Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Vepro Tani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18636)


Postuar nga Piktor datë 23 Qershor 2012 - 11:40:

Vepro Tani

Amb asada e SHBA-së në bashkëpunim me përfaqësues të politikës dhe shoqërisë civile ka promovuar sot nismën “Vepro Tani”. Përmes kësaj nisme ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu u bëri thirrje shoqërisë civile në vendin tonë që të vijojë përpjekjet e saj për të shfrytëzuar të gjitha hapësirat dhe të drejtat e saj. ‘Në këndvështrimin tim, Shqipëria ka bërë përparim dhe gjithsecili prej jush duhet të ndjehet krenar. Por është e drejtë e përshtatshme të pyes; A po shkon vendi juaj në drejtimin e duhur?. Jam goditur nga një koment i bërë në një takim me kongresmenë ku u tha se hapësira ku vepron shoqeria civile në Shiqpëri është zvogëluar. Dhe kjo me shqetësoi shumë. Përgjigja është, ti jepet hapësirë shoqërisë civile, të dëgjohet ajo që njerëzit kanë për të thënë” u shpreh ai.

Arvizu tha gjithashtu se “Vepro Tani” është për çdo qytetarë të Republikës dhe për ndryshimin që çdonjeri kërkon.
"Duke dalluar progresin të ndalojmë në realitetin e vështirë dhe të zymtë ku përballen 365 ditë të vitti shqiptarët. Vepro Tani? është për çdo qytetarë të Republikës. Është për ndryshimin që çdo njeri kërkon, ndryshimin për të cilin flasin të gjithë. Për çdo cep të kësaj toke të bekuar. Gjendet në hidhërimin ne Elbasan tek viktimat e aksidentit, dhe në Dukagjin ku një familje humbi vajzën, si pasojë e një dhune të pakuptimtë. Gjendet në zemërthyerjen e banorëve të Sarandës, ku qyteti piktoresk ka humbur shumë prej hijeshisë së tij dhe është transformuar në beton. Gjendet në zemërthyerjen e Gjirokastrës tek shohin që nga neglizhenca shemben shtëpitë historike. Tek Tirana ku lëvizja e makinave është kaotike dhe e rrezikshme për këmbësoret. Është koha për të vepruar tani, në këtë çast"- tha Arvizu.

Ndërkaq ambasadori Arvizu garantoi mbështetjen e SHBA-së në ndihmë të përmirësimit të mëtejshëm të vendit.

UTV-News


Postuar nga Piktor datë 23 Qershor 2012 - 19:19:

