Forumi Horizont
Trego 9 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Toka , Natyra dhe Mjedisi. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=364)
-- Ndikimi i njeriut ne ujerat natyrore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14612)


Postuar nga Tulipani datė 30 Shtator 2007 - 17:43:

Ndikimi i njeriut ne ujerat natyrore

Deri nė periudhėn para-industriale tė shekullit tė XIX-tė, ndotja e ujit ka qėnė kryesisht problem jo shqetėsues, e shkaktuar nga ndotje tė vogla, kryesisht nga shkarkime tė lėngėshme. Shumica e mbetjeve ishin me origjinė shtazore ose nga njerėzit, dhe ndonjėherė nga pėrbėrės tė tjerė organikė ose jo-organikė nga industria (Stanners et Bourdeau, 1995). Nė zonat pak tė populluara, pa sisteme kanalizimesh, kėto probleme, edhe sot kapėrcehen lehtė nėpėrmjet aftėsisė vetėpastruese natyrore tė lumenjve.
Zhvillimi industrial dhe qytetėrimi modern pas shek. XIX–XX-tė ēoi nė formimin e zonave tė mėdha tė banuara, me industri dhe bujqėsi tė zhvilluar intensive. Kjo shkaktoi shtimin e shkarkimeve ujore pa ndonjė trajtim paraprak, tej mundėsisė vetėpastruese tė ujėrave. Pėr kėtė, nė mbarė botėn sot shėndeti i njeriut dhe zhvillimi i tij janė gjithnjė e mė tepėr tė shqetėsuar nga cilėsia jo e mirė ose mungesa e ujėrave. Pėrmbytjet nga lumenjtė, mė tė theksuara vitet e fundit po shkaktojnė shpesh probleme tė rėnda; gjithashtu, shkatėrrimi i habitateve ujore nga sistemimi i papėrshtatshėm, si dhe digat mbi lumenj po ēojnė nė varfėrim tė botės bimore dhe shtazore.
Nga ana tjetėr, me industrializimin dhe rritjen e popullsisė rritet edhe kėrkesa pėr ujė tė njė cilėsie tė mirė. Krahas pėrdorimit urban dhe industrial kėrkesa pėr ujė po rritet nė drejtim tė higjenės personale, vaditjes nė bujqėsi, pėrdorimit nė blegtori, energjetikė, pėr ftohje nė termoenergjetikė dhe industri, si dhe pėr peshkim, lundrim etj. (Stanners et Bourdeau, 1995). Tė gjitha kėto ndikojnė nė cilėsinė e ujėrave. Krahas rritjes sė pėrdorimit, shumė ujėra po i nėnshtrohen ndotjes nė rritje prej shkarkimeve tė  pėrqendruara tė papėrpunuara urbane dhe industriale, dhe prej derdhjeve aksidentale. Krahas tyre, ndikim tė madh luajnė dhe ndotjet e shpėrndara bujqėsore dhe ato tė shpėlarjes sė tokės dhe ajrit, prej pėrdorimit tė tepruar tė plehrave dhe pesticideve.


Postuar nga Tulipani datė 30 Shtator 2007 - 17:50:

