Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga kontinenti datė 15 Prill 2007 - 19:04:

Shiko, kjo eshte tjeter teme...sepse un te them ty cdo fjale te keqe, por qe i them me shaka.


Postuar nga SEXI datė 16 Prill 2007 - 12:34:

Citim:
Po citoj ato qė tha ari77labi
atehere

alabaku.....ala baku..
vjen sipas nje barboni qe quhej baki... turk. edhe u morr shprehja

ala baki......si bakiu.. barbon


aaahahhahahahah bej shaka
mos ma merr per ters zemra


Hahahahahaaa...Ari nuk ka asgje per tu mare per ters ketu rrusho...

Puntoro ashtu me tallje tip shakaje te shaj SEXI sa te duash ty...


Postuar nga IQVLORA datė 17 Prill 2007 - 22:18:

Dikur kam degjuar nga te vjetrit te perdornin fjalen qyrek rreth 4 dekada me pare ,por ja kam harruar kuptimin.
Kush e di mund te me ndihmoj,por sidomos Konte dhe ndonje jugor,per arsyen e vetme se eshte perdorur ne krahinat e jugut.

''Zgalemi i Gorkit eshte nje proze poetike.''


Postuar nga Ari. datė 17 Prill 2007 - 22:56:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Dikur kam degjuar nga te vjetrit te perdornin fjalen qyrek rreth 4 dekada me pare ,por ja kam harruar kuptimin.
Kush e di mund te me ndihmoj,por sidomos Konte dhe ndonje jugor,per arsyen e vetme se eshte perdorur ne krahinat e jugut.

''Zgalemi i Gorkit eshte nje proze poetike.''


qyrek..... dru.. ose tra.. qe perdorej ne cati te shtepis.(me duket.. nuk e kam 100/100)


Postuar nga kontinenti datė 18 Prill 2007 - 05:03:

Edhe mua per ate fjalen ''qyrek'' me behet po keshtu sic thote Ari, pra si nje dru i gjate.
Me duket sikur e kam degjuar si prej se largu kete fjale.


Postuar nga IQVLORA datė 18 Prill 2007 - 19:29:

Mbreme vone me telefonoi nje miku im gjeolog nga Vlora(rreth te 60 vjec) me banim ne Tirane,ku midis te tjerash e pyeta ate rreth fjales qyrek.
Ai me tha se keshtu quhej lopata nga te vjetrit ne zonen e Vlores.
I dashuri im ari ti e ngaterron ate fjale me fjalen qepra,te cilet jane drure qe perdoren per ndertimin e catise.
Respekte per ju Konte dhe arushi


Postuar nga ESHI datė 19 Prill 2007 - 00:09:

Une e di qe qyrek eshte si kjo ne foto por ,metali. Qyreku mbaj mend eshte perdorur sidomos per te pastruar hirin e ngelur te shporetit me dru. Te pakten per kte e mbaj mend ta perdorte nena.

hahhah none si plake po me duket vetja.


Postuar nga kontinenti datė 19 Prill 2007 - 03:47:

Esho, ajo qe thu ti, quhet kacģ .


Postuar nga elsaaa datė 19 Prill 2007 - 05:20:

kujt i thone "bihurde" e kam degju para dy ditesh po se mora vesh....


Postuar nga ESHI datė 19 Prill 2007 - 15:50:

Citim:
Po citoj ato qė tha elsaaa
kujt i thone "bihurde" e kam degju para dy ditesh po se mora vesh....



Elsa, Bihude perdoret si ne sharje, ka te njejtin kuptim sikur ti thuash ndonjeres bibe, ose nje njeriu qe eshte konfjuz dhe s'di c'fare ben.
Nuk e di nese e ke degjuar ndonje here " Si shkon ajo (filan person) si bihude , si pula pa koke.


