Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kampionati Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=168)
-- Te Ndryshme nga Futbolli Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=234)


Postuar nga Eros datë 26 Dhjetor 2002 - 19:58:

Futbolli Shqiptar ne Krize. Pagesa te kota per te huajt.

Klubet Shqiptare jane duke marre lojtare te panjohur te huaj me kontrata te jashtzakoneshme kur lojtaret Shqiptare rrine muaj pa luajtur, thone Analizuesit dhe Vezhguesit e Liges se Pare. Pagesa dhe shpresa te medha i jane dhene lojtarve te ardhur nga Argjentina, Brazili, Republika Demokratike e Congos, Hungaria, Nigeria dhe Zimbabve, por deri tani lojtaret e huaj nuk kane qene te vleres se lekve.
"Ka 25 lojtar te huaj qe luajne ne tete ekipe Shqiptare te ndryshme ne Kategorine e Pare. Kryetaret e klubeve Shqiptare kerkojne te blejne akoma lojtar te huaj por nuk kane shumice lekesh qe i duhen per te blere lojtare me cilesi"- thote Drejtori i Federates Shqiptare te Futbollit Sulejman Mema.

Nje klub i vogel ne Jug te Shqiperise i njohur me emrin Apolonia Fier, i cili ka 50,000 banore, kohet e fundit priti 17 Nigerian, kurse ekipi i Peqinit, qe eshte nje qytet i vogle me vetem 8,000 banues, ka dy Brazilian. "E njejta gje eshte pare dhe tek Partizani i Tiranes, ku gjysma e ekipit eshte me Brazilian dhe Nigerian. Por niveli i lojes se te huajve eshte i dobet," tha Hito Hitaj, nje tjeter kryetar i Federates te Futbollit Shqiptar.

Lirim Zalla, nje komentues tek Tv Arberia, tha qe shumica e lojtarve te huaj ishin amator por kane pasur shume publicitet ne Shqiperi. "Pervech dy lojtarve te huaj qe gjenden tek Tirana -- Jan Veenhof dhe Emmanuel Egbo ku ky i fundit ka luajtur per Kombetaren Nigeriane, lojtaret e tjere te huaj jane vetem amator"- tha L.Zalla, por po te shohesh kontratat qe klubet Shqiptare i dhane ketyre amatorve, pagesat jane shume te larta.

El thote se Met Aliu, nje Egjyptjan qe eshte kryetar tek Tirana, harxhoj tek ,000 dollar per te blere lojtar te rinj kete sezon. "E verteta eshte qe lojtaret nuk kan marre rrogen e tyre per te pakten 4 muaj," tha gazeta Sporti Shqiptar. "Shume lojtare shqiptar jane ankuar tek Federata, qe pagesa qe i tregohet publikut eshte shume me e madhe se ajo qe marin ne te vertete"- tha Sulejman Mema. "Por ato nuk ankohen tek Presidenti i Klubit sepse kane frike per pergjigjjen qe mund te marrin"

Hitaj, nje zyrtar i Federates se Futbollit, tha qe futbolli ishe ne rrezik. "Ne qoftese nje gje e tille vazhdon, futbolli jone do te humbi dhe per disa vjet ne nuk do te kemi nje ekip Kombetar,"- tha ai.

Ekipet Shqiptare nuk kane sukses ne kupat Evriopjane
Dy ekipet me te mire Tirana dhe Partizani, te dya u munden ne UEFA CUP kete sezon ne roundin e pare kualifikues, kunder Bukureshtit te Rumanis dhe Hapoel tel Aviv i Izraelit.


Postuar nga Eros datë 18 Janar 2003 - 01:57:

Bylis i Ballshit drejt falimentimit.

Megjithese ka ngelur me pak se nje jave nga fillimi i raundit te dyte te Kupes Se Shqiperise skuadra e Bylisit te Ballshit ka disa kohe qe nuk mblidhet per e zhvilluar seancat stervitore. Futbollistet e Ballshit akuzojne presidentin Ardian Alushi, i cili, sipas tyre, ka afro dy muaj qe ka bere nje doreheqje ne heshtje, gje qe ka sjelle ne kete situate kaotike per skuadren e Ballshit. Kjo gjendje ka bere qe disa nga lojtaret e njohur te Ballshit si Veizi , Hysko, Elezite e te tjere, te trokasin ne dyert e klubeve te tjera per te siguruar nje skuader ku te luajne ne fazen e dyte. Shefi i klubit Xhemil Hoxha thote se gjendja e krijuar ka bere qe vete Armand Duka, kreu i Federates Shqiptare te Futbollit te marre persiper drejtimin e ketij klubi. FSHF-ja shpreson qe me ndihmen e bashkise se ketij qyteti te krijoje disa fonde, duke bere te mundur qe skuadra e Bylisit te ekzistoje.

