Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)


Postuar nga ksenia datë 23 Shkurt 2006 - 13:12:

Post Histori te shkurtra te nje violine...

Gjithmone e kam pranuar qe krijoj nje mardhenie disi te vecante me sendet e mia personale. Ato me duken si nje dhurate, si nje thesar, te gjitha te miat, te pandashme me askend...Edhe nje leter e shkruar nga dikush i shtrenjte apo jo kane nje domethenie per mua megjithe thjesht disa fjale te shkruara nga nje dore e bindur dhe energjike...
Shpesh kam dhuntine te nuhase kuptimin e thelle te shprehur pas nje hollesie te paperfillshme...Ne momentin qe arrihet kjo lumturia ime eshte e papermbajtshme, ekzaltuese...
Sendet e mia personale nuk jane thjesht sende te ftohta, pa shpirt, tek te cilat jeta nuk pipetin askund. Ato jane per mua miq te besueshem qe me dhurojne kenaqesi te perkohshme ose jo, qe me sherbejne perkohesisht ose pergjithmone. E cmoj permbajtjen dhe fisnikerine shpirterore te tyre. Librat, CD, makina, celulari, lap-topi, garderoba ime jane te gjithe miq besnik dhe te pandashem te jetes sime. Ato jane festat e mia te vetmuara te cilat une i pikturoj me lloj lloj ngjyrash ne menyre te tille qe ato te kthehen ne nje realitet te levizshem...
Gjithmone e kam te veshtire te largohem nga rezidenca ime e perhershme per vete faktin se nuk kam mundesi te terheq pas vetes gjithe keta mori miqsh besnik. Ne keto caste deshperohem dhe me kap nje ankth i cuditshem i cili merr fund vetem ne castin kur perqafimi me sendet e mia personale rikthehet...
Bashkebisedimi me sendet e mia eshte nje proces me vete ne dukje teper feminor dhe i frikshem gjithashtu por nje realitet per te thyer heshtjen e gjate.
-Ishte qesharake apo jo diskutimi im me te?
-Vec te shihje veten se si u skuqe!
Sendet e mia jane gjthmone dakort me mua. Ato i jane besnike kapricove, genjeshtrave, idiotsirave, dashurive te miat...
Jane ato qe shpesh here me kane shpetuar koken nga situata te pakendshme; heshtja e rende, ankthi, ballafaqimi, shkundja nga ndonje enderr e gjate…
Heshtja reciproke e sendeve te mia personale ne keto momente ka krijuar nje bashkebisedim teper simpatik…


Postuar nga ksenia datë 15 Mars 2006 - 12:49:

Sot do te merret vendimi perfundimtar...Sot shpirtrat e keqinj do te nxjerrin flaket e tyre te fundit nga goja per te djegur kalimtaret e fundit...Sot ankthi, padurimi, intrigat do te kalojen fazen e pare te zhdukjes... Ne hapesiren ngjyre qielli pak nga pak do te nxjerr koken nje gonxhe e re luleje. Ende e paformuar mire une e ndjej qe kjo lule eshte e imja...Qe ne mendim ajo ka qene e destinuar per te qene e imja...
Sot do te mbushem thelle me ajer te paster… Mushkerite do te fillojne te zgjerohen dalengadale per ti lene pas semundjet e gjata te pagjumesise, humbjes se oreksit, nervozizmit...
Trupi im i kthyer ne nje violine do te tingelloje vetem melodi te gezueshme lumturie dhe ditet e mia do te kthehen ne nje pentagram notash ku hedhin valle bukurite ...


Postuar nga ksenia datë 24 Mars 2006 - 13:07:

