Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- kriza greke (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17645)


Postuar nga dodgy datë 14 Shkurt 2010 - 20:37:

kriza greke

cfar mendoni per krizen greke.si mendoni te ardhmen e greqis.sa do ndikoj ajo tek populli shqiptar?

personalisht me vjen keq qe shteti grek arriti ketu ku eshte .shum thone qe ti behet mire dhe disa thone vavshin ne diall.
nuk besoj se eshte mire .mendoj se kemi qen me fat qe kemi nje shtet fqinj si greqia.
ashtu me ate ekonomi qe kishin dhe kane na hapen dyert na dhane pune dhe ai fukarai qe nuk kishte asnji lek ne xhep kalonte malin dhe gjente pun ne gerqi.
probleme kemi pasur me dokumentat me kalimet pa leje per perseri gjithmon ka qen nje rruge fitimi per ne .


Postuar nga robert datë 25 Janar 2015 - 23:57:

Kriza greke u zgjidh sot, me zgjedhjen e (T)si prasit, qe po te jete i forte do ua fus si te pasurve ashtu dhe te varferve ne Greqi, -po keta te fundit jane mesuar dhe nuk esht me problem.
(24.1.2015)

Ç’thotë orakulli i Delfit

…për zgjedhjet e nesërme? Kot u bëra kureshtar dhe i shkrova disa pyetje orakullit të Delfit para nja dy javësh. Kush do fitojë, a do ketë koalicion, a do vazhdohet me planin e Trojkës, a do falen sërish borxhe, do përkeqsohet apo do përmisohet situata ekonomike dhe politike, a do ketë ndikim e gjithë kjo edhe në Shqipëri apo vende të tjera; e disa pyetje të tjera në lidhje me këto zgjedhje. E nisa letrën me postë dhe sot më erdhi përgjigjia. Gjithë kureshtje e hapa dhe e lexova, por shumë nuk kuptova. Ndaj thashë t’ua tregoj edhe të tjerve, se ndoshta i jep kush dum. Ja dhe përgjigjia e orakullit të Delfit, ku priftëresha Pitia i është përgjigjur pietjeve të mia.
„Shumë i nderuar pietës!
Zgjedhjet do i fitojë gomari! Qejfin do vazhdojë ta bëj pronari! Prodhimet do vazhdojë ti jap katunari! Blerjet e pakta do i bëj qytetari! Rrëmujat do i fillojë shpellari! Zjarrin do e vërë më mbrapa vetë (i fshehur) sekretari! Drurin do e hajë jo vetëm shqiptari, por më shumë edhe fetari! Do zgjasë sherri dhe nxehtësia edhe kur të ketë kaluar behari! Do dëgjohen oshëtima edhe nga varri! Do t’buçasë aty-atje-kudo, s’do pyetet më kush është i vrari! Do kërkohet kurban vetë i pari! Nuk do dihet më kush është i mbari!
Zjarri do të çngjyrosi çdo demokraci! Do humbin letra, dokumenta pa numëri! Do bëj emër çdo batakçi! Do të largohet një shumicë bagëti! Do nisë dhe më tej kjo batërdi! Do t’përhapet zjarri me furi! Do digjet qoftë i bardhë e qoftë i zi! Në ca zona do bëhet shkrumb e hi! Karvanë nisur do shihen si mizëri. E megjithatë do vazhdohet të flitet për demokraci! Herë-herë edhe me histeri! Njëlloj si plumbat me breshëri!
Zia do ketë siparin e saj në Europë! Njerzia e thjeshtë do humbë para me okë! Masa të tëra do mbeten trokë! Mure të lartë do ngrihen mbi tokë! Kufizime të reja do nisin me tjatër botë! Do të gjindet armiku i ri dhe të rinj shokë! Njerzia kudo do e verë më shumë gishtin në kokë! Do t’kuptohen shumë religjione si mashtim i kotë! Njeriu do i afrohet dijes së plotë! Identiteti i ri do jetë tashmë më i fortë! Europa do vazhdojë dashuriçkat (kurvëlliqet) e përjetshme nga moti në mot! Dhe do vazhdoj të kujdeset me frymë më të re për të sajën odë! „
Kjo ishte përgjigjia profetike, të cilën, përveç priftëreshës Pitia, e kishin firmosur edhe profeti Kalkes (Qeqllqos, që në Shqipëri njihet me emrin qielloi), dhe profetesha Kasandra, të cilën ju e njihni, motra e Hektorit. Këto emra kaq të dëgjuar më bënë ta marr letrën pak seriozisht, ndonëse vetë besoj më së shumti tek mëndja dhe krahët e njeriut. Mirpo kaq shumë mëndje që ka kjo botë! Të bën të mos ndjehesh aq indiferent ndaj disa paralajmërimeve nga bota e shpirtërave! Ndaj dhe ua tregova përgjigjet e orakullit të Delfit, se kush e di, ka ndonjë që i zbërthen tak-fak këto profecira, dhe na shpjegon diçka edhe neve derdemenëve.


Postuar nga raid datë 26 Janar 2015 - 00:14:

Me pelqeu. Po mundohem te gjej veten te kjo mori me kategori njerezish, qe te zbuloj se cdo te ndodhe me mua


Postuar nga AngelDevil datë 26 Janar 2015 - 19:02:

Vetem zgjidhje nuk eshte kjo kemi per te pare gallate me greqine dhe eurozonen ne pergjithsi

Rrofte dollari amerikan!


Postuar nga eliz datë 26 Janar 2015 - 19:47:

C`ka per gallate ketu? Se mijera shqiptar jane kthyer ne Shqiperi se kane ngel pa pune, apo se mijera te tjere mund te vazhdojne te kthehen se s`kane as dokumenta te shkojne ne vend tjeter. Stresi dhe presioni qe I ushtrohet ketyre familjeve(prinder dhe femije) nuk eshte per te qeshur por per te qare...


Postuar nga al74 datë 27 Janar 2015 - 01:07:

muhabeti o i thjeshte. borxhi te ul kaptinen. qe Greqia ka perfunduar me kohe nuk eshte ndonje e re. Shqiperia sapo i ka hyre ketij sporti " zyrtarisht" e sic duket Edi eshte shume i zoti tu beje
shpelarje truri njerezve. te vetmen keshille qe me vjen tu them : mos depozitoni e mbi te gjitha mos merrni kredi ne banka .
Banka eshte Bin Laden ne te disaten fuqi . Kujdes!


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.