Pellgu ujėmbledhės dhe vetėpastrimi i ujėrave
Sipas Stanners et Bourdeau (1995) rrjedhjet e lumenjve pėrbėjnė burimet kryesore tė ujėrave tė ėmbla. Ėshtė e qartė se tė gjithė kėta ndikohen shumė prej pellgut ujėmbledhės, klimės, shkėmbit amnor dhe tipit tė tokės. Kjo e fundit ndikon nė pėrmbajtjen e lėndėve minerale nė ujėra. Aktiviteti i njeriut nė kėto sisteme ndikon nė shumė mėnyra, si p.sh. me anė tė pyllėzimeve ose shpyllėzimeve, urbanizimit, zhvillimit bujqėsor, sistemit tė tokės, shkarkimit tė ndotėsve, sistemit tė rrjedhjes etj. Theksojmė se liqenet, ujėmbledhėsit dhe ligatinat gjatė rrjedhjes sė lumenjve zbusin luhatjet e prurjeve dhe ndihmojnė nė grumbullimin e lėndėve tė transportuara prej tyre; pėr kėtė, ėshtė e kuptueshme se cilėsia e ujėrave gjatė rrjedhės ėshtė pasqyrim i qartė i pellgut ujėmbledhės. Nga ana tjetėr, kanalizimi i lumenjve ul dukshėm aftėsinė e tyre vetėpastruese.
Burimi kryesor i ndotėsve tė mjediseve ujore janė lėndėt organike qė shkarkohen nga aktivitetet e mėsipėrme. Shpėrbėrja e kėtyre lėndėve bėhet nga mikroorganizma qė popullojnė sipėrfaqet e sedimenteve dhe tė bimėsisė sė zhytur (perifiton) nė lumenjtė e vegjėl, dhe qė plluskojnė (plankton) nė kolonėn e ujit nė lumenjtė e thellė. Meqė ky proces harxhon energji, ndotje tė rėnda ēojnė nė ēoksigjenim tė shpejtė tė ujėrave tė lumit.
Lėndėt organike nė ujėra vijnė nga shkarkimet urbane dhe industriale. Gjatė rrjedhjes, menjėherė pas shkarkimit, kalbėzimi i lėndės organike ul sasinė e oksigjenit dhe shkakton ēlirimin e amoniumit, i cili edhe pse vetė nuk ėshtė helmues, nė varėsi tė pH dhe temperaturės kthehet nė amoniak, i cili ėshtė helmues pėr gjallesat e ujėrave. Mė tej pėrqendrimi i lėndėve organike ulet prej hollimit dhe kalbėzimit tė vazhdueshėm. Nė njė farė largėsie nga burimi i shkarkimit bėhet oksidimi i amoniumit nė nitrat; oksigjeni nė ujė rritet nga oksigjeni sipėrfaqėsor; lėndėt organike, oksigjeni dhe amoniumi, arrijnė ngadalė vlerat e rrjedhjes para shkarkimit. Njė ecuri e tillė nė lumenj quhet vetėpastrim. Aftėsia vetėpastruese varet nga sasia e ndotjes dhe nga prurjet dhe tipi i shtratit tė lumit.  
Nė kushte natyrore, lėndėt organike vijnė nė ujėra nga erozioni i tokės dhe biomasa e vdekur e bimėve dhe kafshėve; kėto nuk janė tė tretėshme dhe kanė shpėrbėrje tė ngadaltė. Nė tė kundėrt, lėndėt organike prej aktivitetit tė njeriut janė tė tretėshme, tė shpėrndara uniformisht dhe shumė tė kalbėzueshme, duke shkaktuar harxhim tė menjėhershėm tė oksigjenit nė ujė. Me rritjen e dendėsisė sė banorėve nė pellgun ujėmbledhės rritet dhe sasia e lėndėve organike nė ujėra si dhe ulet sasia e oksigjenit. Kėrkesa biologjike pėr oksigjen (BOD) ėshtė mė e ulėt se 2 mg/l O2 nė basene me mė pak se 15 ban  orė/km2 , dhe i kalon 5 mg/l O2 nė basene me mė shumė se 100 banorė/km2 (Stanners et Bourdeau, 1995).
 
