Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 444 445 446 447 448 449 450 451 452 [453] 454 455 456 457 458 459 460 461 462 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datė 05 Dhjetor 2009 - 02:16:

TĖ VĖRTETAT E PANJOHURA TĖ SIGURIMIT TĖ SHTETIT

Shqipėria ėshtė i vetmi nga vendet ish-komuniste ku nuk ėshtė shkruar njė libėr qė tė tregojė historinė e Sigurimit tė Shtetit dhe ta analizojė veprimtarinė e tij. Policia sekrete e kohės sė komunizmit vazhdon ende ta ruajė me sukses sekretin e punėve tė veta, edhe 14 vite pasi supozohet se ėshtė shpėrbėrė. Kjo nuk ėshtė njė gjė e rastit, madje ėshtė njė provė e fuqisė qė ka pasur Sigurimi i Shtetit mbi shoqėrinė shqiptare. Sigurimi i Shtetit shqiptar ka qenė me siguri policia mė sekrete nė historinė e policive sekrete tė shekullit XX, pasi ajo qe aq sekrete saqė nuk ekzistonte as njė ligj pėr krijimin, organizimin dhe funksionim e saj. Sigurimi i Shtetit vepronte vetėm mbi bazėn e njė platforme tė Komitetit Qendror tė PPSH. Por Komiteti Qendror, nga pikėpamja formale, nuk ka pasur fuqi legjislative. Atė e kishte vetėm Kuvendi Popullor.

Enver Hoxha dhe PKSH, qė me krijimin e saj nė 1941 kopjoi modelin komunist jugosllav. Enver Hoxha dhe PKSH e kopjuan me besnikėri blueprint-in e Titos nė ndėrtimin e strukturave tė pushtetit komunist qė gjatė luftės nė mbledhjet e Pezės, Labinotit, Helmėsit, Pėrmetit dhe Beratit, tė sjellė nga emisarėt jugosllavė Miladin Popoviq, Dushan Mugosha dhe Velimir Stoiniq.

Por, nė njė mėnyrė sa tė cuditshme aq edhe domethėnėse ky imitim i komunistėve shqiptarė, deri nė vitin 1946, ka njė anomali nė fushėn e shėrbimeve sekrete dhe kjo jo nė sensing se komunistėt shqiptarė kanė zhvilluar njė model tė ndryshėm nga ai jugosllav, por se e kanė vėnė veten nėn juridiksionin e strukturave respektive jugosllave. Kjo pėrbėnte njė devijim nga modeli jugosllav, pasi nė Jugosllavi, qė nė vitin 1941 lidershipi komunist partizan krijoi dy struktura inteligjence:

1) Sherbimin e Zbulimit tė Ushtrisė Popullore Clirimtare dhe Forcave Partizane (NOV dhe PO), sipas direktivės tė dhėnė nga komandanti supreme Josip Broz Tito. Sherbimi i Zbulimit kishte dy seksione, Seksionin e Informacionit dhe Seksionin e Kundėrspiunazhit.

2)Sherbimi i Sigurimit

Sipas versionit zyrtar tė historiografisė komuniste, shėrbimi sekret komunist shqiptar u krijua nga Komiteti Qendror i PPSH nė vitin 1943. Si datė e krijimit tė Sigurimit tė Shtetit mbahet 20 marsi vitit 1943, kur me vendim tė KQ tė PKSH u krijua Sherbimi Qendror i Informacionit. Nė 30 prill 1943, Komiteti Qendror PKSH u dha komiteteve qarkore njė urdhėr pėr krijimin e seksioneve tė Shėrbimit tė Informacionit. Nuk ėshtė e vėshtirė qė tė kuptohet se kjo strukturė e krijuar nga lidershipi komunist partizan shqiptar i korrespondonte vec njė seksioni tė Shėrbimit tė Zbulimit tė strukturave partizane jugosllave, saktėsisht Seksionit tė Informacionit. Nė Shqipėri nuk u krijua nė kėtė kohė as Shėrbimi i Zbulimit dhe as Sherbimi i Sigurimit. Pse? I vetmi shpjegim ėshtė se Enver Hoxha dhe lidershipi komunist nė kėtė kohė e vunė Shqipėrinė nėn juridiksionin e agjensive tė inteligjencės komuniste jugosllave. Sherbimi i Informacionit partisan shqiptar funksiononte si njė pjesė e njė departamenti tė Shėrbimit tė Zbulimit Jugosllav, saktėsisht e Seksionit tė Informacionit.

