Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Pushimet e Veres (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18746)


Postuar nga Vizioner datė 18 Tetor 2017 - 19:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Vizioner, si specialist i nderuar autobusesh ca mendimi ke ti?


Ne radhe te pare, shpreh zhgenjimin qe me beri Erjoni i Veliajve. Propozimi im qe, bashke me nje Expert gjerman, i cili, ka bere ne Frankfurt strukturimin e levizjeve te Autobusave: Kohen (oraret per cdo station), studimin dhe vleresimin e domosdoshmerise-efikasitetin e "X" stationi ne "Y" rruge, domosdoshmerine e "x"(sasia) e Autobusave te nevojshem per kohe te ndryshme te dites prsh ne mengjes me dendur-cdo 10 min.,ne dreke cdo 20 min., mbasdite nga ora 16:00 deri 18:00 cdo 7-8 min. )etj. etj.
Kryebashkiakut iu duk shuma-investimi i larte dhe preferoji te veje Coban per te organizuar qarkullimin, icili, i binte me lire!!!
Studimi jone per qarkullimin e sherbimit urban ne Tirane, do te ishte nje shembull per te gjitha qytetet e Shqiperise dhe, do te kishte nivele bashkohore Europiane(Gjermania shembull).

Nejse...

Per pyetjen:

Ne Shqiperi, si ne shume fusha te jetes edhe ne sherbimin urban, MONGON koncepti thlbesor: Sherbimi ne funksion te njerzve dhe jo,njerzit ne funksion te (vetem perfitimit) Biznesit (Pronareve te shoqerive).

Ne Shqiperi sundon Populizmi i lidhur ngushte me Klientelizmin(Gjerat behen per populizem dhe sipas Klienteles) dhe jo te behet nje here studimi e pastaj vihet ne zbatim.

Sa e di une, ne disa zona te Tiranes prsh Dajt-Qender, Kombinat-Qender funksionon me orare dhe statione te rregullta. Aq Zi-keq sa e pershkruan Roberti, nuk eshte.

7-8 Autobuza ne nje Linje eshte absurditet. Autobuzat, ne Linja me shume levizje, mund te perputhen ne dy deri tre stacione bashke, por jo me shume.


Postuar nga Vizioner datė 18 Tetor 2017 - 19:33:

Roberto, me duket se ti ke manine tģ ekzagjirosh gjerat!!!
I mat disa gjera SIPAS METRIT TEND, sipas nevojes tende!

Me thuaj, ne cilen Biblioteke Kombetare te shteteve Perendimore mund te marresh-terheqesh 100 deri 200 Libra ne nje kohe???!!!

Ne Gjermani, KURRE, s“mundesh.


Postuar nga robert datė 20 Tetor 2017 - 16:57:

Citim:
Po citoj ato qė tha Morfine
Pershendetje Robert.
Un isha me pushime javes qe kaloj, ne Shqiperi.
Me vete kisha edhe te huaj, dita e pare ishte nje shetitje ne Tiranen time te dashur, dhe cudia me e madhe se ne nje kohe regord ishin ndertuar ne mes te Tiranes nje katedrale ortodokse dhe nje xhamie masheshtore...! por per miqte e mi te huaj gjetja e stacjoneve te autobuzeve per te qarkulluar neper Tirane, ishte e pa mundur., e njejta gje edhe ne Berat, edhe ne Shkoder.
"Si do qe te jete me mungon djadhi kackavall, tava e theut dhe disa gatime tradiējonale..."


E kam thene prej vitesh e vitesh te shkuara, femer te jesh ne kete jete, sepse ke me fat! Femrat i shohin gjerat me pozitivisht.
Nejse, ajo kadedralia dhe ajo xhamia nuk jane ngritur ne nje kohe rekord, por e para ne kohen e atij xhuxh ma xhuxhit, Fatos Nanos, dhe e dyta ne kohen e ketij gjatoshit, Edi Rama. Pra mbi 10 vjet diference. Por te dyja ne vende jo te pershtatshme dhe -sic besoj- te dyja me leke nen dore.
Persa i perket taves se dheut, une per here te pare (me duket) e provova sivjet dhe ne dy vende. Nje nga ai restoranti i famshem i Maminasit dhe nje nga nje restorant-gjelltore pa hyre ne Kavaje; tek i dyti ishte shume me origjinal dhe i shijshem.
Andej nga peshku c'te reja ka, se kam nja tre muaj pa pare?


