Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datė 11 Gusht 2009 - 16:56:

Oj te bere...

Dajti ka qėndruar pa lėvizur nė barelėn e urgjencės, i lidhur me pranga poshtė ēarēafit tė bardhė, tė hedhur sipėr trupit. Nė fjalėt e tij para gjyqtares sė masave, Marsela Balili, ai u ėshtė shmangur pyetjeve tė prokurorisė pėr ngjarjen e sė premtes, ku mbetėn tė vrarė katėr agjentėt e policisė dhe njėri nga tre shoqėruesit e tij, Ledion Mara.

Ai nuk ngurroi tė drejtojė akuza ndaj policisė dhe personelit tė Spitalit tė Burgut. "Jam keqtrajtuar qė nga arrestimi e deri tani qė po flasim. Ata mė kanė goditur me shkelma e grushte, edhe pse isha i plagosur. Kam tre plumba nė trup, njė nė krah tek bėrryli, njė nė kraharor, qė mė ka prek mushkėrinė dhe njė nė kėmbė,"- i tha Dajti gjyqtares.

Mė pas ka shtuar se njėri nga agjentėt e policisė, nė momentin e arrestimit, e ka dhunuar. "Isha i shtrirė dhe i dorėzuar dhe nga plagėt mė dilte gjak. Ai mė qėllonte me shqelma nėpėr trup.

I kam kėrkuar edhe duke e sharė tė mė vrasė mė mirė se sa tė mė godasė me shqelma, por, ai mė qėllonte, duke mė thėnė se "nuk do tė vrasim, se duhet tė vuash".
-----------------------
Nderkohe:
Kėrkohet i katėrti i masakrės. Ėshtė arratisur nga vendngjarja. Ishte nė "Tuareg" bashkė me Dajtin, Marėn dhe Xhoxhin.

Mėsohet se ka qenė agjenti tashmė i vrarė, Kastriot Feska, i cili e kishte mbėrthyer pėr shpatullash personin e tretė qė shoqėrohej me Dajtin, por, plumbat e kėtij tė fundit tė qėlluar nga pas shpine, ishin fatalė pėr agjentin. Kėshtu, personi i katėrt ka mundur tė ikė, ndėrkohė qė Feska ka rėnė pėrtokė i vdekur.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.