ALEKSANDER ARVIZU

Gjatë kohës sime në vendin tuaj të bukur jam shfaqur përpara kamerave disa herë për të thënë se në këndvështrimin tim asnjë vend nuk ka bërë më shumë përparim në 21 vitet e shkuara se sa Shqipëria. Kjo ka të bëjë me shpirtin e pamposhtur të shqiptarëve kudo. Ky përparim është i vërtetë dhe ju me të drejtë duhet të jeni krenarë për të.
Por është e drejtë dhe me vend të pyes: A po shkon vendi në drejtimin e duhur? A po e realizoni ju si shqiptarë potencialin e plotë të vendit tuaj?
Disa muaj më parë, disa prej jush në auditor takuan një vizitor nga Uashingtoni, përgjegjësia kryesore e të cilit është të shërbejë si i dërguari i posaçëm i sekretares Klinton për nxitjen e demokracisë dhe të shoqërisë civile. Ai dhe unë u goditëm prej një komenti të bërë prej njërit nga ju, por të përkrahur nga të gjithë të pranishmit. Komenti ishte se në vitet e fundit, hapësira për shoqërinë civile ishte ndrydhur, ishte zvogëluar.
Një gjë e tillë më shqetësoi dhe, të them të drejtën, përgjigjja nuk është krijimi i një zyre qeveritare që mbikëqyr dhe drejton shoqërinë civile. Përgjigjja është t’i jepet më shumë hapësirë, jo vetëm shoqërisë civile, por individëve, që t’iu përgjigjen më shumë shqetësimeve të qytetarëve, që në fakt të dëgjojnë atë që njerëzit kanë për të thënë.
Jo shumë kohë më parë, shumë shqiptarë u nxitën për veprim nga planet e raportuara për importimin e tonelatave me mbeturina nga jashtë vendit. Ndërkohë që pjesë të Shqipërisë duken të mbytura në plehra, shqetësimi i shprehur prej disa qytetarëve dukej me vend.
Dua ta bëj të qartë se nuk më takon mua apo SHBA-ve që të japin gjykime mbi këtë çështje. Por, një pyetje e kam: Përse e kanë penguar mekanizmat ligjorë të shtetit zhvillimin e referendumit? Përse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – që ka detyrën të veprojë brenda një kohe të caktuar mbi kërkesën për referendum të mbështetur prej 50 000 firmuesve – përse KQZ po minon edhe njëherë besimin e publikut në aftësinë e tij për të vepruar me paanësi dhe në interes të të gjithë qytetarëve, dhe jo vetëm të pak të përzgjedhurve?
Ndërkohë që pranojmë përparimin e jashtëzakonshëm që është bërë, le të ndalojmë për një çast dhe të shqyrtojmë realitetin e vështirë, dhe ndonjëherë të zymtë, me të cilin përballen me dhjetëra mijëra shqiptarë, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, 365 ditë të vitit.
Le të flasim pak mbi këtë nismë që ne e quajmë: Vepro Tani!
Para së gjithash, për kë është? Është për çdo qytetar të Republikës!
Për çfarë bëhet fjalë: Ndryshimin që duan të gjithë, ndryshimin për të cilin flasin të gjithë!
Për ku bëhet fjalë? Për çdo cep të kësaj toke të bekuar.
Për pikëllimin që ndiejnë studentët, pedagogët e drejtuesit e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, kur një autobus i mbushur me bashkëstudentët e tyre ra në një luginë nga një qafë e rrezikshme pranë Himarës. Për hidhërimin në Dukagjin, ku një familje humbi vajzën e vet 17-vjeçare nga dhuna e pakuptimtë e një lloji që s’duhet të ketë vend në Shqipërinë e shekullit të 21-të. Për zemërthyerjen e banorëve të hershëm të Sarandës që kanë parë se si qyteti i tyre piktoresk ka humbur shumë prej hijeshisë së vet teksa shndërrohej në një kanion prej betoni. Për zemërthyerjen e qytetarëve të Gjirokastrës që shohin pafuqishëm teksa neglizhenca bën që shtëpitë historike shemben. Për zemërthyerjen e qytetarëve të kryeqytetit, Tiranës, ku ngarja e makinave përbën një veprim, ndërsa vozitja e makinave është kuturu dhe e rrezikshme për këmbësorët, sikurse dhe për shoferët e makinave të tjera.
Vepro tani! Kur është koha? Koha është tani, në këtë çast.
Dhe pse? Sepse unë e di që keni në zemër të ardhmen dhe mirëqenien e fëmijëve tuaj, të të dashurve tuaj, vetes tuaj dhe të kujtdo në Shqipëri.
Më lejoni të ndaj me ju një histori nga Amerika. Kur vajza 13-vjeçare e Candy Lightner, e quajtur Keri, u godit dhe u vra nga një shofer i dehur në Kaliforni në vitin 1980, ajo u shkatërrua. Kur shoferit iu dha një dënim i lehtë, Candy Lightner u nxit të vepronte. Organizoi një grup të vogël për të ndryshuar qëndrimin e publikut mbi përdorimin e alkoolit dhe të ngarjes së makinës në Shtetet e Bashkuara. E quajti grupin e saj “Nënat kundër ngarjes së makinës në gjendje të dehur”, MADD. Emri u bë i famshëm. E shtyrë për të ndryshuar mendësinë e bashkëqytetarëve të saj amerikanë, Lightner avokatoi për ndryshime legjislative. Filloi programe edukuese për t’iu mësuar adoleshentëve rreziqet e ngarjes së makinës në gjendje të dehur. U shkroi zyrtarëve të zgjedhur të saj, i dha mësime publikut dhe punoi pa reshtur për të krijuar ndryshimin që ajo donte të shihte në Shtetet e Bashkuara.