Postuar nga robert datė 20 Tetor 2017 - 17:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha Vizioner

1. shpreh zhgenjimin qe me beri Erjoni i Veliajve. 2. Propozimi im qe, bashke me nje Expert gjerman, ... mengjes me dendur-cdo 10 min.,ne dreke cdo 20 min., mbasdite nga ora 16:00 deri 18:00 cdo 7-8 min. )etj. etj.
3. Kryebashkiakut iu duk shuma-investimi i larte dhe preferoji te veje Coban per te organizuar qarkullimin, icili, i binte me lire!!!
4. ... e sherbimit urban ne Tirane, do te ishte nje shembull per te gjitha qytetet e Shqiperise dhe, do te kishte nivele bashkohore Europiane(Gjermania shembull).
Nejse... Per pyetjen:
5. Ne Shqiperi, si ne shume fusha te jetes edhe ne sherbimin urban, MONGON koncepti thlbesor: Sherbimi ne funksion te njerzve dhe jo,njerzit ne funksion te (vetem perfitimit) Biznesit.
6.Ne Shqiperi sundon Populizmi i lidhur ngushte me Klientelizmin(Gjerat behen per populizem dhe sipas Klienteles) dhe jo te behet nje here studimi e pastaj vihet ne zbatim.
7.Sa e di une, ne disa zona te Tiranes prsh Dajt-Qender, Kombinat-Qender funksionon me orare dhe statione te rregullta. Aq Zi-keq sa e pershkruan Roberti, nuk eshte.
8. 7-8 Autobuza ne nje Linje eshte absurditet. Autobuzat, ne Linja me shume levizje, mund te perputhen ne dy deri tre stacione bashke, por jo me shume.


1. Keto gjera nuk shihen dhe kaq personale, besoj.
2. Shume interesant kjo inisiative; a nuk mund te shpalosesh ketu ca me teper nga ky plani juaj, bie fjala per linja te ndryshme, cfare propozonit, dhe sa kohe (dite) ndenjet ju duke i studjuar linjat e Tiranes?
3. Ndoshta nje past-kopie e modelit gjerman me qytete dhe levizje te medha nuk mund te shkoje 100% ne Tirane! Te mos harrojme se ne Gjermani rifillon levizja e madhe gjate dites aty nga ora 3.4 e pasdites, ndersa ne Tirane rifillon aty nga ora 12.
4. Sherbimi urban i Tiranes nuk mund te jete kure shembull per qytetet e tzjera te Shq., sepse Tirana eshte 10 here me e madhe dhe me levizje me te madhe nga sejcili qytet.
5. E vertete!
6. Populizmi eshte pasoje e klientizmit dhe ky i fundit pasoje e sherbimit ndaj biznesit ne radhe te pare, qe shpesh eshte nje kushuri, mik, shok, i njohur, etj.
7. Teorikisht kane te gjitha linjat orare te rregullta, praktikisht i thyejne edhe ato linja te cilat bejne te njejtat rruge; pikerisht per kete i shikoja se si ziheshin fatorinot e linjave te ndryshme ne te njejten rruge. Ato ne Dajt jane dy kryesore, ajo e Linzes dhe ajo e Priskes, keto vertet e zbatonin orarin afersisht, por jo sakte; ne fund te fundit neper stacione nuk ka tabela me orareret e autobuzave si ne Gjermani.
8. Ne mos 7-8 autobuza, po them 6-7; keto i ke prapa muzeut kombetar, tek Zogu i zi, prapa 15 katshit, tek 9-katshet, e pastaj me pak linja i ke ne unaze, tek rruga e Durrsit, prapa bankes, rruga Dibres (qysh tek Selvia) per Kinostudio, etj.
Konkluzioni: per ty keto linja nuk jane ne rregull, por per mua qenkan ne rregull! Por, a nuk po bejme fjale per te njejtat linja autobuzi?!?


Postuar nga robert datė 20 Tetor 2017 - 17:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha Vizioner
Roberto,
Me thuaj, ne cilen Biblioteke Kombetare te shteteve Perendimore mund te marresh-terheqesh 100 deri 200 Libra ne nje kohe???!!! Gjermani, KURRE, s“mundesh.


