Forumi Horizont | Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=256)
-- Si u shpërblyen persekutorët e ish-të përndjekurve politikë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9371)
Si u shpërblyen persekutorët e ish-të përndjekurve politikë
Akuza te bujshme, por vetem perfituan!?
Sapo lexova kete lajm tek RD:
Ramiz Alia, 10 mijë lekë për çdo ditë burgu
Qeveria e PS, miliona lekë për ish-bllokmenët
Ramiz Alia
Anëtar i Byrosë Politike dhe ish-President i Shqipërisë, për 606 ditë që ka kaluar në qeli nën akuzën e krimeve kundër njerëzimit, ka marrë kompensim për dënim të padrejtë, duke përfituar 1.000 lekë të reja për çdo ditë burg.
Muho Asllani
Ish-anëtar i Byrosë Politike, ka përfituar 566.000 lekë të reja pas fitimit të pafajësisë për akuzën e krimeve kundër njerëzimit.
Hysen Shahu
Ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme, ka përfituar 613.000 lekë pas pafajësisë për krime kundër njerëzimit.
Zylyftar Ramizi
Ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme për Sigurimin, ka përfituar 529.000 lekë të reja pas fitimit të pafajësisë për krime kundër njerëzimit.
Simon Stefani
Ish-anëtar i Byrosë Politike dhe ish-sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së që merrej me problemet e kuadrit, ka përfituar 620.000 lekë të reja pas pafajësisë për krime kundër njerëzimit.
Lenka Çuko
Ish-anëtare e Byrosë Politike dhe ish-sekretare e Komitetit Qendror të PPSH-së për problemet e organizimit, ka përfituar rreth 6 milionë lekë pas pafajësisë për krime kundër njerëzimit.
Gaqo Nesho
Ish-kryetar i Komisionit të Kontrollit dhe Revizionimit në Komitetin Qendror të PPSH-së, ka përfituar 366.500 lekë pas pafajësisë për krime kundër njerëzimit.
Rrapi Mino
Ish-prokuror i Përgjithshëm pas fitimit të pafajësisë për akuzën e krimeve kundër njerëzimit ka përfituar shpërblim për 335 ditë që ka kaluar në qeli.
Haxhi Lleshi
Ish-kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, ka paraqitur kërkesën ditët e fundit për të përfituar 253.500 lekë të reja pas pafajësisë për krime kundër njerëzimit.
RD
Eshte aq cinike aq makaber ky fakt qe keta jane akuzuar, por me pas shpallur te pafajshem dhe kane marre te gjithe demshperblimin!
Tmerri i tmerreve eshte qe jane akuzuar dhe nuk i eshte provar akuza.
Per fat te keq nuk kam asnje informacion per gjygjet ndaj tyre:
Kush e formuloi akuzen, si u zhvilua procesi etj, etj
Si e moren pafajesine etj, etj
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.