Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Mafia Greke E Plotfuqishme Në Shqipëri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2907)
Mafia Greke E Plotfuqishme Në Shqipëri
Fushatës mediatike, të ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve, për
inkriminimin dhe penalizimin në opinionin e gjerë ndërkombëtar të
shqiptarëve, si në vendin dhe shoqërinë e tyre, si në emigracionin e
bollshëm në vënde europiane,- duket se po i del kallaji. Refreni i
përhershëm se shqiptarët janë mbartës dhe lëvrues të të gjitha llojeve të
krimit, dhe se shoqëritë dhe shtetet europiane kanë “gjetur belanë” me këta “shqiptarë kriminelë”, tashmë duhet kërkuar në origjinën e mirëfilltë të tij dhe jo në faktet dhe realitetet inekzistente, deri më tash.
Ai duhet konsideruar, ashtu siç është në të vërtetë, një pjellë e
strategjive dhe politikave të armiqësorëve ndaj popullit dhe shoqërisë
kombëtare shqiptare e induktuar në opinionin dhe mjedisin mediokër europian,me qëllimin e vetëm për të dëmtuar çdo lloj lëvizje dhe zhvillimi politik që shkon në drejtim të afirmimit dhe përparimit të çështjes kombëtare shqiptare.
Opinioni dhe organizmat ndërkombëtare, duke shkuar “yrysh” pas modës së penalizimit permanent të shqiptarëve, qoftë në vendin e tyre, qoftë në
emigracion, ka anashkaluar, në mënyrë të pajustifikueshme dhe të
paprinciptë, të drejtat natyrore dhe kombëtare të shqiptarëve. Amplifikimi i
tejskajshëm i rasteve të inkriminimit të individëve shqiptarë, duke e
përgjithësuar me shoqërinë e tyre në tërësi, madje, duke arritur edhe në
dënimin kolektiv në opinionin e përgjithshëm ndërkombëtar, ka qënë deri më tash pasqyra që reflekton pandershmërinë dhe tendenciozitetin e injektuar tek ky opinion publik, i manipuluar në mënyrë të paskrupullt në dëm të shqiptarëve.
Akuzat e pandërprera ndaj shqiptarëve si protagonistë të të gjitha mëkateve me të cilat është molepsur vetë shoqëria liberal-demokratike europiane, di droga, prostitucioni, trafiku i armëve, i organeve njerëzore, i
klandestinëve, etj - duket se kanë shërbyer më së miri për hartuesit,
përcjellësit dhe konsumuesit e këtyre akuzave që i kanë ngritur dhe i kanë
trupëzuar në opinionin e gjerë ndërkombëtar, në dy drejtime:
Së pari, për përpunuesit e kësaj klime inkriminuese për shqiptarët, ky penalizim kolektiv i shqiptarëve ka vlejtur për diferencimin e tyre,
krahasimisht me të tjerët, në të drejtat njerëzore dhe kombëtare.
Gjithashtu, për largimin e vëmendjes së opinionit ndërkombëtar nga politikat diskreminuese, diversioniste e rrënimtare që janë zhvilluar së jashtmi mbi ta, mbi shtetin e tyre dhe mbi shoqërinë kombëtare shqiptare në përgjithësi.
Nëpërmjet paraqitjes si një popull i prirur drejt kriminalitetit, drejt
“barbarisë”, drejt çdo aktiviteti të paligjshëm e dëmsjellës, është mbjellë
psikoza në opinionin publik ndërkombëtar se ky popull më tej nuk e meriton, madje, paraqet rrezikshmëri, nëse do ti përfilleshin të drejtat dhe
aspiratat kombëtare për një shtet të përbashkuar kombëtar në Ballkan.
Ndërkohë që, prej këtij opinioni duheshin parë me dashamirësi dhe
përkujdesje interesat dhe ndërhyrjet e fqinjëve greko-sllavë, të cilët mund
ti mbanin nën tutelë dhe të neutralizonin këtë “rrezik” imagjinar shqiptar.
Së dyti, për konsumuesit e kësaj mode të inkriminimit dhe penalizimit
kolektiv të shqiptarëve, domethënë për shoqëritë e mplakura e të tejngopura, si në mirëqënie ashtu dhe në perversitete, të europianëve, ky lloj adresimi i protagonizmit të krimit mbi shqiptarët, shërbente dhe vazhdon të shërbejë si një valvolë shkarkuese për plagët dhe mëkatet e vetë atyre. Pra, lehtësimi duke ia hedhur barrën e fajit “tjetrit”, duke e kërkuar të keqen që mbartin prej zvetënimit dhe degradimit të thelbit social të tyre, tek “tjetri” që paska ardhur si një virues i rrezikshëm në gjirin e shoqërive të tyre.
Kemi shkruar edhe herë të tjera se fokusimi i politikave, organizmave
opinionit ndërkombëtar, në inkriminimin kolektiv të shqiptarëve, nuk është
gjë tjetër veçse një spekullim i madh dhe i paskrupullt që bëhet ndaj tyre,
është një instrumentalizim dhe mbulesë për strategjitë e vërteta politike që luhen edhe në kurriz të shqiptarëve, për pazaret që lidhen në dëm të tyre, për makinacionet që kanë synim ti lënë shqiptarët në parealizim të
interesave dhe aspiratës së tyre, në vorbullën e mjerimit ku i ka hedhur fati historik.