Nė prill 1943, me vendim tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare dhe Forcave Partizane Jugosllave (NOV dhe POJ), u krijua Komisioni pėr tė luftuar “kolonėn e pestė” dhe “terrorizmin”. Porn ė Shqipėri nuk u krijua njė homolog i tij gjė qė nuk ka njė shpjegim tjetėr vec atij se kjo strukturė jugosllave e kishte dhe Shqipėrinė nėn juridiksionin e vet.

Nė shtator 1943, strukturat komuniste jugosllave tė inteligjencės u riorganizuan dhe si rezultat u krijua Seksioni pėr Sigurimin e Popullit (OZN). Kjo qe policia sekrete e bėrthamės sė pushtetit komunist qė Titoja pati ngritur qė gjatė luftės. Policia sekrete qė ngriti Tito gjatė luftės quhej “Sigurimi Popullit” dhe kjo qe e kuptueshme pasi shteti nuk qe ende nė duart e komunistėve. Pas sesionit tė dytė tė AVNOJ-t nė nėntor 1943, nė varėsi tė OZN kaluan tė gjitha agjencitė e zbulimit dhe kundėrzbulimit tė ushtrisė partizane jugosllave. Asgjė e ngjashme me OZN nuk u krijua nė Shqipėri nė vjeshtėn e vitit 1943, cka nuk ka tjetėr shpjegim vec atij se territory shqiptar konceptohej tė qe nėn juridiksionin e OZN.

Nė 13 maj 1944, saktėsisht 11 ditė para se Enver Hoxha dhe PKSH tė organizonin Kongresin e Pėrmetit sipas modelit jugosllav, Titoja e shndrroi OZN nė OZNA, domethėnė Departamenti pėr Sigurimin e Popullit. Kjo qe njė strukturė e krijuar sipas modelit tė policisė sekrete sovjetike mbi principe ushtarake dhe ku qenė bashkė zbulimi dhe kundėrzbulimi. OZNA kishte kėtė juridiksion: punėn zbuluese politike ofensive kundrejt vendeve tė huaja dhe territoreve tė pushtuara, mbrojtjen kundėrzbuluese tė territoreve tė kontrolluara nga forcat partizane, luftėn kundėr “armikut tė brendshėm”. E megjithatė, nė Kongresin e Pėrmetit, pak ditė mė vonė, Enver Hoxha dhe PKSH, kopjuan tė gjitha krijimet e reja tė komunistėve nė sferėn e pushtetit, me pėrjshtim tė shėrbimit sekret. Asgjė e ngjashme nuk u krijua nė Shqipėri. Pse?

Kjo pyetje ka vetėm njė pėrgjigje. Enver Hoxha dhe PKSH me vetėdije nuk e krijuan njė shėrbim sekret (“Sigurimi Popullit”), sepse pėrsa pėrket sferės qė mbulonte shėrbimi sekret, Shqipėria komuniste qė po ndėrtonte Enver Hoxha dhe PKSH mbulohej nga shėrbimi sekret jugosllav, OZNA. Kėshtu e patėn gjetur mė konvenuese jugosllavėt. Shefi i parė i OZNA-s nė Shqipėri ka qenė Dushan Mugosha, ish- dėrguari i PKJ nė Shqipėri qė nga viti 1941, i cili pas luftės u bė gjeneral UDB-s.

Kur komunistėt shqiptarė morėn pushtetin nė nėntor 1944, ata ende nuk patėn krijuar njė shėrbim sekret dhe vazhduan mos ta krijonė ende dhe pėr mjaft kohė.



