Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Zevendesojme fjale te huaja me fjale shqipe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=661)


Postuar nga Ana datë 28 Mars 2003 - 01:36:

Lightbulb Zevendesojme fjale te huaja me fjale shqipe

Pershendetje.
Po marr nje nisme konkrete, per te postuar fjale te huaja qe mund te zevendesohen me fjale shqip ne fjalorin e perditshem.
Ketu ku jam, nuk kam thuajse fare libra shqip, qe te me ndihmonin ne kete drejtim, sidomos librat e rilindasve, por me aq sa mundem do perpiqem te gjej fjale shqip, meqe shume kohe me pare ne Shqiperi jam marre me perkthime ne Shqip nga anglishtja dhe italishtja, dhe e kisha parim qe te mos perdorja asnje fjale te huaj, sado qe nje fjale e huaj, mund ta nxirrte pak me mire idene e fjales ne kontekst.
Nuk kisha cfare te beja kur hasja ndonje emertim semundjeje, a ndonje gjeje qe nuk mund ta perktheja ne shqip fare, PSh DEMENCA SENILE, te cilen e shkruaja DEMENCA E PLEQERISE, se fjala demence ngado qe ta rrotullosh, nuk perkthehet tamam ne shqip.
Ndaj per kete teme do doja ndihmen e atyre qe jetojne ne Shqiperi dhe qe mund te gjejne libra e fjalore qe mund te ndihmojne ne kete drejtim.
Une qe ne fillim te ketij mesazhi e bera gabimin e pare, ne vend te fjales NISME shkruajta INICIATIVE, por shpejt e pashe dhe e korrigjova.
Fjale te tilla kerkoj prej jush dhe t'u gjejme perkthimin shqip, sepse besoj qe sadopak do ndikoje ne te shprehurin tone shqip, sikur hic fare, vetem ata qe do lexojne kete mesazh, do mendojne 1 minute per kete teme, dhe kjo eshte mire boll.


Postuar nga Ami- datë 28 Mars 2003 - 03:35:

Vertet shume e mire si Ide Ana!

Une personalisht mundohem ta mbaj sa me te paster fjalorin e shqipes megjithate ca nga lehtesia e shprehjes ca nga zakoni e shkelim pak kete parim.

Po te mundohemi te gjithe dhe te shkembejme ato fjale qe nuk kuptojme do ta pasurojme patjeter fjalorin tone. Vertet komplimente per temen.


Postuar nga Ana datë 28 Mars 2003 - 04:06:

Smile

Ja dhe nje fjale tjeter e huaj qe kisha ne mesazh dhe asnje nuk ma vuri ne dukje
KONTEKST
Nuk ka nje fjale te vetme per ta perkthyer, por per mendimin tim shprehja SITUATE E DHENE e jep mire kuptimin e saj.
Mire?


Postuar nga Anton datë 29 Mars 2003 - 10:12:

Zevendesojme fjale te huaja me fjale shqip

E dashur Ana, te falenderoj per hapjen e kesaj teme kaq interesante dhe te dobishme.
Per tema te tilla jam ne te njejtat vale me ty.
Sic dihet shqipja ka reth 8-10% fjale me prejardhje latine, dhe po aq prej greqishtes se vjeter.Keto fjale jane trupezuar(inkorporuar) ne menyre te perkryer ne shqip, per vete faktin se shqipja eshte shume "fleksibel"( nuk dija c'fjale te perdorja per te shprehur kete koncept).Me poshte po jap nje liste te shkurter te ketyre fjaleve.

Gelqere, Qiqra, Mesha, Kisha, Kryqi, Ajer, Katund, Karrige, Shtepi,
Stalle, Udhe, Qiell, Liber, Sirtar, Gjel, Kale, Qen, Fitore, Dite, Nate.


Me pas nje liste me fjale qe gjithashtu jane trupezuar mire me shqipen, por te nje periudhe me te afert.E kam fjalen per fjale prej italishtes dhe frengjishtes moderne.


Makine, Biciklete, Kacavide, Pinca, Komardare( camera d'aria) Koperton, Dogane, Port, Robdishan( robe de chambre) Abazhur
( abat-jour), Farmaci( prej greqishtes) Dezhurn, Kavo, Kabell, Korrent, etj.