Dhe realisht të gjitha hulumtimet, faktet, realitetet, të çojnë në
përfundimin se, në përfshirjen e tyre të rrjetet e trafiqeve dhe të
kriminalitetit, shqiptarët nuk janë veçse viktima në këtë proçes, pasi
padronët dhe strukturat e mirëfillta të tyre janë me përkatësi dhe identitet
të vetë shoqërive pritëse të shqiptarëve. Janë “jakat e bardha” dhe
organizatat tradicionale të mafias dhe krimit europian, ato që kontrollojnë
trafikun e drogës, prostitucionit, të armëve, klandestinëve, të organeve
njerëzore, ndërsa shqiptarët vetëm të punësuarit prej tyre, viktimat, dhe
shpesh lëndët e para me të cilën realizohen ato. Dhe imazhi i krijuar në
mënyrë manipulative në opinion, i një mafie shqiptare, i një kriminaliteti
eksluziv shqiptar, i një prirje kolektive të shqiptarëve drejt krimit, nuk është veçse një mit.
vijon..
Zhvlerësimi i këtij miti
Profilin kriminal të shqiptarëve, të krijuar dhe amplifikuar nga media dhe
politika greke për emigracionin shqiptar atje, një Mit e quan edhe gazetari
i BBC në Athinë, Robert Goro, në emisionin e datës 13 tetor, duke iu
referuar një studimi serioz të publikuar së fundmi në Greqi, cili nxjerr
shqiptarët në një nivel shumë të ulët kriminaliteti në përqindje në
krahasim me emigrantët e kombësive të tjera apo edhe se vet grekët.
Ndërkohë, kur, përgjatë këtyre viteve, ata i ishin paraqitur opinionit grek,
si dhe atij ndërkombëtar, me fytyrën e “djallit”.
Në klasifikim e llojeve të krimit, shqiptarët në Greqi dalloheshin për
dokumenta të fallsifikuara (të kuptueshme për nevojat utilitare dhe jo si
prirje për shkelje të ligjit, duke u stimuluar për këto lloj kundërvajtje,
prej vetë praktikave diskriminuese të shtetit grek ndaj emigracionit
shqiptar), si dhe për vagabondazh (që në të vërtetë ngarkon me faj vetë
shtetin grek për mosplotësimin e kushteve për emigrantët). Ndërsa për krimet e rënda, grekët vetë si dhe emigrantët nga Serbia, mbanin vendin e parë, duke lënë shumë mbrapa shqiptarët.
Miti i “shqiptarëve kriminelëve” zhvlerësohet edhe nëse do marrim parasysh me objektivitet shkallën dhe modelet e krimeve, jo vetëm në Greqi, por edhe në Itali e në vende të tjera të komunitetit europian.
Krime monstruoze si pedofilia, vrasjet në grup, copëtimet e kufomave (duke i ruajtur pastej në frigorifer apo duke shëtitur me koka viktimash në
shoqëri), manjakët seksualë, monstrat që vrasin me grafik femrat apo
fëmijët, e shumë e shumë lloje të tjera të përbindshme, - nuk janë vepër e
shqiptarëve, por e italianëve, grekëve, zviceranëve, nordikëve, etj.
Ndërsa vrasjet e ndodhura ndërmjet shqiptarëve apo prej shqiptarëve nuk kanë pse t’u bëjnë përshtypje europianëve, pasi janë në modelin e huazuar po prejtyre, larje hesapesh, ndëshkime të tipit mafioz, konkurencë tregu apo trafiku etj., dhe jo rrallë, pas tyre, si nxitës apo urdhëruese, mund të jenë pikërisht shefat vendalinj.
Prostitucioni, kjo dukuri e re ndër shqiptarë e për shqiptarë, ka qenë
institucionalizuar në botën e qytetëruar shumë para epokës së ardhjes së
shqiptarëve në vendet e tyre. Kështu që pak mijëra shqiptarë që iu bashkuan ushtrisë së “mishit të bardhë” që gëlon metropoleve europiane, janë veçse një taborr i pa peshë, që nuk mund të japë shkas për inkriminimin e të gjithë shoqërisë shqiptare, si në vendin e vet, ashtu edhe në emigracion.
Nëse është fjala për konkurencë në këtë rast, kjo nuk përbën shkas për t’i
quajtur kurvat, kodoshët apo vetë kurvërinë europiane, të ndërshme, për
shkak se iu prishin pazarin hallexheshat shqiptare.
Klandestiniteti nuk është vepër shqiptare, shumë-shumë mund të jetë pjesë e lëndës së parë, por jo dhe prodhim eksluziv shqiptar. Një gomone shqiptarësh nuk ka pse të ngrejë alarmin në Europë, kur në brigjet e Italisë, Francës apo Greqisë zbarkohen (apo edhe mbyten) anije të përplota me mijëra aziatikë, apo afrikano-veriorë.
Kalimi i kurdëve apo i pakistanezëve, tranzit nga Shqipëria, nuk ka pse të
ngrejë fushatë dhe penalizim të shqiptarëve, kur ato vijnë “peshqesh” nga
një shtet përbërës i Komunitetit Europian si Greqia dhe shkojnë përsëri në
një shtet tjetër europian, si Italia.
Më tej, trafiku i vizave, kalimet klandestine, apo joshjen për emigracion
klandestin apo të jashtligjshëm, jo rrallë e nxisin apo administrojnë vetë
institucionet përfaqësuese të shteteve përkatëse në Shqipëri, si ambasada, konsullata, përfaqësi tregtare, shoqata, fondacione etj., të cilat (njerëzit që punojnë në to), prej këtij proçesi, vjelin edhe shuma të majme prej vobektësisë dhe nevojës shqiptare.
Më tej, janë vetë shtetet europiane që stimulojnë klandestinitetin duke mos plotësuar kriteret e emigracionit normal, për të përfituar nga ky lloj
trafiku, si dhe prej punës së zezë e mosplotësimit të detyrimeve e kushteve
për emigrantët, duke shfrytëzuar në mënyrë koloniale krahun e lirë të punës së tyre.
Natyrisht, individë shqiptarë në emigracion, sidomos në shtetet fqinjë si
Greqia dhe Italia, janë përfshirë në botën e krimit, shpesh të detyruar nga
kushtet dhe ofertat që kanë gjetur në ato shtete ku kanë shkuar, por ato nuk janë tjetër veçse prodhim i vetë sistemit ku kanë tentuar të integrohen dhe jetojnë.