Kush foli per terheqjen e 100-200 librave menjehere?!? Ndersa persa i perket Gjermanise, une kam terhequr gjithmone nga 30 e me shume CD-muzike, e nganjehere nja 10 libra menjehere, fjalore, kur me jane dashur ndonjehere me te ralle.
Po nejse, me duket kane ardhur kohra kur duhet kerkuar edhe falje nese kerkon te lexosh e te terheqesh libra nga biblioteka!


Postuar nga robert datė 23 Dhjetor 2017 - 15:24:

Pėrrallė nga e tashmja (2)

E mbani mėnd pėrrallėn me kaprollin, qė gjurmohej nga ujku dhe u fsheh pas gėmushės me gjethe, e pas ikjes sė ujkut kaprolli e hėngri gėmushėn, duke menduar vetėm pėr urinė e ēastit, e duke harruar kėshtu se mbeti zbuluar?! Dhe... ujku u rikthye prapė... Ja, kėshtu ka mbetur Shqipėria, teksa ky popull u shkul nga vendi dhe iu ngul tokave pa zot e me zot, ngriti oborret e tij privatė me shtėpia dhe vila tė bukura! Tashmė toka bujqėsore ėshtė bėrė kokoshi njė thellė, e pėr tė ngrėnė bukė, ky kokėrr shqiptari pa tru ka marrė rrugėt e mėrgimit, duke ngelur kėshtu nė dorė tė tė tjerėve, pse jo rallė –siē e sjellin edhe situatat– edhe nė gojė tė ujkut. Po ajo pėrralla me atė fshatarin qė thirri qehajanė ti zinte lepurin nė kopėsht tė tij, sepse nuk e zinte dot, a ju kujtohet? Ja, po si kopshti i fshatarit qė u batėrdis keq e mė keq nga langojtė e qehajahit pėr tė zėnė lepurin, kėshtu ėshtė katandisur sot sistemi i drejtėsisė dhe legjislatura shqiptare nga tė huajt perėndimorė, tė cilėt kanė rreth 25 vjet qė e drejtojnė kėtė punė nė Shqipėri! Po atė pėrrallėn me gomarin qė u vesh me lėkurėn e luanit, apo majmuni qė u bė mbret, e sė fundi ky karazgjollėk u zbulua, duke bėrė qė bota mbarė tė tallej, hė, a e mbani mėnd? Ja kėshtu u krekos nacionaliteti shqiptar me nacionalistėt nė krye gjatė kėtyre 20 vjetėve tė fundit, e tashmė ėshtė strukur nėn budadallėkun e vet, pasi pa se me injorancė nuk arrihet kurrė gjė, por vetėm dėmtohet vetja dhe kombi qė (gjoja) e pėrfaqson! E sa e sa pėrralla tė tjera mė prezantohen mua aktuale nė kėtė vend, sa herė shkoj dhe e vizitoj, apo sa herė i hedh sytė nga larg dhe e vėshtroj!
Ndaj kjo pasqyrė ... po si ajo pasqyra e njerkės sė Hirushes sė bukur, na ka lėshuar njė tė vėrtetė mjaft tė hidhur nė kėto dy-tre vjetė tė fundit: emigrantėt punojnė gjithė vitin pėr njė muaj pushime, ndėrsa shqiptarėt nė Shqipėri punojnė njė muaj pėr njė vit pushime. Hėm, sa ironi therėse! Nuk ėshtė metaforė, nuk ėshtė aq as hiperbolė. Ka mjaft realitet aty brenda. Emigrantėt shqiptarė, kudo ku gjinden, nė Europė nė Amerikė punojnė ditėn, punojnė natėn; punohet gjithė vitin pėr tė bėrė rreth 1 muaj leje –natyrisht– nė vendin e tyre, aty ku janė lindur e rritur. Aty venė me gėzim tė shkelin ato kalldrėme, rrugica e sheshe ku kanė qeshur dhe qarė, ku janė grindur dhe kanė luajtur. E nuk pyesin dhe aq pėr ato ēmime, tė cilat rriten pėr periudhėn korrik-gusht nė rreth 30%, jo vetėm pėr shėrbimet, por edhe pėr sa e sa asortimente. Nuk pyesin dhe aq pse tabelat e ēmimeve nuk ekzistojnė nė shumicėn e rasteve. Nuk pyesin pėr ato ushqime tė