Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga kontinenti datė 13 Dhjetor 2006 - 17:07:

Dreqe, ne fakt egjiptianet nuk jane arabe.
Mos shiko gjuhen qe flasin arabisht.
Faraoni, nuk ka folur arabisht.
Egjypti, ka patur gjuhe tjeter dikur.
Por, edhe egjyptianet, ne kohen e faraonit kane qene te bardhe bore.
Egjyptin e formuan Atlantet, pas shkaterrimit te Atdheut te tyre Atlantides qe 9 mije vjet me pare.
Atlantet, flisnin pellazgjishten, pra kete gjuhe qe flasim dhe ne sot, por natyrisht me ndryshime....vecse me baze te njejte.
Kur flasim per arabe, behet fjale perseri per rracen e bardhe, por jo per Atlantet qe edhe ata ishin te bardhe.
Sidoqofte e njejta rrace eshte, por me vend banime te largeta nga njeri tjetri.


Postuar nga Niqua datė 13 Dhjetor 2006 - 17:28:

mesa kam degjuar une nga disa arab qe gjuha qe perdoret per modern standard eshte ajo nga egjypti.


Postuar nga kontinenti datė 13 Dhjetor 2006 - 18:09:

Citim:
Po citoj ato qė tha dreqja shkodrane
mesa kam degjuar une nga disa arab qe gjuha qe perdoret per modern standard eshte ajo nga egjypti.

Dreqe ne c'kuptim e thua kete?


Postuar nga kontinenti datė 13 Dhjetor 2006 - 18:37:

M'u kujtua fjala satac.
Cfar eshte sataci ?
Sataci eshte nje ene me vrima qe sot i themi kullesė psh; kur e bejme kete pune me makaronat etj.
Dikur i thonin satac.


Postuar nga kontinenti datė 13 Dhjetor 2006 - 18:40:

Fjala sapllak - sapllake
Sapllakja eshte si kove e vogel, qe njerzit e perdornin per t'u lare, pra duke marre uje nga kazani i madh per t'ia hedhur trupit.
Sapllakja eshte sinonimi i fjales kokme qe e kemi thene me lart.


Postuar nga kontinenti datė 13 Dhjetor 2006 - 19:24:

M'u kujtua fjala ēilte
Ēiltja ishte ajo pejse e bute e bere prej pambuku apo nje lekure deleje etj. e cila vihej prane vatres se zjarrit qe te uleshin njerzit.


Postuar nga kontinenti datė 13 Dhjetor 2006 - 19:50:

Fjala kėrcu qe perdoret per drunjte.
Vjen nga fjala Kėrc pra tek kockat e njeriut, apo tek nyjet e kockave, sepse dhe kėrcuri nje nyje eshte.


Postuar nga kontinenti datė 13 Dhjetor 2006 - 19:59:

Hirrė
Cfar eshte hirra ?
Hirra eshte ajo pjese e mbetur e qumeshtit, kur behet gjalpi ose tlyni.
Eshte nje uje, qe vjen si ngjyre ne te gjelbert, por shume e hapur si ngjyre.
Mund te shikohet edhe tek nje ene me kos, pasi ky i fundit eshte i zene, dhe hirra del ne siperfaqe.
Te mos ngaterrohet me dhallėn - llalltin.


Postuar nga kontinenti datė 13 Dhjetor 2006 - 20:04:

Fjala Qemone - qemane
Kjo fjale eshte zhdukur pothuajse.
Eshte vegel muzikore, ose ka qene e tille.
Une per vete nuk kam pare kurre qemone - qemane qe te them formen e saj.


Postuar nga kontinenti datė 13 Dhjetor 2006 - 20:08:

Ēini = pjatė (me duket se kjo fjale eshte turke)

Sakicė = sėpate me e madhe


Postuar nga kontinenti datė 13 Dhjetor 2006 - 20:15:

A ka ndonje elbasonlli ktu?

Desha te me sqaronte fjalen sokak me duket se keshtu ia thone.(te mos ngaterrohet me sokakun ne jug)
Ne Elbason, eshte nje mjet me te cilin lahen.
Eshte fruti i nje bime qe ne Elbason e kane quajtur trangull kinez
Elbasonllij...ku jeni?
Ju lutem ndihme.