Drejtoria e Mbrojtjes sė Popullit (DMB) forcė speciale e OZNA-s

Historiografia komuniste ėshtė pėrpjekur ta mbulojė kėtė tė vėrtetė lakuriqe skandaloze me njė gjethe fiku, duke thėnė se Sigurimi i Shtetit nė vitet 1944-46 vepronte pas emėrtimit “Drejtoria e Mbrojtjes sė Popullit” (DMB), njohur ndryshe si forcat e ndjekjes. Por, kjo strukturė nuk qe njė shėrbim sekret, por qe vetėm njė forcė e armatosur speciale qė kryente operacione pėr asgjesimin e kundėrshtarėve politikė tė regjimit. Ajo kishte nė varėsi Divizionin e Mbrojtjes sė Popullit, tė pėrbėrė prej 5000 vetėsh, cili qe krijuar sipas modelit sovjetik, qė e kopjuan dhe jugosllavėt, qė pranė policisė sekrete (atėhere NKGB) tė atashoheshin forca speciale operative tė armatosura, nė mėnyrė qė shėrbimi sekret tė mbulonte me forcat e veta dhe sferėn inteligjente dhe atė ushtarake tė operacioneve. Ėshtė e qartė se DMB qe forcė speciale ushtarake e njė shėrbimi sekret, por ku qe dhe kush qe shėrbimi sekret shqiptar? Shėrbim sekret shqiptar nuk kishte nė atė kohė. Shqipėria mbulohej nga OZNA dhe DMB qe njė forcė speciale nė varėsi tė OZNA-s. Si i pari Drejtor Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit ka qenė Koci Xoxe, cili nė atė kohė qe nr. 2 nė PKSH pas Enver Hoxhės. Zėvendėsdrejtor DMB qe Nesti Kerenxhi, cili mė pas do tė bėhej zėvendėsministėr Punėve tė Brendshme.

Nė kėtė kohė DMB qe njė strukturė e pavarur qė nuk varej nga Ministria e Punėve tė Brendshme (nė krye tė sė cilės qė nga maji vitit 1944 qe Haxhi Lleshi), nė varėsi tė sė cilės qenė vetėm forcat policore.

Njė provė e fuqishme pėr tezėn se Enver Hoxha dhe PKSH pranuan qė Shqipėria tė qe nėn juridiksionin e shėrbimit sekret jugosllav qe fakti se menjėherė pas ardhjes sė Enver Hoxhės nė pushtet, nė Tiranė, arkivi sekret Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė shtetit shqiptar, ku pėrfshihej dhe arkivi shėrbimit sekret shqiptar tė kohės sė paraluftės dhe tė luftės, tė njohur si Zyra Sekrete nė vitet 1922-40 dhe Zyra Politike nė vitet 1940-44, u ēua nė Beograd. Ky veprim dėshmon qartė se qendra nga varej Shqipėria sa pėrket shėrbimit sekret qe Beogradi dhe OZNA. Arkivi i shėrbimeve sekrete shqiptare tė paraluftės dhe luftės, me tė rėnė nė duart e partizanėve shqiptarė, u vu nėn mbikqyrjen e rreptė tė tė dėrguarve tė OZNA-s, tė cilėt e siguruan dhe e ēuan nė Beograd ku gjendet edhe sot e kėsaj dite. Dhėnia e arkivit tė shėrbimit sekret njė vendi tradicionalisht armiqėsor, njė ngjarje kjo pa precedent nė historinė botėrore, ėshtė njė nga tradhėtitė mė tė rėnda qė Enver Hoxha dhe regjimi komunist drejtuar prej tij, u kanė bėrė shqiptarėve kudo qė janė. Mbi bazėn e tė dhėnave qė morėn nga ky arkiv jugosllavėt hartuan me ngut lista tė zeza me emra shqiptarėsh qė qenė tė vendosur nė rezistencėn kundėr sundimit sllav dhe zbatuan nė genocidin e madh qė komunistėt jugosllava bėnė nė Kosovė dhe nė trevat e tjera shqiptare nė Jugosllavi, nė dhjetor 1944-maj 1945, ku u vranė 50 mijė shqiptarė.



Pse Sigurimi Shtetit u mbajt nga Enver Hoxha si njė shėrbim sekret ilegal?

