Forumi Horizont
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika Klasike dhe Bashkëkohore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=354)
-- Ludwig van Beethoven(1770-1827) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3492)


Postuar nga déjà-vu datë 27 Dhjetor 2003 - 18:10:

Ludwig van Beethoven(1770-1827)

Disa foto te ketij arstisti.....ftoj te gjithe anetaret qe kane materiale mbi kete autor ti hedhin ketu duke kerkuar ti japim nje pamje sa me origjinale jetes dhe mbi te gjitha vepres se ketij autori te madh te muzikes klasike boterore.


Postuar nga lorie datë 14 Janar 2004 - 09:59:

ne kohe vuajtjesh...

...kur Beethoveni po humbte degjimin dhe karrieres si pianist po i vinte fundi.
E kishte pikasur kete gje tre vjet me pare dhe e kish shmangur problemin.
Vetem kur i shkruan mikut te tij Karl Ameda ,tregon vujatjen qe kjo gje i sjell.Ai shkruan:
Si mund ti them une ,nje Muzikant ,njerezve ,qe jam i shurdher!
Une jetoj vetem ne muzike ,duke punuar ne tre apo kater pjese njekohesisht...si mund te duroj?
.

dhe ne fakt shume njerez mund te arrinin deri ne vetvrasje nga kjo gje.
Ndersa kokefortesia e Beethovenit e beri ate te forte .Shurdhimin e tij e ktheu ne nje sfide qe do ta fitonte me cdo kusht.
Fatin do kap prej gryke ,..nuk ka per te me pushtuar mua.


Postuar nga lorie datë 14 Janar 2004 - 10:08:

veprat qe i njihen me shume

Moonlight
Sonata
Fur Elise


Postuar nga déjà-vu datë 16 Janar 2004 - 12:43:

Lindi nga nje familje me origjine flaminge e cila e projektoi shume shpejt drej muzikes.
Ne moshen 9-vjeç,Beethoven filloi studimet prane oborrit nen mesimet e Christian Neefe dhe ne moshen 14-vjeç ishte organiste i dyte i oborrit.
Ne vitin 1787,u nis te drejtim te Vienes por aty qendrimi i tij qe per pak kohe per shkakun se i duhej te bente kthim nga vdekja e nenes.

Autori i madh do te stabilizohej perfundimisht ne Viene ne vitin 1972,duke u bere nxenes i Haydn,Albrechtsberger dhe Salieri.
Gjate qendrimit te tij ne ate qytet,u admirua dhe mbroj ne te njejten kohe nga familje potente duke patur fillimisht nje stil jete gjithe nje ngjitje por me kalimin e kohes,per shkak edhe te shurdherise qe sa vinte dhe shtohej(kjo e fundit do ta çonte edhe afer vetevrasjes ne vitin 1802) nje degradim.....por ne te njejten kohe morri vetedije te misionit te tij artistik.

Kjo periudhe ne jeten e tij,eshte pak a erret per vete motivin se autori filloi te veteizolohej pamvaresisht nga fama internacionale qe vepra e tij merrte çdo dite e me shume duke kompromentuar raportet e tij sociale dhe sentimentale.Kjo ''sjellje'' e tij u deshmua ne te ashtuquajturat ''fletore te bashkebisedimeve''.

Autori la nje veper teper te pasur.
Per tu cituar si perla te muzikes klasike boterore jane :9 simfoni dhe po uvertura te ndryshme per orkester,5 koncerte per pianoforte dhe nje per violine,32 sonata per pianoforte,muzike te shenjte,nje opere si edhe shume muzike vokale te ndryshme.

Katalogu i muzikes se dhomes eshte i pasur me :17 kuartete per harqe(perfshire eshte Fugan e Madhe),4 kuartete per pianoforte dhe harqe,10 sonata per violine dhe harqe,5 sonata per violonçel dhe pianoforte,5 trio per harqe,9 trio per pianoforte dhe harqe....nje quintet per harqe si edhe te tjere pjese per flaut dhe strumente te tjere.(pianoforte per kater duar etj,etj,etj)


Postuar nga déjà-vu datë 16 Janar 2004 - 12:46:

Ne foton me siper eshte pianoja ku autori ka kompozuar nje pjese te mire te veprave te tij,ndersa ne kete foto eshte aparati i tij akustik te cilin e perdorte(siç eshte thene edhe lart) per shkak te shurdherise progresive.


Postuar nga cupka datë 18 Dhjetor 2008 - 22:44:

Pergezime per temen!

mbaj mend nje histori te cilen e kam lexuar para ca vitesh ne nje liber biografik mbi Bethovenin ku nje cunak ne moshe te re (aty rreth te 16tave) vete tek Moxart per te marre tutorial pianoje. Nxenesi hyn brenda ne shtepine e Moxartit e vete direkt tek pianoja dhe fillon te luaje nje pjese nga sonatat e Moxartit. Moxarti i nevrikosur nga kjo 'servilojse' i thot te luaje dicka autentike te tijen nese ka... Filloi nxenesi te luaje pjese nga kompozimet e veta dhe Moxarti i zene befasisht nga talenti i djaloshit therret miqte e tij nga dhoma ngjitur e u thote "ky cunak ka aftesi te jashtezakonshme" E cunaku ne fjale ishte pikerisht Bethoveni.

Kjo ishte hera e pare dhe e fundit qe keta dy gjeni te muzikes klasiku u takuan!

Percaktimi i pergjithshem qe u eshte dhene Moxartit dhe Bethovenit ka qene qe Moxarti eshte kompozitori me i madh i muzikes klasike ndersa Bethoveni eshte vete muzika.

Moonlight Sonata per mendimin tim, eshte si heroine per shpirtin, te dritheron. Kete e ka kompozuar dhe dedikuar te dashures se tij (ja harrova emrin per momentin) te cilen fati nuk deshi ti kurorezonte bashke.


Postuar nga cupka datë 18 Dhjetor 2008 - 23:09:

se harrova... Bethoveni ishte aq i fokusuar ne kompozime sa kur e zinte te hollet (urina pra) nuk e ndalonte hovin e punes por ne mengjes vinte nje oturak nen piano dhe zbrazte fshikezen aty pa nderprere kompozimin gjate dites.

Gjithashtu kur e la degjimi e vetmja menyre per te ndjere (literally) ate qe kompozonte ai lidhi nje fund te shkopit me celesat e pianos dhe fundin tjeter e fuste nen qiellzen e gojes dhe ne kete menyre ai ndjente muzikalitetin e notave. Gjakosja e qiellzes mesa duket ishte nje cmim i 'vogel' per te paguar per pasionin e tij.


Postuar nga Tulipani datë 20 Dhjetor 2008 - 02:20:

Citim:
Po citoj ato që tha cupka


Moonlight Sonata per mendimin tim, eshte si heroine per shpirtin, te dritheron.



sa kuriozitete qe dinke ...

Te preferuarat e mia nga Beethoven jane te tjera por ne pergjithesi vlen ajo qe thua ti, me nje fjale muzika eshte e vetmja droge pa efekte anesore


 
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.