Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 102 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Rreth filozofise, diskutime. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17813)


Postuar nga Piktor datë 15 Maj 2010 - 00:13:

Rreth filozofise, diskutime.

Ne fakt nisur nga nje mendim i hershem filozofik rreth Filozofise.
Rrethi dime se eshte forme e lakuar dhe e mbyllur, kur flasim rreth filozofise pra filozofine e veme brenda rrethit e ne flasim perreth saj. Mirpo filozofia qendron ne faktin se brenda rrethit pra brenda filozofise ka gjithmone nje filozofi. filozofia qe pershkon individin, shoqerine , jeten ne teresi eshte nje teresi rrethesh. Qe te behem me i thjeshte pra filozofia ne fakt nuk na shtyn aspak jashta rrethit por na krijon rrethe te reja te pafundme ashtu sikurse nje gur qe hidhet ne nje pellg me uje. Po keshtu dime se keto rrethe nuk jane aspak te njejte as te rregullt dhe biles as te renditura sikurse rrathet e ujit. Ne kuptimin filozofik rrathe e ujit kane te gjitha te njetin burim qe zgjerohen e zgjerone deri ne pafundesi.
E gjithe kjo hyrje u be per te harruar ose me mire per te mos krijuar idene se shkenca ka lindur nga filozofia. Jane shkencetaret dhe jo filozofate ata qe i kane dhen kuptim jetes, qe kane transformuar boten. Prandaj duhen dhe lypsen shkencatare dhe jo filozofe dhe mesimi duhet drejtuar nga shkenca dhe jo nga filozofia.


Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2010 - 00:29:

S'mora vesh gjo un.

Une di qe rrathet e ujit perhapen deri ne pafundesi dhe fuqia e tyre shkon drejt infinitit zero.

Njeriu eshte kafshe pastaj eshte njeri.
Shkeca meret me kafshet, kurse filozofia me njerezit.


Postuar nga Piktor datë 15 Maj 2010 - 00:42:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
S'mora vesh gjo un.

Une di qe rrathet e ujit perhapen deri ne pafundesi dhe fuqia e tyre shkon drejt infinitit zero.

Njeriu eshte kafshe pastaj eshte njeri.
Shkeca meret me kafshet, kurse filozofia me njerezit.

Pse filozof je ti
Sepse shkenca dhe filozofia jane dy gjera te kunderta. Shkenca eshte pune dhe energji fizike ndersa filozofia energji mendore dhe metafizike.
Shkenca mund ta shpjegoje pse rron, pse vdes njeriu kurse filozofia nuk eshte kurre ne gjendje ti shpjegoje keto gjera pasi ngushtohet ose ngec aty ku e ka dhe lindjen tek kufizimet dhe perkufizimet. Shkenca merret me trupin e njeriut ndersa filozofia me shpirtin dhe gjerat qe lidhen me te.


Postuar nga shelgu datë 15 Maj 2010 - 06:16:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
S'mora vesh gjo un.

Une di qe rrathet e ujit perhapen deri ne pafundesi dhe fuqia e tyre shkon drejt infinitit zero.

Njeriu eshte kafshe pastaj eshte njeri.
Shkeca meret me kafshet, kurse filozofia me njerezit.


Piktori eshte alegorik.
Pu sa i ngurte Losti.
Nejse filozofimi dhe fantazimi, Piktor, nuk jane e njejta gje

Shkenca merret me mendje dhe filozofija si shkence e shkencave merret pikerisht me pergjithesimet teorike te nje shkence.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 16 Maj 2010 - 01:23:

