Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 223 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Matematikë dhe Gjeometri (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=9)
-- E gjeni dot? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6884)
E gjeni dot?
Pershendetje,
A e gjeni dot (ose te pakten arrini ta perfytyroni) cili esehte ai trup gjeometrik, projeksioni i te cilit ne tre plane te ndryshme eshte nje rreth, nje drejtkendesh dhe nje trekendesh....
Mendohuni pak...do ju jap nje jave kohe...
nuk eshte sfera??
po qe se e kuptova ire pyetjen ti thua qe po te marrim nje trup she te bejme projeksjonin e ketij trupit ne tre planet e orjentuara sipas vektore te mbeshtetur ne XY dhe Z atehere do te dilte vetem nje rreth??
per mua eshte sfera...
ciao
Jo
Projeksioni i sferes ne tre plane (pingule me njeri-tjetrin) eshte e njejta figure gjeometrike- nje rreth.
Kerkohet, te gjendet nje trup, i tille qe projeksioni i tij ne nje plan te jete nje rreth, ne nje plan tjeter te jete nje trekendesh dhe ne planin e trete te jete nje drejtkendesh (ose katror meqenese katrori eshte nje drejtkendesh).
Mendohu...
si te duket??
per mua mundesi tjeter nuk ka , gjeometria eshte nje fakt jo nje opinion
Ekziston
Ti japim mundesi edhe te tjereve
Pergjigje-pas nje jave...
edhe nje gje
trupi duhet te jete i mbushur apo i sbrazur??
Mendoj se eshte CILINDRI.
ska mundesi
si mund cilindri te projektoje ne tre faqe te ndryshme te figura gjeometrike te ndryshme?? (trekendeshin, katrorin edhe rrethin??)
Re: ska mundesi
Citim:
Po citoj ato që tha dieFaustNeu
si mund cilindri te projektoje ne tre faqe te ndryshme te figura gjeometrike te ndryshme?? (trekendeshin, katrorin edhe rrethin??)
ha...ha...ha
(E kuptoj pyetjen tende, rreth trupit te mbushur apo te zbrazur), Por po jap VETEM kuptimin matematik te kesaj ideje:
-Nese trupi gjeometrik eshte i zbrazur, atehere projeksionet do te jene thjesht vija, te cilat do te formojne ato figurat gjeometrike qe kerkojme.
-Nese trupi eshte i mbushur (solid), atehere projeksionet do te jene te njejtat figura, por te hijezuara.
Gjithesesi, fakti nese trupi eshte i mbushur apo jo nuk te pengon te perfytyrosh formen e tij. Them perfytyrim sepse une nuk di qe ky trup te kete ndonje emer (te pakten ne shqip).
Mendohu....
Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 223 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.