Për më tepër, ata janë veçse individë dhe nuk mund të përfaqësojnë të gjithëshoqërinë shqiptare (siç është prirja e deritanishme në organizma apo opinion ndërkombëtar), karakterin etno-psikologjik të saj, prirjet dhe
natyrën gjenetike si popull e si komb, siç është parapëlqyer të përhapet dhe të hedhë rrënjë legjenda mbi ta në opinionin europian e, sidomos, në shtetet fqinjë si Greqia dhe Italia.
Vetëstudimi në fjalë, që iu referuam nëpërmjet gazetarit Robert Goro në krye të këtij trajtimi, përgënjeshtron dhe nxjerr zbuluar maskaradën që është ngritur dhe ka vepruar djallëzisht dhe pafytyrësisht, përgjatë këtyre
viteve, nga politikat dhe propagandat antishqiptare të fqinjëve grekë.
Duke dashur të kalojmë në realitetin brenda shqiptar, pra, në zhvillimet
brenda shtetit politik të tyre, përsëri sjellim një fakt që rrëzon bindshëm mitin e “Mafias shqiptare”.
Vijon....
“Grekët, kapot e mafias shqiptare”
Ky është titulli i një lajmi të “parëndësishëm” në një të përditëshme
shqiptare, disa muaj më parë (“Korrieri”, 30 prill 2003), të cilit i është
kushtuar vetëm një çerek kolone në faqet e brendshme me 40 rradhë. Pritëm me vëmendje që kjo të përbënte realisht një “boom” në të gjitha mediat shqiptare, për më tepër, kur lajtmotivi retorik dhe demagogjik i saj është “lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit”, në kuadër të orientimeve dhe këshillave të organizmave ndërkombëtare.
Pritëm me kureshtje edhe reagimin e politikës dhe institucioneve pushtetore shqiptare, të cilët shumë bukur mund t’ia faturonin të zezat që iu ngarkohen atyre, pikërisht protagonistëve për të cilët flet lajmi në fjalë, por heshtja nënkupton gjë tjetër. Kthyem kryet nga opozita, se mos shfrytëzonte, të paktën për luftë politike ndaj mazhorancës qeverisëse, përgjegjëse edhe për zhvillimet në këtë rrafsh, por duket se edhe për këtë nuk pati voli ky lajm.
As organizmat ndërkombëtare nuk denjuan ta drejtojnë vëmendjen karshi kësaj piste të re, prej ku mund të niste lufta reale ndaj krimit të organizuar dhe mafies në territorin shqiptar.
Heshtja që shoqëroi këtë lajm nuk mund të klasifikohet dhe të arsyetohet me parëndësinë apo pavertësinë e tij. “Korrieri”, në ato rradhë të kursyera, i referohej gazetës me peshë të Athinës, “Elefterotipia”, dhe nuk ishte trilli apo dëshira e ndonjë gazetari tendencioz shqiptar.
Për të qënë më konkret, le të citojmë ç’ka është shkruar në të: “Mafia
shqiptare është vetëm një mit. Krimi i organizuar në Jug të Shqipërisë është punë e pastër e grekëve, duke qënë se “kapot”, ndërlidhjet me blerësit e drogës, të armëve dhe të tjerave “prodhime të krimit” gjenden në Greqi”. (Sipas “Korrierit” që citon “Elefterotipia”-n) e cila, nga nga ana e saj, i referohet burimeve policore.
Më tej, përcaktohet edhe se “Qendrat e mëdha të mafiozëve grekë që e çojnë rrjetën e krimit në Jugun e Shqipërisë, gjenden në Patra, Athinë dhe në Selanik. Filialet e fuqishme lokale gjenden edhe në ishullin e Korfuzit, në Gumenicë dhe Janinë”.
Në këtë rast, gazeta “Elefterotipia” bën një shërbim të madh për shqiptarët, por vetë shqiptarët nuk marrin mundimin ta përçojnë më tej atë, duke sensibilizuar opinionin për ç’ka ndodh me ta, dhe në kurriz të tyre. Kontrolli i krimit dhe trafiqeve nga organizatat kriminale apo mafioze
greke, në të vërtetë, ishte diçka që ndjehej vagëllimthi apo me intuitë në
opinionin e vetëdijshëm shqiptar, pasi logjika e donte që nuk kishte sesi të
kishte një rrjet të fuqishëm mafioz apo kriminal shqiptar, i cili të
vepronte në Greqi, dhe shteti grek të ishte i pafuqishëm për të vepruar dhe të lejonte që ai të vepronte i pavarur në Greqi.
Pra, ishin vetë grekët që kishin përthithur në këto organizata shqiptarët,
të cilët, më tej, do të luanin rolin e çirakut në këto veprimtari. Por,deklarimi publik që vjen për më tepër nga një gazetë greke (pra, nuk mund të
dyshohet për tendenciozitet apo qëllime antigreke), bën të qartë mekanizmin se si ka funksionuar inkriminimi i shqiptarëve në trafiqe dhe në botën e krimit.