Tani e di si eshte puna?
Filozof duhet te jete ai qe, si qenie e afte te mendoje, konsideron arsyen jo shume e jo vetem nje mjet qe i sherben per te zgjidhur problemet e lidhura me prezencen e tij ne bote, te krijuara nga raporti i tij me boten, por edhe, e mbi te gjitha, konsideron aftesine arsyetuese per te hetuar e kuptuar qellimin e botes dhe te prezences se tij ne bote. Me fjale te tjera, ajo qe e shtyn filozofin te "filozofoje" eshte me shume nevoja per te njohur PSE eshte ajo qe eshte dhe PSE ndodh ajo qe ndodh, se sa nevoja per te kuptuar SI (menyren) e asaj qe eshte e qe ndodh.
Tani, nese shkenca moderne lind duke u fokusuar te "SI" (duke u bazuar te vertetesia e fakteve e te mundesia per t'i vertetuar ato), me kete nuk nenkuptohet qe heq dore nga "PSE"-ja, perkundrazi, pikerisht ndjek teorine se njohja e "SI" (menyres) te ndihmon te njohesh e te dimostrosh ne menyren e vetme te mundshme edhe "PSE"-ne.... Tani ceshtja eshte te kuptosh nese kjo tregon se midis shkences dhe filozofise ka nje lidhje te pamohueshme e reciprokisht stimuluese, apo nese eshte pikerisht faktor tregues i kundervenies se pasherueshme, duke qene se mund te jete me te vertete nje tentative sundimi kundrejt hapesires se tjetres…
Une ve bast qe asnje s'me ka lexuar me vemendje e aq me teper s'me ka kuptuar (sinqerisht edhe une po pertoj te rilexohem), por jam e bindur vetem per kete, qe i kundervihen apo i plotesohen njera-tjetres, ne te gjitha rastet raporti shkence-filozofi stimulon zhvillimin. Nuk mund te jete ndryshe. Te tjerat po ua le filozofeve e shkencetareve (te forumit e jashte forumit) qe t'i marrin persiper.


Postuar nga Piktor datë 16 Maj 2010 - 20:58:

Shume bukur Heyday.
Ja si lindi filozofia, pak histori dhe shjegime te thjeshta lehtesisht te kuptueshme per ata qe duan te behen filozofe
Termi " sophia" ose saggeza do te thote zgjuarsi (urtesi, dije)
"Filo" nga greqishtja shok, mik.
Sipas Ciceronit ne vepren Tuskolana, kur e pyeten Pitagoren,- Ti je njeri i zgjuar (sofo), pra nje njeri i ditur, qe i perkushtohet njohjes se natyres dhe gjerave, ai u pergjigj:-Jo une nuk jam i zgjuar (sofo) por filozofo (shok i zgjuarsise)
Deri ne shekullin e XVII filozofia ndahej ne filozofine e natyres qe studionte natyren (kimi, biologji, astronomi etj) dhe filozofine morale qe
studionte ose hetonte duke bere pyetje mbi te gjitha gjerat qe kishin te benin me njeriun dhe natyren e tij, rraportet me universin, fatin e tij,
dhe parimet. Zotin dhe shpirtin e njeriut qe jane objekte te metafizikes.
Por nga shek i XIX fjalori behet me i qarte dhe filozofia natyrale quhet shkence dhe filozofia morale ndahet ne disa dege.
Megjithate nuk egziston nje ndarje preçise mes shkences dhe filozofise, sepse kur nje fizikant shpjegon idene e nje force, ajo "gje" qe prodhon
kete levizje o deformim ai eshte akoma metafizik. Po keshtu kimistet kur afirmojne se materia vitale (jetesore) perveçse elementeve kimike perbehet edhe nga "gjera" te tjera qe ne te mbizoterojne forca misterioze, ata jane metafizike. Po keshtu edhe astrologet kur studiojne efektet e planeteve ne jeten e tokes,, ujrat etj apo dhe ngelin "pafjale" perballe pafundesise se universit, behen metafizike. Etj, etj, etj.


Postuar nga Piktor datë 20 Maj 2010 - 01:03:

Llogjika.

