Forumi Horizont | Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia Boterore . (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=323)
-- "Ceshtja Lavon" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11829)
"Ceshtja Lavon"
Ishte viti 1954 dhe Egjipti ishte mberthyer nga nje seri bombash, konkretisht ne Aleksandri dhe Kajro kundra interesave amerikane dhe ato angleze, ku shume civil te pafajshem humben jeten.
Bombat e para filluan kunder disa zyrave postare dhe me vone ne librarine amerikane te egjiptit, ne aleksandri dhe kajro, deri ne bombat kunder zyrave diplomatike amerikane dhe angleze.
Policia egjiptiane ishte gjithnje nje hap prapa, por arriten te gjenin prova qe implikonin Levizjen Islamike te Vllazerimit te Myslymaneve ose sic quhet ne anglisht "Muslim Brotherhood" Ne ato kohe muslim brotherhood po merte fuqi ne egjipt dhe egjipte po shijonte nje rilindje te idealeve islamike.
Nderkohe qe Kolonel Nasr me vone Presidenti Nasr po bisedonte me forcat angleze per largimin e tyre nga egjipti, Vllazeria e myslymaneve nuk ishte e kenaqur, me bisedimet dhe kerkonte terheqje te plote te bazave ushtarake angleze sidomos atyre ne kontroll te kanalit te Suezit.
Opinjoni boteror dhe gazetat filluan te shkruanin mbi situaten e tensjonuar dhe problemin e "ekstremisteve islamik" qe po mernin fuqi ne egjipt.
Policia Egjiptjane kishte piketuar disa vende ne Kairo ku mund te vihet bombe dhe menjehere filluan te ruajne keto pika per ndonje sulm terrorist te mundshem, me se fundmi erdhi momenti ku ata do te ballafaqoheshin me "Terroristet"
Ne tetor te 1954 ne nje Kinema te Aleksandrise, njeri nga terroristet i afrohet kinemase, dhe megjithese e kuptoji qe policia po e gjemonte padashje nje nga bombat shperthen, poilicia menjehere afrohet dhe e mberthejne duke parandaluar bomben e dyte qe ishte akoma me e fuqishme.
Personi ne fjale quhej Philip Nathanson, ishte me origjin Hebre, por cka vinte me pas ishte akoma me e rrezikshme.
Nathanson u dergua ne spital per mjekim, dhe me pas u mor nga policia e serviseve sekrete apo sic quhet ndryshe Mukabbarat, ku u interogua, pas tij u arrestuan dhe Shmuel Azar, Robert Dassa, Marcelle Ninio!
Ne fillim ata thane se ishin Komuniste kunder forcave angleze ne egjipt dhe kunder interesave amerikane, por ne fund Shmuel Azari pranon se eshte spiun zionist i Izraelit.
Sipas tyre, nje person i quajtur Avraham Seidenberg, operator i Mossadit dhe i stervitur ne perpunimin e eksplozivit dhe luftes terroriste, erdhi ne egjipt ku rekrutoji disa te rinj egjiptian me origjine cifute, duke organizuar nje grup te rinjsh,
Sienderbergu sipas tyre kishte udhetuar ne Gjermani ku kishte mare identitet tjeter nen emrin e nje ish oficeri SS Paul Frank, me pasaporte te re dhe identitet te ri u nis ne egjipt ku formoji bazen duke ingranuar te rinj me idete zioniste.
Sipas tyre bombat kishin si qellim qe te benin fajtor islamiket ne menyre qe te lindte armiqsi mes amerikes anglise dhe egjiptit rivalit te izraelit ne mesdhe, gjate interogimit tregonin se si vinin prova ne skenen e krimeve qe implikonin vllazerine myslymane dhe te ndryshonin opinjonin publik per arabet si ekstremist dhe te pabesueshem per aleate.
Ne 11 Dhjetor Egjipti hap gjyq publik per te akuzuarit, menjehere kryeminstri izraelit Moshe Sharett denoncoji gjyqin si akt anti semit, dhe se keta cifut egjiptjan jane te pafajshem dhe akuzohen vetem per faktin qe jane cifut.
