Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Pushimet e Veres (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18746)


Postuar nga Deb* datė 08 Korrik 2014 - 01:14:

Citim:
Po citoj ato qė tha Morfine
Ah pushimet e veres. Un sapo i kalova 2 jave te mrekullueshme e te paharueshme per nje kohe te gjate. Kam edhe te tjera ne gusht shpresoj te jene po kaq te mrekullueshme.

Ps un as qe e kam mundesine te ve foto nga telefoni. Se jane sh te medhaja.

Pushime te mbara morfine.
Mund t'i besh resize ketu. Gjen shume linke te tilla po te googlosh. Behen dhe nga cel.
http://www.picresize.com


Postuar nga cecilia datė 03 Gusht 2014 - 21:31:

mbaruan dhe pushimet ..


Postuar nga cecilia datė 03 Gusht 2014 - 21:34:

nuk mund te humbja asnje dite kete perendim te diellit. ishte thjeshte magjik ky moment..


Postuar nga cecilia datė 03 Gusht 2014 - 21:50:

...


Postuar nga Deb* datė 07 Gusht 2014 - 15:49:

Sa keq qe nuk e kemi butonin like ketu ne forum Cecilia. Shume i bukur ai vendi me perendimin e diellit. Ku ke qene aty?


Postuar nga cecilia datė 07 Gusht 2014 - 22:42:

ne Greqi debora ishte nje mrekulli. ate vend e ka bekuar Zoti perfundimsht


Postuar nga kurt datė 08 Gusht 2014 - 03:21:

Per mua nuk ia vlen te marresh pushime nqoftese nuk e ke mundesine te marresh pushime nga pushimi. Dmth kur t'kthehesh nga pushimet duhet mare pushim edhe me te gjate duke nej ne shpi, gatim tv weed music sleep per nje muaj te pakten


Postuar nga cecilia datė 08 Gusht 2014 - 09:00:

Kurt sinqerisht fiks sic e the i kam pushimet jo se i kerkova po kshu me rane. Gjithe muajin gusht ne shtepi nuk eshte cool ..une lodhem me shume ne shtepi se ne pune kush ja pa hajrin shtepise amon as leke ste jep dhe as ndonje medalje ahah


Postuar nga kurt datė 08 Gusht 2014 - 14:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha cecilia
Kurt sinqerisht fiks sic e the i kam pushimet jo se i kerkova po kshu me rane. Gjithe muajin gusht ne shtepi nuk eshte cool ..une lodhem me shume ne shtepi se ne pune kush ja pa hajrin shtepise amon as leke ste jep dhe as ndonje medalje ahah
kshtu ka lezet cec, bravo. hallall:d


Postuar nga robert datė 16 Gusht 2015 - 11:06:

Pushimet e veres 2015 (me thuajse te njejtin internerar si me 2013): 17 korrik e premte mbrritja paradite ne Rinas. Shpejt me veture neper Tirane, per te zgjidhur dy-tre probleme te vogla gjysem-administrative. Kudo mbyllur, kudo te ikur, asnje i kapur. Shkaku: festa e Ramazanit (!?). Me tej plazh ne Durres; plazhi i vjeter i baterdisur, rera e ngurtesuar, deti me pislliqe. Plazhi nga ana tjeter e Durrsit, me tej Porto Romanos, pa vajtur ne plazhin e Rushkullit, rere tamam si dikur dhe deti i paster.
Plazhi i vjeter ne Vlore, nga ana e kampit te femijve, po ashtu me rere jo aq te paster, po dhe deti me mbeturina dhe alga-melyshqe te shumta. Nga uji i ftohte me i paster, dhe tek kalaja akoma me i paster. Cmimet e dhomave dhe hoteleve ne ngritje e siper, nga 20 mij nata deri ne 40-50 euro; pa ushqim, vetem fjetja. Cmimet neper lokale si gjithmone.
Ne Himare 35 mij lek te vjetra nje dhome koti pa kondicioner; por kishte dhe dhoma me 40 deri 50 mije, si gjithnje vetem fjetja.
Ne Lukove fjetja 30 mije nata, por kushte shume te mira ne shtepine ku ndenja une. Deti dhe plazhi i shpellave i qete dhe per familjare. Por aty ka dhe plazh me te qete, poshte fshatit.
Ne Sarande 25 mije nata, dhoma e qete dhe e mire. Deti linte per te deshiruar. Aty tek Mango ku u lava une, pak ne thellesi fillonte nje brez me pislleqe (?!?). Butrinti nje pasuri e vecante.
Ne Tirane shumica me leje ne kete periudhe; pra nese ke ndonje pune zyrtare apo gjysem zyrtare per te zgjidhur, kjo eshte koha me pak e pershtatshme. Pervec kesaj njerzit jane si te apatizuar. Kudo shihet perpjekje per te mbledhur lekun dhe mashtrime te rendomta, (per te cilat do flas her tjeter me gjate).
Dhe si gjithnje, Tirana dukej me rreth 5-10 % te popullsise me te huaj, pra mund te kete deri 100 mij te huaj qe banojne aty, kryesisht vende jug-lindore, si dhe (ish) jugosllave (boshnjake?); perendimore shume pak. Ky fakt nuk behet i njohur, por dallohej si nga fytyrat dhe nga gjuha qe degjoje.
Me nje fjali, Shqiperia te linte pershtypjen e nje vendi tranzit; tranzit ne kohe, ne hapsire, ne punra te ndryshme, pra nje vend pa kombesi, te cilit i duhet te krijoje her pas here tensione nacional-patriotike, apo dhe ndonje aktivitet "folklorik" dhe kulturor, per tu dukur se ka vertet nje kombesi te caktuar. (Une vete ndjehesha aty me se shumti i huaj.)


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.