Duke iu kthyer edhe njëherë heshtjes që pasoi, dhe harresës së qëllimshme që iu bë këtij lajmi, ndërkohë kur –media shqiptare nuk kanë përtuar të mbushin faqe-çarçaf të tërë, apo orë të tëra televizive për ndonjë krim ordiner, apo ndonjë lloj gjakmarrje të stisur brenda shoqërisë shqiptare; kur organizmat ndërkombëtare nuk kanë lënë rast pa mbushur raporte, relacione, fletore detyrash, për bëmat e shqiptarëve, për pandreqshmërinë e tyre, për shkallën e lartë të krimit, për më tepër, atij të organizuar; -kur politika rrotullohet në akuza të ndërsjella brenda vetes deri në pafytyrësi e papërgjegjshmëri; -kur, për më tepër, opozita që “gjuan lepurin edhe në zhgun të buallit”, në këtë drejtim është krejt e pandjeshme; -mund të themi se kjo lë shkas për një dyshim të përligjur se kjo “Mafia greke” ka arritur të shtjerë në dorë edhe frymën e institucioneve, edhe moralin e politikës, edhe parimësinë e ndërkombëtarëve, edhe zërin e lirë të mediave shqiptare, edhe mekanizmin vrojtues të opozitës zhurmuese në Shqipëri.
Pa dashur të jemi tendenciozë, arsyeja na çon të shprehemi se e gjithë
zhurma që ngrihet mbi shqiptarët, e gjithë fushata penalizuese mbi ta, të
gjitha vërejtjet “serioze” të ndërkombëtarëve, të gjitha trysnitë që
ushtrohen mbi shqiptarët, -nuk qenkan tjetër veçse në një funksion aspak të ndershëm dhe qëllimmirë. Synimi qenka për të mbuluar faktin që edhe krimin ne e paskemi të importuar prej se jashtëmi, ashtu si konservat, preshët, dhe brekët e çorapet; se edhe botën e krimit na e drejtokan të huajt ashtu si politikën, ekonominë, shoqërinë civile, arsimin, historinë, kulturën e pastrimin e plehrave të kryeqytetit; se edhe organizimi i tij, edhe udhëheqja e tij, qenkan në dorë të të huajve (në këtë rast të grekëve), ashtu si edhe energjitika, telefoni, nafta, regjistrimi i popullsisë e votimet...
E gjithë trusnia ushtrohet, me sa duket, (dhe këtu kemi dëshirë të jemi
cinikë e tendenciozë) për ti hequr çdo mundësi vetë shqiptarëve që, -në
pamundësi për të organizuar shtetin dhe institucionet e tyre, ekonominë dhe kulturën e tyre, për të zhvilluar dhe përparuar çështjet, interesat dhe
aspiratat e tyre, -të paktën të jenë të fuqishëm, të pavarur, dhe
konkurrentë në botën e krimit! Europa, siç duket, është xhelozia dhe aspak
tolerante që një lloj eksluziviteti ta kenë shqiptarët, për t’iu bërë atyre karshillëk!
Pra, mafia që veproka në Shqipëri qenka nomenklaturë europiane, na vjen ne shqiptarëve prej shteteve të një Bashkësie në të cilën aspirojnë të
integrohemi. Por, para se të integrohemi duhet të dorëzojmë çelësat, të
gjitha eksluzivitetet, duhet të hapim të gjitha dyert e dritaret, të
lëshojmë oxhakun, shtratin dhe WC-në , nën administrim dhe kontroll të
europianëve, qofshin edhe grekë apo italianë, dhe atë të fundit (pra, WC-në paska vite që e administroka dhe kontrolloka fqinji grek!), dhe integrimi,
siç duket paska filluar nga kjo anë...
Më tej, logjikshëm duhen shtruar pyetjet:- Kur u instalua fuqishëm kjo Mafia greke në territorin shqiptar?, -Po institucionet, politika, shoqëria, media shqiptare, në ç’raport qëndrojnë me këtë fenomen?, Ç’rol ka vetë shteti grek, e më tej, faktori ndërkombëtar në lidhje me këtë proces?
vijon...
I – Anarshia e diktuar e vitit 1997
“Krimi filloi të shfaqet para pesë vjetësh, u zhvillua shpejt, dhe arriti
kulmin në gjashtë muajt e fundit, pas rebelimit dhe fillimit të anarkisë në
Jugun shqiptar, pohon gazeta e Athinës. E përditshmja greke thekson se
grupet kryesore mafioze veprojnë në qytetet shqiptare Gjirokastër, Sarandë dhe Ksamil, si dhe autoritetet policore e dijnë se kush janë shefat e tyre, ku jetojnë ata, sa njerëz i ruajnë, dhe me kë bashkëpunojnë ata” –përfundon citimin “Korrieri”.
Pra, siç shihet instalimi i kësaj Mafie greke filloi me katrahurën e vitit
1997 në territorin e shtetit shqiptar, i cili u vu në diskutim të ekzistencës
së tij. Shumë është folur, por më tepër është hedhur mjegull për motivet,
zhvillimet, protagonizmin, rrethanat, e ngjarjeve tragjike të vitit 1997.
Madje, një pjesë e propogandës është orvatur ta paraqesë edhe si një revoltë popullore për shkaqe të keq-qeverisjes berishiane (gjë që është vetëm preteksi, por jo dhe arsyeja e vërtetë), si një revolucion demokratik (!), apo si një lëvizje antidiktaturë.
Një palë i “kanë rënë fyellit në një vrimë”, aq të dëshiruar prej qarqeve
antishqiptare ballkanike apo kontinentale, duke ngritur dhe përpjekur të
ngulisin në opinion tezën se, ’97-a ishte rezultat i përçarjes dhe
kundërshtisë historike e aktuale të Jugut me Veriun, të një resentimenti
negativ për “pushtetin e malokëve”, të një urrejtjeje patologjike të jugorëve karshi veriorëve.
Nuk mund të mohohet se elementë të tillë u frynë qëllimisht dhe u përdorën si mbulojë e shkaqeve të vërteta të ngjarjeve të atij viti të mbrapshtë, ashtu siç bëhen përpjekje për të injektuar në opinion, në vetëdije dhe mendësi të shqiptarëve, shumë lloj ndarjesh e përçarjesh qoftë religjioze, qoftë krahinore, qoftë klasore, etj.