Eutrofikimi natyror dhe kulturor
Rreshjet qė bien mbi sipėrfaqen e tokės tresin mineralet gjatė depėrtimit nė tokė. Nė zonat e virgjėra pėrbėrja kimike e ujėrave varet kryesisht nga dheu i tokės dhe shkėmbi amnor poshtė saj, duke bėrė qė niveli i ushqyesve tė jetė i ulėt. Vendbanimet dhe shpyllėzimet shoqėruese, zhvillimi bujqėsor dhe urbanizimi e nxisin shumė shplarjen e lėndėve dhe ushqyesėve nė lumenj dhe liqene. Njė gjė e tillė nxit rritjen e fitoplanktonit, bimėve tė tjera ujore dhe me radhė tė organizmave tė sipėrm tė zinxhirit ujor ushqyes, ky proces njihet me emrin ’eutrofikim kulturor’. Rritja e biomasės dhe dukuritė shoqėruese tė eutrofikimit janė mė tė zakonshme nė liqene dhe zonat bregdetare pranė grykė-derdhjeve tė lumenjve. Fosfori dhe azoti janė ushqyes qė nxitin kėtė prodhim tė lartė biologjik (Hallegraeff et al., 1995; Stanners et Bourdeau, 1995).
Pasojat ekologjike tė eutrofikimit kulturor, tė shkaktuar prej sasive tė larta tė ushqyesve mund tė provokojnė ndryshimin e strukturės biologjike, ku mbizotėrues bėhet fitoplanktoni, ujėrat bėhen tė turbullta, algat blu tė gjelbra zhvillohen shumė duke shkaktuar formimin e shkumave dhe helmeve tė fuqishme pėr kafshėt dhe njeriun. Kalbėzimi i fitoplanktonit nė fund shkakton uljen e oksigjenit nė vlera tė papranueshme pėr botėn e gjallė. Nivelet e ulėta tė oksigjenit shpejtojnė dhe ēlirimin e fosforit prej sedimenteve, duke nxitur mė tej prodhimin e fitoplanktonit, duke ndikuar nė uljen e vlerave pėrdoruese dhe estetike tė ujėrave.
Nė basene me aktivitet njerėzor tė pakėt vlerat e fosforit nė ujėra janė pėrgjithėsisht mė tė ulėta se 25 mg P/l , kurse vlera mė tė larta se 50 mg P/l tregojnė pėr ndikim tė njeriut, p.sh. shkarkim ujėrash tė zeza ose shpėlarje bujqėsore (Stanners et Bourdeau, 1995).
Kur ujėrat marrin shkarkime urbane ose shkarkime nga fermat e kafshėve shtėpiake vlerat e amoniumit rriten dhe ato tė oksigjenit ulen; nė ujėrat e ndotur rėndė vlerat e amoniumit mund tė rritet nga 1 deri 5 mg N/l, i cili kur kthehet nė amoniak mund tė shkaktojė ngordhje peshqish dhe kafshėsh tė tjera ujore.
Aktiviteti i njeriut shkakton edhe rritjen e pėrmbajtjes sė lėndėve kimike nė mjediset ujore, sidomos tė metaleve tė rėnda dhe tė mikrondotėsave organikė (pesticideve, poliklor-difenilet, lėndėt organike tė kloruara, hidrokarburet aromatike policiklike, etj.), me anė tė shkarkimeve tė ngurta, tė lėngėta dhe tė gazta, urbane, industriale, bujqėsore dhe minerare. Tė gjitha paraqesin rrezik pėr ekosistemet ujore dhe pėr vetė njeriun. Ujėrat siperfaqėsore tė ndotura nga shkarkime fekale tė njerėzve dhe kafshėve mund tė transportojnė shumė patogjenė, si baktere dhe viruse, mė e theksuar nė zonat me popullsi tė dendur, sidomos pranė qyteteve tė mėdha.


Marre nga Dep. Bio. Univ. Tiranes


Postuar nga Vizioner datė 12 Dhjetor 2009 - 12:52:

Brown dhe Sarcozy: 10 miliard dollarė pėr klimėn

Kryeministri i Anglisė, Gordon Brown dhe Presidenti francez Nicolas Sarkozy thanė tė premten se ata do tė kontribuojnė me njė fond prej 10 miliard dollarė nė vit pėr tre vjet me radhė pėr tė ndihmuar vendet nė zhvillim pėr tė luftuar ngrohjen globale.