Keto ngjarje po i ndjek me interes dhe Partizani, i cili ne ndeshjen e rradhes per Kupen e Shqiperise luan pikerisht kunder Bylisit te Ballshit. Eshte per te ardhur keq qe te arrije ne kete gjendje nje klub si Bylisi i cili ka qene gjithmone ne rritje duke u prezantuar denjesisht ne kampionatin Shqiptar dhe madje duke perfaqesuar Shqiperine dy here ne kupat e Europes ne keto vitet e fundit.


Postuar nga Eros datë 18 Janar 2003 - 01:58:

Specialiste te UEFA-s inspektojne stadiumet e Shkodres dhe Teutes

Nje grup me specialiste te UEFA-s kane qene dje ne Shqiperi dhe pikerisht ne Shkoder. Ky grup i UEFA-s ne fillim ka vezhguar stadiumin 'Loro Borici' te qytetit te Shkodres. Sipas burimeve zyrtare ne FSHF, perfaqesuesit e UEFA-s kane thene fjale te mira per punimet e kryera ne stadiumin e Vllaznise dhe sot do te vezhgojne stadiumin tjeter, ku jane bere punime, 'Niko Dovana' te Durresit. Po sot, delegacioni i UEFA-s do te largohet nga Shqiperia dhe do te relatoje ne qender, ku do te merret nje vendim lidhur me investimet e ardhshme qe do te kryhen ne keto dy stadiume.

Kjo, ne perputhje me projektet e percaktuara nga FSHF, me te cilat shpreson te terheqe sa me shume investime nga ana e UEFA's. Gjithashtu FIFA mund te miratoje nje plan i cili do ti jape FSHF-se 1.5 milion dollare te cilat do te ndihmojne per permirsimin e terreneve te lojes dhe per te ndihmuar klubet shqiptare qe kane probleme financiare.


Postuar nga Eros datë 18 Janar 2003 - 02:01:

Elbasani pa ndeshje miqesore ne prag te Kupes

Ekipi elbasanas ka mundesi te ngelet pa zhvilluar asnje ndeshje miqesore per tu pergatitur per Kupen e Shqiperise dhe per fazen e dyte te Kampionatit Shqiptar. Drejtuesit e ketij ekipi kane bere perpjekje maksimale per te zhvilluar ta pakten 2 ose 3 ndeshje pergatitore por deri tani kjo nuk eshte bere e mundur. Arsyeja kryesore per kete gje ka qene moti papershtatshem. Klubi i Elbasanit tani per tani ndodhet ne Oher te Maqedonise ku eshte duke zhvilluar fazen e tij pergatitore. Rreshjet e shumte te debores kane mbuluar fushat e futbollit dhe kane bere te pamundur luajtjen e ndeshjeve miqesore.

Megjithate trajneri elbasanas Sokol Kushta eshte optimist per fazen e dyte te Kampionatit se megjithese Elbasani nuk ka zhvilluar ndonje ndeshje miqesore, lojtaret e ekipit i kane zhvilluar rregullishtseancat stervitore dhe ne motin e papershtashem. Elbasani me ndihmen e disa lojtareve te rinj te ardhur gjate merkatos se dimrit synon te ngjite shkallet e Kampionatit gjate fazes se dyte, per te arritur nje vend dinjitoz dhe per te qendruar ne kategorine e pare.


Postuar nga qershor13 datë 07 Korrik 2003 - 19:55:

Shorti i kampionatit te 65-te kombetar shqiptar te futbollit

Faza e pare

Java 1, 23.08.2003
Dinamo-Besa
Elbasani-Flamurtari
Lushnja-Tirana
Partizani-Vllaznia
Teuta-Shkumbini


Java 2, 30.08.2003
Besa-Elbasani
Flamurtari-Tirana
Partizani-Lushnja
Shkumbini-Dinamo
Vllaznia-Teuta

Java 3, 13.09.2003
Dinamo-Vllaznia
Elbasani-Shkumbini
Lushnja-Flamurtari
Teuta-Partizani
Tirana-Besa

Java 4, 20.09.2003
Besa-Flamurtari
Partizani-Dinamo
Shkumbini-Tirana
Teuta-Lushnja
Vllaznia-Elbasani