Tridhjetedy vjet më pas, “Nënat kundër ngarjes së makinës në gjendje të dehur” është një nga OJQ-të më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara. Është përgjegjëse për ndryshimin e ligjeve në pothuajse çdo shtet të vendit dhe merr miliona dollarë donacione në vit për të vazhduar ndryshimin që Lightner nisi kur u ndie e frymëzuar për të vepruar.
Tani e di me saktësi se ç’po mendojnë shumë prej jush: “I shkreti z. Arvizu. Ndoshta për mirë e ka, por këtu jemi në Shqipëri. Gjërat janë ndryshe këtu”.
Nuk ka pse të jetë ashtu.
Se për mua, bukuria e Shqipërisë dhe e vendit tuaj është që në thelbin tuaj, në bërthamën tuaj, jeni njësoj si njerëzit kudo gjetkë, anekënd botës. Me të njëjtat shpresa. Të njëjtat frikëra dhe ankthe. Të njëjtat ëndrra.
Është koha që të ndërmerren këto hapa të parë të rëndësishëm që ëndrrat të shndërrohen në realitet. Çdo udhëtim nis me një hap të parë. Dhe ky nis së brendshmi prej shpirtit që vlon shndritshëm në zemrën e çdo qytetari shqiptar.
Presidenti Obama frymëzoi miliona amerikanë dhe miliona në mbarë botën kur tha këto fjalë të thjeshta: “Po, ne mundemi!”
Ndaj, po, ju mundeni!
Keni fuqinë për t’i ndryshuar gjërat. Por, për ta bërë këtë, duhet të besoni te vetja dhe te fuqia që zotëroni për të përmirësuar jetët e të gjithë shqiptarëve.
Unë nuk jam naiv. Ndryshimi i vërtetë dhe jetëgjatë nuk ndodh brenda ditës. Ju i dini më mirë se unë pengesat që gjenden në rrugën tuaj, ato pengesa të ndryshimit që gjenden këtu në Shqipëri.
Dua të ndalem paksa te shprehja që kemi përdorur, “Vepro tani!”. Është përkthyer. Të gjithë e dini anglishten më mirë se sa unë gjuhën shqipe, ndaj mendoni: ACT – nënkupton “Shqiptarët e Mbledhur Bashkë – Tani”. Ky është kuptimi. Shqiptarët të bashkuar në një, tani. Që edhe si individë, por edhe së bashku, jo vetëm të sfidoni, por edhe të hidhni tej mendësitë e rrënjosura dhe mënyrat e vjetra se si bëhen gjërat. Mendoni për problemin apo çështjen që është e rëndësishme për ju personalisht, për familjen tuaj, për miqtë tuaj, për vendin tuaj. Mund të jetë e madhe, mund të jetë e vogël, në fakt, nuk ka fare rëndësi.
Besoj që është e rëndësishme që simbolikisht secili të zotohet se do të veprojë për problemin apo çështjen që ka rëndësi për ju. Pas pak minutash do të dëgjoni disa sugjerime mbi atë se si mund të bëhet ky zotim. Duam t’ju ndihmojmë dhe do ta bëjmë këtë, por agjentët e ndryshimit duhet të jeni pikërisht ju.
Ne në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara duam të dëgjojmë se çfarë plani keni për ndryshim. Kemi krijuar një hapësirë të re në faqen Facebook të Ambasadës, ku mund të ndani drejtpërdrejt me ne planet tuaja për veprim. Pra, përdoreni Facebook-un, bëni ç’të mundni, por na i thoni idetë tuaja. Na thoni ç’po bëni për të përmirësuar jetën në komunitetin tuaj dhe anekënd Shqipërisë. Na tregoni historitë tuaja, sukseset tuaja, që të mund të informohemi më mirë dhe të na ndihmoni të përhapim fjalën për të frymëzuar të tjerët për të njëjtën gjë.
Më lejoni ta mbyll me një citim që s’kam dyshim që është shumë i njohur për shumë prej jush: “Ne i ruajmë këto të drejta si të vetëkuptueshme, që të gjithë njerëzve Krijuesi u ka dhënë të drejta të caktuara të patjetërsueshme dhe, mes këtyre, janë e drejta për Jetën, Lirinë dhe kërkimi i Lumturisë. Që për t’i siguruar këto të drejta, mes njerëzve krijohen qeveri, të cilat fuqitë e tyre i marrin prej pëlqimit të atyre që qeverisin”.
Ky citim është nga Deklarata Amerikane e Pavarësisë.
Në më pak se dy javë, amerikanët kudo do të festojnë 236-vjetorin e pavarësisë sonë. Sa e përshtatshme do të ishte që në 2012-n – këtë 100-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë – të mund të kishte një deklaratë të ngjashme pavarësie, një përkushtim të ripërtërirë prej çdo qytetari shqiptar të shqetësuar për t’u ndarë nga trashëgimia e së shkuarës.
Njëzet e një vite më parë shumë shqiptarë të guximshëm, disa prej jush në këtë sallë, rrëzuan statujën e Enver Hoxhës dhe errësirën që simbolizonte regjimi i tij. Duke e bërë këtë, ata dhe ju mbollët farat e demokracisë moderne shqiptare. Për të ndërtuar mbi atë trashëgimi mendoj se ka rëndësi kritike që të: Veproni tani!
Gazeta Panorama
http://www.panorama.com.al/opinion/vepro-tani/