skaduara nė shumė lokale tė vogla, nėpėr imbise, tek picat hallall (tek kėto tė fundit kupto: haram), etj.. Nuk pyesin as pėr ato ndryshime, qė jo gjithnjė u kėnaqin syrin. Por nuk arrisin ta kuptojnė se si, nė kėtė periudhė, njė shumicė e zyrtarve tė administratės dhe organizmave pranė-shtetėrorė marrin lejet e zakonshme vjetore, pikėrisht nė njė kohė ku shumė prej kėtyre emigrantėve kanė ndonjė problem administrativ pėr tė zgjidhur! Nuk arrisin ta kuptojnė, se si shumė zyrtarė tė administratės shtetėrore dhe atyre pranė-shtetit nuk gjinden shpesh nė vendet e punės, por diku tek klubi jashtė apo kushedi se ku!
Dy ditė para largimit, mora albumin e fotografive pėr tė fotokopjuar njė pjesė apo shumicėn e fotove, nė mos tė gjitha, -si tė ishte shėrbimi dhe ēmimi. Hyra tek njė dyqan fotosh dhe, me ēmimin 40 lekė tė reja pėr foto, thashė tė riprodhoja nja 50 prej tyre me nga dy kopje. Mirpo shitėsi tha ti lija fotot aty e tė shkoja pas dy-tre orėsh, sepse do tė bėnte pas pak gjumin e drekės. Orar nuk kishte fare. Nga meraku qė kisha pėr fotografitė, i thashė se nuk mund ti lej, ndaj vetėm mund tė prisja nėse do tė niste ti bėnte atė kohė. Po ec o burr, se ti bėj tak-fak pastaj kur tė vij, ma bėri me dorė. Me buzėqeshje tė pėrdėlluar mė ngeli ti thoja se do pėrpiqesha tė vija pas dy-tre orėsh. E mirė, s’e prishi fare terezinė ai. Dola. Pas pesė minutash rrugė u gjenda tek njė dyqan tjetėr i tillė, ku dhe i bėra nė moment fotot me nga 40 lekė tė reja copėn.
E tregova kėtė episod tė vogėl, jo se kishte ndonjė gjė tė veēantė nga episodet e tjera, por se pikėrisht ėshtė njė episod mėse i zakonshėm nė vendin tonė. Njerėzit –ndonse jo tė gjithė– kanė lekė pėr tė jetuar; njė pjesė janė marrė me shitje-blerje pronash e tokash, njė pjesė me allishverishte nga mė tė ndryshmet, njė pjesė janė nėpėr punėra zyrtare, institucionale, etj., njė pjesė kanė biznese tė vogla, dyqane e mė the e tė thashė, e disa biznese tė mėdha, njė pjesė kanė fituar gjatė dekadės sė fundit me drogė, dhe pjesa e mbetur ka zanate, pa llogaritur ata nė fund, punėtorėt e krahut, qė kanė sa pėr tė ngrėnė njė ēap bukė. Po tė llogarisim edhe lekun qė vjen nga emigracioni shqiptar gjatė periudhės sė verės tek turizmi shqiptar, si dhe ndihmat nga Brukseli, njė pjesė e tė cilave shkojnė nėpėr dhjetra projekte urbane, kulturore, etj., duhet thėnė se njė pjesė e mirė e popullsisė sė qyteteve nė Shqipėri nuk kanė probleme tė sigurimit tė mjeteve tė jetesės. Pikėrisht kjo siguri i ka bėrė kėta shqiptarė paksa fodullė, menefregistė, tė papėrgjegjshėm. Ndaj dhe shitėsi nė fjalė, ndonėse i vinin as i vinin tre-katėr veta nė ditė pėr ndonjė foto, (sa herė kaloja para dyqanit tė tij, nuk mė kishin zėn sytė njeri brenda), ndonėse e dinte se jo larg tij ishin edhe dy-tre dyqane tė tjera fotografish, pra konkurrentė, i leverdiste mė mirė tė bėnte gjumin e tij tė zakonshėm tė drekės e tė largonte kėshtu njė klient, se sa ta shtynte nja njė orė gjumin e drekės, apo edhe mos ta bėnte fare atė ditė, e tė fitonte kėshtu njė klient tė ardhėm dhe 40 mijė lekė tė vjetra (50x2x400= 40.000) brenda njė ore, nė mos edhe tre-katėr fishin e tyre, pasi nė njė shėrbim tė tillė obligues ndaj klientit, unė mund ti riprodhoja tė gjitha fotografitė e albumit atė pasdreke! Por duket se shitėsi duhet ta kishte tė siguruar jetėn, ndaj dhe e largonte klientin, ndaj dhe e bėnte pushimin e drekės pa tabelė orari tek dera, si njė shumicė dyqanesh dhe shėrbimesh tė tjera nė Shqipėri!