Java 5, 27.09.2003
Elbasani-Partizani
Flamurtari-Shkumbini
Dinamo-Teuta
Lushnja-Besa
Tirana-Vllaznia

Java 6, 04.10.2003
Dinamo-Lushnja
Partizani-Tirana
Shkumbini-Besa
Teuta-Elbasani
Vllaznia-Flamurtari

Java 7, 08.10.2003
Besa-Vllaznia
Elbasani-Dinamo
Flamurtari-Partizani
Lushnja-Shkumbini
Tirana-Teuta

Java 8, 15.10.2003
Dinamo-Tirana
Elbasani-Lushnja
Partizani-Besa
Teuta-Flamurtari
Vllaznia-Shkumbini

Java 9, 22.10.2003
Besa-Teuta
Flamurtari-Dinamo
Lushnja-Vllaznia
Shkumbini-Partizani
Tirana-Elbasani

Faza e dyte

Java 10, 25.10.2003
Besa-Dinamo
Flamurtari-Elbasani
Tirana-Lushnja
Vllaznia-Partizani
Shkumbini-Teuta

Java 11, 01.11.2003
Elbasani-Besa
Tirana-Flamurtari
Lushnja-Partizani
Dinamo-Shkumbini
Teuta-Vllaznia

Java 12, 08.11.2003
Vllaznia-Dinamo
Shkumbini-Elbasani
Flamurtari-Lushnja
Partizani-Teuta
Besa-Tirana

Java 13, 22.11.2003
Flamurtari-Besa
Dinamo-Partizani
Tirana-Shkumbini
Lushnja-Teuta
Elbasani-Vllaznia

Java 14, 29.11.2003
Partizani-Elbasani
Shkumbini-Flamurtari
Teuta-Dinamo
Besa-Lushnja
Vllaznia-Tirana

Java 15, 06.12.2003
Lushnja-Dinamo
Tirana-Partizani
Besa-Shkumbini
Elbasani-Teuta
Flamurtari-Vllaznia

Java 16, 13.12.2003
Vllaznia-Besa
Dinamo-Elbasani
Partizani-Flamurtari
Shkumbini-Lushnja
Teuta-Tirana

Java 17, 20.12.2003
Tirana-Dinamo
Lushnja-Elbasani
Besa-Partizani
Flamurtari-Teuta
Shkumbini-Vllaznia

Java 18, 24.12.2003
Teuta-Besa
Dinamo-Flamurtari
Vllaznia-Lushnja
Partizani-Shkumbini
Elbasani-Tirana

Faza e trete

Java 19, 24.01.2004
Dinamo-Besa
Elbasani-Flamurtari
Lushnja-Tirana
Partizani-Vllaznia
Teuta-Shkumbini

Java 20, 31.01.2004
Besa-Elbasani
Flamurtari-Tirana
Partizani-Lushnja
Shkumbini-Dinamo
Vllaznia-Teuta

Java 21, 07.02.2004
Dinamo-Vllaznia
Elbasani-Shkumbini
Lushnja-Flamurtari
Teuta-Partizani
Tirana-Besa

Java 22, 14.02.2004
Besa-Flamurtari
Partizani-Dinamo
Shkumbini-Tirana
Teuta-Lushnja
Vllaznia-Elbasani

Java 23, 21.02.2004
Elbasani-Partizani
Flamurtari-Shkumbini
Dinamo-Teuta
Lushnja-Besa
Tirana-Vllaznia

Java 24, 28.02.2004
Dinamo-Lushnja
Partizani-Tirana
Shkumbini-Besa
Teuta-Elbasani
Vllaznia-Flamurtari

Java 25, 06.03.2004
Besa-Vllaznia
Elbasani-Dinamo
Flamurtari-Partizani
Lushnja-Shkumbini
Tirana-Teuta

Java 26, 13.03.2004
Dinamo-Tirana
Elbasani-Lushnja
Partizani-Besa
Teuta-Flamurtari
Vllaznia-Shkumbini

Java 27, 20.03.2004
Besa-Teuta
Flamurtari-Dinamo
Lushnja-Vllaznia
Shkumbini-Partizani
Tirana-Elbasani

Faza e katert

Java 28, 27.03.2004
Besa-Dinamo
Flamurtari-Elbasani
Tirana-Lushnja
Vllaznia-Partizani
Shkumbini-Teuta

Java 29, 03.04.2004
Elbasani-Besa
Tirana-Flamurtari
Lushnja-Partizani
Dinamo-Shkumbini
Teuta-Vllaznia