Postuar nga Piktor datë 23 Qershor 2012 - 20:02:

Si duhet kuptuar thirrja e ambasadorit amerikan dhe çfare do te thote "Vepro Tani".
Ne fillim me duhet te pranoj se vendin tone e ka zene myku. Kur flas per myk kam parasysh politiken ne pergjithesi.
Duket hapur se tek thirrja e ambasadorit nuk ka asgje politike apo te beje me politiken e paster ate te qeverise dhe opozites. Ne fakt zoti ambasador ben thirrje qytetare. Thirrje qytetare e cila ka rene nen mykun e politikes.
Me te drejte zoti ambasador ben te kuptoje se ne keto 21 vjet demokraci kane ndodhur ndryshime te medha dhe ka bere shume perparim dhe ne duhet te jemi krenar per kete. Mirpo obskurantizmi politik nuk na le ta shijojme kete fitore tonen. "Fitore te pamposhtur te shqiptareve kudo"
Te zene me politiken dhe jo me shqetesimet e shoqerise civile behemi edhe vete vetengushtues deri ne asfiksim i hapsires se levizjeve shoqerore qe jane motorri ose energjia e ndryshimit per te mire.
Prerja e e nje peme qofte edhe nje vjeçare apo dy shekullore duhet te shqetesoje gjithe komunitetin dhe nga aty duhet te ngrihet nje shoqeri e e caktuar e cila mbron me force gjelberimin. Mirpo levizja "Vepro tani" nuk duhet te kuptohet as si nje levizje opozitare me partine ne pushtet por me shtetin ne pergjithesi çka nenkupton qe ne krye te kesaj levizjeje nuk duhet te jene politikane te mirefillte apo ish ministra e ish nepunesa te shtetit qe sot gjenden ne opozite. Ky eshte nje gabim i pafalshem qe çon ne perfundime te gabuara. Ne kete kuptim do thoja se duhet ta shkelmojme nje here e mire kohen e naiveve te simpatizanteve te politikaneve qe kane shkopin magjik, kur dime fare mire se etja per te marre pushtetin dhe ajo per ta mbajtur nuk ka ndryshim dhe ne kete lufte ka vetem nje viktime ai quhet popull.
Disa gazetare apo analiste qofte edhe komentues te thjeshte qe i bejne fresk kryetarit te tyre sa e moren me zell kete levizje pak minuta me vone do te ndryshonin pasi nuk u shkonte pershtat mendimeve dhe planeve te tyre per te kapur apo marre pushtetin.
Ndersa ne krahun tjeter pushteti e injoroi fare kete levizje ne fillim me njefare dyshimi por edhe me pas nuk u ndie aq shume pasi nuk ishte ne favorin e tyre.
Po kthehem edhe nje here tek pyetja qe e nisa ne fillim, si duhet kuptuar kjo levizje?
Thjesht si nje levizje qe zemerohet perpara çdo padrejtesie qe ven perpara pergjegjsise shtetin qe nderton rregulla e ligje dhe jo qe i sherbejne nje politike te caktuara pasi dihet se atehere ose jane te destinuara te deshtojne ose luftenxitese.
Duhet te jete shoqeria qe te ngreje probleme dhe jo politika qe duhet tu qendroje mbrapa pasi duhet te jete politika qe ka nevoje per keto shqetesime reale dhe jo fallco, apo qe kane te bejne me historite e njerit apo tjetrit politikan.
Kjo eshte amerika nese se keni kuptuar. Ku njerzit jane te lire te protestojne por jo te jene viktima te etheve per pushtet.