Pik-pik-pik...
Dhembja e te gjitheve shoqerohet me pik pikun e jetes...Syte mberthehen ne rrjedhjen e ketij tingulli si per te kerkuar meshire...Te lutem piko sa me gjate, me jep jete, te lutem funskiono pozitivisht, fundi eshte i varur ne pik-pikun tend...
Kthej koken me mundim majtas, pastaj djathtas...Humanet ndajne te njejten dhimbje, te njejtat ofshama trishtimi, shkembejne te njejtin ajer tashme te ndotur nga prania e vdekjes...
--------------------------
Me sollen nje pjese te trupit tim. E kerkova vete dhe ata (doktoret) ma sollen te futur ne nje kavanoz me leng te kuq...Per nje kohe e mbajta siper komodines duke e veshtruar gjithe trishtim dhe mllef bashke. Trishtim sepse s'e kisha me pjese timen, mllef sepse ishte vete ajo fajtorja e trishtimit gjitheperfshires...
--------------------------
Fundin do te doja ta krahasoja me para-parajsen. Si asnjehere realizoj komunikim perfekt me cdo gje te gjalle ose jo qe kam perreth. Ndjej keqardhje edhe per pakujdesine apo paperfilshmerine qe kam patur per gjerat dikur te konsideruara mikroskopike. Ndjej keqardhje per dhimbjen qe i shkaktoj te shtrenjteve te mi. Ti me je prezent e une nuk dua te te them qe i kam kuptuar te gjitha. Kjo do te ta shtonte dhimbjen.
----------------------------
pik-pik-pik...
Ndihem me fat per faktin qe arrita te perjetoj fundin. Mjere ai qe e ka takuar ate pa patur mundesi te jete pjese procesit te para-parajses.


Postuar nga WOLF_CUB datë 24 Mars 2006 - 14:02:

eshte e lehte qe dikush te flase ne pozita qe ndodhem une....mgjt nuk besoj se ben keq nje "doze" fjalesh te ndjera qe te thone ose me mire kujtojne...."mesohu te jetosh edhe atehere kur jeta te behet e padurueshme"(N.O) dhe ....run 'cause live is to short" dhe kjo vlen per te gjithe frymoret.


Postuar nga ksenia datë 24 Mars 2006 - 18:30:

Nuk e kisha provuar asnjehere te bashkebisedoja me nje ujk, te ndihem si ai shpesh here e kam bere . Jo rralle here ai ka hyre brenda meje...Finalizimi ka qene nje duet ulerimash dhe britjesh.
I ke munguar ketij ambjenti tashme te kthyer ne varferi te pushtetshme.
Puhiza e ereve te vjetra me perkedhel floket dhe me lthen buzeqeshjet.
Nice to meet u!


Postuar nga ksenia datë 29 Mars 2006 - 15:47:

Posesiviteti eshte gjeja me e padurueshme sidomos kur ai shfaqet tek individe te cileve rrezja e veshtrimit te tyre nuk i ka kaluar rrethit vicioz ku jane zhytur gjenetikisht.
Sot me peshtyu ne fytyre posesiviteti i nje kolegeje provinciale si gjenetikisht ashtu edhe intelektualisht, e afte t’i trashegoje provincializem brezave te tere... Nje femer gjitheperfshirese e shemtuar, 1.40 e hipur ne maje te takave, rrumbullake dhe per me teper miope (e paafte qe nga lindja ti shohe gjerat pa ndihmen e ndonje objekti)...
Sot te kryeqytetarizuarit dhane shfaqjen e rradhes. Zot, sa i dua keto festa sidomos kur ne rolin e spektatorit bashkohet edhe kolegu im i kryeqytetarizuar pavaresisht theksit vlonjat qe i ndihet ende ne shqiptim. Ne ndryshim me mepare festa te tilla te argetojne deri ne biiiiz.... Ne keto momente kryeqytetarizimi nga nje proces i gjate dhe i mundimshem kthehet ne nje show te vertete kllounash dhe gorrillash...
Sot, provincialiteti leshoi nje britme rebelimi mbeshtjelle me posesivitet. Diku degjova qe do te krijohej Fronti per Clirimin e provincialeve. -Si organizate terroriste tingellon, ja keput kolegu im tashme i kurdisur nga shfaqja e servirur.. -Do ta kene te veshtire me “Garden e Hekurt” ja kthej une e frymezuar nga gjetja e tij pikante duke i bere keshtu edhe nje rifreskim leksioneve te dikurshme mbi historine e terrorizmit.


Postuar nga WOLF_CUB datë 29 Mars 2006 - 17:08:

kjo ndotje urbane ka kohe qe ka filluar dhe nuk dihet kur do perfundoje.....

Eshte e veshtire, madje shume vete nuk duan ta pranojne kete masaker qe i ndodh de facto atij qe ndonjehere quhet qyteterim..apo qytetari.