Java 30, 10.04.2004
Vllaznia-Dinamo
Shkumbini-Elbasani
Flamurtari-Lushnja
Partizani-Teuta
Besa-Tirana

Java 31, 17.04.2004
Flamurtari-Besa
Dinamo-Partizani
Tirana-Shkumbini
Lushnja-Teuta
Elbasani-Vllaznia

Java 32, 24.04.2004
Partizani-Elbasani
Shkumbini-Flamurtari
Teuta-Dinamo
Besa-Lushnja
Vllaznia-Tirana

Java 33, 01.05.2004
Lushnja-Dinamo
Tirana-Partizani
Besa-Shkumbini
Elbasani-Teuta
Flamurtari-Vllaznia

Java 34, 08.05.2004
Vllaznia-Besa
Dinamo-Elbasani
Partizani-Flamurtari
Shkumbini-Lushnja
Teuta-Tirana

Java 35, 15.05.2004
Tirana-Dinamo
Lushnja-Elbasani
Besa-Partizani
Flamurtari-Teuta
Shkumbini-Vllaznia

Java 36, 22.05.2004
Teuta-Besa
Dinamo-Flamurtari
Vllaznia-Lushnja
Partizani-Shkumbini
Elbasani-Tirana


Postuar nga qershor13 datë 10 Korrik 2003 - 14:37:

Duka: Të privatizohen klubet e futbollit

"Qeveria t'i privatizojë krejtësisht klubet e futbollit, mbi të cilët presidentët të kenë fuqi të plotë, ose t'u krijojë këtyre të fundit lehtësi fiskale që t'i rifitojnë në një mënyrë tjetër shpenzimet e tyre." Kështu është shprehur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në lidhje me situatën financiare të klubeve të futbollit te ne. Madje, sipas tij, presidentët e klubeve kanë dhënë aq shumë për futbollin, sa mund t'i quash pa asnjë mëdyshje sedërlinj të mëdhenj. Prandaj, duke e parandier një krizë financiare të skuadrave të kampionatit tonë kombëtar, presidenti Duka ka pohuar se brenda pak ditësh do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me presidentët e klubeve të futbollit. "Jam i vetëdijshëm për problemet financiare të disa skuadrave, gjë që vihet re qartë edhe në fillimet e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Për mendimin tim, simptomat e para të një krize serioze financiare të klubeve janë dhënë, prandaj, për t'i paraprirë ndonjë ndodhie të pakëndshme, e cila do të vinte në rrezik fillimin dhe mbarëvajtjen e sezonit të ri, unë do bashkëbisedoj gjerë e gjatë me presidentët e klubeve. Do të kërkoj prej tyre njëfarë garancie për pjesëmarrje serioze të skuadrave që drejtojnë në garat kombëtare, sikurse do të përpiqem të mësoj prej presidentëve hallet dhe problemet që i shqetësojnë. Natyrisht, unë e kuptoj se në këtë mes duhet të ndërhyjë patjetër edhe qeveria. Mënyrat e ndihmës që mund të japë shteti për klubet e futbollit janë të ndryshme, si lehtësitë fiskale doganore për presidentët, të cilët kanë hedhur miliona lekë, por nuk kanë arritur të rikuperojnë asgjë etj. Qeveria duhet t'i mëkojë me të gjitha mënyrat e ligjshme këta presidentë, ose t'ua lërë plotësisht në dorë klubet, që t'i menaxhojnë vetë dhe përfitimet financiare të jenë totalisht të tyre. Përkundrazi, qeveria duhet të ndërhyjë sa më parë, sepse këta presidentë mund të largohen dhe futbolli në vendin tonë pastaj është i destinuar të vdesë," - ka pohuar presidenti i FSHF-së, Armando Duka.
Sikurse shihet, shqetësimi për një krizë asfiksuese financiare të kampionatit të ri ka mbërritur deri te presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Ky i fundit premton se do t'i lëvizë të gjithë gurët, deri në qeveri, për ta përmirësuar situatën aktuale dhe për të krijuar terrenin e duhur ligjor, që rikuperimi, deri në njëfarë mase i shumave sponsorizuese të presidentëve të futbollit, të jetë i garantuar. Për këtë, Duka, shumë shpejt do të takohet dhe do të bisedojë me presidentët e skuadrave, me të cilët do të synojë edhe rrugëdaljet. Në fakt, vitin që shkoi, të njëjtën nismë pati marrë edhe presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i cili i mblodhi kolegët e tij dhe krerët e FSHF-së në një takim konsultativ pune në "Rogner". Madje, pas kësaj mbledhjeje, njëzëri, presidentët e klubeve iu drejtuan edhe kryeministrit të porsazgjedhur shqiptar në atë kohë, Fatos Nano, duke i bëri me dije këtij të fundit se janë edhe ata. Mirëpo vetëm kaq, sepse zëri i tyre nuk u përçua deri në strukturat e shtetit, ose nuk u mor parasysh. Sidoqoftë, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, me autoritetin e numrit 1 në futbollin shqiptar, duket tepër këmbëngulës në këtë nismë të tij, sepse bëhet fjalë për mbajtjen gjallë të aktiviteteve kombëtare futbollistike në vendin tonë.