Postuar nga Niqua datė 19 Prill 2007 - 15:56:

Citim:
Po citoj ato qė tha ESHI



si pula pa koke.





hahahaha ca me kujtove ket fjale si pule pa kry


Postuar nga elsaaa datė 19 Prill 2007 - 16:37:

thnx ESHI

Dreqe pse shkon si bihurde hahahahahah....sa funny sound kjo fjal


Postuar nga Niqua datė 19 Prill 2007 - 17:48:

Citim:
Po citoj ato qė tha elsaaa
thnx ESHI

Dreqe pse shkon si bihurde hahahahahah....sa funny sound kjo fjal




une i kyt shprehje bihurde se kam degju kurre se perdryshe do me kishte thirre mama..

Eshi perdoret kjo shprehje ne shkoder a??


Postuar nga IQVLORA datė 19 Prill 2007 - 18:53:

Citim:
Po citoj ato qė tha ESHI
Une e di qe qyrek eshte si kjo ne foto por ,metali. Qyreku mbaj mend eshte perdorur sidomos per te pastruar hirin e ngelur te shporetit me dru. Te pakten per kte e mbaj mend ta perdorte nena.

hahhah none si plake po me duket vetja.



Pikes i ke rene, ajo ka qene nje si tip lopate metalike qe perdorej per te pastruar jo vetem soben (shporetin) por edhe plehrat e bagetive.Varej se sa e madhe ishte dhe per cfare pune perdorej.


Postuar nga Piktor datė 19 Prill 2007 - 19:00:

Citim:
Po citoj ato qė tha elsaaa
kujt i thone "bihurde" e kam degju para dy ditesh po se mora vesh....
e para thuhet "bihude" dhe do te thot torollake pra eshte nje lloj lavderimi per vajzat qe shkojn si bibat.


Postuar nga kontinenti datė 20 Prill 2007 - 04:17:

Citim:
Po citoj ato qė tha dreqja shkodrane



une i kyt shprehje bihurde se kam degju kurre se perdryshe do me kishte thirre mama..



Hahahahahahahahahaha...Dreqe, mas ta nij Mama maj kyt fjale se s'ka me lane dit pa ta thane...edhe per dite festash do ta thote...hahahahaha.


Postuar nga Katilesha datė 20 Prill 2007 - 18:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha elsaaa
kujt i thone "bihurde" e kam degju para dy ditesh po se mora vesh....


......................

Mesa di une nuk i thojne bihurde...,por bihude......dhe ne ne Shkoder e perdorim me kuptimin....shkon si pula pa kry...apo si e hutume....apo si njiri qe flet marrina.........Tesh une nuk di me i ba shpjegimet si Kontja ,qe e kena njesh ne kete fush...,por une po jap nje shpjegim popullor te fjales....,se kush asht Shkodrane nuk pshton naj here pa u thirr keshtu prej shpis a shoqnis.......Po mu meqe po m'pelqen si fjale pa filloj me e perdor se m'paska marre malli per kete shprehje...:p:p....


Postuar nga Pali datė 20 Prill 2007 - 19:07:

Fjala "Qyrek"

Nė Anėn e Malit, rrethi i Ulqinit, me anė tė kėsaj fjale emrohet lopata e hekurt pėr tė marrė dhé a prush. Pra qyrek=lopatė


Postuar nga Pali datė 20 Prill 2007 - 19:18:

Fjala"Bihude"

Nė disa fshatra tė Anės sė Malit me anėnėn e kėsaj fjale thuhet nėse dikush flet diēka qė ska tė bėj me realitetin ose me ngjarjen pėr tė cilėn flitet. Psh. Mas fal bihude maj grue. Kjo domethėnė: mos fol kot, mos fol pa lidhje.


Postuar nga hamalli datė 20 Prill 2007 - 19:25:

qumak- i cunguar, (perdoret ne zonat tropoje,kukes, puke kryesisht ) dhe ka kuptimin : i cunguar , i prere...p.sh. e ka gishtin qumak...( e ka gishtin e prere )


Postuar nga Niqua datė 21 Prill 2007 - 18:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti


Hahahahahahahahahaha...Dreqe, mas ta nij Mama maj kyt fjale se s'ka me lane dit pa ta thane...edhe per dite festash do ta thote...hahahahaha.



hhahahahah i know konte..