Me ardhjen e komunistėve nė pushtet nė Jugosllavi dhe themelimin e Republikės Federale Popullore tė Jugosllavisė, nė mars 1946 OZNA u riorganizua, duke u shndrruar nė Administrata e Sigurimit tė Shtetit (UDB). Prej kėtej fjala UDBa. Me anė tė njė ligji tė nxjerrė nga Skupshtina (parlamenti komunist) shėrbimi sekret partizan krijuar nė kohėn e luftės, u shndrrua nga Sigurim Popullit (OZNA) nė Sigurim Shtetit, akronimi tė cilit qe DB (Drzhavna Bezbednost- Sigurimi i Shtetit). Sipas modelit sovjetik u bė pėrqėndrimi organeve tė diktaturės sė proletariatit nė kuadrin e Ministrisė sė Brendshme (SMUP). Sigurimi Shtetit u bė njė drejtori e SMUP. Prej kėtej emri UDB-a (Drejtoria e Sigurimit tė Shtetit nė serbisht). Ky ndryshim u bė pėr faktin se tashmė komunistėt jugosllavė patėn ardhur nė pushtet dhe tashmė ata e kishin shtetin nėn kontroll kėshtu qė termi “Sigurim Shtetit” mund tė pėrdorej nė vend tė atij “Sigurim Popullit”.

Nė kėtė kohė, sipas modelit jugosllav bėhet edhe nė Shqipėri e njėjta gjė. U krijua Drejtoria e Sigurimit tė Shtetit, qė ishte nė varėsi tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Por, ēuditėrisht, ndryshe nga rasti jugosllav, krijimi kėsaj strukture nuk u bė me njė ligj tė Kuvendit Popullor, por vetėm me njė vendim tė Komitetit Qendror tė PKSH. Pse kjo mangėsi? Me siguri pėr faktin se krijimi i shėrbimit sekret shqiptar, Sigurimi i Shtetit ėshtė bėrė nga Enver Hoxha pas urdhėrit qė dhanė sovjetikėt, tė cilėt, ndėrsa nė atė kohė donin qė institucionet e shtetit shqiptar tė qenė nėn varėsinė e jugosllavėve, nuk donin megjithatė qė njė strukturė kaq e rėndėsishme si policia sekrete tė mungonte krejt nė Shqipėri, ēka do t’ u jepte jugosllavėve njė kontroll mė tė madh se ai qė qenė tė prirur t’ u lejonin sovjetikėt. Kjo duke u nisur dhe nga fakti se, sipas modelit qė zbatohej nė atė kohė nė vendet e sferės sovjetike, administruesi i partisė komuniste (sekretari organizativ), mbante njėherėsh dhe postin e ministrit tė punėve tė brendshme, domethėnė tė shefit tė Sigurimit tė Shtetit. Kėshtu, qė nė kėtė kohė, sekretari organizativ i PKSH, Koci Xoxe, u bė dhe ministėr i brendshėm, domethėnė shef i Sigurimit tė Shtetit. Kjo qe njė gjetje shumė konvenuese pėr jugosllavėt dhe posaēėrisht pėr homologun e Xoxes, serbin Aleksandėr Rankoviq, pasi Xoxe, njė sllav ortodoks, shihej si njė njeri i lobit ser btė lidershipit komunist jugosllav dhe nė fakt qe njė puppet strings e Rankoviqit dhe njė krijesė e emisarėve serbė nė Shqipėri.

Gjithsesi, jugosllavėt, tė cilėt patėn planifikuar bashkimin e Shqipėrisė me Jugosllavinė, nuk qenė tė kėnaqur me krijimin nė Shqipėri tė Sigurimit tė Shtetit. Pėr ta relativizuar kėtė zhvillim tė ri, ata i kėrkuan Enver Hoxhės qė krijimi i shėrbimit sekret mos tė legalizohej nga Kuvendi Popullor, nė mėnyrė qė nė tė ardhmen tė qe mė thjeshtė abrogimi tij. Dhe Enver Hoxha ua plotėsoi dėshirėn jugosllavėve. Pėr organizimin dhe funksionimin e sherbimit sekret regjimi komunist shqiptar nuk nxorri asnjė lloj ligji, por vetėm njė platformė tė Komitetit Qendror tė PKSH tė vitit 1947, pra post factum, qė u ripėrtėri disa herė dhe nė periudhėn e mėvonshme dhe shėrbeu si bazė pėr punėn e kėtij shėrbimi deri nė vitin 1991.



