Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « E parė ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Pushimet e Veres (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18746)


Postuar nga robert datė 11 Shtator 2017 - 18:35:

Ja dhe pushimet e ketij viti ne Shqiperi mbaruan. Disa nga pershtypjet po i hedh ketu, dhe mund te vazhdoje edhe me tej.

Pėrrallė nga e tashmja (1)

Udhėtimi dhe qėndrimi im i pėrēdo-dyvjetshėm nė vendin e lindjes i ngjan asaj pėrrallės me borėbardhėn dhe 7 xhuxhat, vetėm se nė kundrinor tė zhdrejtė. Borėbardha e rigjente shtėpinė dhe oborrin e saj tė pastruar dhe mirėmbajtur, pėrherė e mė mirė. Ndėrsa unė e gjej Shqipėrinė “time” pėrherė mė tė katandisur si mos e mė keq, pėrherė e mė shumė me bindjen se ky vend nuk ka pėr tu rregulluar ndonjėherė. Biles kjo e fundit, bindja, ėshtė ajo qė mė llahtaron, nė mos qoftė thjesht njė fobi e imja.
Nuk e kam fjalėn pėr forcat politike; tashmė gjithkush ėshtė i mirė-sqaruar se nė Shqipėri nuk ekzistojnė forca politike, por thjesht individė tė inkuadruar diku pėr tė siguruar njė mirqėnie private tė kėnaqshme, -a nuk do tė ishte edhe kjo mjaftueshėm pėr tu ēmerruar!?. Nuk e kam fjalėn as pėr koalicionet ndėrkombėtare, interesat e tė cilave pėrplasen nė Ballkan e sado pak edhe nė Shqipėri, e ku kjo e fundit as ka forma, mjete e guxim pėr tė zgjedhur nė orientimin e saj, e as nuk bėzon pėr ndodhjen e saj nė xhepin e ndonjė fuqie mesjetare, si Turqia, -kėto skenare aktualė dhe dita-ditės narrativė tė deprimojnė deri nė cakun e apatisė! Por e kam fjalėn pėr thjesht disa aktivitete tė pėrditshme mes individėsh, tė cilat nė vetvete nuk bėjnė bujė, por tė cilat nė tėrėsi kanė krijuar njė ushtri mirmidonėsh (milingonash), -mercenarė tė vetvetes tė gjithė kėta! Ē’paradoks!!!
Zbrita tė shtunėn nė mėngjez nga trageti nė portin e Durrėsit dhe, pasi kompjuteri i pikės kufitare mė cilėsoi si person negativ dhe tė rrezikshėm, (gjithė jetėn kam qenė bisht qeni, i tillė dalloj prej fillimit tė viteve ’90 nė tė gjitha pikat e kalimeve kufitare tė Europės, -njė fenomen tashmė monoton pėr mua- prandaj mos kujtoni se ky pėrshkrim udhėtimi do tė pėrqėndrohet tek vetja), mė duhej tė kaloja njė tynel tė gjatė pėr tė dalė diku nė qytetin e Durrėsit. Mbas pyetjes sė bėrė nė dalje, mė sqaruan se ky ishte njė projekt i vetė kryebashkiakut tė Durrėsit, (emri nuk mė kujtohet), pra i atij biznesmeni qė ngrinte pallate dhe mbulonte rrėnojat antike tė kohės romake, vetėm e vetėm qė punimet e pallatit tė tij tė mos ndalnin! Frymėn e ndala nė Tiranė, por mė duhet tė prisja deri tė hėnėn pėr tė vajtur nė Bibliotekėn Kombėtare, ku mė duheshin disa libra (100 deri nė 200) pėr ti parė dhe, disa, pėr ti fotokopjuar.
Pėr habi, me njė mirsjellje (paēka se tė shtirur) mu bė pa shumė burokracira regjistrimi si lexues provizor, pra vetėm me kartėn e identitetit. Bukuri, thashė, do tė kem mundėsi qė brenda 1 jave tė kaloj nė duar 100 libra!... Ėndrra nė beze, siē thotė shkodrani, sepse de facto lejoheshin vetėm dy libra nė ditė pėr tu tėrhequr. Ndėrsa de jure lejoheshin deri nė 3 libra, gjė qė unė me njė stėrmundim buzėqeshje e arrita. (Kėtu nuk duhet harruar, qė ky 3-esh fat lum ėshtė vetėm pėr kėrkesat e hedhura, sepse po tė qėlloi qė 1 ose 2 libra nuk tė dalin, atėhere puthu me Milon, pra kėnaqu me 1 deri 2 libra tė dalė! Gjithashtu duhet rikujtuar dhe saktėsuar, qė ky rregull i bibliotekės i pėrket vitit 1967-68, kur kjo bibliotekė kishte disa mijra antarė tė regjistruar dhe, deri nė fund tė viteve ’80, kishte pėrditė 2-3 mijė kėrkues librash! Ndėrsa prej vitit 2000 e kėtej ka rreth 20-30 lexues nė ditė!)
