Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « E parė ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Pushimet e Veres (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18746)


Postuar nga robert datė 18 Gusht 2015 - 19:33:

Sapo lexova tek TEMA nja dy shkrime, nje per mosberjen e pushimeve te veres ne jug te Shqiperise dhe nje te Spartak Ngjeles per gjendjen ne Shqiperi dhe kryeministrin. Te dya shkrimet me kujtuan nja dy shkrime te miat te shkruara para dy-tre ditesh, shkrime te parendesishme gazetash, qe une ua kisha nisur edhe nja tre gazetave, (mes tyre dhe Temes), sic bej perhere me to, por ato (gazetat) nuk i botojne 95 % te tyre, pra mes 20 shkrimeve botojne nje. Kjo nuk eshte ndonje tragjedi, sepse ne fund te fundit jane shkrime qe hane nga gjysem ore deri 1 ore kohe, pra pa ndonje perqendrim te madh, mirpo kur sheh -si ne kete rast qe permenda me lart- shkrime te te tjerve me te njejten teme dhe problem me shkrimet e mia, si dhe me nivel jo me te mire nga shkrimet e mia te shpejta, pyet veten: perse keto gazeta me bejne kaq te rendesishem duke mos i botuar shumicen e shkrimeve te mia, (jo me te dobta nga keto te te tjerve me te njejten teme dhe problem)?
Po i jap ketu, (ne te ardhmen mund ti hedh dhe gjetiu), keto dy shkrime te mia; i pari ne forme tregimi, i dyti publicistar. E perseris, si shkrime gazetash, niveli i ketyre te dyja eshte dhe per vete autorin e tyre (per mua) i dobet.


  Gjithsej 78 faqe: « E parė ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.