Pse u asgjesuan dosjet e tė dėnuarve si agjentė tė spiunazheve tė huaja?

Sipas platformave tė njėpasnjėshme tė KQ tė PKSH (PPSH) mbi bazėn e tė cilave vepronte Sigurimi i Shtetit, njė nga detyrat kryesore tė kėtij sherbimi qe lufta kundėr veprimtarisė agjenturore nė Shqipėri tė spiunazheve tė huaja. Pėr luftėn e Sigurimit tė shtetit kundėr spiunazheve tė huaja u ngrit njė propagandė e madhe gjatė kohės sė regjimit komunist, sikur Sigurimi i Shtetit qe duke arritur suksese madhėshtore nė luftėn kundėr agjenturės sė shėrbimeve sekrete perėndimore e lindore, amerikane, sovjetike, britanike, italiane, greke, jugosllave, gjermanoperėndimore, polake etj. Njė nga gjėrat qė tė intrigon nė kėtė propagandė ėshtė se nuk pėrmendej shėrbimi mė i fuqishėm i bllokut sovjetik, STAS-i gjermanolindor, i cili shpesh pėrdorej nga KGB sovjetike si njė instrument pėr tė vepruar nė botėn e jashtme, nė mėnyrė qė mos t’ i ndotte duart vetė. Por, gjėja qė tė habit mė shumė ėshtė se regjimi komunist, nė fund tė ekzistencės sė vet, asgjesoi dosjet qė mbulonin kėtė sferė, pra luftėn kundėr spiunazheve tė huaja qė vepronin nė drejtim tė Shqipėrisė.

Me urdhėrat 1-7 tė datės 12 shkurt 1991, ministri brendshėm Hekuran Isai, urdhėron qė tė asgjesohen:

“Dosjet pėr krimet e parashkruara, dosjet e pėrpunimit 2A dhe 2B tė agjitacionit dhe propagandės, tentativės sė arratisjes, tė agjentėve nė shėrbim tė zbulimeve tė huaja. Dosjet e tjera tė asgjesohen me listė tė veēantė”.

Njė nga gjėrat qė tė habit nė kėtė urdhėr ėshtė se regjimi po asgjesonte edhe dosjet pėr ēėshtjet penale tė tė dėnuarve si agjentė tė shėrbimeve tė huaja sekrete nė Shqipėri. Nė Shqipėri qenė dėnuar mijėra njerėz si agjentė tė shėrbimeve sekrete amerikane, OSS dhe CIA, tė shėrbimeve sekrete britanike SIS dhe MI 6, tė shėrbimit sekret grek, qė Sigurimi Shtetit vazhdonte ta quante Asfalia, edhe pse ai qė prej vitit 1952 quhej QYP, e prej vitit 1986 quhej EYP, tė shėrbimeve sekrete italiane SISMI e SISDE, tė shėrbimit sekret jugosllav UDB, qė sigurimi i Shtetit vazhdoi ta quante UDB edhe pse pas Sesionit tė Katėrt Plenar tė PKJ nė 1966, UDB u transformua nė Sherbimi i Sigurimit tė Shtetit (SDB), tė shėrbimit sekret sovjetik, KGB etj.

Nė Shqipėri, nė kohėn e diktaturės komuniste regjimi pati dėnuar me mijėra njerėz si agjentė tė kėtyre shėrbimeve sekrete tė huaja. Madje, shumė ish-sigurimsa, qė shkruajnė sot, kanė dashur qė ta bėjnė apologjinė e Sigurimit duke thėnė se ai ka luftuar kundėr spiunazheve tė huaja, duke e vėnė theksin tek UDB, me tė cilėn nė fakt Sigurimi shqiptar ka qenė nė bashkėpunim tė ngushtė, apo edhe me shėrbimin sekret grek e atė sovjetik.