Postuar nga hamalli datė 21 Prill 2007 - 21:42:

Talking

thiu- derri,
tharku i thiut - vendi qe lihej derri, thurej me listela apo shkopinj anash...( tharku i thiut thuret me thupra thane te thata )...


Postuar nga Piktor datė 21 Prill 2007 - 21:47:

Citim:
Po citoj ato qė tha hamalli
thiu- derri,
tharku i thiut - vendi qe lihej derri, thurej me listela apo shkopinj anash...( tharku i thiut thuret me thupra thane te thata )...

thiu theret me thuper thirke..


Postuar nga hamalli datė 21 Prill 2007 - 22:43:

Cool

kalimere - rrjet qe perdoret per zenjen e peshkut, eshte ne forme katrore me 4 hunj anash qe lidhet rrjeti. perdoret si fjale ne zonen e malesise...mbi shkoder.


Postuar nga IQVLORA datė 22 Prill 2007 - 12:36:

Pershendetje

Po postoj disa fjale te perdorura nga te paret tane:

melhem
mollopup
kollllandris,kullundris
bitis,sos
kapsomut njeri qe e vret lart e nuk eshte askushi
resme
karcin (c=ch)
milor
kordinaqe
pullender
finje
hipije
kavalete [/B
kerci kuq-ose mallakasteriot(mos te ma merrni per keq miq te Mallakastres).Pse quhen keshtu?Kush e di le te na i thote.Faleminderit

Konte po pate mundesi a mund te me japesh nje spiegim per keto emra vendesh:
[B]Zito,
Derca,


Postuar nga Ari. datė 22 Prill 2007 - 21:52:

dobic......kopil(as kjo e fundit nuk eshte ne gjuhen letrare me duket)

do bitch... nga anglishtja qe do te thote e bere nga kurva

konte.. e di vete ti vella..ahaaahahaha

tani per tani kaq.. se kur te kthehem nga shqiperia kam gati nje thes...ahahahahaha


Postuar nga kontinenti datė 23 Prill 2007 - 04:21:

Re: Pershendetje

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA

kollllandris,kullundris
[/B]


IQVLORA, kishte aty dhe fjale turke, por dhe te tjera qe jane shqipe.
Mora vetem kete fjale qe po citoj sepse eshte puro shqipe.
E sakta eshte kullandris .
Cfar eshte kjo fjale?
Psh, ne themi; ajo e kullandrit shtepine e saj si s'ka me mire.
Po ta ndajme kete fjale kemi; kulla + ndris, pra e ndricon kullen-shtepine, eshte grua e mrekullushme etj.
Por kemi dhe nje fjale tjeter qe zakonsish perdoret jo shume me kuptimin e mire.
Kemi fjalen ndrikull. Po t'i nderrojme vendet, pra te veme kullen ne fillim dhe me pas te veme ndritjen na del perseri kullandris . Por tek ndrikulla kuptimi eshte komplet tjeter.
Ndrikulla eshte nje vajze e magjishme, jo qenie njerzore, qe kur vinte ne shtepi ne mes te nates, ndriconte kulla (ndri + kulla)...ndrin+kulla. (Kur eshte formuar kjo fjale, nuk ka patur elektrik, me pishe kane qene)
Sot me fjalen ndrikull nenkuptohet nje grua llafazane qe prish pune etj.

Per ato emrat e vendeve, a ka ndonje informacion tjeter IQVLORA? Po pati, thuaje, sepse si emri i pare si dhe i dyti, ngaterrohen dhe me kuptime te tjera, pasi Zi, eshte dhe e zeza, por edhe zierja.
Derca, eshte dhe dera, dhe derri etj.