Të tjerë e thjeshtëzojnë problemin, duke ia lënë fajin vetëm çështjes së
parave të grabitura nga firmat piramidale dhe ndërhyrjes spontane të
popullit të mashtruar. Në mënyrë të tërthortë e të vagullt, u fol edhe për
ndikimin grek apo nxitjen greke për atë pështjellim të shtetit dhe shoqërisë.
Por, analizat u ndalën pa shkuar deri në fund për zbulimin e shkaqeve reale.
Ajo ç’ka shkruan gazeta e Athinës “Elefterotipia”, hedh dritë, ndoshta
padashje, mbi një pistë tepër sinjifikative dhe shumë më të thellë për
sqarimin e shkaqeve dhe rrjedhojave të ngjarjeve të vitit 1997. pra,
protagonizmin e Mafias greke në to, me qëllim shtrirjen e saj në territorin
shqiptar dhe kontrollin e hapësirave të shtetit shqiptar.
[i]Kuptohet, se kjo nuk mund të realizohej pa mbështetjen e bashkëpunëtorëve shqiptarë të saj në strukturat e politikës, medias, shoqërisë shqiptare, si dhe pa një veprimtari paraprake për krijimin e premisave deri në arritjen e synimit. Në këtë hulli, analiza do të kërkonte një zbërthim të të gjitha këtyre parakushteve dhe rrethanave që bënë të mundur këtë proces, gjë që del jashtë caqeve të këtij shkrimi dhe na obligon për tu marrë në një rast tjetër më gjerësisht dhe më thellësisht me të në mënyrë të posaçme.
Megjithatë, nuk mund të mos përmendim, për këtë rast, hapësirat që krijuan institucionet e shtetit shqiptar për infiltrimin dhe veprimin e falangave greke, sidomos në jugun e Shqipërisë, prirjen e politikës për të orientuar marrëdhëniet e jashtëme, tregun, interesat e individëve drejt Greqisë, për ta paraqitur fqinjin jugor si “barkën e shpëtimit” për nevojat jetike të shqiptarëve. [i]
Në këtë aspekt, padyshim, një rol vendimtar kanë luajtur edhe strukturat
diversioniste të shtetit grek në territorin shqiptar, si PBDNJ, Omonia,
elementë të klerit ortodoksë grekë apo grekofil, shoqata, përfaqësi
tregëtare e kulturore, e pse jo, dhe rrjetet e përherëshme të agjenturës
greke e serbe në Shqipëri.
Prirja e tregut dhe interesave të individëve drejt Greqisë krijoi edhe
kushtet për rekrutimin dhe përthithjen e mjaft individëve në strukturat
mafioze apo të krimit të organizuar në Greqi, gjë që bëri të mundur, më
pastaj, edhe realizimin e skemës për vitin 1997, dhe instalimit të fuqishëm
të Mafias greke në Jugun shqiptar, siç shkruan “Elefterotipia”.
Si konkluzion, ngjarjet e vitit 1997, pra paskan qenë në funksion të
lëvizjes mafioze greke, për të kontrolluar tërësisht hapësirat e jugut
shqiptar qoftë edhe me një zhvillim të skajshëm deri në zhbërjen eventuale të shtetit politik shqiptar, eveniment mjaft i lakmueshëm dhe për të cilin kanë punuar intensivisht politika greke e ajo serbe në bashkëpunim gjatë gjithë kohës, -gjë e cila për pak u arrit.
Po vetë shqiptarët?!
Shqiptarët, si përherë, në këto ngjarje u bënë me pavetëdije protagonistë të rrënimit të shtetit të tyre, duke rënë në grackën që kishin ngritur të
tjerët, por në të cilën, kishin punuar edhe vetë për të përgatitur atë.
Institucionet e shtetit ishin neutralizuar, apo më së paku, ishin kthyer
inerte dhe të pafuqishëm për të vepruar në kohë dhe me efektivitet për
parandalimin e rrjedhojave të tilla. Politika, e mbyllur në qerthullin e
interesave të individëve që e përbëjnë apo e drejtojnë atë, luante për
interesat meskine të saj, edhe pse ishte vënë në rrezik vetë ekzistenca e shtetit.
Më tej, po ata individë që kishin rolin protagonist në këtë politikë
shqiptare apo që edhe administronin e drejtonin institucionet e shtetit,
duhen vështruar në profilin e vërtetë të tyre, si mercenarë dhe instrumentë
të qarqeve politike jashtëshqiptare, dhe që, si të tillë, nuk kanë asnjë
skrupull apo vetëdije nacionale, e më tej, sa që diskutohet edhe për moral e ndershmëri qytetare e politike.
Kështu që u bënë pjesë apo protagonistë të zhvillimeve rrënimtare të shtetit dhe shoqërisë, si elementë të skemës së pregatitur diku nëpër kancelaritë e errëta të Athinës, e eme miratimin e plotë të Beogradit e të ndonjë kryeqyteti europian... Të mos harrojmë se ata që kërcyen me trampolinë në krye të politikës shqiptare të mbas vitit 1990, më së shumti, kishin përkrahjen dhe rekomandimin e qarqeve politike të huaja, e në mënyrë të veçantë të atyre greke e serbe. Kjo tashmë është bërë evidente, jo vetëm prej prononcimeve apo akuzave të ndërsjella që kanë bërë për njëri-tjetrin në momente të acarimit mes vedi, por edhe nga rrjedha që ka marrë shteti dhe shoqëria shqiptare përgjatë këtyre 13 viteve.