Tani po jap nje liste te shkurter te fjaleve qe vershuan ne shqip vend e pa vend ne keto 10-15 vitet e fundit.Jane pikerisht keto lloj fjalesh qe ne duhet te shmangim.


Union( bashkim) Partecipient( pjesemarres) Obligim( detyrim) Konsekuente( si pasoje) Reflektim( pasqyrim dhe me u thellu, me mendu) Finale( perfundimtare) Merkato( treg) E pa evitueshme,
( e pa shmangshme) Prononcimi i Myftarit per akuzat( Deklarimi ?)
Stafi drejtues( pjesetaret e kryesise?) Stabiliment( ndermarrje)
Implementim( zbatim, venje ne pune) Dikaster( zyre?) Legalizim
( ligjerim) Ekstradim( ???), Kompeticion( ndeshje, gare) Media
( mjetet e informimit? Kontejner kulturor ( bagazhi kulturor?)
Evakuim( largimi i nje popullsie prej nje zone te rrezikuar)
Kontrdiktore( kunderthenese) Transaksione bankare( veprimtari bankare) Zgjedhje komunale( zgjedhje bashkiake) Fushate elektorale( fushate zgjedhore) Donator( dhurues)Decentralizim?
Avancim(perparim) Elementare(fillore)Relata ( maredhenie).


Keto fjale i nxorra nga 3 faqe te gazetes koha ditore, dhe u mundova ti gjej barazvleren ne shqipe te mirefillte.
Per disa prej ketyre fjaleve pres ndihmesen tuaj.

A e merrni me mend qe vetem ne tre faqe, dhe duke i kaluar perciptazi gjeta gjithe keto fjale te panevojshme.


Kaq per sot. Ju pershendes, Antoni!


Postuar nga Ana datë 30 Mars 2003 - 00:32:

Thumbs up

Solle mjaft te dhena te dobishme Anton, faleminderit, ishte goxha pune e bere per te gjetur gjithe ato fjale, megjithese ti the qe i gjete diku.

Fjalet qe solle ti jane disa nga me te perdorurat ne gazetari e televizion dhe askush nuk e can koken qe te zevendesoje qofte dhe nje me fjale shqipe, perkundrazi kam idene qe prirja eshte ta pasurojme fjalorin me fjale te huaja.

Edhe botuesit ne Shqiperi ( shtepite botuese jane shtuar si kerpudhat pas shiut ) nuk kalojne shume kohe duke i kushtuar vemendje ketij problemi, flas ne pergjithesi, sepse ka dhe shume botues serioze.
Kam qene ne Shqiperi anetare e klubit Alef te perkthyesve te rinj ne Tirane, per te cilet punova ca kohe, dhe puna qe benin keta djemte e rinj dhe vajzat e reja ishte e admirueshme. Punonin nga pasioni, sepse thuajse nuk fitonin asgje nga puna qe benin dhe nga shitja e revistes, por mbaj mend qe fjalori i perdorur ishte i perzgjedhur ne menyre te rrepte, madje ata perpiqeshin te fusnin ne perdorim edhe fjale te harruara te dala prej shkrimtareve e rilindasve tane, ndonjehere ndikoheshin dhe nga letraret kosovare te cilet perdorin fjale shqipe dhe per gjera qe ne nuk ua dime vertet fjalen shqip, dhe kjo ishte nje pune e lavderueshme. Ndonjehere i rrembente dhe ata snobizmi i kohes dhe perdornin fjale frenge a angleze qe ta benin me terheqes tregimin, por e pergjithshmja ishte kjo qe thashe me siper.
Madje lexova ne internet qe njeri nga keta ish anetaret e Alef-it , Artur Cani, sapo ka marre cmimin e frankofonise per vitin e shkuar ne shqiperi, ne saje te perkthimeve te bukura nga frengjishtja qe ka bere.
nejse se u zgjata shume.
Faleminderit dhe nje here Anton per mesazhin dhe uroj qe sa me shume veta ta lexojne dhe te mendojne per to, madje dhe te na sjellin te tjera fjale qe jane te huaja por qe ne bisedat e perditshme na shket goja me lehte t'i themi ashtu sesa shqip.