Duke folur nė njė samit tė BE-sė nė Bruksel, Broėn dhe Sarkozy thanė se vendet e tyre do tė paguajnė tė paktėn 1.5 billion pounds ($ 2,56 billion Cdn) gjatė tre viteve.

Brown tha se vendet e BE-sė duhet tė punojnė sė bashku pėr tė siguruar financat nė mėnyrė qė vendet nė zhvillim tė mund tė ndryshojnė politikat e tyre.
-nga Shekulli-

---------------------

Sa keq qe NUK DISKUTOHET ketu ne Forum dhe per keto Tema!!!

Ne diskutojme me pasion per "budallalluqe" por, per probleme Primare-Mediate i anashkalojme sikur te jene "jo gjera qe na perkasin neve"!...

Verej qe ne kete Teme te hapur, jane vetem dy Texte te Autores, POR, asnjeri nuk ka diskutuar.................edhe une, deri me sot-tani!!!

A mos valle duhet ta marrim Nytyren, si nje dicka qe s'na perket?!
Te shohim shkaterrimin e saj dhe te mbyllim syte apo gojen?!
A nuk eshte kjo Natyre, ky sistem i IRGANIZUAR: Uje, Ajer, Atmosfere qe na bejne te mundur jetsen apo me sakte: Te Existuarit tone mbi-ne kete Planet??!!

A nuk duhet te jemi NE=Njerzit, ruajtesit dhe kujdestaret e saj???!!!

Edhe nqse mendohet nga dikush, qe diskutimi nuk sjell gje,- eshte gabim!
Cdo diskutim, nxit instinktin. Dhe ne kete rast, dhe ai qe nuk e ka shkuar kurre ne mend, nepermjet diskutimit behet i vetedijshem, dhe mund te veproje ATY KU MUNDET me ATE MUNDESI qe MUNDET!


Postuar nga Piktor datė 12 Dhjetor 2009 - 17:03:

Ndergjegjsimi dhe sakrifica.

Tani per tani mbare bota eshte fokusuar ne ndergjegjsimin e asaj qe po i shkaktojme ambjentit perreth.

Ky eshte nje proēes i gjate dhe i veshtire per tu kuptuar nga e gjithe shoqeria pra e pasura, e mesme dhe e varfera.

Pasi te kalohet proēesi i ndergjegjsimit do te filloje faza me e veshtire, ajo e sakrifikimit, ku njerezit e ndergjegjsuar mbi demin qe po shkaktojne do te fillojne te heqin dore nga shume te mira qe tashme jane bere pjese e pandarshme e jetes sone te perditeshme, qe nga boja e kepuceve buzekuqet apo detergjentet lares, manikyre, pudra e llaqe etj etj etj.
Kurse pesticidet dhe te tjerat jane ato te dukeshmet dhe me pak te demshme per industrine por njelloj per ambjentin.

Ndoshta jam pak jashta temes se ujit por e verteta eshte se uji qe pime varet shume nga keto.


Postuar nga Bledumi datė 02 Shkurt 2010 - 08:36:

Shume e vertete qe keto tema jane shume pak te rrahura ne te gjithe shoqerine tone. Shume e vertete ajo qe tha Vizioner, te gjithe ne e shohim natyren apo mjedisin qe na rrethon jo si pjese tone te perditshme.

Une kam mbaruar per Ing.Ambjenti dhe profilizuar per Trajtim ujrash (per ironi te fatit nuk kam punuar asnje dite ne profesion) dhe ide per hapjen e ketij sektori (Ekologjise) e kam dhene edhe une dikur. Po mbas kaq kohe qe futem shoh se interesimi eshte sh i vogel.