Dhe kur politika është kthyer në mercenare, nuk mund të thuhet tjetër gjë
për mediat e kontrolluara tërësisht prej saj, të cilat në vend të ngrinin dhe
ndërgjegjësonin shoqërinë qytetare për rreziqet që i vinin dhe vazhdojnë ti
vijnë prej një politike të tillë mercenare dhe prej procesit kolonizator të
fqinjëve kundrejt Shqipërisë, apo më tej, prej shtrirjes dhe kontrollit të
Mafias greke (në një hapësirë tjetër, pse jo edhe italiane dhe serbe) –është kthyer në një instrument të verbër në duart e vetë këtyre elementëve dhe përpunon opinionin publik drejt një qorollepseje dhe drejt një dëshpërimi fatal, duke fikur çdo ndjenjë dhe reagim spontan, të natyrshëm apo organik të vetë shoqërisë. E më tej, shoqëria e tradhëtuar nga të gjitha anët prej politikës së saj, prej institucioneve të saj, prej intelektualëve të saj, pre “pushtetit të katërt” të saj, -ka marrë një profil indiferent, duke u strukur në mjerimin e vet, njëlloj si gomari që thoshte “Ishalla jam në ëndërr!”.
Ndërkohë duhet thënë se kjo Mafie greke ka gjetur bashkëpunëtorët e saj të devotshëm pikërisht në të tilla struktura si politika, media, “shoqëria
civile”, etj, dhe nuk ka se si të jetë ndryshe, kur ajo gëzon imunitetin, jo
vetëm për të mos u goditur institucionalisht, por edhe për të mos u
përmendur në opinion.
Duke marrë në konsideratë piketat konkrete të qendrave kryesore të kësaj
mefie greke në Shqipëri, si në Gjirokastër, Sarandë apo Ksamil, nuk është e
vështirë të nxirren përfundime se pse këto qendra janë edhe më të
preferuarat dhe të lakmuarat për “investime”, për tendera, për “zhvillim
turistik”, e për përqëndrim të pronave private të mjaft politikanëve të
lakuar e të akuzuar ndër vedi në mënyrë të ndërsjellë.
Po roli i shtetit grek në këtë mesele?!
“Elefterotipia” (sipas “Korrierit”), me një sinqeritet dinjitoz, thekson se
“autoritetet policore e dijnë se kush janë shefat e tyre, ku jetojnë ata, sa
njerëz i ruajnë dhe me kë bashkëpunojnë ata”. Pra, shteti grek është në
dijeni të plotë, dhe përderisa nuk ka vepruar, në këto pesë vjet, do të
thotë se, nëse nuk është protagonist në këtë proces, të paktën është
mbështetës dhe mburojë e tyre. Në anën tjetër, implikimi i mjaft shqiptarëve (politikanë, mediatikë, pushtetarë, biznesmenë, etj.) me këtë Mafie greke, sjell mjaft lehtë si për ti manipuluar dhe detyruar këta individë që të veprojnë sipas politikave greke dhe strategjive greke mbi Shqipërinë, në favor të strategjisë, tashmë të deklaruar, për helenizimin dhe tjetërsimin e shoqërisë shqiptare në shtetin e tyre politik. Përunjësia e politikës dhe institucioneve të shtetit shqiptar karshi arrogancës, cinizmit, diversionit e deri terrorizmit shtetëror grek, tregon qartë se fijet e kësaj Mafie shkojnë deri lart në kupolën e politikës shqiptare, dhe shteti grek, duke qënë i mirënjohur po dhe nismëtar i implikimit të tyre, i luan këto fije sipas oreksit të vet.
Në fund të fundit, një shtet mund të kontrollohet nga një tjetër, me të
gjitha mënyrat, dhe të gjitha mjetet janë të lejueshme kur i shërbejnë
qëllimit madhor. Në këtë rast, përveç mekanizmave të tjerë shteti grek ka
gjetur mekanizmin efikas të Mafias dhe krimit të organizuar, për të
kontrolluar atë pjesë strategjike të hapësirës shqiptare, duke plotësuar
njëkohësisht edhe synimet e veta politike, ekonomike e strategjike mbi Shqipërinë.
Shtrirja dhe kontrolli i Mafias greke në Jugun shqiptar është tepër i
volitshëm për politikën e shtetit grek, pasi kolonizimi nëpërmjet Mafias
është mjaft më dobiprurës dhe më efektiv se kolonizimi nëpërmjet forcave
ushtarake. Nuk mund të themi nëse edhe kompanitë e naftës, telefonisë apo ndërtimit, që janë emërtesë greke, kanë pjesën e vet në këtë Mafie, apo nëse janë edhe akseset e përparuara të saj, por një gjë dihet me siguri, se edhe këto janë në të njëjtin funksion, atë të kolonizimit të Shqipërisë.
Institucionet ndërkombëtare, dhe veçanërisht ato europiane, në këtë rast,
dalin me qëllime mjaft të dyshimta karshi Shqipërisë, kur menjëherë nuk kanë ngritur alarmin për këtë Mafie greke që kontrolloka krimin në Shqipëri, por nuk rreshtin së kërkuari krimin dhe trafikun vetëm ndër shqiptarë. Siç
duket, politika “e madhe”, për interesat e saj, bën diferencim favorizues
edhe për botën e krimit, duke përkëdhelur me heshtje organizimin kriminal që vjen prej “shoqërive të qytetëruara”, dhe duke penalizuar çirakët që punojnë për to në shoqëritë e tjera, në këtë rast atë shqiptare. Dhe për më tepër, duke penalizuar dhe ndëshkuar, jo vetëm botën e krimit në të, por edhe vetë shoqërinë shqiptare në një penalizim e ndëshkim kolektiv. Parimi real që del në pah në këtë rast është i nxjerrë prej filozofisë së forcës, ku respektohet “e drejta” e rrëmbyer prej më të fortit, dhe ndëshkohet rishtas viktima, e cila në çdo kohë ka vetëm të “drejtën” për të pritur dëshirën që vjen prej më të fortit. Prej kohësh shqiptarët lypin mëshirën, pa dashur të mësojnë se e drejta fitohet dhe nuk dhurohet...”