Postuar nga i_lire datë 23 Gusht 2003 - 00:28:

Tirana-Partizani-Dinamo u detyrohen stadiumit kombëtar "Qemal Stafa".

Klubet e kryeqytetit i kanë 50 milionë lekë të vjetra borxh stadiumit kombëtar "Qemal Stafa". Këto detyrime financiare të klubeve në fjalë nuk u përkasin vetëm ndeshjeve të fundit të kupave të Evropës, por janë të mbartuara edhe nga sezoni i mëparshëm futbollistik (kombëtar). Drejtori i ri i këtij stadiumi, Ylli Tare, duke folur për borxhet që skuadrat kryeqytetase kanë kundrejt "Qemal Stafës", zbulon shuma të mëdha financiare. "Siç e dini, prej disa vitesh ekipet e kryeqytetit, për të luajtur në stadiumin tonë, paguanin për një ndeshje ditën 3 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që për një ndeshje me drita paguanin pak më shumë. Të trija skuadrat e kryeqytetit: Partizani, Tirana dhe Dinamo, janë debitorët kryesorë të shoqërisë sonë. Këto skuadra kanë zhvilluar ndeshje në impiantin tonë sportiv dhe ende nuk i kanë paguar paratë, shumë e tyre arrin te 50 milionë lekë të vjetra. Në krye të listës së debitorëve qëndron Partizani, me 26 milionë, ndërsa më pas vjen Tirana, me 12 milionë dhe Dinamo me 5 milionë",- është shprehur Tare. Sipas tij, këtyre ekipeve u është kërkuar disa herë t'i shlyejnë këto detyrime, por interesimi i presidentëve, të cilët kanë pasur kontratë me stadiumin tonë, ka qenë i pakët. "Madje ata, me një mospërfillje të pajustifikueshme, e kanë zvarritur qëllimisht shlyerjen e borxhit ndaj nesh", - ka shtuar Tare. Njëkohësisht, drejtori Tare është shprehur se të gjitha veprimet përkatëse janë bërë në përputhje me ligjet e shtetit. Pra, bëhet fjalë për kontrata të rregullta, të cilat nuk janë zbatuar në mënyrë të njëanshme nga presidentët. Sipas Tares, këtë sezon drejtoria e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" do të ndryshojë qëndrim. "Përfaqësuesit e klubeve kanë ardhur dhe kanë kërkuar pranë nesh prishjen e kontratave të mëparshme, për të hartuar disa të reja. Mirëpo, kjo kërkesë e drejtuesve të klubeve nuk është pranuar nga ana jonë, pasi kemi vënë disa kushte. Sipas nesh, kur zhvillon një ndeshje në "Qemal Stafa", asnjëri nga klubet e kryeqytetit nuk ka të drejtë të menaxhojë stadiumin, deri në kohën kur ato të paguajnë paratë e prapambetura. Nuk do të lejojmë që skuadrat, si në të kaluarën, të jenë zotër të stadiumit ditën e ndeshjes. Organizimin do ta marrim vetë përsipër. Edhe të ardhurat do t'i përfitojë vetëm stadiumi, deri sa të nënshkruhet një kontratë e re me klubet e Tiranës, Partizanit dhe Dinamos.
Këto klube më parë duhet të paguajnë paratë e prapambetura",- ka thënë Tare.
Me sa duket, një kusht i tillë është vendosur nga drejtoria e stadiumit për shkak të gjendjes financiare jo të mirë. Për sa i përket borxhit në fjalë të klubeve të kryeqytetit, drejtoria e stadiumit "Qemal Stafa" do t'u kërkojë të gjitha institucioneve, duke filluar nga zyra e tatimeve etj., që këtyre personave (presidentëve) t'u mbahen këto para nga bizneset e tyre. Përndryshe, drejtori i stadiumit do të ndjekë edhe rrugën ligjore, për të bërë të mundur vjeljen e këtyre parave, që prej kohësh nuk po i arkëton dot.