Pėr fat, populli shqiptar ka qėlluar zėmėr mirė dhe, punonjėset e bibliotekės, pėrfshi edhe rojen, mbyllnin njė sy kur ti dilje fėsht nga biblioteka me librin nėn sqetull dhe shkoje tek pika mė e afėrt e fotokopimit, dhe e fotokopjoje librin. Haleluja! Pra, njė javė nga leja vjetore, qė unė emigranti studjues ia kisha kushtuar vetėm tėrheqjes sė librave nė Bibliotekėn Kombėtare, arrita tė kaloj nė duar dhe tė fotokopjoj rreth ... 10 libra! Vetkuptueshėm, pasi tė premten dhe tė shtunėn nuk shėrbehej, sepse punonjėset e fondit (ato 2-3 apo 3-4 sa ishin?) do tė vendosnin nė rafte librat e tėrhequr, pra ato rreth 20-30 libra qė kėrkues tė ndryshėm kishin dorėzuar gjatė javės. (Ju kujtoj, se nė vitet ’80, kur unė frekuentoja Bibliotekėn Kombėtare, dorėzoheshin ēdo ditė rreth 2-3 mijė libra, tė cilėt vendoseshin nga ato 2-3 apo 3-4 punonjėse tė fondit sėrish nė vendet e tyre nėpėr rafte.) Por, pėr tu lavdėruar, apo si tė thuash, qershinė mbi tortė, ia vinte nė kėtė bibliotekė rregulli i ri (prej disa vjetėsh), i moslejimit tė marrjes sė librave nė shtėpi, (si dikur), nga kushdoqoftė lexues, pra dhėnia e librave vetėm pėr lexim nė sallė, apo nė tavolinėn para sportelit tė shėrbimit nė katin e parė! Dhe, ky rregull i ri (disa vjeēar) justifikohesh me shumė argumentime, por njėri mė kryesori ishte se, para disa muajsh kishte rėnė njė zjarr, (mallkuar qoftė kush mendon se ia kanė vėnė vetė!), ndaj ... ndaj ... prandaj dhe nuk jipen mė librat nė shtėpi, si dikur, apo si nė ēdo bibliotekė tė botės!!!!!!!
Hėm! E lemė Bibliotekėn Kombėtare, sepse e shumta ēfarė mund tė rekomandonim pėr risi tė re nė kėtė vend pune do tė ishte njė vrasėse mizash nė dorėn e sejcilės prej punonjėsve tė kėsaj biblioteke; kush do libra tė lexoje mundet mjaft mirė edhe vetėm tė ėndėrrojė... (Ndryshimi i rregullave nė kėtė bibliotekė mund tė bėhet vetėm nga alienė! Dhe, se kur kėta e kanė ndėrmend tė vijnė, kjo besoj nuk ėshtė nė dorėn tonė!)
***
Mė duhesh shpesh tė shkoja nė Durrės, meqė nė Shkozet banon vjehrri. I hypja unazės nė Shkozet, rreth 100 metra para autostradės Durrės-Tiranė. Si pėr urim, muri i oborrit tė njė banori kish dalė deri nė autostradė! Aty kalonin ēdo sekondė jo vetėm veturat, kamionat dhe autobuzėt e rretheve tė jugut, por edhe banorėt e asaj lagje! Pra, njė tmerr adekuat shoqėronte cilindo shofer dhe kalimtar tė rastit nė ato rreth 20 metra mur tė spostuar deri nė autostradė. Por kjo ishte vetėm pėrshėndetja paralajmėruese e asaj ēka pasonte mė pas, me hyrjen e autobuzit nė qytetin e Durrėsit. Nė ndryshim nga Tirana, Durrėsi kishte tė tjera rregulla. Aty ku ishte stacioni i autobuzit, kishte gjithmonė tė parkuar njė veturė. Kėshtu autobuzi ndalonte nė rrugė, njerėzit vinin nga trojtuari nė rrugė pėr tė hypur nė autobuz, dhe kjo ndodhte nė ēdo stacion tė autobuzit tė unazės, deri nė stacionin e fundit, i vetmi qė nuk zihesh nga vetura privatėsh! Natyrisht, kjo ishte bėrė tashmė rregull, ndaj nuk ishte e nevojshme tė ndėrhynte mė policia, pasi kjo ndėrhyrje mund tė merrej si inat personal! Bravo Durrėsi!
***
Nė Tiranė, ndėrsa prisje autobuzin, kudo e nė ēfardo stacion, tė duhej gjithmonė tė pyesje fatorinon e atobuzit tė sapo ndaluar: pėr ku shkon ky autobuz!?. Nė njė stacion tė vinin 7 deri nė 8 linja autobuzėsh. Helbete! Privatėsi! Konkurrencė! Nė shėrbim tė qytetarit! Po dhe Bashkia e Tironės subvensiononte me para linjat e autobuzve, kėshtu atyre nuk u prishte punė nėse bėnin gjithė atė rrugė kot mė sė koti me vetėm njė pasagjer, pse jo edhe pa pasagjer fare!

E sa e sa fenomene tė tilla kėnaqsie pėrjetoje nė Shqipėri! Pikėrisht tė tilla fenomene, qė pėr ti ndryshuar nuk duhej veēse njė urdhėr me zė tė ulėt nė zbatim tė ligjishmėrisė! Mendo tani, kur kėto ēingėrrima vazhdonin dhe i rrinin kėtij vendi si ēiban, si mund ti hiqen ēibanė tė tjerė mė tė mėdhenj kėtij vendi!?. Historia vazhdon! 8.9.2017


  Gjithsej 78 faqe: « E parė ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.