Postuar nga shelgu datë 23 Qershor 2012 - 22:22:

Keta amerikanet jane mesuar me keto levizjet tip "Pune vullnetare"

Nje popull qe cdo te diele eshte ne kishe prej ores 8 deri ne oren 1 mbas dite. Pyes veten shume here. Ore vertet ndihen mire ky milet duke harxhuar kaq ore ne jave ne nje vend qe nuk te meson gje te re.
Vertet. Eshte fjala vetem per nje liber. Pyeta njerin
Ore akoma me te njejtin liber qenke?
Eshte Bibla me tha
Po mire nuk e paske mesuar akoma?

Piktori jepte provim 4 libra sa ai cdo muaj.

Ose nuk kane mend dhe nuk mesojne dot ose ka nje sekret ketu.


Postuar nga Piktor datë 24 Qershor 2012 - 11:30:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Keta amerikanet jane mesuar me keto levizjet tip "Pune vullnetare"

Nje popull qe cdo te diele eshte ne kishe prej ores 8 deri ne oren 1 mbas dite. Pyes veten shume here. Ore vertet ndihen mire ky milet duke harxhuar kaq ore ne jave ne nje vend qe nuk te meson gje te re.
Vertet. Eshte fjala vetem per nje liber. Pyeta njerin
Ore akoma me te njejtin liber qenke?
Eshte Bibla me tha
Po mire nuk e paske mesuar akoma?

Piktori jepte provim 4 libra sa ai cdo muaj.

Ose nuk kane mend dhe nuk mesojne dot ose ka nje sekret ketu.

E kane stil jetese. Nuk kane pesuar ndryshime si tek ne dhe qe jemi akoma te pastabilizuar ne kete drejtim.
Nuk e di pse qendrojne aq gjate ne Kishe sepse zakonisht mesha zgjat 1 ore ketu ne itali. Dikush shkon ne 7 te mengjesit, dikush ne 9 dhe dikush ne 11. Per dreke organizojne takime familjare ose edhe shoqerore duke pjekur mish perjashta ne barbecue. Kur me ftojne nuk mungoj kurre, vetem per arsye madhore.

Bibla.
Bibla eshte libri i ibrave dhe nuk eshte as roman apo ndonje liber i zakonshem, nga ata qe lexon per te kaluar kohen apo mesuar diçka. Ajo(Bibla) nuk mesohet por i perkushtohesh. Ne çdo dite te vitit lexohet nga nje pjese e caktuar qe i pershtatet dites behen lutjet e rastit dhe pastaj largohen ne paqe. Per nje besimtar te mire mjafton te shkosh nje here ne jave dhe festave te veçanta nuk mungon. Per te tjeret shkojne kur e ndiejne ose kane kohe.
Pastaj keto jane te lidhura edhe me rastet familjare siç jane gezime, hidherime apo perkujtime.
Ne kuptimin e mire te fjales nga ana shoqerore jo vetem religjiose (besimtare) keto i bejne vetem mire shoqerise.

Dikur lexoja shume libra e vertet, sot jo megjithese tek tuk edhe me shkrepet e lexoj ndonje liber per force zakoni.
Duhet te jete shume terheqes libri qe te arrij ta perfundoj.