Postuar nga i_lire datë 23 Gusht 2003 - 21:14:

Dinamo dhe Vllaznia, ne prokurori

Komiteti ekzekutiv i hap rrugën prokurorisë për të hetuar mbi Vllazninë dhe Dinamon, skuadra të cilat mendohet se i kanë shitur ndeshjet e Kupës UEFA. Ka qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka akuzuar dje haptazi dy klubet, Dinamo dhe Vllaznia, për shitjen e ndeshjeve të para të Kupës UEFA. Duka ka gjetur rastin ta bëjë publike këtë fakt, në konferencën për shtyp që FSHF-ja ka zhvilluar në prag të nisjes së Kampionatit të 65-të të Futbollit. Sipas Dukës, përfaqësimet e këtyre dy ekipeve në Kupën UEFA kanë qenë skandaloze, madje, shtypi vendas dhe i huaj i ka cilësuar si ndeshje të shitura nga skuadrat shqiptare, përkundrejt shumave të mëdha parash. Menjëherë Duka ka urdhëruar një mbledhje urgjente të komitetit ekzekutiv, pikërisht për të shqyrtuar këtë çështje, e cila duket qartë se do të bëjë shumë zhurmë në ditët në vazhdim. Duka, në konferencën për shtyp, është shprehur se do të kërkojë edhe lejen e komitetit, që Prokuroria e Përgjithshme si dhe FSHF-ja të hapin hetime për këto dy ndeshje.


Postuar nga i_lire datë 23 Gusht 2003 - 21:16:

Presidenti i FSHF-së nis Kampionatin e 65-te kombëtar të futbollit.