Kur ne mundohemi te evitojme nje gabim perdorim llogjiken per te arritur te verteten.
Baza e llogjikes eshte matematika, meqenese matematika hyn tek shkencat egzakte edhe arsyetimi yne eshte llogjik.
Pra nqs une them 2 + 2 = 4 kjo eshte e vertetuar katerciperisht ne menyre llogjike dhe praktike.
E njejta gje mund te thuhet edhe me nje formule te veshtire matematike.
Bernard Russei ka bere nje perkufizim:
Llogjika eshte bere matematike dhe matematika eshte bere me shume llogjike. Pasoja eshte se tashme eshte e pamundur te hiqet nje linje qe i ndan, ne fakt te dyja perbejne nje njesi.
Ta leme menjeane matematiken dhe filozofojme.
Ne fakt llogjika eshte e lidhur me psikologjine, por meqenese psikologjia studion te dhenat mendore, duke kerkuar shkakun dhe efektet ne kohe, ndersa llogjika ben krejt te kunderten duke fiksuar nje rraport qe nga fillimi deri tek pasojat pavarsisht nga koha.
Llogjika interesohet per vlerat e nje operacioni mendor dhe jo te te dhenave te ketij operacioni. Llogjika zbaton disa rregulla te percaktuara, i parashkruan ndersa psikollogjia vetem i pershkruan.
Psikologjia gjykon pavarsisht se eshte gjykim i drejte apo i gabuar, ndersa llogjika pranon gjykimin nese i ploteson kushtet per te qene i vertete.
Per me teper lexoni ketu:
http://www.orizzonteuniversitario.it/fedescienza.html
Ku behet nje debat interesant per teorine e evolucionit.


Postuar nga shelgu datë 20 Maj 2010 - 03:16:

Hejhej, pse-ja dhe si-ja jane stadet e para te filozofise. Ne fakt keto jane detyre e shkencae. Filozofija ben pergjithesimet e konkluzioneve, mendoj une.

Filozofi qe shume bukur e ka thene Piktori (si perhere), duke qene mik i dijee, ben perpjekje qe te gjeje te perbashketen tek fenomene te ndryshme dhe te zbuloje ligjshmerine qe i ben keto fenomene te kene nje rregullsi. Filozofia perpiqet te harmonizoje njohjen e shkencave te ndryshme

Per kete rol paresor luan metoda e perdorur per te pare dhe studiur nje fenomen, ngjyra e syzeve qe ke vene de kujt i referohen keto.
Po te vendosesh syze fetari, nxjerr nje konkluzion te caktuar.
Materialisti shikon gjerat ndryshe.
Idealisti, po ashtu i sheh ndryshe.


Postuar nga ingmetalboy datë 20 Maj 2010 - 23:42:

Pse nje nga momentet me te prekshme per njeriun eshte mbasi e kemi mbushur barkun? Nejse. Po lexoja dhe te them te drejten nuk di se ku mbaron shkencetari apo ku fillon fillozofi mbasi per mendimin tim te dy kane qellim te njejte sic po shkruante piktori dhe heyhey, te japin pergjigje pse-ve dhe si-ve. Bile edhe me thjeshte akoma te dy kane si qellim te bejne njerzimin me mire sec ishte duke perdorur diturine. Nuk po zgjerohem ne kete mendim tani. Persa I perket ndryshimit me te madh midis tyre mendoj se eshte menyra se si I kerkojne keto pergjigje. Shkencetari perdor metoda te caktuara te cilat jane perkufizuar si "metoda shkencore" te cilat konsistojne ne mbledhjen dhe analizimin e datave duke obzervuar dhe eksperimentuar per te arritur ne nje hipoteze. Filozofi I bie nje cike me shkurt I think. jk.


Postuar nga Fajtori datë 20 Maj 2010 - 23:56:

Filozofi me shkurt se shkencetari?

Filozofi e merr me aq nge sa s'ta merr mendja. Shkencetari s'ka kohe, i duhet te nxjerre rezultat se s'ben.


  Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 102 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.