Postuar nga labeati datë 10 Korrik 2003 - 06:37:

Re: Zevendesojme fjale te huaja me fjale shqip

Anton,

po dua vetëm me të bâ me dije se cilat prej ktyne fjalëve njimend janë bâ pjesë e shqipes, dmth. janë përdorë edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, ku jetojnë gati 3 milion shqiptarë:


>
> Me pas nje liste me fjale qe gjithashtu jane trupezuar mire me
> shqipen, por te nje periudhe me te afert.E kam fjalen per fjale
> prej italishtes dhe frengjishtes moderne.
>


Makine - po

Biciklete - po

Kacavide - rrallë. Te na përdoret 'shrafciger' (prej gjermanishtes Schraubenzieher - n'përgjithësi shumica e termave teknike knej kufinit janë marrë prej gjermanishtes)

Pinca - kjo fjalë s'përdoret gati aspak, përveç si deminutiv 'pincetë', por me kuptim tjetër. Ndoshta pinca janë 'danat'?

Komardare( camera d'aria) - kët fjalë nuk e kam nie asnjiherë, nuk e përdor kush.

Koperton - çka asht kjo?

Dogane - po

Port - po

Robdishan( robe de chambre) - jo, s'e kupton kush - as unë.

Abazhur ( abat-jour) - hm, shumë rrallë përdoret.

Farmaci( prej greqishtes) - te na përdoret 'barnatore' ose ma rrallë 'apotekë'

Dezhurn - shumë rrallë, sepse njisoj përdoret edhe në serbisht. ktu përdoret fjala 'kujdestar' ose 'kujdestar i ndërrimit', varet prej kuptimit

Kavo - s'e di ç'do me thânë

Kabell - po

Korrent - jo, s'e përdor kush. Në vend të saj përdoret fjala "rrymë" ose "rrymë elektrike" ('ka mbetë qyteti pa rrymë')



t'fala,
Labeati


Postuar nga i_pafajshem datë 15 Gusht 2003 - 23:17:

Lightbulb Zevendesojme fjale te huaja me fjale shqipe.

Pershendetje te gjitheve.

Znj Ana .

Ju pershendes dhe ju juroj per kete teme ,per mendimin tim shume e nevojshme . Edhe une jam i nje mendjeje me anetaret e tjere te forumit, qe thone se duhet te pastrojme pak gjuhen nga fjalet e huaja dhe ta pasurojme ate me fjale te shqipes te perdorura rralle apo te harruarra.

Por ajo qe do te desha te shtoja ne kete shkrim,eshte se nuk duhet te harrojme se shume fjale te huaja qe jane futur ne gjuhen tone tani se fundmi , nuk e kane nje kuptim ne shqip, per faktin e thjesht se jane fjale qe jane futur ne fjalorin e perditshem te detyruara nga zhvillimi i shpejt ekonomik(teknologjik)ose ai kulturor. Dhe shume fjale te huaja qe gjuha shqipe i ka marre nga gjuhet e tjera dhe, jane shkrire ne te ,nuk mundemi ti zevendesqojme me fjale shqip per arsye se ne gjuhen tone nuk ekzistojne ose nuk kemi mundur ti zbulojme . Nuk duhet gjithashtu te harrojme se edhe nga gjuha shqipe ka shume fjale qe jane futur ne gjuhet e tjera (greqisht, anglisht, italisht ). Jam habitur kur, gjate qendrimit tim ne Greqi ,nje person me tregoi nje fjalor me mbi 200 fjale te shqipes te futura ne gjuhen greke dhe angleze. Po qe se do te perpiqeshim te heqim te gjitha fjalet e huaja qe ndodhen tani ne gjuhen tone atehere do te kishim nje gjuhe te cunguar qe do te ishte si nje dege e thate ne trungun e nje peme.

Nje shembull. Fjala "nuk " dhe fjala "ishin" jane fjale te marra nga greqishtja e vjeter. A mund ti zevendesojme ato me fjale tjeter?

Por gjithashtu ka fjale ne fjalorin e perditshem te cilat jane krejtesisht te panevojshme ,te cilat ne i perdorim thjesht per tu dukur qe dime nje gjuhe te huaj . Shume mire ne mund te zevendesojme fjalen "dyqan" me fjalen shqipe "shitore " siç thuhet ne Kosove. Dhe ka plot fjale te tjera te cilat sot nuk mundem ti botoj per arsye kohe.

