Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Teknologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=269)
-- Ridizajnohet BMW X5 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17627)


Postuar nga AngelDevil datë 08 Shkurt 2010 - 17:34:

Ridizajnohet BMW X5

Pasi që ka rifreskuar serinë 3 kupe dhe kabriolet, në BMW i ka ardhur radha edhe automjetit jashtëzakonisht të popullarizuar - X5.

Automjeti i madh sportiv është modeli i tretë më i shitur i bavarezëve pas serisë 3 e 5, gjersa ai do të paraqitet zyrtarisht në panairin e automjeteve në New York në fillim të muajit prill.

Edhe pse shumë njerëz do të duhet t’i hapin sytë mirë për t’i parë dallimet, ato manifestohen në formën e re të mbrojtësit të përparmë dhe të prapmë, drita të reja si para dhe prapa, sistemin e përparuar iDrive dhe ngjyrat e reja të enterierit të tij.

Ndryshimet më të mëdha gjenden nën kapakun e motorit të tij. BMW ja rifreskuar linjën e tërësishme të motorëve, e të gjithë motorët atmosferik janë ndërruar me njësitë me turbo-mbushës.

xDrive30i është zëvendësuar me xDrive35i gjashtë cilindërsh me 306 kuaj fuqi, derisa në vend të motorit atmosferik V8 me 4.8 litra, në xDrive50i është vendosur motori bi-turbo 4.4-litërsh V8 me 407 kuaj fuqi.

Motorët me naftë do të kanë xDrive30d me 245 KF dhe xDrive40d, motori trelitërsh i common-rail i të me 306 KF zëvendësohet me 286 KF nga xDrive35d.

Telegrafi


 
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.