Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=256)
-- Viktimat e Ambasadës Sovietike më 1957-ën. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9352)


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 09:23:

Viktimat e Ambasadës Sovietike më 1957-ën.

Shpërthimi një granate në Ambasadën Sovietike aty nga fundi i shkurtit të vitit 1951 nuk shkaktoi ndonjë dëm të madh në muret apo fasadën e Ambasadës, por i kushtoi popullit Shqiptar humbjen e 22 intelektualevë që u akuzuan dhe ekzekutuan pa të drejtë nga Sigurimi Shqiptar. Themi pa të drejtë sepse akuza e ngritur asnjëherë nuk u vërtetua dhe gjithçka mendohet të jetë veçse një prapaskenë e Sigurimit të fshtehtë Shqiptar. Ja cilat ishin viktimat e vërteta të këtij kurthi të ulët të Sigurimit të atëhershëm Shqiptar në kuriz të Kombit:


1) Sabiha Kasimati
2) Pjerin Gurakuqi
3) Andon Delhysa
4) Zhydi Heri
5) Gafur Jeheni
6) Jonuz Kaceli
7) Manush Peshkepia
8) Mehmet Shkupi
9) Niko Laza
10) Lluka Rashkovic
11) Haki Kodra
12) Reiz Selfo
13) Myftar Jegeri
14) Thoma Katundi
15) Hekuran Troka
16) Qemal Kasaruho
17) Tefik Shehu
18) Gjon Temali
19 Fadil Dizdari
20)Petro Komi
21) Pandeli Nova
22) Ali Qoraliu


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 09:27:

Ja disa foto....


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 09:30:

Marë nga libri "Fundi i udhës së gjatë" me autor Tomor Aliko.

Fotot...


Postuar nga zekthi datë 01 Mars 2007 - 21:15:

kush e ka firmosur aktin e vdekjes se tyre?


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 04 Mars 2007 - 19:00:

i perjetshem qofte kujtimi i tyre......

Amoxil te pershendes qe i kujtove,dhe po te them ne njerzit e tyre skemi per ti harruar kurre,ose me mire ata njerez te ndershem qe e kan dashur dhe e duan Shqiperine...

Por kush do ti kujtoje kemi 16 vjet akoma me me parti komunsite ne Shqiperi..............


Po shikoja nje dite ishte nje teme ne tv "Denimi me vdekje " deri ne 1990 i kane zbatuar denimet me vdekje kurse nga 90 e siper filluan te njihnin amnistin e dte drejtave te njeriut kur u dha urdhri tu pushkantonte RRapi Mino dhe Haranit Cela sna lejon Europa e hoqen denimin me vdekje e cte them Amoxil ju i dini vete .........


Postuar nga zekthi datë 05 Mars 2007 - 20:17:

mund te me thoni kush ka firmosur vendimin e pushkatimit te ketyre fatkeqve?


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.