Postuar nga tresh datė 13 Dhjetor 2006 - 20:16:

Sahat=ore
sabah=mengjes
vatan=atdheu
kacamak=eshte nje gjelle qe behet me miell mirsi=karabushi

besoj qe jane fjale turke

Sakicė = sėpate me e madhe???
ne sakice i thona sopates se vogel qe perdoret me pre degete holla pemesh


Postuar nga kontinenti datė 13 Dhjetor 2006 - 20:19:

Sakicė mund te jete dhe ajo...nuk jam i sigurte, sepse nuk eshte nga treva ime ajo fjale.



M'u kujtu fjala gjym.
Kete fjale e kom timen.
Gjymi sherben per te mush uje tek ēesmja, eshte prej bakri dhe i madh.
Kur eshte i vogel atij i thone dhe gjymēe


Postuar nga tresh datė 13 Dhjetor 2006 - 20:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
M'u kujtu fjala gjym.
Kete fjale e kom timen.
Gjymi sherben per te mush uje tek ēesmja, eshte prej bakri dhe i madh.



ne i thona GJYGYM


Postuar nga kontinenti datė 13 Dhjetor 2006 - 20:27:

Kemi fjalen Pi te mos ngaterrohet me te pirin por fjala Pi thuhet ne kuptimin nga apo prej?
Psh; Pi ka je?
Une jam pi Shkodre. (une jam prej Shkodre)

Gjithashtu, te mos harrojme dhe pjesen latine di e cila ne keto raste tregon po ate gje qe tregon dhe dialektorja pi e gjuhes se sotme shqipe.
Di Roma
Pi Rome
Une jam pi Rome...pershembull.

Une jam da Roma.
Une jam na Roma.
Nga = da
Prej - pi = di.


Postuar nga cupka datė 13 Dhjetor 2006 - 20:31:

po fjalet xerxalla dhe urupka i mban mend njeri?
me thosh gjyshja "moj urupke, hap xerxallat ne klase" - hapi syte.

ose fjalen babushke - gjilpere per te qepur jorgane e dysheke. Me thot nje here gjyshja "sillme ca babushken ketu" dhe une vete marr gjyshin nga dora dhe e shpie tek ajo lol.
(kjo babushka mbase ka prejardhje sllave, nuk jam e bindur megjithate ty Konte te kemi per keto pune)

ndersa ajo sapllake ishte si kanoce qe perdorej ne tualet.

ah po, u kujtova dhe per nje fjale tjeter qe perdorte gjyshja ime. shamise se kokes i theshte dylbenke.

po sobalke perdoret me? sobalke i thone dollapit qe mban jorgane, carcafe e jastike, gjera shtrati me nje fjale.

me pelqen kjo teme.


Postuar nga Cindi datė 13 Dhjetor 2006 - 21:03:

Me thene te drejten edhe mua me pelqen shume kjo tema, urime konti.

Ndonjehere me ben te qesh, ndonjehere me con ne mendime te largeta tek gjushi dhe gjyshja sic permend edhe cupka, ndonjehere me con ne te thella se dua ti kujtoj fjalet dhe me vine me kaq veshtiresi ne kujtese.

Avdesan=Lavamani

Musander= Vendi ku mbahen batanijet dhe jorganet

Capoku= pjesa ku behet lidhja e kembes me legenin (nuk jam shume e sigurte per kete)

Govata= Ene e madhe druri ose alumini ku lanim rrobat (shyqyr qe nuk kemi me neper shtepia)

Lepitka=pandofla

Pacavure=doreza rrobe qe kapnim tenxheret e nxehta nga furra (per kete nuk jam shume e sigurt)

Pashumaqe=pandofla ose papuce leshi qe i vishnim ne dimer ne shtepi

Kaci=nje lopate teneqe me te cilen mblidhnim hirin nga soba

mangall=nje ene e madhe bakri ose alumini me kapak ku vinim prushin per te ngrohur nje dhome te ftohte

Cimbidhi ose masha=nje vegel te cilen e perdornim per te perzier prushin ne oxhak ose ne furre te sobes, ose per te kthyer geshtenjat qe i piqnim ne prush. ( a te kisha ca tani)


Postuar nga iliriusa datė 13 Dhjetor 2006 - 21:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Hahahahaha...Ilirusa....xinxife interesante po na thua tani...hahahahaha,
ģde ne keshtu i themi atij fruti qe ne Fier i thone xinxife



 

Kontinenti po na e ben mendjen corbe tani. Jo vetem fjalet e reja qe po na jep s'po dime ti perdorim por edhe fjalet e 'vjetra' qe dinim ti perdornim po e humbasin disi kuptimin.


Postuar nga Cindi datė 13 Dhjetor 2006 - 21:51:

Oh tani mu kujtua edhe nje fjale tjeter kur gjyshi im me thote.