Qemal Velija
Gazeta Rimëkëmbja
o analiste
po nga i di te gjitha keto ti ?ke lexuar ndonje veper?pa me thuaj dhe mua se smar vesh shum un.
__________________________________________________
________
Eshte shkruar ne fund te shkrimit burimi zoteri.
Pastaj nuk eshte shume e zorshme te gjesh keto informacione.
Pak me teper respekt per te tjeret ju lutem.
__________________________________________________
_____
analiste..
me kenaqe me ato me siper ashtu te do atdheu, te forte me koken larte.
o analiste.
mos se na mallengjeve.
__________________________________________________
__
Ju lutem, nese nuk keni ndermend te thoni diçka qe ja vlen per kete teme, lerini te tjeret qe te shprehen.
antik..
lere ore analisten te bewj punen e saj ajo.
jo mafia greke,por qarqet greke
Ciao analistja
Te pergezoj per artikullin ‘’Mafia Greke E Plotfuqishme Në Shqipëri’’
te botum ne kete forum.
Artikullit jot ashte shume ineresant e nuk i mungol je te thona asgja.une du me ba vetem sida specifikime qe per mu ketij i mungojne ketij artikulli lidhun me marrdhanievet Greqi-Shqiperi.me te thane te drejten mu nuk me shqeteson aq shume mafia greke ku thua se eshte e plotfuqishme ne Shqiperi e mendimi qe kane opinioni grek per shqipetaret se sa dicka SHUME MA E RENDESISHME:
Politika e nderhymjes dhe infiltrimi qe eshte tu ba Greqia ne jugun e Shqiperise per interesa te dukshme territoriale…..dhe vazhdimi i Megalo Idese se Elevtherios Venizelos.
Jane shume fushat ku greqia nderhyn ne menyr te dukshme ne punet e brendshme tona.Duhet pase shume kujdes ne marredheniet me Greqine pse edhe historia na tregon se Troia ra si pasoje e kalit dhurate e grekeve.Jo cdo ndihme e beme nga Greqia behet ne frymen e humanizmit e ne kuadrin e Bashkimit Europian.Jane shume fushat ku Greqia nderhyn haptas ne punet tona me e gjithnje me nji ide fikse ate te Magali Idea me nje plan te perpunum mire e me skadenca afatgjata ku ne fund do te jemi ne shqipetaret qe do ti dhurojme greqise jugun tone.Ja disa fusha.
1)Ekonomi.Dihet mire infiltrimi e bllokimi qe i bahet ekonomise shqipatre nga ajo greke si dhe interesat e e korrupsioni politikaneve shqiptare ne to.Si eshte e mundur qe Shqiperia importon tulla cemento, uje portokalle etj etj ne nje moment qe Shqiperia i ka eksportuar gjithnje keto mallra?Si eshte e munder qe ne dhjetra tendera per privatizimin e degeve te ekonomise Shqiptare kompanite Greke kane qene fituese gjithmone e kane mundur konkurencen Italiane Gjermane Austriake e Anglez etj?Si eshte e mundun qe ne Shqiperi jane te plotfuqishme Bankat greke te cilat nuk bejne as kredi e s’kane produkte bankare per konsumatorin shiptar por vetem bejne akumulim monetar e paresh?Nji incident te ndolle mes Shqiperise e greqise e gjaja a pare qe bllokohen jane fondet ne bankat e huaja.Ne po i lame kursimet tona ne duart e grekeve.
Per sa i perket dhrahmise. Nje nga te mirat e vetme qe na solli EURO ishte humbja e influences se dhrahmise greke mbi ekonomine shiptare e me dukshem ne ekonomine e jugut te shqipnise.Ishte nje periudhe qe kishe mall te blije mallna ne LEK shqiptare sepse kembimi bahej vetem ne dhrahmi.
2)Besim fetar.Eshte monstruoze asimilimi dhe njehsimi qe i bahet besimtarve ortodokse shqiptare ne grek. Barazimi ortodoks=grek eshte i qellimshem dashakeq e me pasoja shume te randa mbi Shqiperine.Eshte e njohur politika greke qe njehson katoliket=italiane dhe muslimane=turq.Si eshte e mundur qe ne rreth 11 vjet liri fetare Kisha ortodokse Autoqefale shqiptare nuk eshte ba akoma e pavarurn po ne krye te saj ashte ala metropoliti grek Anastasios Janulatos.Nje specifikim per hiresine e tij Janullatos kam shume respekt mks edhe kam pase mundesineme e njofte,por si gjithnje ka shume elemente te devijume ne klerin ortodoks njerez qe levizin ne hije te cilet e keshillojen keq e ne dam, te intreresave te Kishes Ortodokse Autokefale Shqiptare e ne dam te interesave kombtare Shqiptare
3)Kulture me mire te mos flasim.Ne mediat e komunikimit masiv Shqiptar kenga greke ze nje hapesire shume te madhe e fillojne e ndihen influencat e kesaj muzike e cila ka depertuar deri ne zonat me te thella malore te shqiperise si te jugut edhe te veriut.Me vjen qudi qe u harrua kaq shpejt kanga e vallja e bukur shkodrane korqare tiranase o elbasanase e SHQIPTARE.