Ky detaj “i vogėl” teknik nuk tregonte vetėm mosdijen, menefregizmin dhe papėrgjegjshmėrinė e shėrbimit shqiptar. Ky detaj teknik i njė tabele orari dhe (mos)zbatimi tė saj tregonte atė mentalitet mesjetar otoman, ku shitėsi apo shėrbimi i caktuar e konsideronte veten dhe shėrbimin e tij ndaj qytetarit si njė tė drejtė tė tij, pa as edhe njė detyrim tė caktuar. Pra, nėse dyqani apo njė shėrbim i caktuar do tė ishin shtetėror si nė monizėm, atėhere ai mund ta konsideronte veten si njė punonjės nė shėrbim tė klientit. Por, kur dyqani dhe shėrbimi i caktuar ishin privatė, ai e konsideronte veten si njė punonjės nė shėrbim tė vetes dhe jo tė klientit. Shėrbimi ndaj klientit, nė mentalitetin e sotėm tė shqiptarve, konsiston nė vetėm aq sa ky shitės, apo zanatēi, ka nevojė pėr klientin, nė tė kundėrt as qė i intereson se ē’kėrkon njė klient. Ndaj dhe njė shumicė shitėsish dhe shėrbimesh tė tjera nuk kanė kurrfarė obligimi dhe pėrgjegjsie ndaj punės dhe klientit. Ky mentalitet ishte dhe ėshtė njė tragjedi e kėtij populli, shteti, vendi. Ky mentalitet ishte bėrė pjesė e jetės sė kėtij vendi. Ndaj nuk duhet tė ēuditeni qė njė shumicė dyqanesh, si ato me orar tek dera, ashtu dhe ato pa orar, do ti gjeni nė orė tė ndryshme tė ditės tė mbyllura, sidomos ato tė pasdrekės, e sidomos dyqynet e artikujve tė ndryshėm dhe jo aq ato tė ushqimit, -kėto tė fundit kanė mė tepėr xhiro. E jo shumė mė ndryshe ėshtė edhe nėpėr disa shėrbime tė tjera private, apo ato zyrtare dhe institucionale, qė ti illustroj me rastet e mia personale do tė mė duheshin fletėt tė tėra, pa llogaritur atė, qė mė vjen tė vjell kur i kujtoj.
Tek shėrbimet janė pėr tu veēuar taksitė, si ato tė linēesuara e aq mė tepėr ato tė palinēesuara, tek tė cilat duhet patur shumė kujdes, sepse e ha sa krahu nė periudhėn korrik-gusht, ku shoferi me ta marrė vesh se vjen nga jashtė, ta gjen hilenė si e si ta paguash si frengu pulėn. Dhe nuk bėhet fjalė vetėm pėr pagesėn, qė nė fund tė fundit e bėn hallall kur caktohet qartė qysh nė fillim, por mė shumė pėr mėnyrat se si zhvatesh kur nuk i ke qartėsuar 100% gjėrat qysh nė fillim; kėto mėnyra janė midis atyre tė njė skileje dhe njė grabitqari tė hapur. Siē mė ndodhi edhe kėtė vit mua, teksa taksisti (i palinēesuar) na la pa arritur destinacionin e dėshiruar (Vermoshin) dhe pagesėn e kėrkoi si tė njė taksie nga ato me kronometėr pėrpara. Tė tilla momente ti zverdhin pushimet. Ē’ti bėsh, muajt korrik-gusht janė tė vetmit muaj ku mendohet tė nxirret leku pėr tė gjithė vitin! Jo mė kot ka dalė ajo shprehja e re popullore, qė pėrmenda mė lart. Dhjetor 2017