"mbeske shpejt me sill mastrapanin, se u ftoh uji"

E une rendja te gjeja ndonje kapak te madh, per kusine e madhe, qe ta mbulonim, qe te mos ftohej uji dhe nuk po gjeja asgjekundi kapak.

Me thote gjyshja "JA KU E KE MOJ BIJE, NGA VETE E KERKON, PERPARA SYVE TE TU ESHTE"

Na paskesh qene nje ene e vogel bakri, qe e perdornin per te marre ujin nga nje ene e madhe dhe ta perdornin per nevojat e ngutshme te castit.

Mastrapan=ene bakri e vogel me doreze (sa merak qe e kam, qe nuk i mblodha gjithe ato enet e bakrit, ti pastroja e ti llustroja, e ti kisha koleksion ketu ne Amerike, te varura ne guzhine) Hajt mo sa gjera na mbeten andej, qe nuk ua dinim vleren.


Postuar nga cupka datė 13 Dhjetor 2006 - 21:54:

po ojatet i mbani mend? pune me grep si te teto ollges
po fjalen tunc e mbani mend? ja thoshin dybekut.
kallogjer - beqarit
ndersa vejushkave u thoshin kallogre.

hajde na kujtoni ca te tjera...


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:30:

Tagar = eshte sinonimi i mangallit ku ne mes te dhomes e zonja e shtepise e vinte tagarin te mbushur me prush qe te ngrohej dhoma.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha cupka
kallogjer - beqarit
ndersa vejushkave u thoshin kallogre.


Cupka, keto dy fjale perdoren ne greqishten e sotme, por edhe ne i perdorim.
Kallogjer - kalogjeros = murg.
Kallogre - kalogria = murgeshe.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:34:

Odė - oda = dhome.
Fan Noli e ka perdor kete fjale tek Hamleti.
Kurse une e perdor edhe sot.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha iliriusa


 

Kontinenti po na e ben mendjen corbe tani. Jo vetem fjalet e reja qe po na jep s'po dime ti perdorim por edhe fjalet e 'vjetra' qe dinim ti perdornim po e humbasin disi kuptimin.



hahahahaha...Ilirusa, ketu temen e kemi vetem per fjalet e vjetra dhe dialektore....hahahaha...leri xinxifet e reja.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:40:

Kundrra - kunrra = kepuce.
Te mos harrohet se kjo fjale ka patur gjithmone germen rr te forte.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:41:

Bed = i forte.
Ai eshte bed.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:44:

Onė = lesh.
Prej ketej aludohet se ka ardhur dhe emri i kryeqytetit, kur nje plake po tirrte lesh dhe kur e pyeti Sulejman Pasha se cfar po bente ajo i tha;
- Po tir onė


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:46:

Bardhak = gote.
Kete fjale une e perdor dhe sot.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:53:

Miner = divan, apo sot mineri eshte i zevendesuar me divanin.
Mjet druri, shume i thjeshte ne ndertim, kater kembe druri, derrasa siper dhe dicka te bute mbi derrasat, nje rrobe etj. ky ishte mineri.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:54:

Matkap = zdrukthi, vegel marangozesh.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 06:56:

Kores = rradhe.
Psh; e bejme me kores = e bejme me rradhe.
Nuk eshte si rradha apo rrjeshti, perdoret vetem ne veprime.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 16:57:

Karafil qokth
Kete shprehje asnje here nuk e kam kuptuar sakte,
pasi me ngaterron pjesa qokth.
Kjo cfar eshte?


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 17:44:

Ganuq = nje njeri kurriz dale, ky eshte ganuqi.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 17:50:

Zbarrim - me zbarru - te zbarroj = ka kuptimin e hapejs se barkut, pra...t'i nxjerr zorret etj.


Postuar nga kontinenti datė 14 Dhjetor 2006 - 17:56:

Cakit - e ceku = me prek.
Duhet te vije nga fjala e cekėt pra qe mund te preket.


Postuar nga iliriusa datė 14 Dhjetor 2006 - 21:05:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti


hahahahaha...Ilirusa, ketu temen e kemi vetem per fjalet e vjetra dhe dialektore....hahahaha...leri xinxifet e reja.



Ja i lashe! Pune te mbare!