Postuar nga IQVLORA datė 23 Prill 2007 - 16:28:

Po kam per fjalen Derca.
Ky vend eshte nje pjese e vjeter e shtratit te lumit Vjosa.Dikur kishte vende vende uje qe mblidhej nga shirat ne dimer nga perrenjte dhe rrekete qe derdheshin aty.Ujrat krijonin nje lluce te atill argjilore qe ishte vertete e pershtateshme per tu zhgrryer derrat.
Ndersa per Ziton nuk di c'te te them. Eshte nje vend ku ne ate pjese ka shume ullinj.Ndodhet edhe nje rruge kembesore qe te con atje.
Respekte


Postuar nga IQVLORA datė 23 Prill 2007 - 16:46:

Disa sqarime per fjalet e me poshteme:
-melhem-lloj ilaci per te mjekuar plaget
-mollopup...njeri i shendosh te cilit i intereson vetem te haje sa te fryhet.I paproekupuar per asgje tjeter qe ndodh ne jete.
-bitis,sos...mbaron nje pune
-resme...nxirem ne resme,merr nje fotografi
-karcin...kec nje vjecar
-milor...qengj nje vjecar
-kordinaqe...perde
-finje...perzierje e hirit te druve me uje jep nje leng gati alkalin,i cili perdorej nga te paret tane per larjen e rrobave ne mungese te sapunit
-pullender... quhet mbetjet e hirit te druve te perziera me ujin.
-hipije(qipije)...ose mullar me kashte gruri
-kavaleta...ndertohet ne forme prizmi me denek gruri,tershere ose kashte.


Postuar nga kontinenti datė 24 Prill 2007 - 03:12:

Ajo fjala e cuditshme bihude - bihuda ndoshta mund te kete lidhje me huten (hutini)


Postuar nga Niqua datė 24 Prill 2007 - 05:46:

IQVLORA ne jeten time si kam degjuar ato fjale qe ke shkru me lart
me vertet ju paska humb boja atyre fjalve. gjthesesi flm per postimin


Postuar nga IQVLORA datė 24 Prill 2007 - 14:08:

Ju jeni shume e re ,por prinderit tuaj besoj se po.


Postuar nga Niqua datė 24 Prill 2007 - 16:54:

hajvan= budalla, idjot, psikopat


Postuar nga Niqua datė 24 Prill 2007 - 17:00:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Ju jeni shume e re ,por prinderit tuaj besoj se po.



ka mundesi


Postuar nga SEXI datė 24 Prill 2007 - 17:41:

Citim:
Po citoj ato qė tha dreqja shkodrane
hajvan= budalla, idjot, psikopat


Hajvan eshte fjale Turke ku ne Shqip perkthehet kafshe...
Kam degjuar dhe ne Shqiperi ku shajne P.sh: " Qenke kafshe fare ti" ose "Qenke hajvan fare ti"


Postuar nga Piktor datė 24 Prill 2007 - 17:46:

Citim:
Po citoj ato qė tha SEXI


Hajvan eshte fjale Turke ku ne Shqip perkthehet kafshe...
Kam degjuar dhe ne Shqiperi ku shajne P.sh: " Qenke kafshe fare ti" ose "Qenke hajvan fare ti"

na i thona hajavan me te mir mos me i than gomar.


Hajvan-gomar


Postuar nga Ari. datė 24 Prill 2007 - 21:08:

terezi.... qetesi.. psh, mos e prish terenzine fare ti

avazi..pune,, psh.. vazhdo avazin ti....

keto gjithmone ne menyre ironike..

sexi.. ca jane ???? turke patjeter


Postuar nga kontinenti datė 25 Prill 2007 - 04:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
na i thona hajavan me te mir mos me i than gomar.


Hahahahahahahahahahahahaha...


Postuar nga elsaaa datė 25 Prill 2007 - 05:33:

Citim:
Po citoj ato qė tha puntori
na i thona hajavan me te mir mos me i than gomar.


Hajvan-gomar


hahahhahahaaahahahaa rri e rri e thu noj tforte puntori....


Postuar nga elsaaa datė 25 Prill 2007 - 05:35:

poture kujt i thone...batanijes me duket....!!!!!!?????????


Postuar nga hamalli datė 25 Prill 2007 - 07:53:

me sa di une, poture ju thojshin rrobave ne kohe te hyrrjetit, (turqisht), veshje alla turkēe. si shume fjale turqisht qe shqipetaret adoptuan me kalimin e shume viteve, ashtu edhe veshjen e turqve e kopjuam, dhe ka edhe sot individe ( pak sigurisht) qe i perdorin.