Komiteti ekzekutiv i hap rrugën prokurorisë për të hetuar mbi Vllazninë dhe Dinamon, skuadra të cilat mendohet se i kanë shitur ndeshjet e Kupës UEFA. Ka qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka akuzuar dje haptazi dy klubet, Dinamo dhe Vllaznia, për shitjen e ndeshjeve të para të Kupës UEFA. Duka ka gjetur rastin ta bëjë publike këtë fakt, në konferencën për shtyp që FSHF-ja ka zhvilluar në prag të nisjes së Kampionatit të 65-të të Futbollit. Sipas Dukës, përfaqësimet e këtyre dy ekipeve në Kupën UEFA kanë qenë skandaloze, madje, shtypi vendas dhe i huaj i ka cilësuar si ndeshje të shitura nga skuadrat shqiptare, përkundrejt shumave të mëdha parash. Menjëherë Duka ka urdhëruar një mbledhje urgjente të komitetit ekzekutiv, pikërisht për të shqyrtuar këtë çështje, e cila duket qartë se do të bëjë shumë zhurmë në ditët në vazhdim. Duka, në konferencën për shtyp, është shprehur se do të kërkojë edhe lejen e komitetit, që Prokuroria e Përgjithshme si dhe FSHF-ja të hapin hetime për këto dy ndeshje. Menjëherë komiteti është mbedhur dhe ka diskutuar për këtë ngjarje të rëndë, të bërë publike nga presidenti i FSHF-së. Pas një takimi disaorësh, komiteti ekzekutiv ka dalë me një vendim ekstrem, që duket se duhet të merret seriozisht nga dyja ekipet. "Siç e morët vesh edhe në konferencën për shtyp, presidenti Duka do t'i kërkonte komitetit që të miratonte hapjen e një hetimi nga ana e FSHF-së, por edhe nga ana e prokurorisë, për dy ekipet, Vllaznia dhe Dinamo. Pasi të gjithë anëtarët u njohën me kërkesën e presidentit Duka, vendosën që dy klubet do të hetohen me akuzën e shitjes të ndeshjeve evropiane. Juristi i FSHF-së është ngarkuar të hetojë për këtë çështje, duke mbledhur në rrugë private fakte që implikojnë skuadrat në fjalë. Por kjo çështje nuk do të lihet me kaq. Paralel me hetimin tonë, kemi vendosur të hapim edhe një padi penale për këto dy klube futbolli, të cilat aludohet se kanë shitur ndeshjet me Dandin dhe Lokerenin. Për këtë, do t'i drejtohemi edhe prokurorisë, që këtë rast ta hetojë më vete",- është shprehur në fund të takimit sekretari i përgjithshëm, Starova. "Sekretariatit i është lënë detyrë nga komiteti të hartojë një plan masash, të cilat do t'i paraqiten komitetit në mbledhjen e ardhshme, për këto dy ekipe",- ka vazhduar më tej ai. Sipas tij, çështja e shitjes të ndeshjeve nuk do të mbyllet këtu, pasi këtej e tutje, nëse do të ketë ndonjë rast në kampionatin shqiptar të futbollit, do të merren masa shumë të rënda disiplinore. Madje, për këto raste do të ketë edhe një grup të specializuar, që do të hetojë nga ana e FSHF-së.
Por, si ndodhi që presidenti Duka bëri një kërkesë të tillë, kaq ekstreme? Dy ekipet shqiptare, Dinamo dhe Vllaznia, në ndeshjet e para të kupës UEFA u mundën respektivisht 2-0 nga Dandi (Vllaznia) dhe 4-0 (Dinamo) nga Lokereni. Menjëherë pas ndeshjeve, duke parë edhe lojën e skuadrave shqiptare, shumë specialistë futbolli u treguan skeptikë për këto dy humbje. Skuadrat nuk shiheshin me sy në fushën e lojës dhe nuk ishte e mundur që dy ekipe, me të atillë elemente, të mposhteshin pa fjalë. Një ditë pas ndeshjes Vllaznia-Dandi, shtypi skocez dhe anglez hodhi dyshimet e para për një blerje të mundshme të ndeshjes nga Dandi. Ndërkohë, gazetarë të tjerë janë të sigurt se rezultatet e ndeshjeve ishin paravendosur nga drejtuesit e ekipeve, që mendohet se kanë luajtur shuma të mëdha parash për një humbje të skuadrave të tyre, çka do t'u sillte fitime të mëdha. Ajo që të bën më shumë të dyshosh lidhet me faktin se edhe bastexhinjtë anglezë, të njohur si specialistë të kësaj fushe, pa shkuar mirë mesdita, i kanë hequr ndeshjet nga kuotimet, pasi kishin parë një dyndje parash në këto dy ndeshje, të cilat ndoshta "vinin erë". Menjëherë, për pazarllëqe në dy ndeshjet, Vllaznia-Dandi dhe Dinamo-Lokeren, artikujt u publikuan edhe në Shqipëri dhe, pas disa ditësh, presidenti Duka, i cili ndoshta di diçka më shumë, merr lejen e komitetit ekzekutiv, që t'i kërkojë organit të akuzës të hetojë lidhur me këto ngjarje të rënda, të cilat prishin dukshëm imazhin e futbollit shqiptar.
Nga ana tjetër, në mbledhjen e komitetit ekzekutiv u miratua fillimi i fazës së dytë të projektit "Goal", në Kamëz, i cili përfshin disa shtesa brenda fazës fillestare. Po kështu, komiteti ekzekutiv miratoi dhe detajet e udhëtimit të kombëtareve në ndeshjet me Gjeorgjinë, më 6 shtator. Për këtë çështje i është lënë detyrë sekretariatit të sigurojë një "charter" të madh për të marrë të gjithë lojtarët në këtë transfertë të kuqezinjve. Ndërkohë, nuk është lënë pa u diskutuar edhe humbja e fundit e kuqezinjve me Maqedoninë, ku komiteti, edhe pse nuk doli me ndonjë vendim konkret, sipas informacioneve, e ka quajtur këtë disfatë shumë të turpshme. Në mbledhjen tjetër do të bëhet dhe caktimi i firmës fituese të tenderit ndërkombëtar, e cila do të shtrojë fushat në Shqipëri, në sinkron me projektin "Hart Trick".


Postuar nga i_lire datë 23 Gusht 2003 - 21:30:

Kampionati i 65-te.

