Forumi Horizont | Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=361)
-- Energjia nukleare, Pro apo Kunder (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14570)
Energjia nukleare, Pro apo Kunder
Eshte nga energjite me te perfolura por dhe ajo qe na frikeson me shume nese do te konsideronim aftesite shkaterruese te saj. Sipas David King keshilltar shkencor i qeverise angleze, dhe sikur papritmas e gjithe toka te ndalonte se leshuari dioksid karboni ne atmosfere (gje e pamundur !!! ) temperaturat globale do te vazhdonin te rriteshin dhe per gati 25 vjet te tjera. Por s'mbaron ketu : per tu adaptuar se si te rrojme pa burimet e djegshme do te na duheshin dhe 25 te tjera ... pra totalisht gati 50 vjet per te disintosikuar token nese mund tia lejojme vetes kete perkufizim. Prospektiva duket alarmuese por duhet dhe reflektuar. Nese UE ka deklaruar se do te ule leshimin e gazrave ne 20 % deri ne 2020 atehere i bie qe dhe sikur te respektohet kjo s'do te ndaloje mbi ngrohjen e planetit.
Nga ana tjeter statistikat thone se burimet e naftes ekonomikisht te shfrytezueshme ( flas ne terma ekonomike e jo ne ato te sasise ) s'do te zgjasin me shume se 40-45 vjet te tjere.
Ndoshta dhe per keto arsye debati mbi energjine nukleare ne bote eshte me aktual se kurre.
Kunder
http://www.bioenergiedorf.info/
Ne kete faqe do te gjeni informacione rreth perdorimit te energjive alternative,me synim mbylljen e shume reaktoreve berthamore.Eshte nje fshat me emrin Jühnde,i cili punon pothuajse i gjithe me energji alternative.Besoj se dhe versioni anglez permban shume informacione.
Jam pro.
Kundra (uraniumit)
Mendoj se shkenca do te arrije te prodhoje dhe energji te tjera alternative ndoshta dhe berthamore por jo me materiale te rrezikeshme per shendetin e njeriut. Un jam per hidrogjenin vetem se problemi ka ngecur tek gjetja e hidrogjenit te paster sepse aktualisht perfitohet nga nitrati dhe krijon shume probleme depozitimi i azotit nese nuk gjendet ndonje variant edhe per riciklimin e azotit.
Pastaj ne nji vend te pasur si Shqiperia me rezerva natyrore si uji ajri dhe dielli mendoj se nuk duhet te jete problem energjia per konsum te brendeshem biles edhe per te eksportuar. Pastaj shfrytezimi sa me i shpejte i gazit me anen e Tec mund te jete ne favor te vendit deri ne taksimin e saj per ndotje qe sipas dyshimeve te mia do te jene shume te larta.
Citim:
Po citoj ato që tha puntori
Kundra (uraniumit)
Mendoj se shkenca do te arrije te prodhoje dhe energji te tjera alternative ndoshta dhe berthamore por jo me materiale te rrezikeshme per shendetin e njeriut. Un jam per hidrogjenin vetem se problemi ka ngecur tek gjetja e hidrogjenit te paster sepse aktualisht perfitohet nga nitrati dhe krijon shume probleme depozitimi i azotit nese nuk gjendet ndonje variant edhe per riciklimin e azotit.
Pastaj ne nji vend te pasur si Shqiperia me rezerva natyrore si uji ajri dhe dielli mendoj se nuk duhet te jete problem energjia per konsum te brendeshem biles edhe per te eksportuar. Pastaj shfrytezimi sa me i shpejte i gazit me anen e Tec mund te jete ne favor te vendit deri ne taksimin e saj per ndotje qe sipas dyshimeve te mia do te jene shume te larta.
Persa i perket Hidrogjenit Bmv ka disa vite qe ka nxjerre nje prototip qe punon me hidrogjen, dhe me sa me kujtohet drejtori i Bmv tha se çdo gje varet nga prodhimi ose perfitimi i hidrogjenit te paster.
Para disa ditesh ketu ne Itali doli nje reviste e re dhe ne kopertinen e saj ne numrin e pare te saj thoshte Italia pro nukleares. Nuk e di pse insistojne tani se fundi por, ndoshta e lidhin me vjetersine e reaktorit berthamor te frances, ndoshta pse do te perballemi me kriza energjitike apo per te ruajtur pavarsine qe mos te mbesin pa energji pse i teket dikujt te mbylli gazin.
Pastaj besoj se ke degjua qe ne Itali ka rezerva te gazit qe mbajne Italine te pavarur edhe per periudha te veshtira dhe te gjata.
Persa i perket ekologjise te them te drejten ne qe jemi vend ne zhvillim eshte mire ta dime por kurrsesi ta kemi prioritet se jo per gje por nuk na e beson kush . Ne kohen dhe ne kushtet e ekonomise se tregut ne duhet te shfrytezojme çdo mundesi per te prodhua energji natyrisht jo ne dem te popullsise por ama siç perdoren ne tere boten. Se per te qene puna per te kundershtuar "zellin" e madh nuk na e kalon njeri ne bote pa u menduar disa here. Sa per dijeni jo me larg se 30 km ku banoj une eshte nje park energjitik (Este) qe djeg tonelata e tonelata mbeturina natyrisht te kontrolluara gje qe eshte ideale per vendin tone te kontrollohen....
Jam kundra si princip !!
E kam prek dhe ne ndonje teme kete argoment.Ne rastin e Shqiperise, e kam thene,nuk ka c'i duhet,jam absolutisht kundra ! Ka menyra alternative te tjera,fundja edhe duke e blere sic ben trecereku i botes !
Disa nga problemet kryesore jane:
-rreziku qe nuk eshte kurre 0
-mbeturinat radioaktive(skorie) nuk mund te eleminohen,por thjesht mund te magazinohen/izolohen,ose ne raste ekstreme,fundosen neper oqeane ! Pra nuk ka nje zgjidhje finale te kenaqshme !
-Problem tjeter eshte dhe heqja,cmontimi i impianteve qe perdorin energji nukleare (po flasim gjithmone per ato qe perdorin uranium) ! Per te cmontur nje impiant te tille (pasi i ka ikur koha,eshte obsolet ose thjesht ajo siperfaqe do perdoret per tjeter destinacion) eshte dicka teper komplekse,e rrezikshme dhe e veshtire. Kerkon dhjetera e dhjetera vite ! Nje impiant nuklear kerkon me shume kohe per tu shkaterruar (hequr) sesa per tu ndertuar !!
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.