Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Teknologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=269)
-- Jaguar përgatit trashëguesin e modelit XJ220 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17406)
Jaguar përgatit trashëguesin e modelit XJ220
Prodhuesi britanik i automjeteve është duke u përgatitur që të paraqes në treg modelin më të shpejt ndonjëherë, si dëshmi që situata në Jaguar ka ndryshuar rrënjësisht për të mirë.
Bëhet fjalë për trashëguesin tipik të modelit XJ220, respektivisht një automjet me të vërtetë sportiv i cili gjoja do të duhej të paraqitej në njërin prej panaireve të mëdha të automjeteve gjatë vitit të ardhshëm. Sipas burimeve të brendshme, ekspertët e Jaguarit kanë përparuar shumë në zhvillimin e tij, e në fotografinë e paraqitur mund të shihni fotografinë e parë të automjetit që do të dizajnohet nën udhëheqjen e Ian Callum.
Jaguari i ri do të bazohet në trup të ri të aluminit, i cili do të zhvillohet nga përvojat e mëhershme me modelet XJ e XK. Alumini po ashtu do të jetë edhe zgjedhja kryesore për sipërfaqet e mbështjellësit, e në të do të përfshihet edhe një përqindje e mirë e materialeve të kompozuara.
Sa i përket motorizimit, sigurisht ky automjet do të futet në lëvizje nga versioni i modifikuar i 5.0 litërshit V8 i cili në këtë rast do të mund të zhvillonte më shumë se 510 kuaj fuqi sa janë tani. Pritet që shpejtësia maksimale të jetë mbi 260 kilometra në orë dhe përshpejtimi deri në 100 km/h për më pak se katër sekonda.
Besohet se Jaguari i ri do të bart shenjën XE, derisa konkurrenti kryesor i tij do të jetë Audi R8. Për çmim është tepër herët të flitet. /Telegrafi/
Ketu tek ne specialistet e makinave nuk i rekomandojne Jaguar dhe Range/Land Rover .......... pislliqe angleze ............. .
pse range rover ste le ne balte asnjihere makina te mira jane ... jaguar hajd mo me shume makine per tangerllik; ketu te ne i kane te fortet e lagjes lool ne angli sportistat
Nje specialist makinash ketu do te rekomandonte Acura MDX ne vend te Roverit ......... :aha :aha
Edhe ketu Ranget katnaret italiane qe jane bere me leke i mbajne per tangerllik ........... .
nejse mendimi yt po shif qe nga cmimi ti sa shitet 1 acura e 2009-es rreth 40000 USD e sa shitet 1 range rover i 2009es minimumi fillon me 77000 USD
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
; ketu te ne i kane te fortet e lagjes lool ne angli sportistat
hahahaa jo mi po thoja qe ne TR i mbajne me shume keta tipat horra ... te bukra jane ske cju thua dhe pse personalisht me pelqen tjeter tip makine
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
hahahaa jo mi po thoja qe ne TR i mbajne me shume keta tipat horra ... te bukra jane ske cju thua dhe pse personalisht me pelqen tjeter tip makine
ca eshte kjo postexhime se ste morra vesh asnji llaf per be
parkim (ke te drejte)
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.