Postuar nga ksenia datë 10 Prill 2006 - 11:49:

Vazhdoj te deshiroj te kem forcen fizike te nje mashkulli...E keshtu do mund te beja zap kafsherine perverso shqiptareske te meshkujve shqiptare... Forca e arsyes nuk triumfon neper xhunglat e krijuara nga dora e injorances...


Postuar nga ksenia datë 11 Prill 2006 - 12:20:

Sot filloi nje dite komplet tjeter, cdo gje rinisi. Megjithe keqardhjen per mundesine e kthimit here pas here ne nostalgjike ndihem e rilindur...
Shiu i sotem me lagu kembet dhe fytyren dhe sikur i mori me vete pislleqet e krijuara nga ditet e meparshme...Ehh, Kur fillon shiu ne Tirane nuk di te pushoje...
Marr fryme thelle, vendos muziken time te preferuar duke injoruar ate te vjetren dikur edhe ajo e preferuara ime. Veshtroj fytyrat e njerezve duke i pikturuar atyre shenjen e buzeqeshjes ()...
-----------------
Sot te shtyva ne ricycle bin (qesha me veten per shpikjen time te goditur shprehore). TI nuk do te me shfaqesh me ne momentin e pare qe hap syte ne mengjes. Ti nuk do te jesh pjese e planeve te mia per te pire makiaton ne lokalin tim te preferuar, udhetuar drejt detit gjate fundjavave apo per te bere dance partnerin im me te preferuar ne pub...Ricycle bin do te me shfaqet, dhe brenda tij nje mori castesh, fytyrash, puthjesh dashurore. Sa dhimbshem eshte te perfundosh ne turme, te jesh padukshmeria e nje turme te shemtuar te krijuar nga une...
--------------------
Sot filloi nje dite e re... Ne darke jam e ftuar ne nje pub king te Tiranes (prone e miqve te minj) ku mes te tjereve do te jem edhe ne shoqerine e Shpat Kasapit dhe Bleros


Postuar nga amor alucius datë 19 Prill 2006 - 17:33:

Kohet e fundit ndiej sikur aftesite e te perceptuarit i kam humbur:
-nuk arrij te kuptoj se pse papritmas,ato qe do kishin dhene vite te jetes per pranine time ndersa do luanin pjesen time te preferuar ne violine,tashme luajne pjesen qe urrej me teper.

-Nuk kuptoj se pse sahere qe hyj ne kafe me violinen time te preferuar ne krah,s'humbasin rast pa i rene violines te tyre te re...aq sa me raste ndodh qe shqyejne ca fije.

-Nuk kuptoj se pse,nese melodia qe une luaj ne violinen time s'ju pelqen me,vazhdojne te marrin rolin e violinistit te indenjuar.Si mund te jesh i indinjuar nga prania e nje violine nese nuk e ke patur asnjehere tenden?

-Nuk arrij te kuptoj se pse,dhe atehere kur luajne melodira qe une urrej,serish notat e tyre fshehin deshiren per te luajtur pjeset e mia te preferuara.

-Nuk kuptoj se pse me flasin per aftesite e jashtezakoneshme te violinave te tyre...dhe pastaj,ndersa dal vone nga leksionet,thithin gjithe arrogancen e tingujve te tyre dhe per te saten here me ofrojne te luajne pjesen time te preferuar...Sa keq per ato qe se kuptojne,violinen time se kam krahasuar asnjehere.Nuk kam si ta krahasoj,eshte violina ime e pare reale...dhe ndoshta e fundit.

-Xhelozia per gjerat qe s'ke patur dhe as qe do kesh ndonjehere te ben lojera te keqia,s'te lejon te shijosh te tashmen...Gjithe zhurmat e "melodive te deshtuara" me lene indiferente.Indiferenca e vesheve te mi eshte njekohesisht armiku dhe miku im me i mire...Miku im ngaqe ndjenjen e xhelozise ne kontekste te tilla se ka shijuar asnjehere.
Cmenduria ime me lejon te shkoj larg,e xhelozia e ketyre violinisteve po te dua,mund ta kthej ne instrument timin te vyer kunder tyre...serish,sikur te doja.
...E nderkohe,violinat fije-shqyera mundohen te interferojne me violinen time,deshira per te mbajtur sa me fort violinen time te pare sa kalon dhe rritet.


P.s.Ksenia,lexova gjera qe ne disa fusha me preken ne kete teme...te perqafoj!


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.