Gjyqi arriti te zbuloj dhe persona te tjere te implikuar njeri nga keta kolonel Avraham Darr, ose i ashtequajturi John Darling nen identitet fallco, gjithashtu u zbulua nje rrjet i tere ku shumica arriten te iknin per ne izrael, dhe ju shmangen gjyqit.
Me ne fund skandali arriti ne Amerike ku nen presjon nga Anglia dhe te tjere i kerkuan izraelit shpjegim mbi aktet terroriste ne egjipt.
Minsitri i mbrojtjes Izraelite i asaj kohe Lavon pranoji se kishte kerkuar shpjegim nga krymenistri Moshe dhe nga kabineti i tij, por kishte mare pergjigjien qe Moshe nuk dinte gje per kete pune dhe po ashtu ministrat e tjere te kabinetit. Nderkohe qe Benjamin Givli, drejtor iinteligjences izraelite "Mossad" thote se "Operacjoni i ashtequajtur Sussana" ne Egjipt ishte urdheruar nga vete Lavoni ministri i mbrojtjes Izraelite, debatet dhe akuzat per njeri tjetrin bene te mudnur qe ministri i mbrojtjes Lavon te jepte doreheqjen.
Megjithe faktet qe tregonin se ne te vertete ishte Benjamin Givli i cili kishte nisur kete operacjon Lavoni u be delja qe do te sakrifikohej, per te mbyllur njehere e pergjithmone ceshtjen qe u quajt "The lavon affair"
Ne nje "Cirk" gjyq te izraelit ku Lavon u ul si i akuzuar Moshe Dayan, dhe Shimon Peres qe me vone u be kryeminister i izraelit i doli ne krah Benjamin Givlit duke prezantuar disa dokumenta qe me vone u verifikuan te ishin fallco qe tregonin se Lavon ishte personi qe kishte urdheruar sulmet terroriste.
6 vjet me pas pasi populli u la i lire te shikonte ceshtjen Lavon doli ne pah qe firmat e hedhura mbi dokumenta si te Lavonit ishin fallco. Dhe se Benjamin givli se bashku me konsullin zionist ishin ne te vertete personat qe kishin urdheruar sulmet terroriste ne Egjipt
Disa nga keta terroriste vrane veten, pa u vene ne gjyq, disa u burgosen per jete dhe u liruan si shkembim i te burgosurve mes Egjiptit dhe izraelit.
Viktimat e vertete te kesaj ceshtje pervec njerezve te pafajshem qe u vrane ishin Hebrenjte Egjiptian gati 80, 000 familje qe kishin jetuar ne paqe me pjesen tjeter te egjiptit per mijra vjete, qe asaj dite dhe deri tek lufta qe do te vinte disa vite me pas hebrenjte e egjiptit u pane gjithnje si pjese e planeve zioniste, nga egjiptjanet shume nga keta me zemer te thyer dhe duke lene prapa vendin e tyre emigruan jashte egjiptit per ne europe dhe ne vendet e tjera arabe duke zhgenjyer planet zioniste per emigrim ne mas ne izrael.
Se Fundmi mendoj se eshte me vend te permend dicka lidhur me Ceshtjen Lavon, cituar nga Ish agjent i Mossadit Viktor Ostrovsky qe shkruan ne librin e tij dicka interesante mbi moton qe keta persona operojne.
" Me Dinakeri Ti ke Per te Nxitur Lufte Nder Popuj "
-------------------------------------
Citime te mara nga :
Ha'olam Hazeh
Jerusalem Post 12 Dhjetor 1954
Associated Press 16 Mars 1975
Love, Kennett, Suez: The Twice-Fought War, McGraw-Hill, New York, 1969, P. 71.
Berger, op. cit., p. 14
New York Times, 10 Shkurt 1961
Jewish Chronicle, London, 17 Shkurt 1971
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.