Postuar nga Piktor datė 25 Prill 2007 - 08:10:

poture - brekushe.

psh : i mushi poturet.???


Postuar nga IQVLORA datė 25 Prill 2007 - 10:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha elsaaa
poture kujt i thone...batanijes me duket....!!!!!!?????????


Po jo moj elsaaa se na i bere jorgan fare.Une e kam permendur kete fjale ne nje postim te meparshem.Jam dakord me ato sqarime qe jep sexi dhe miku im punetori.
Nuk e di ne ka me katundar nga Tirana,Durrsi,Kavaja,Rrogozhina e ndonje tjeter, qe perdorin nje lloj veshje te viteve te hereshme.Gjer nga vitet '80 une kam pare burra te cilet mbanin veshur poturre me shtrat deri tek gjunjet.Eshte veshje teper qesharake dhe e shemton shume mashkullin.

.......................................................................................................................
-birbo ...mendoj quhet nje person bir kumblle
-dhoge ....derrase,ka kuptimin e e nje njeriu te trashe.Kur thuhet qenke dhoge....
-ixhat...cope rrobe qe shitej me meter.Nuk e di eshte shqip ose turqisht
-faraē... enė prej druri ku mbahej kripa.
-kabash...ene qelqi ku mbahet uji qe perdoret per te pire.Thirret me emra te ndryshem ne qytete te ndryshme;si kane,broke etj


Postuar nga kontinenti datė 04 Maj 2007 - 06:17:

Dybek ka qene nje mjet prej druri me te cilin behej gjalpi.
Dybeku ishte rreth nje meter a me shume i larte dhe i holle nje kohesisht. Ishte ne forme tubi me diameter rreth 25-30 cm. Me ane te nje druri tjeter aty ''rrihej'' qumeshti ku me pas perftohej gjalpi.

IQVLORA mos jam gabim tek kjo fjale?


Postuar nga ishpeshtimi datė 04 Maj 2007 - 15:57:

Kjo fjale perdorej shpesh tek GJYSMAGJELI:

Bjer plaku me DYBEK,
Gerr florinjkte ne dyshek.

Nuk duket shume shqip si fjale!


Postuar nga Piktor datė 04 Maj 2007 - 17:43:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Dybek ka qene nje mjet prej druri me te cilin behej gjalpi.
Dybeku ishte rreth nje meter a me shume i larte dhe i holle nje kohesisht. Ishte ne forme tubi me diameter rreth 25-30 cm. Me ane te nje druri tjeter aty ''rrihej'' qumeshti ku me pas perftohej gjalpi.

IQVLORA mos jam gabim tek kjo fjale?

plotesisht dakort dhe do shtoja se ana jon i thot edhe T'pi(tpinin) dhe nuk jam i sigurt Mirdita i thot Mte(mte qarri)


Postuar nga elsaaa datė 04 Maj 2007 - 17:50:

Citim:
Po citoj ato qė tha elsaaa
poture kujt i thone...batanijes me duket....!!!!!!?????????


nga qe sdija gje ...u pyeta...flm te gjitheve per shpjegimin .... puntori, IQVLORA, konte dhe hamalli......


Postuar nga kontinenti datė 05 Maj 2007 - 06:58:

O Elsa...po veje nji goce aty tek avatari se te ngaterrojne e te marrin per cun.


Postuar nga ishpeshtimi datė 05 Maj 2007 - 11:08:

A eshte ZALLOSHKE fjale shqip?
Diku e kam degjuar andej nga Dibra e madhe,por edhe maqedonisht nuk eshte.


Postuar nga elsaaa datė 05 Maj 2007 - 16:46:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
O Elsa...po veje nji goce aty tek avatari se te ngaterrojne e te marrin per cun.


konte dhe me cun me o mbush mp plot... po te vej goce bohet nami...lol....kam vu dashnine time....e shef si mshef me inat se flas me cuna ktu ...:p :p


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.