cila me beri te takoj keto persona. Kur te takova ty, po qe e besova kete shprehje, e vleresova dhe e mbajta fort prane meje si thelbesoren e teorive... por kur ti dergjesh ne nje dhome spitali te erret, te pa mbajtur mire, te piset dhe plot mosperfillje... ne nje dhome spitali qe vetem leku te ndihmon, se askush nuk do te hidhte syte... une atehere pyes veten nqse ti je aty ne ate dhome ferri per ndonje arsye??? E arsyen nuk e gjej, nuk dua ta gjej... nuk ka arsye qe do te conte ty - "lulen" - ne ate dhome... ne ato ore vuajtjeje dhe miliona minuta ankth-pritje per ato qe te duan. Ne momente si keto thelbesorja e teorive te mia kthehet ne ca fjale pa kuptim.
Lexoj ty,lexoj ty qe te ruaj zemren prej ngurtesimit e shpirtin prej urrejtejes qe po e kaplon.Lexoj ty qe te cmallem.


E kush me bukur se ty mund te shprehi ndjenjat ne kete menyre?Kush me bukur se me i bukuri shpirti yt?Shpirti yt...Sot po e pershkruaj veten si xheloze.Mbase do qeshesh kur ta lexosh e do pyesesh veten pse.
Shume njerez kane aftesine te kuptojne dhimbjen e shpirtit.Ate qe cdo njeri e ruan me fanatizem.E ruan sit e vetmen gje te shtrenjte.Te vetmen gje qe asnjeri prej nesh s`do donte te humbiste.(shpirtin)Por kush prej nesh ka aftesine te hapi ate dritaren prej se ciles mund te lexosh gjithcka aty brenda ,te hyje e te behet pjese e pandare e saj?Jo une!Edhe une i kam pare syte qe luten per nje shikim ndryshe nga ai i zakonshmi ,e duart qe dridhen per nje prekje,por egoizmi im s`me ka lene te shoh me tej.Ndersa ti s`I the kurre jo deshires per te jetuar.Ahh ti.Ne c`bote u rrite ti?Pse je kaq ndryshe?Kush te mori prej dore e me cilat hapa ece ti?Nga buron gjith kjo miresia jote,
gjith kjo dashuri?Pse mungesa jote eshte kaq e paperballueshme?Pse pritja per ty s`ka fund?Pse…pse…eh sa pse mund te rreshtoja ne keto momente.He e kupton pse jam xheloze tani?Sepse edhe pse mungon,ne te vertete je ketu.Je Brenda kaq shpirtrash qe I bere te tute.Sa egoiste te mendoja se ishe vetem I imi per nje cast hahaha e me c`te drejte?Lotet jane kot,lotet nuk mund te shprehin gjith dhimbjen e shpirtit.Por mendimi im mundet e ai ngelet ketu sot per te te kujtuar gjithmone se sa shume po me mungon ne keto momente.Sa shume po vuaj me ty ne mendje,
me padrejtesite e kesaj bote.E di gjithcka do te ndryshoje shume shpejt por ka ca gjera qe s`i pranoj dot…e ndjehem sikur AI duhet te jape llogari perpara meje e jo e kunderta.
Kaq shume gjera do doja te te thoja ne keto momente…jam e sigurte qe me ndjen.
Si thua e mbyllim per sot mbreti i mendimeve te mia ?


Postuar nga eliz datë 08 Gusht 2006 - 15:01:

Ti e ben jetn time te bukur !Ta kisha thene ndonjehere?Ndjehem se dua te ta them tani.Dhe vetem qe egziston me ben ta dua jeten e te shikoj cdo gje si te bukur e plot kuptim.Cdo send qe preke ti me vjen ta perqafoj,cdo vend qe kaluam bashke me vjen nder mend si nje vallezim I lehte,cdo ledhatim e bere te deshiruar,me fale gjith embelsine e botes me perkedheljet e tua...Si e ben kete??si mund te ndjehem keshtu nderkoh qe ti ..C`fuqi eshte kjo qe me mbush shpirtin skaj me skaj me kujtimet me te bukura.Sot I kalova te gjitha frikerat e mund ta le shpirtin te udhetoje I lire, se tashme e di qe s`udhetoj vetem por me ty. Burim jete ti ,dashuria ime ti .Me zbukurove jeten dhe ...


Postuar nga eliz datë 01 Shtator 2006 - 22:39:

...Ndonjehere njeriu ka nevoje per kaq pak per te qene kaq shume i lumtur.Ndonjehere nje telefonate te shton vite jete.Ndonjehere fluturon dhe pa krahe.Ndonjehere s`permban dot veten nga buzeqeshja qe te ka pushtuar fytyren.E pyet veten si?pse?si ndodh?S`me intereson ne te vertete asnje pergjigje tani.E tashmja eshte e bukur dhe e nesermja e mire-pritur.