4)Gjendja e shqipetareve ne Greqi.Dihet qe emigracioni i pare shqipter filloi ne dimer te vitit 1991 ne drejtim te greqise.Qe nga ai moment e deri me sot gjendja e statusi i shqiptarve ne Greqi eshte akoma pezull.Shteti grek nuk jep dokumenta per qendrim ne Greqi me te cilat ne baze te Shengen mund te levizet lirshem neper Europe.Ato jane te pajisun vetem me leje per pune, e me nji gja te tille qendrimi e jetesa e emigrantit shqiptar eshte e lidhur vetem me punen.Ne Greqi shqiptarve (muslimane apo katolike) i thuhet e detyrohet qe te helenizohet emri i cili me pas rezulton i helenizum edhe ne dokumente me te cilat pajisen shqiptart e si rrjedhoje me pas njihen nga qarqet greke si Vorio-Epiriote. E keshtu qe ne Shqiperia gjendet me nje minorance Greke zyrtare prej 500.000-600.000 personash…
Per sa i perkete Vorio-Epirit. Pse ne shqipetaret nuk bejme kerkesa territoriale per Notio-Epiri.Qe kur na doli qe Epiri eshte grek.Ne antikitet e sidomos ne Ballkan kane eksiztuzr shume qytete-shtete por asnje prej tyre s’ka kene 100% greke. Helenizmi i mirefillte grek ka ekzistu vetem ne Athine e gjithe te tjeret per ata ishin BARBARE. Influenca te kultures greke e koloni te krijuume nga greket ka edhe ne Turqi, Magna Greca ne Italine jugore por asnje nuk thote se ato jane toka greke e su duhet pasur kerkesa tokesore ndaj tyre.Qe kur Epiri,Maqedonia doli Grek. Faleminderes Zotit qe nuk na doli edhe Shkodra koloni e themelume nga greket.
3)Qeshtja came e qeshtja Arvanitase.Qeveria greke qarqet greke historia e tyne i mohon haptazi ekzistencen e tyne e eshte nje teme qe s’mbaron kurre nqs e hapi.
Dy fjale per qeverite Greke.Qeveria e Pasok me kryeminister Kosta Simit eshte mjaft e hapur ndaj dialogut e bile ka ba hapa gjigande edhe ne dialogun me armikun e saj shekullor Turqine.Ne deklaratat e saj s’behen haptas kerkesa mbi Vorio Epir , por fshihen nen kerkesat e ankesat per diskriminim qe ne shiptart i bajme pupullsise minoritare greke.
Edhe Janullatus eshte mjat i hapur ndaj dialogut e ne deklaratat e saj s’behen haptas kerkesa ku thuhet qe cdo Ortodoks Shiptar eshte GREK…
Keshtu ner pergjithesi duket se cdo gje eshte ne rregull e greket sa per sy e faqe te Europes nepermjet organeve kompetente jane ne rregull e jane per zhvillimin ekonomik e politik te Shqiperise…..
Por ne greqi EKZISTOJNE qarqe te qellimshme te devijuara politike fetare ekonomike te ushtrise e policise te sherbimeve sekrete te cilat kane bere BLLOK kunder shqiperise e per lenien tona prapa e me e keqja eshte se jane pjesmarres edhe politikane shqiptare ne kete krim qe po i bahet.
Per sa i perket ngjarjeve te 1997 jam plotesiht dakort me ty,dhe nuk i heq as edhe nje presje.
Nje keshille te gjitheve ne:duhet ti ruhemi me shume grekut se sa serbit.Pse nqs serbi te bjen ballit dhe e di mire se e ke armik e cfare mendon per ty,greku te dhuron po prapa shpinde fsheh thiken per te gjetur momentin per te goditur dhe kurr nuk e tregon veten.
TE RUHEMI NGA KALI I TROJES SE GREKUT e ta ruajme jugun e shqipnise se eshte i joni.
Analiste te gjitha jane te verteta por ka edhe me....
Ate qe megalidhea dhe qeverite e ndryshme greke nuk e arriten ushtarakisht po e arrijne paqesisht dhe me vete ndihmen e shqiptareve,te cilet po ndryshojne emrat e tyre dhe te femijeve dhe po i cojne e i pagezojne neper kishat greke,por ajo qe duhet t'i shtoja shkrimit tuaj eshte se une duke qene nga Vlora kam pare me syte e mij nje komando greke e cila strehohej diku ne Uje te Ftohte ku une punoja tek nje familje dhe ate nate kur mbarova pune ne nje ore te mbremjes rastesisht pashe banditet greke se bashku me disa kriminele nga qyteti jone te cilet ne ato dite te veshtira per kombin punonin me intesitet per te eleminuar pavaresine tone natyrisht te perkrahur edhe nga nje krahe i politikes shqiptare e cila donte pushtetin pa le te digjej e behej shkrumb Shqiperia.Pa dyshim qe edhe lobi greko - amerikan ne Kongresin Amerikan beri punen e tijdhe CIA gjithashtu ju lane dore te lire zbulimeve te fshehta greke te organizonin rrenimin e shtetit shqiptar.DUKE SHFRYTEZUAR DISA PAKENAQESI TE POPULLIT GREKET PER QELLIMET E TYRE ARMIQESORE ME DOREN E INJORANTEVE SHQIPTAR I VUNE FLAKEN SHQIPERISE DHE PO GROHESHIN TE KENAQUR POR AMERIKA U THA FASHISTEVE GREKE BOLL ME KAQ DHE SHPETUAM PER MOMENTIN,POR ATA TANI KANE LENE BRENDA KALIN E TROJES ME TE CILIN PO PREGATISIN ARRITJEN E QELLIMEVE TE TYRE SHEKULLORE PER HELENIZIMIN E JUGUT TE SHQIPERISE.Kam degjuar plot shqiptare qe thone pse nuk na mori Greqia.O IRONI E FATIT TONE.PSE JEMI KAQ DRITESHKURTER.GJate leximit te artikullit pashe se dikush tallej me ato te verteta te tmerreshme.Sa turp ky person do te jete ndonje i quajtur Agron ose Ilire dhe emrin e ka bere jani, spiridhon,zerva ose janullatos...Mos te ikim shume larg por me 12 tetor se cfare bene ne Himare palacot greke te ndihmuar nga te shiturit.Me shume respekt per ju Analiste.Ju placin syte atyre qe i shikojne keto veprime dhe nuk bejne dicka per ta shpetuar Shqiperine nga Kali i Trojes!
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.