Postuar nga kontinenti datė 15 Dhjetor 2006 - 17:55:

M'u kujtua fjala cap.
Capi eshte nje vegel e vogel bujqesore, qe perdoret per te prashitur te mbjellat e vogla, si domatet, specat etj.
I thone dhe kep.
Kepi eshte nje vegel hekuri qe per perdorimin e tij, ka si dy dhembe te gjata e qe hyjne ne token e shkrifet kur prashitet. Keto ''dhembeza'' jane si dy brire por qe ngulen ne toke nga majat e tyre.
Eshte i prej ardhur nga fjala sqep qe ne shume krahina i thone she skep. (Skepi i shqiponjes)
Koncepti ka hyre dhe ne gjeografi.
Nga ketu kemi dhe fjalen gjeografike; Kepi i Rodonit, Kepi i Shpreses se Mire, apo Kepi Horn.


Postuar nga kontinenti datė 15 Dhjetor 2006 - 18:00:

Me qe jemi ne nje vegel bujqesore, kemi dhe fjalen apo veglen shat.
E thashe kete gje, sepse nga kjo vegel, emri i se ciles perdoret dhe sot, kemi dhe formimin e numurit shtatė. (forma e te shkruarit te ketij numuri ngjan me shatin)
Ju kujtoj se rumunet, numurit shtatė i thone; shatė.
Po vegla bujqesore qe ne shqip ka emrin shat - shatė a nuk ka formen e numurit shtatė kur shkruhet?


Postuar nga kontinenti datė 16 Dhjetor 2006 - 23:52:

Tokmak = nje trung i prere gati 3 - 4 pellembe i gjate ku anash te cilit jane mberthyer me gozhde dy derrasa te cilat kapen me duar dhe keshtu sajohet tokmaku qe sherben per te ngjeshur dheun.


Postuar nga kontinenti datė 08 Janar 2007 - 03:10:

Sqepar - vegel pune.
Vjen nga fjala sqep dhe kete emer e ka marre nga forma qe ka.


Postuar nga Niqua datė 08 Janar 2007 - 18:17:

konte po me kujton fjalen QESER por nuk e di nese perdoret ma??


Postuar nga kontinenti datė 08 Janar 2007 - 19:05:

Dreqe, shume fjale nuk perdoren, por ti thuje...se si ka qene perdorur ajo fjale.


Postuar nga Demokrate4ever datė 08 Janar 2007 - 21:59:

Buliere. Ene e perbame prej druni qe e kane pas perdor me perpara njerezit per mbushjen dhe mbajtjen e ujit te pishem.(se di noshta e ke thene me perpara king kete fjale n'se po, fshije mesg)

 


Postuar nga Enya datė 08 Janar 2007 - 23:29:

Citim:
Po citoj ato qė tha dreqja shkodrane
konte po me kujton fjalen QESER por nuk e di nese perdoret ma??


po dreqe e perdori une.

qeser=sqepar.


Postuar nga Niqua datė 09 Janar 2007 - 01:01:

Citim:
Po citoj ato qė tha SHQIPONJA E BARDHE


po dreqe e perdori une.

qeser=sqepar.




eee sqepar i thokan nga ana e tyre aa


Postuar nga kontinenti datė 09 Janar 2007 - 01:35:

Ne i themi ''sqepar'' sepse ngjan me sqepin.


Postuar nga kontinenti datė 01 Shkurt 2007 - 18:35:

Capėrloj - u capėrlua = u copetua, u vra keq etj.


Postuar nga Pali datė 03 Mars 2007 - 20:24:

Fjalė nga e folmja e Anės sė Malit

braga....pantallona
buhur...burim uji
ēapoj....kthetrat e egėrsirave
dasi....ai qė ndan ushqimin nė sofėr
laular....lloj rrethi i bėrė prej thuprės qė vehet nė zgjedhė pėr ta tėrhequr parmendėn.
atreshi.....lloj kuji qė vehet nė timon tė parmendės
dheck....zekthi
fuskė.....shuplakė


Postuar nga kontinenti datė 04 Mars 2007 - 19:09:

Qur.
Neve ne Shqiperine e mesme e perdorim kete fjale.
Nuk tregon bodrumin qe zakonisht eshte nen shtepi, por tregon nje vend te si te thelle ne shtepi, ne nje kthine.
Quri mund te jete dhe pa drite sepse atje shkohet rralle, ne krahasim me pjeset e tjera te shtepise, me nje fjale ne qur shkohet kur ke pune me te.


Postuar nga Fajtori datė 05 Mars 2007 - 00:12:

Sobalke

Kete fjale e kam degjuar shpesh dhe i referohet asaj si magazine e vogel ne shtepi, depo ku mbahen ushqimet etj.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.