duke u futur ne teme: Persa i perket Shqipetareve une e shoh edhe ne jeten normale qe jane shume neglizhent persa i perket mjedisit (ujit,ajrit,klimes,tokes etj). Nuk e di se nga vjen kjo (mendoj se nga varferia dhe nga kuptimi mbrapsht i "demokracise"). Mesa mbaj mend, kur ishim te vegjel ne fillore te gjithe benin edukate qe kishte te bente edhe me mjedisin (nuk e di ne behet me apo jo?) dhe njerezit ishin si me te ndergjegjshem.
Nje risi per ne (per boten jane shume normale) jane impiantet e trajtimit te ujrave urbane dhe industriale. Fatkeqesisht ne vendit tone vetem 1 eshte e perfunduar 100% (qerret, kavaje) ndersa ne durres dhe pogradec vazhdojne punimet qe kane goxha vjet qe kane nisur. Me ra rasti te shikoja perfundimet e punimeve ne impiantin e qerretit (mbulon nje popullsi prej 50 mije banoresh) dhe me thene te drejten u habita nga teknologjia. Personi pergjegjes i impiantit (turk ky) na shpjegoi te gjitha procedurat sesi uji i ndotur urban apo industrial kalonte ne impiant dhe pas disa fazave kthehej ne uje te perdorshem per blegtori apo bujqesi. (me e bukura ishte kur ky robi piu ujin pas fazes se fundit te trajnimit). duhet te beja me dije qe ne fillim qe kosto e te gjithe impiantit ishte diku te 5 mil euro,ndoshta arsyeja kryesore qe ka perfunduar vetem 1 deri me sot.

Fola me sh per ujin pasi ne bote shihet si nje nga burimet qe po shteron (perjashto shqiperine qe perdor uje te pijshem neper lavazhe dhe per larjen e troruareve dhe paguan 20 leke/m3 per fryme), por duke pare edhe hapat e teknologjise (impiant per transformimin e ujit te detit ne uje te pijshem),mund te mos jete nje teme sh e nxehte sic mund te jete per momentin ngrohja globale dhe ndryshimet klimaterike.


Postuar nga Fajtori datė 02 Shkurt 2010 - 09:18:

Citim:
Po citoj ato qė tha Bledumi
duhet te beja me dije qe ne fillim qe kosto e te gjithe impiantit ishte diku te 5 mil euro,ndoshta arsyeja kryesore qe ka perfunduar vetem 1 deri me sot.



Te duket shtrenjte 5 milione euro?

Me leket e Durres-Kukes ishin ndertuar 200 impiante te tille.

Ose me thjesht, mjafton te vije dy here Real Madrid ne Shqiperi qe te kesh nje impiant per 50 mije banore.


Postuar nga shelgu datė 02 Shkurt 2010 - 12:37:

E imagjonoj si do te jete pas 50 vjetesh.

Keto elikat qe prodhojne energji nga era fap fap fap fap dhe korenti vuuu.

trena qe ecin te varur neper litare qe varen nga qielli.

Oxhaket? Pike tymi nuk do nxjerrin.
pa le pyjet neper Shqiperi si do valojne me te kater anet.

Nejse shume bukur duhet te jete kshu.


Postuar nga Fajtori datė 02 Shkurt 2010 - 13:45:

Keshilla praktike mbi rrjedhjet natyrore

Ironia ka lezet kur di te behet dhe nuk kalon ne mode. Ndryshe eshte vetem fiksim qesharak.


Postuar nga Bledumi datė 04 Shkurt 2010 - 09:59:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori


Te duket shtrenjte 5 milione euro?

Me leket e Durres-Kukes ishin ndertuar 200 impiante te tille.

Ose me thjesht, mjafton te vije dy here Real Madrid ne Shqiperi qe te kesh nje impiant per 50 mije banore.



Persa i perket rendesise qe ka ai impiant nuk me duken shume 5 mil €, por hajde mbushi mendjen nje qeveritari apo nje bisnesmeni qe te investoje aq leke per nje impiant trajtimi ujrash.. Jam i sigurt qe do pyesi mbi 5 here se per cfare sherben..


 
Trego 9 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.