Postuar nga raid datë 01 Korrik 2012 - 21:54:

A mund te them dicka, pa lexuar i keto qe keni shkruar? Vetem kam lexuar lajmi terthorazi kur doli para 1 jave.

Kam nje pyetje te thjeshte. Cfare duhet te behet konkretisht per te vepruar tani? - se per teorira jemi te vetmit.

Ja imagjinoje veten nje qytetar te nderuar, plot ide dhe kundershtime. Zgjohesh nje dite ne mengjes per te "vepruar tani". He iher vazhdojeni. Ke do takosh, cfare do besh etj..

Une vete qe po flas, kam nje mendim rreth levizjeve qytetare, por eshte larg fantazise (te ambasadorit) se "vepro tani"-se.


Postuar nga RAIMONDI datë 02 Korrik 2012 - 02:39:

Ambasadori ate fjale e ka thene duke u nisur nga opozita e pergjumur qe ben Edi.

Dhe sic duket ambasadori kerkon te ngrihen qytetaret ne proteste kunder kesaj gjendje kaq te keqe ne te cilen gjendet shoqeria shqiptare


Nga ana tjeter amabasadori duke marre pjese ne veprimtarite e Aleances kuq e zi , kerkon qe ti thote opozites shqiptare, se te jesh patriot i vendt tend dhe t e luftosh per idealet a patriotizmit tend , -- aq me teper kur kedo ideale ne rastin e kombit shqiptar nuk jane kerecenuese per fqinjet por i sherbejne ruajtjes dhe mbrojtjtes se shkaterimit te kombit shqiptar nga politkat agresore te fqinjeve,-- eshte plotesisht normale, moderne dhe ka perkrajen e plote te United States.--
Ndaj nuk ka kuptim aspak t e mos perdoresh patriuotizmin per te kerkuar rezmin e kesaj qeverie, sic ben PS-ja

Ambasadori e ka kuptuar lojen e Sales i cili e ka bllokuar opoziten duke i plotesuar kerkesat e politikes agresive greke , (sepse kjo opozite eshte nje zgjatim qesharak i politkes greke , ndaj edhe nuk i del hapur Sales ne protesta )ndaj edhe kerkon qe te zgjoje ndergjegjen qytetare te shqiptareve ne pergjithesi kunder pushtetit te Sales ,pasi kreu i PS-se , nuk leviz do as GISHTIN PA miratimin e Greqise


Postuar nga Fajtori datë 02 Korrik 2012 - 23:29:

Vepro tani eshte thirrje per te rikthyer ndergjegjen e njerezve qe nuk habiten nga asgje. Personalisht nuk njoh vend te botes qe njerezit te jene aq indiferente dhe justifikues ndaj cdo gjeje qe i rrethon. Dhe duke qene se celesi i cdo gjeje eshte tek shoqeria dhe aftesia e saj per te pretenduar, kerkuar, indinjuar, ndaj pushtetit, atehere dhe thirrja i kushtohet shoqerise. Kjo ne kundershtim te hapur me idene popullore te shqiptareve se cdo gje varet nga politika dhe politikanet.


Postuar nga shelgu datë 03 Korrik 2012 - 00:40:

Ato "tani vepro"-te, mua me duken pordhe me rigon.

Shqiperia eshte vendi ku trafikohet droga dhe per sa kohe krimi i organizuar do vazhdoje te jete atje, nuk ka me as "veprim" as lesh me qime, i thuaj atij amerikanos.


Postuar nga Fajtori datë 03 Korrik 2012 - 01:04:

Shqiptaret kane rene ne apati aq te madhe sa Vepro-te jane tentativa te deshtuara te amerikaneve. Ka patur aq shume llafe, aq shume parti, aq shume ojq, aq shume protesta, qe ne fund nuk kane sjelle asgje, saqe tani nuk beson askush ne asnje levizje. Edhe sikur te besonte njeri, njerezit tani e dine qe ne proteste edhe vriten. Dhe ne nuk jemi nga ata qe i veme gjoksin plumbit per atdheun si egjiptianet a sirianet.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.