Nė rast se Sigurimi i Shtetit ka luftuar vėrtet kundėr agjenturave tė huaja e sidomos kundėr shėrbimit sekret jugosllav, grek e sovjetik, dosjet me praktikat e kėsaj lufte ishte dashur qė tė ruheshin nė mėnyrė qė kjo luftė t’ u dėshmohej brezave tė ardhshėm. Por, e vėrteta ėshtė se lufta e Sigurimit tė Shtetit kundėr agjenturave tė huaja dhe sidomos kėtyre qė pėrmenda, ka qenė fiktive dhe etiketa agjent jugosllav, grek apo sovjetik u vihej njerėzve qė dėnoheshin me akuza politike pėr t’ i rėnduar edhe mė tepėr. Se sa fiktive qe kjo luftė kuptohet dhe nga fakti se, edhe pse qė prej vitit 1952 sherbimi sekret grek quhej QYP (Qentriko Ypiresia Pliroforion), nė Shqipėri vazhdonin tė dėnoheshin njerėz si bashkėpunėtorė tė shėrbimit secret grek, qė nė akt-akuzat e tyre figuronte me emrin e vjetėr Asfalia!? E njėjta gjė ndodhte edhe me agjentėt e sherbimit sekret jugosllav. Edhe pse shėrbimi sekret jugosllav qė prej vitit 1967 nuk quhej mė UDB, por SDB, nė Shqipėri Sigurimi Shtetit vazhdonte tė zbulonte agjentė tė UDB, pra njė sherbimi sekret tashmė inekzistent dhe kėta dėnoheshin sit ė tillė. Natyrisht qė me kėtė gjė regjimi Enver Hoxhės donte t’ u thoshte serbėve dhe grekėve se ne nuk e kemi seriozisht luftėn kundėr jush, por vetėm pėr qėllime propagandistike, prandaj rrini tė qetė.

Asgjesimi i dosjeve qė lidhen me luftėn kundėr spiunazheve tė huaja ka vetėm njė shpjegim, se kėrkoheshin qė tė mbuloheshin gjurmėt e sė vėrtetės se lufta kundėr spiunazheve tė huaja ka qenė vec njė truk propagandistic dhe se asnjėherė spiunazhet e huaja perėndimore dhe lindore nuk kanė vepruar seriozisht pėr ta pėrmbysur regjimin komunist shqiptar (me pėrjashtim tė veprimtarisė sė CIA-s dhe MI 6 nė vitet 1949-1953), pasi regjimi komunist shqiptar mbijetonte mbi bazėn e kompromiseve gjeopolitike tė dy superfuqive.

Njė tjetėr aspekt kurioz i kėtij asgjesimi dosjesh ėshtė periudha kur ka ndodhur ky proces. Urdhėri pėr asgjesimin e tyre ėshtė dhėnė nė 12 shkurt 1991 dhe kuptohet qė pėr asgjesimin e tyre janė dashur disa javė, kjo dhe pėr faktin se ajo ka qenė njė periudhė shumė e turbullt (pas tetė ditėsh u rrėzuan monumentet e Enver Hoxhės) kur Sigurimi i Shtetit qe shumė i impenjuar nė cėshtje tė tjera. Asgjesimi, nė rastin mė tė mirė, ka zgjatur disa javė, cka do tė thotė se ai ėshtė bėrė nė kohėn e qeverisė Nano 1, qė erdhi nė fuqi nė 22 shkurt 1991, pra dhjetė ditė pas daljes sė urdhėrit dhe ėshtė zbatuar nga ministry i brendshėm i qeverisė Nano1, Gramoz Ruci, sot sekretar i pėrgjithshėm i PS. Nano dhe Ruci nuk mundet mos ta kuptonin se cfarė qe duke u bėrė dhe ata me vetėdije tė plotė kanė vazhduar qė ta bėjnė kėtė krim shtetėror, cka qe asgjesimi i kėtyre dosjeve tejet tė rėndėsishme.


A KE FORCE TI LEXONI SE UN I DI ,,,,,


  Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 444 445 446 447 448 449 450 451 452 [453] 454 455 456 457 458 459 460 461 462 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.