Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 192 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Skena seksi ne nje shkolle publike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11857)
Un giorno speciale
Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Une e kuptoj qe shumica jane mesuar me norma te tjera dhe pornot duken kushedi cfare, por une e imagjinoj fare mire nje shoqeri te lire, qofte ne pornografi, qofte ne prostitucion. Eshte e kote te iluzionohemi se presioni i shoqerise do mbaje brenda impulset tona te brendshme. Ose me sakte eshte iluzion komunist, qe aq me teper me sjell antipati. Liri pipell, liri.
NS-6 do hedh vetem nje koment te vogel qe me zgjove me mendimin tend. Bashkohem me dike qe thote se "eshte e veshtire te kalosh ne nje ruge me balte dhe mos i njollosesh kepucet dhe nqs dikush pretendon te kunderten do te thote qe eshte nje cinik qe kerkon ate qe nuk eshte e mundur". Liria nga adoleshentet apo nga rinia e re po eksperimentohet pasi po kalojne ne nje periudhe tranzicioni ku cdo gje po imitohet....
DIKUR KUR SHKOLLE KISHTE DAL FJALA SE DY MESUES BENIN SEKS NE SHKOLLE.....PO CE DO QE ATEHERE SKISHTE CELULAR ...TANI MIRE QE KA CELULAR POR KAN FILLUAR TE JAPIN LEKSIONE NXENESIT :p :p :p :p :p :p :p
PS.NEJSE
Pse liria seksuale shkaterroka shoqerine? Ku bazohemi kur ruajme moralin pervecse tek thirrjet retorike te ndjenjes se xhelozise?
Sa per dijeni, seksi eshte praktikuar lirshem mijera vjet perpara. Ne Romen antike orgjirat ishin ne rend te dites. Madje juve, modernistet e sotshem, do skandalizoheshit po te shikonit jeten e popujve te vjeter. Praktikat e lirshme seksuale u ndaluan prej semundjeve qe rane ne ato periudha. Dhe ka kaq vjet qe fe dhe fetare te predikimeve te ndryshme predikojne mos berjen e seksit.
Te flasim drejt. Lirite seksuale nuk shkaterrojne shoqerite. Perkundrazi, tregojne pjekuri, qe sic lexohet qarte ne keto tema populli shqiptar akoma se ka. Ketu argumenti "shkolle" ka kohe qe eshte lene pas kraheve, sepse problemi kryesor eshte seksi, cfare rendesi ka kujt i perkisnin ato muret e bardha tek videoja 9-sekondshe. Problemi eshte qe ju bashkemoshatare (sa turp me vjen) nuk arrini te pranoni njerez qe kryejne seks lirshem. Shumica jane skandalizuar sepse njerez me te rinj se vetja kane patur kurajon t'ju tejkalojne, te dalin para kameres duke bere SEKS.
Per mua eshte thjesht nje model i tejkaluar... ai qe ben te medhenjte pronare te jetes se te rinjve, pa pyetur per deshirat dhe nevojat e tyre. Shqiperia eshte kjo, me gjithe tranzicionin e skandaleve qe po ndodhin. Prandaj pranojeni keshtu per hir te ndryshimit qe pretendoni te kete. Nuk ka ndryshim vetem si ta vizatoni ju, ndryshimi perfshin edhe keto aspekte. Madje mendoj se keto jane aspekte baze qe shoqeria jone te zhvillohet, por shumica kete se kuptojne dot. I duket e pamundur te lidhin vrasjet, xhelozirat, maskilizmat, etj me proibicionizmin ndaj seksit. Nejse, c'tju them me. Secili zgjedh rrugen e vet. Po sikur te gjithe te benin me shume seks do ishim yll bote. Po hajt moooo, ca pretendoj une. Te ndryshojne krijesat e fiseve turke, fetareve me qeleshe, dhe 50 vjeteve moral komunist. A pika mua
...beh,cte them une!nuk i mbetet vec kohes qe ta tregoje se si do shkoje puna jone!ndoshta do ta dal une gabim...cdo fjale e imja ne kete moment do ishte e tepert...

Une personalisht kurrsesi nuk jam dakort me skenat e seksit ne nje shkolle publike shqiptare (nese vertet ka ndodhur nje skene e tille ne shkollat tona se me duket se po i bijme cekanit kot me se koti duke akuzuar adoleshentet shqiptar) por nuk do te pajtohesha ne asnje menyre me ate qe mendojne disa per moszhvillimin qe sjelle liria seksuale...
Po mundohem t'ju sjelle disa shembuj te lirise seksuale ne vendet me te zhvilluara te botes...Eshte nje liri gati gati rrenqethese per nje shqiptar...
