Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- 11 Dimensionet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3001)
11 Dimensionet
Kohet e fundit shkencetaret me te mire ne bote po bindin veten dhe te tjeret qe universi eshte 11 dimensional dhe qe mund te kete bote qe jetojne ngjitur me boten tone ne te njejten kohe por ne dimensione te ndryshme dhe qe do te kemi mundesi qe te komunikojme me to kur te kemi mundesi te zbulojme rruge dimensionale per te cilat shume te tjere besojne qe do te jete e mundur me arritjen e shpejtesise te drites.
te keshilloj te lexosh "Dimensioni i katert" i Rudy Rucker ( ne se e mbaj mend mire ).
Smiles
kurse une te keshilloj te lexosh librin e stephen howking universi ne nje kokerr arre
te siguroj se do te pataksesh
kohet e fundit shkencetaret po bejne perpjekje te shumta per te pershkruar universin me nje formule te vetme, universale duke arritur te krijone disa lidhje te mundshme midis macro forcave qe veprojne mbi boten sic e shohim ne dhe quntum theory.. kjo procedure quhet UNIFICATION...
ajo qe shkencetaret po mundohen te shpjgojne (vertetojne) eshte se vet protonet dhe elektronet jan te shperbeshme ne njesi akoma me te vogla, massa energjie me permasa shume me te vogla se elektronet me dhe forme striga energjie...
STRINGS THEORY....
Citim:
Po citoj ato që tha dieFaustNeu
kohet e fundit shkencetaret po bejne perpjekje te shumta per te pershkruar universin me nje formule te vetme, universale duke arritur te krijone disa lidhje te mundshme midis macro forcave qe veprojne mbi boten sic e shohim ne dhe quntum theory.. kjo procedure quhet UNIFICATION...
ajo qe shkencetaret po mundohen te shpjgojne (vertetojne) eshte se vet protonet dhe elektronet jan te shperbeshme ne njesi akoma me te vogla, massa energjie me permasa shume me te vogla se elektronet me dhe forme striga energjie...
STRINGS THEORY....
E kam degjuar edhe une ket... nje profesor Japonez me fame ketu ne CUNY mendon se ka edhe me shume dimensione se 11 por spo me mbahet mend emri(Panajoti mund ta dije )
Shume shkencetare sot munt te them jane disi the shqetesuar per kete teori qe eshte akoma ne hapat e para te saj per tu vertetuar. Testime ne CERN collider mund te sjellin ndonje konfirmim per String theory po sic duket eshte dicka shume me e komplikuar dhe e paqarte ne krahism me teorite e tjera qe jane pothuajse ligje sot.
Pastaj vjen pyetja a jane strings vertet gjerat me te vogela apo do te gjejme dicka tjeter me te vogel ne te ardhmen? Dhe si do ti sherbejne njerezimit keto zbulime te reja? Duke sikur sa me shume germojme per dituri aq me shume ajo na dredhon.
Sa me shume Universi duket i kupteshem, aq me shume ai duket si pakumptim. - fizikanti i famshem Steven Weinberg.
11 permasat linden si nevoje e bashkimit te 5 teorive te ndryshme te telave (string theory) te cilat me pare studioheshin ne 10 permasa. Nje teori tjeter, ajo e supergravitetit studioheshe ne 11 dimensione por shume shkencetare e kishin lene menjane ne favor te string theori.
Ne perpjekjet e tyre per te bashkuar 5 teorite e telave ata futen edhe permasen e 11-te, gje qe solli bashkimin e 5 teorive ne nje te vetme. Shkencetaret kuptuan qe ne fakt 5 teorite e tyre ne 10 permasa ishin projeksione te teorise me te plote 11 permasore. 11 permasat jane 10 hapesinore dhe 1 kohore.
C'ndodhi me telat ne 11 permasa? Ato u kthyen ne membrane. Lindi ajo qe quhet M-theory. Mendohet qe i gjithe unversi yne eshte nje membrane e vetme, qe lundron ne hiperhapesiren 11-permasore. Mendohet qe mund te kete pafundesi membranash te tjera, gje do te thonte qe ka nje pafundesi unversesh te tjera, cdo njeri prej tyre me ligjet e tij te fizikes, ndoshta komplet te ndryshme nga keto tonat. Disa mendojne qe membranat jane te hapura si nje carcaf i pafundem, disa te tjere mendojne qe mund te jene si nje fllucke.
Duket sikur teoria-M bashke me hipotezen e unverseve paralele shpjegojne shume gjera. Paul Steinhardt dhe te tjere mendojne qe big bangu mund te jete nje perplasje e dy membranave. Koha pra vazhdon pertej big-bangut. Lisa Randall ne perpjekje per te kuptuar dobesine e forces se gravitetit llogariti qe ndoshta graviteti eshte i dobet sepse vjen si nje sinjal i dobet nga nje univers tjeter paralel me tonin.
Shpresat jane qe M-theori te jete teoria unike qe Ajnshtajni kerkonte ne vitet e fundit te jetes se tij.
Citim:
Po citoj ato që tha Eltoni83
...nje profesor Japonez me fame....
Vertet eshte shume intriguese teorie e "Botes ne 11 dimensione"
Mjaf kohe me pare eshte folur ne menyre figurative per botet paralele appo dimensionet paralele. Eshte njesoj sikur ne te njejten dhome me ne te kete edhe njerez te tjere te cilet ne nuk mund t'i shohim per arsye se ata jetojne ne dimensione te tjera. jane bere edhe disa filma bile mbi keto teori.
Matematika nga ana tjeter manipulon per qellimet e san me hapesiren me "n" dimensione.
Edhe teoria e gjithshkaje, apo Teoria Meme. e quajtura pra " M " teori perseri inkludon manipulime te tilla.
A eshte e vertete? Edhe vete shkencetaret nuk e pranojne te gjithe. Keto teori akoma qendrojne ne nivel hipotezash.
DXP
Nuk e kuptoj pse i quan manipulime?
Shkenca ecen neper disa faza. Ne fillim jane vizionaret. Ata qe pa asnje prove mendojne se si mund te jete realiteti. Ketu jemi ne nivelin e imagjinates.
Pastaj dalin teorite. Teorite duhet te jene vete-konsistente, dmth rezultatet teorike te jene te qendrueshme. Deri ketu mund te thuhet qe fizika ka perdorur thjesht aparatin matematik. Keto teorite e telave kane arritur deri ne kete pike.
Por fizika eshte shkence e materjes para se gjithash dhe jo vetem e mendjes (si matematika), keshtu qe ka nevoje per prova konkrete. Shpresat jane te medha qe me fillimin e punes te LHC ne Gjeneve shume nga keto teori te vertetohen (ose hidhen poshte).
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.