Edhe nje here ju pergezoj per kete nisme dhe ju uroj nje pune te kendeshme ne pasurimin e gjuhes shqipe.

me respekt per ju


Postuar nga labeati datë 17 Gusht 2003 - 18:15:

black_eagle,

ti ke shkrue:

>
> Nuk duhet gjithashtu te harrojme se edhe nga gjuha shqipe ka
> shume fjale qe jane futur ne gjuhet e tjera (greqisht, anglisht,
> italisht ). Jam habitur kur, gjate qendrimit tim ne Greqi ,nje
> person me tregoi nje fjalor me mbi 200 fjale te shqipes te
> futura ne gjuhen greke dhe angleze
>



masi ai personi ty ti paska tregue 200, a mundesh ti neve me na i tregue vec nja 2 a 3 prej fjaleve t'shqipes qe po u perdorkan n'anglisht?

diqysh s'po m'mbushet mendja fort...


Postuar nga i_pafajshem datë 13 Prill 2005 - 01:35:

Paska kaluar nje kohe shume e gjate.

Pavaresisht nese personi qe i ka kerkuar fjale te shqipes te futura ne gjuhe te tjera ndoshta nuk ndodhet ne forum, doja te hidhja fjalet qe me kujtohen.

Per Labeatin dhe te tjeret.

Fjala "luludhi" ne greqisht eshte marre nga fjala "lule" ne shqip. Fjala perkatese ne greqisht eshte "anthi" ose "anthos", varet sesi perdoret.

Fjala "besa" eshte marre nga shqipja, pra behet fjale per besen e shqiptarit( qe shqiptaret e sotem e mbajne veç si relike te koheve kur vertete kishte kuptim si fjale).

Fjala "strungle" ne anglisht eshte marre nga fjala "shtrunge" ne shqip. Perdoret me teper per ringun e boksit, me nje fjale boksieret futen ne shtrunge(kuptim figurativ).

Lagjja "Plake" rreth akropolit te athines vjen nga shqipja , pra lagjja e vjeter. Po keshtu "Nikea"=Nikajt, "Peristeri" emer shqiptar etj.

Me lart kam cilesuar si fjale greke fjalet "nuk" dhe "ishin". Gabim, jane fjale qe greqishtja i ka marre nga shqipja e vjeter, ilirishtja me nje fjale. Nuk dua te filloj emrat shqiptare ne Greqi, jane shume.

Po keshtu, fisi "Lembesis", arvanitas apo arbereshe si quhen, vjen nga bashkimi i dy fjaleve shqip "le" ose "leshoj" dhe "besa" ose "besen'. Me nje fjale "le besen", "leshove besen". Kete ma ka shpjeguar nje ish pronari im ne Sifnos te Greqise (ishull).Me nje fjale , njerezit lane besen e tyre (atdheun apo fene, nuk ishte i sigurt cilen) dhe u ngulen ne Greqi.

Gjithashtu ka shume fjale qe anglishtja dhe frengjishtja i kane huazuar nga ilirishtja (arberishtja e vjeter) dhe sot jane shkrire plotesisht. Fatkeqesisht nuk po me kujtohen fjalet te cilat i lexova ne kete fjalor te vjeter (ishte shkruar nga nje arvanitas ).

Me erdhi ne mend te shkruaja ketu, nga nje ngjarje qe me beri per te qeshur per momentin.

Nje i njohuri im ketu (ish gjuhetar nga Berati) ishte dehur dhe midis shume levdatave qe i thurte Isa Boletinit , Mic Sokolit e Avni Rustemit, me shpjegoi prejardhjen e fjales "shi".

Kjo shpjegohet keshtu nga gjuhetaret: Njerezit, duke pare ujin qe binte nga qielli i thoshin njeri tjetrit : shi(ko) u(ujin).

Nese dikush ka mundesi te gjeje te tilla fjale apo shpjegime mbi gjuhen shqipe, lutem ti hedhe ne forum, gjithmone mire behet.


Postuar nga kontinenti datë 13 Prill 2005 - 11:10:

Re: Zevendesojme fjale te huaja me fjale shqip

Citim:
Po citoj ato që tha Anton

Gelqere, Qiqra, Mesha, Kisha, Kryqi, Ajer, Katund, Karrige, Shtepi,
Stalle, Udhe, Qiell, Liber, Sirtar, Gjel, Kale, Qen, Fitore, Dite, Nate.


Keto fjale qe ka shkruar Antoni, nuk na qenkan ne shqip apo e mora vesht gabim une?
Megjithese ky mesazh paska me shume se nje vit.
Anton...dil ku je ?


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.