-USA , perandori boterore, nje nga vendet super te zhvilluara ku liria, perfshi ketu edhe ajo seksuale eshte baza e moralit. Kjo super liri ne asnje moment nuk ka cuar ne stopim apo moszhvillim kombetar, nese nuk do te permendim degradimin social qe ka cuar ne shkaterrim te familjes se shendetshme amerikane (degradim social gjithmone ne kendveshtrimin e nje shqiptareje se per amerikanin te gjitha keto mund te hyjne ne familjen e madhe qe quhet "liri")
-Anglia. Gjithashtu konsiderohet si fjala e fundit e zhvillimit...Kete shtet e kam pare me syte e mi per pak kohe qe e kam vizituar dhe jam skandalizuar dhe njekohesisht ndjere shume keq per lirine seksuale qe conte deri ne perversitet te anglezeve...Vendi i pederasteve dhe lesbikeve, vendi ku benin seks edhe me kafshet, ku burri pergezonte gruan per dashnorin e rradhes qe ajo kishte takuar. Sinqerisht qe Anglia me ka tronditur...
-Une kam jetuar shume gjate ne Rusi. Edhe atje liria seksuale eshet pjese e kultures por ne ndryshim nga vendet e siperpermendura ne Rusi kjo liri ende konceptohet brenda mardhenieve ne cift (mashkull+femer), pra cdo gje eshte brenda natyres njerezore...
Jam e bindur qe Evropa Perendimore dhe Amerika si kontinente super te zhvilluara jane disa shekuj me te zhvilluarse ne, dhe pervec te tjerave, ata, kete zhvillim nuk e kane arritur duke kufizuar lirite (perfshi ketu edhe ate seksuale)
Citim:
Po citoj ato qė tha Unstoppable
Ne radhe te trete sexi duhet te jete i perzier ( jam pak skeptik per te thene totalisht...) me ndjenjat ! Po te besh sex pa pase ndjenja atehere nuk je njeri por je kafshe qe fare mire mund te bash sex me cdo njeri tjeter qe i perket sexit te kundert ! ( ketu mund te hyjne edhe motra , nana , kusherira...etj etj )
Nqs me lejohet Fajtori!
Asnje nga ne nuk eshte prekur ne rrethin familjar per sa i perket kesaj ceshtje. Rrjedhimisht liria e te qenit spektator, si ashtu dhe mosndeshja e interesave tona familjare shoqerore etj etj, me idete tona na ben te mundur qe te shfajsojme dicka te tille si normale me cdo menyre te mundshme.
Ne nje rast ku nje anetar i ketij forumi te ishte vellai apo prindi i njerit prej atyre adoleshenteve sidomos femres sa do "Liberal" te ishte nuk do te mund ta shfajsonte dot. Ky eshte realitet, le te jete ai shqiptar rumun amerikan etj, ashtu sic do te kishe bere dhe ti dhe une dhe dhe te tjere po te ishim te lidhur familjarisht me njerin nga keta persona.
fatkqesisht femra eshte ajo qe fajsohet me shume nga prinderit dhe nga shoqeria, nga ajo thashe me siper "sidomos femra" mbase nga mentaliteti i vjeter ose mbase nga natyra e femres si me e drejte, me e paster, dhe qe mban me shume shpresa per nje njeri me te mire, apo me ndryshe me te sjellshem se sa nje mashkull mund te mbante, ne mendjen e prinderve.
Ne mund ta debatojme kete ceshtje per vite me rradhe pa nxjere ndonje konkluzjon por sic e thashe dhe me siper perderisa nuk na ka prekur personalisht atehere cdo debat mbi kete ceshtje behet me shume ne prizmin Liberal VS Cons. nuk eshte me ndryshe se debati i martesave GAY apo te tjera te ngjashme, qe behen cdo dite ne vende te ashtequajtura te "civilizuara"
Personalisht une ndaj te njejtin mendim me Unstoppable.
Sic i thone gjella me kripe dhe kripa me karrar. Nuk eshte se ka dicka te keqe me seksin, por ka te keqe kur seksi eshte publik, dhe sidomos kur shkolla perdoret si studjo e xhirimeve porno.
Ka nje kufi per cdo gje ashtu sic ka dhe per seksin. Ndryshe dhe seksi me femij dhe perdhunimi dhe incesti do te ishin te pranueshme per shoqerine pasi shprehin ndjenjat e secilit individ per seks.
Eshte ndryshe te flasesh per lirine ne teori dhe ndryshe ne praktike, ne teori mund te shfajsosh cdo akt te shemtuar cdo vrasje cdo perdhunim, kurse ne praktike, pra ne jete rreale gjerat ndryshojne, eshte pikerisht kjo qena ndan me kafshet. Kontrolli Vetvetes.
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 192 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.