Postuar nga robert datė 23 Dhjetor 2017 - 15:26:

Pėrrallė nga e tashmja (3)

Gungėn, gungėn, ma fėrko pak, hi-hi-hi, -e kush nuk e kujton kėtė skenė me gungaēin, tek filmi francez “Kalorsit e natės”, me Zhan Marenė, ku artisti i madh luan edhe rolin e gungaēit, pėr tu maskuar dhe futur nė qytet, pėrveē rolit tė kalorsit, qė kujdeset pėr vajzėn e njė markezi me emėr. Kjo gungė dhe gjithė historia e kėtij filmi mu kujtuan kur pashė gungėn shqiptare, sheshin Skėnderbej, si njė qershizė kjo mbi atė tortė shqiptare tė gatuar kėto dy dekada e gjysėm tranzicioni. Sheshi Skėnderbej si njė gungė, mu duk gjėja mė pa kripė qė mund tė pėrjetoja; shumica e njerėzve qė e kanė parė dhe shkelur nuk e ka pėlqyer.
Pazari i Ri dhe disa vende tė tjera nė Tiranė po risilleshin nė njė pamje tė bukur e qetėsuese, ēlodhėse dhe argėtimi. Edhe disa piaca qytetesh tė ndryshme mu dukėn jo keq. Ishte vėnė dorė artisti dhe kishin dalė bukur. Diku mund tė duheshin edhe ca lule mė shumė, apo ndonjė stol, por dhe ato mund tė viheshin mė vonė.
Ndėrsa sheshi kryesor i shqiptarve nuk kish patur kėtė fat si ato tė qyteteve tė tjera. Duket kjo, pėr tė treguar edhe njė herė, se ai shesh tregonte jo thjesht punėn e njė bashkie qyteti, po ai shesh simbolizonte punėn e tė gjithė qeverisė shqiptare. Dhe vėrtet, a nuk ka treguar gjėndja e sheshit Skėnderbej punėn e ēdo qeverie shqiptare?!.
Kryeministri i tanishėm pretendoi se do tė bėnte shtet, pra do tė forconte ato organizma nė mbrojtje dhe zbatim tė ligjit. Dhe nė fillim kėshtu dukej se po bėhej. Ndėrtimet pranė detit nuk po lejoheshin, apo edhe po prisheshin disa. Mirpo, nga viti 2015, kur unė kisha qenė pėr herė tė parafundit, dhe deri nė vitin 2017, kur unė isha pėr herė tė fundit nė Shqipėri, kishin nisur tė ndėrtoheshin restorante dhe hotele nė buzė tė detit, sa kalon Kalanė nė Ujė tė Ftohtė nė Vlorė e deri tej pa vajtur nė Pash Aliman. Si kėrpudha pas shiut ato kishin nisur mu nė buzė tė detit, siē duket nga radhimasit, qė banojnė jo larg prej aty. Nuk po flas pėr anėn e tejme tė xhadesė, nė faqe tė kodėr-malit, se edhe aty kishin nisur ndėrtimet pa sistem, por tė paktėn kjo anė ishte pakėz mė larg detit. E gjithė kjo panoramė, se tė tilla (ndėrtime pa sistem e kuturu) vazhdonin akoma nė ēdo cep tė Shqipėrisė, tregonte se qeveria dhe shteti shqiptar nuk e kishin situatėn nė dorė. Kjo situatė tregonte se ky milet e kishte nė gene ta pėrdhunonte dhe shkatėrronte vendin e vet, po tė mos dilte njė Enver tjetėr, qė t’ua tregonte kufirin deri tek thana. Po tė kemi parasysh se shumė shqiptarė kanė bėrė vitet e fundit mjaft para, dhe shumė tė tjerė kanė okupuar toka qė nuk i kanė patur trashėgim, kuptohet se e gjithė kjo masė do tė donte vetėm njė dorė tė fortė pėr ta pėrmbajtur nė investimet kuturu e pa sistem, nė tė kundėrt ky vend mund tė thuash se ka marrė fund.