Postuar nga eliz datë 18 Tetor 2006 - 12:42:

Frymemarrje


Postuar nga eliz datë 11 Shkurt 2007 - 17:11:

Duke lexuar Remark…ja , pra, sa shume perulem e gjunjezohem para asaj qe ndjej. Kjo eshte pjekurija e stines se veres qe ka mbjelle lulezimin, megjithese askush nuk ka mbjelle asgje, kjo eshte nje vere me bime te egra e nje dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e forte e jetes, lule qe ka qendruar shume kohe e vetmuar...
Dicka me kujtuan keto rreshta dhe do doja ta kisha ate leter perpara meje tani .Ngjante shume me kete apo jo?Sigurisht qe ngjante .Gjunjezim ,perulje perpara asaj ndjenje,perulje para dashurise!Ndjehem gjithmone bukur kur kujtoj ato ndjenja, ate kohe…
Kur kam lexuar remark per here te pare.Duhet te kem qene 10,mbase 12 vjece.Ne ate kohe iu betova vetes se ose do lexoj libra qe I ngjajne stilit te Remarkut ose do lexoj Remark gjith jeten .Nuk ishe vetem nje shkrimtar per mua.U bere baba,mesues.Tani kuptoj shume gjera.Tani shume gjera kane shpjegim.


Postuar nga vanesajaems datë 02 Shtator 2007 - 09:32:

mbreteria e mendimeve te mija....

per ty po lutem shpirte...per ty e dashur  "mike "per               dhimbjen... ,hipokrizin ...per ate monster qe mbreteron ne ate kufom.

buzeqeshja jote ka qene gjithmone nje mantel qe ka mbuluar gjithshka...eksperienca e jetes atje beri ti njihja mire ato qeliza te shkatruara nga radioaktiviteti i vetmise....ishte koha kur  rrete e shpirtit tim ecnin pas shtellungave te shpirtit tend...koha ecen shume shpejt..nuk na pyet ne ...guret qe ne vendosim mbi deren e burgut te lirise tone...lene gjurme shpirt..zemer..."artistja e xhaxhit"...historia perseritet dhe tani ti ecen krah per krah me mua por smundesh ta shohesh...era rembeu mantelin e buzeqeshjes tende...dhimbja marshoi..xhelozia jetoi...per ego sbehet fjale dhe monstra mbreteroi dhe ti perseri kokforte... pret qe "dhimbja te kthehet ne lumturi " eh....u lodhe duke pritur shpirt...dhe pritja ska fund...dhe kurr ti nuk  mund te shikosh....ne  paralel do te ecim...deri ne fund te jetes sone...ti atje poshte.... dhe une ketu larte..."shpirt".................

harresa ishte nje force inercie por me shume nje aftesi aktive nje gardian qe rruajti rrendin tim psikik

 


Postuar nga eliz datë 08 Shtator 2007 - 19:26:

Ah sa shpejt kalon vera e nxehte,ndersa dimri duket sikur eshte gjithmone aty,ne pritje,thjesht duke i hapur rrugen veres.


Postuar nga vanesajaems datë 09 Shtator 2007 - 03:44:

ndjej meshire  per ate  " hole "ne mes te zemres....qe terheq rreth vetes kaq shume "miresi "... o ti engjelli i bardhe atje larte te lutem.... ndihmoi femijet e tu...  cliroi nga keto monstra djajsh....e une... , te lutem ne emer "united gene"... that is verry necessary to do something.... please....please.... please..do it

koha kalon...fluturon dhe bashk me te dhe ti ...per kete jam shume e sigurt qe do ta shof ...cdo gje qe ndodh e ndjej ..".urimi "qe xhaxhi me dha ...nuk kaluan dite ...dhe atje ne ate saranden ...dikush e gezoi....dhe ti o lumi i pavias do te rrjedhesh tek lumi i kelcyres...a ke bere ndonjehere ndonje bilanc....jam e sigurt qe jo...beje se do mesosh shume..". nga  urimet e 76..."ato burojne nga  arteret e zemres se fishkur.... 


Postuar nga kotka datë 10 Shtator 2007 - 20:19:

I vetmi mendim i imi sot, eshte se ne jete nuk duhet kurre te behemi te vegjel shpirterisht .... por te rritemi duke qene te vegjel...

Zemergjeresia i sheron te gjitha.....me shume se kurre, vehten tone.

Keshtu femijet kalojne mire midis tyre femijerine dhe jane te gezuar gjithmone e me shume. Ata nuk jane kurre vetem....ndersa ne te rriturit jo vetem qe jemi ne vetmi, por gezohemi edhe kur te tjeret jetojne vetmine... kjo eshte shpirtngurtesia e te riturit....

Sa te ndryshem jemi....eeeehhh


Postuar nga kotka datë 14 Shtator 2007 - 18:41:

Mendimi im i vetem qe mbreteron sot tek une eshte vetem ky:

Sa keq eshte kur ndeshesh ne jete me njerez, qe ne jete udhehiqen nga parimi; "Beni si them une, por mos beni si bej une"

Cfare hipokrizie.............nuk jam aq e re qe te cuditem akoma nga kjo lloj hipokrizie, por ja qe akoma ben efektin e vet edhe pse u rrita, u mesova dhe u ambjentova me hipokrizine... na u be pjese e jetes...

Ne qofte se dikur kjo hipokrizi me lendonte dhe me vriste, tani me peshtiroset.

Si eshte me mire te te lendoje apo te te peshtiroset... une do te thoja me e bukur eshte akoma kur te lendon...por ja qe une e kalova ate fazen e bukur te lendimit...atje kishte bukuri edhe pse kishte dhimbje...

Peshterimi ka vetem percmim, por jo me keqardhje....dhe kjo perkthehet zbrazetire.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.