Më së fundi, sot, fjalët do t'ua lënë vendin fushave, topi do të nisë rrotullimin, duke hapur siparin e Kampionatit të 65-të Kombëtar të Futbollit. Një kampionat ndryshe, jo vetëm për strukturën e organizimit, por edhe sepse sjell me vete shumë e shumë pikëpyetje. Mbi të gjitha, mungon në mënyrë të theksuar mbështetja financiare e klubeve pjesëmarrëse, çka u reflektua hapur në merkaton e varfër verore, në të cilën vetëm Tirana dhe Dinamo mundën të ruajnë ekuilibret e sezonit të kaluar. Nga sa është parë dhe lexuar, fuqisë kryeqytetase duket se këtë sezon nuk do t'i rezistojë askush, ndoshta Teuta dhe Lushnja mund të jenë antagonistet e vetme, pasi Vllaznia gjendet në një udhëkryq shumë të rrezikshëm të historisë së saj. Kampionët bardheblu duket se i kanë të gjitha shanset, mundësitë dhe kartat për të qenë dominuesit absolutë të këtij sezoni futbollistik, pasi vetëm largimi "i zhurmshëm" i Jupit është fare pak për të dobësuar pushtetin e Tiranës. Skuadra, e drejtuar nga Mema, ka ruajtur bërthamën e kampionëve të një viti më parë, duke iu shtuar atyre edhe Luan Pinarin, një tjetër kapiten të Dinamos, duke u vënë kapakun e artë problemeve në mbrojtje. Ndërkohë, Dinamo duket, në letër, rivali më i drejtpërdrejtë i Tiranës, në betejën e gjatë për fitmin e titullit kampion. Blutë është skuadra që i ka shtuar më shumë elemente të reja dhe cilësore organikës së sezonit të kaluar, megjithatë, në paraqitijet e fundit (në Kupën UEFA dhe Superkupë) ka lënë për të dëshiruar. Skuadra tjetër kryeqytetase, Partizani, ka kryer një "revolucion" të vërtetë: nga skuadra e sezonit të kaluar titullarët numërohen me gishtat e njërës dorë. Të kuqtë kanë "rehabilituar" në gjirin e tyre brazilianët Abilio e Rosha, megjithatë, pretendimet e tyre për titullin kampion duken të vakëta, duke parë organikën e lojtarëve.
Në krye të listës së skuadrave jo kryeqytetase, që kanë pretendime serioze këtë sezon duket se qëndron Teuta, që me disa përjashtime ka ruajtur në pjesën më të madhe skuadrën e sezonit të fundit. Në krye të stolit të "Djemve të detit" ka ardhur një trajner me eksperiencë, si Vasil Bici, të cilit i kërkohet më shumë se ajo që u arrit kampionatin e kaluar. Pas durrsakëve, teorikisht mund të renditen Vllaznia dhe Lushnja, veçanërisht kjo e fundit ka bërë një hap të madh përpara në krahasim me sezonin e kaluar, kur iu desh të luante një ndeshje shtesë për të qëndruar në A1. Myzeqarët, nën drejtimin e rumunit Cikleanu, vijnë në këtë kampionat me pretendime të mëdha, duke pasur parasysh se janë forcuar me disa elementë të huaj, por edhe me eksperiencë në kampionatin shqiptar të futbollit, si Zheraldinjo apo Bika.
Në grupin e "ferrit" ose të skuadrave që do të luftojnë për të qëndruar në A1, duket se do të bëjnë pjesë katër skuadra: Elbasani, Besa, Shkumbini dhe Flamurtari. Portokallinjtë vazhdojnë të kenë probleme të theksuara mes financuesve, si rrjedhim, pasojat i ndien skuadra, që më shumë ka parë t'i largohen futbollistë sesa t'i afrohen. Besa ambicioze e trajnerit Zalla ka shumë elementë të rinj në përbërjen e saj dhe do të duhet një punë e madhe për t'i përshtatur mirë dhe shpejt në realitetin e një kampionati ndryshe, më të gjatë dhe më të vështirë, aq më tepër që sërish do t'u duhet të shtegëtojnë në fusha të tjera. Shkumbini ka humbur shumë nga shkëlqimi dhe pretendimet e sezonit të kaluar, pasi është larguar sponsori kryesor i skuadrës. Megjithatë, shpresat e peqinasve janë varur te futbollistët vendas, që me pak përjashtime kanë qëndruar në skuadër. I fundit për nga pretendimet duket se do të jetë Flamurtari, që ka parë t'i largohen një dyzinë futbollistësh gjatë merkatos së verës. Dyshes drejtuese të kuqezinjve, Bozhani-Vito, që debutojnë në këtë rol në kampionatin shqiptar të futbollit, do t'u duhet të bëjnë mrekullinë për ta mbajtur Flamurtarin, dikur të lavdishëm, mes 10 më të mirëve.
Një fakt interesant i këtij kampionati është se të gjitha skuadrat kanë në stolet e tyre drejtuese emra të ndryshëm nga sezoni i kaluar. Kjo thjesht si kureshti, pasi, sot, në orën 17.00, topi do të shkelmohet për herë të parë për Kampionatin e 65-të Kombëtar të Futbollit.


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.