Po tė kemi parasysh se, kėta qė kanė bėrė para dhe kanė marrė toka, janė nė shumicė tė tyre edhe nė punėra apo nė lidhje nga mė tė ndryshmet shtetėrore dhe qeveritare, i bie se shancet pėr tė bėrė njė shtet tė rregullt me ligje nė Shqipėri janė pranė zeros. Pėr ta mbuluar kėtė tė vėrtetė tė hidhur duhet pak llustrafino, ndaj dhe kjo ngjiste pėrditė nė shtypin shqiptar. Nėse do tė hapėsh televizorin, ke gjithkund tė njėjtėn pamje, si atė tė televizioneve europiane nė vitet ‘80 e ’90. Nė njė anė aksidentet dhe krimet, nė anėn tjetėr arritjet e ndryshme. Nė tė parėn ishin tė pėrfshirė kryesisht ata tė masės poshtė, nė tė dytėn ishin tė pėrfshirė qeveritarėt dhe biznesmenėt. Duke i shtuar kėtyre edhe disa masturbime tė tjera, si ato nė lidhje me historinė, kuadri filmik dilte i pėrsosur. Ti shtoje kėtyre edhe opiumin tjetėr tė telenovelave turke apo indiane, kuptohej se manipulimi i trurit tė njerėzve kish arritur kulmin. Nuk kishte mė syze ta mposhtėte miopinė kolektive.
Ca mė bajat nė Shqipėri janė bėrė lėvizjet e ndryshme social-politike, gjoja pėr tė mirėn e Shqipėrisė, mirpo thuajse tė gjitha funksionojnė vetėm pėr qėllimin e rrjepjes sė ndonjė kokrre leku nga ndonjė xhep i shtetit shqiptar apo ndonjė organizate tė huaj. E biles, disa lėvizje duken sikur janė vetėm vullnetare, mirpo dhe nė ‘to duket se skaliten karrierat e ardhme apo pėrfitime tė tjera. Nuk di ē’tė thuash, vetėm sheh se rezultatet e tyre janė qesharake. Si nė rastin e atyre vullnetarve qė mbollėn pemė nė liqenet e Lurės para dy vjetėsh, dhe shumica e bimėve dhe pemėve tė mbjella u prish nga klima. Kjo shtirje maskeradiste tashmė ka plasur si qelbi nga puērat, sa ėshtė bėrė bajat edhe pėr vetė pjesmarrėsit nė ēfardo lloj lėvizje nė Shqipėri, shtetėrore apo civile. Torta ėshtė lėngėzuar sa nuk mban mė. Shoqėria ėshtė bėrė aq fluide, sa nuk gjen dot bazament pėr ta ringritur kėtė vend, kėtė shtet, kėtė popull. Njė fluiditet i paparė, mė ra nė sy kėtė vit tek shoqėria nė vendin tim! Nuk mund tė ndalesh diku, nuk mund tė ndalėsh dikė, nuk mund tė pėrmbledhėsh njė subjekt, temė apo idč! Gjithshka tė rrėshqet pėrpara syve, as edhe njė gjė tė qėndron nė dorė. Ēdo diskutim ėshtė njė shou nė vetvete, sa pėr tė ushqyer pregatitėsit e tij. Ēdo temė e rrahur i pėrngjet rrahjes sė ujit nė hava. Ēdo spektakėl mbush momental dhe pjesėrisht vakumin e pėrgjithshėm shoqėror. Nuk di tė thuash mė mirė, apo mė keq pa ‘to! Nuk e di si do i vej halli kėtij vendi! Nuk di se ēfarė boshti mund ta stabilizojė sado pak kėtė shoqėri! Fol sa tė duash, fjalėt e tua do i marrė era! Xhevairė tė nxjerrėsh nga goja, fytyrat pa shprehje do tė bėjnė sikur ngazėllehen, por asgjė nuk do tė lėvizė. Thjesht, ke para, mund tė bėsh punė! Tė mirė apo tė keqe, nuk ka aftėsinė kėrrkush nga masa tė mendojė! Gjithsejcili ėshtė i zėnė me grabitjen e vet! Duket se dhe Zoti e ka harruar kėtė vend! Disa trima dolėn nė mejdan pėr ti dalė zot kėtij vendi gjatė kėtyre dy-tre dekadave tė fundit. Mirpo asnjėri prej tyre arriti tė krijonte njė sistem tė rregullt e tė thjesht juridik, asnjėri prej tyre arriti tė ngrinte institucionet e rregullta dhe strikte shtetėrore, asnjėri prej tyre arriti tė ngrente ekonominė e kėtij vendi! Tė gjithė kėta mashtruan duke thėnė se, posi, kėmba e tyre paste pėr kėpucėn e kryeministrit, mashtruan mė keq se motrat e Hirushes, se helbete, patėn bekimin e daj Samit dhe Xhon Bullit, e tashmė vazhdojnė grindjet aty brenda Shqipėrisė, si tė duket se aty gjindet qendra e botės.
E vėrtet, po ta marrim Shqipėrinė –qoftė dhe nga ana humoristike tė paktėn– si qendrėn e botės, dhe Tiranėn si qendrėn e kėsaj qendre, i bie se tek sheshi Skėnderbej duhet tė gjindet edhe kjo qendėr e botės. Mirpo satirėt e qiellit, pėrmes mėndjes sė politikanve-biznesmenė, apo biznesmenėve-politikanė, (sepse vetėm nė Shqipėri janė pėrzier kaq shumė kėto karakteristika), e kanė vendosur kėtė kulm-qendre botėrore jo nė mes tė kėtij sheshi, ku duhej ti binte gjeometrikisht, llogjikisht dhe estetikisht, por e kanė vendosur diku nė njė skaj tė kėtij sheshi, dhe kėtė jo se kėshtu ua donte qejfi qysh nė fillim, por se aty u doli ky kulm-qendre, i dalė aty si njė gungė prej projektit tjetėr, atij tė parkingut tė makinave qė bėnė mė parė. Pra, e vunė sheshin kryesor dhe qėndror tė kryeqytetit nė funksion tė njė parkingu makinash poshtė kėtij sheshi, e vunė simbolin e vendit, shoqėrisė dhe shtetit nė funksion tė parasė. Duke bėrė mė parė parkingun, (dhe detyrimisht qė parkingu i nėndheshėm do tė bėhej mė parė, dhe qartėsisht qė njė apo disa parkinge aty rreth e rrotull qendrės janė tė nevojshėm pėr atė sasi tė madhe veturash lėvizėse aty pari), por duke marrė parkingu mė shumė vend nė njėrin krah tė sheshit, si dhe duke u bėrė me dy kate nė gjysmėn e hapsirės sė tij, ky shesh qendror i kryeqytetit dhe simbol i vendit ka dalė me njė gungė, biles me njė gungė tė shėmtuar, sa kur gjindesh nė ‘tė, tė duket sikur ia ke hypur gomarit mbrapsht! Dhe thanė pastaj, (siē kanė gėnjyer pėrjetsisht), se ngritja (kupto: gunga) ėshtė bėrė qėllimisht, qė njeriu i gjendur nė (mbi) ‘tė tė ndjehet dhe tė vetsugjestionohet si njė krijesė superiore, apo tė paktėn i barabartė me objektet pėrreth. Pika qė s’u bie! Qė edhe naivė tė ishim e ta besonim kėtė bajatizėm, nuk do tė besonim rezultatin e saj, atė tė nėnvleftėsimit nė kėtė rast tė vetė sheshit dhe objekteve rrotull tij! Por ndoshta kėtė nėnvleftėsim tė sheshit dhe objekteve rrotull tij, arkitektėt e Albanistanit besojnė se e kanė arritur; teksa atyre u duket Skėnderbeu si Don Kishoti mbi Rosinat, apo Pallati i Kulturės si mehajne kafenesh dhe biznesesh, Muzeu Kombėtar si kuti dominoje, Banka Kombėtare si vend vjedhjesh, pallati 15-katsh si njė kuti shkrepseje qė do tė digjet me ngritjen e grataēilave tre herė mė tė larta! Po-po, sipas kėtyre arkitektėve tė inspiruar nga paraja e vendeve islamike, duhet qė simboli i vendit, sheshi kryesor i kryeqytetit, tė mos sugjestionojė njerėzit nė ‘tė, mos ti frymėzojė, mos tu duket madhėshtor dhe i bukur, por pėrkundrazi, tu duket si njė fush dominoje, ku kushdo mund tė luajė si tė dojė e kur tė dojė, siē edhe po luajnė nė fakt kėto dy dekada tė fundit me Shqipėrinė shumė forca tė errta dhe regresive nga bota! Ē’ironi! Fatkeqėsi dhe aspak pėr tu gėzuar! E po tė kemi parasysh se vetė “mbreti” i tashėm i kėtij vendi u kujdes personalisht e nė veēanti pėr rikonstruktimin e sheshit, i bie ta mbyllim me shprehjen latine: qualis rex, talis grex (siē edhe mbreti, ashtu dhe grigja (kopeja)! FUND Do.21.12.2017


Postuar nga Vizioner datė 13 Gusht 2019 - 07:05:

S`ka pushime Vere. S`me len Puna te bej pushime ne Vere....kane perparesi familiaret

Pres Dimrin te bej pushimet.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.