Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Zoti dhe Djalli i ateizmit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14197)


Postuar nga Muhejminu datė 23 Korrik 2007 - 16:42:

Zoti dhe Djalli i ateizmit

Njė sprovė pėr tė zhvleftėsuar pėrplasjen imagjinare ndėrmjet fesė dhe shkencės





Tė gjithėve ndoshta na ka rastitsur tė debatojmė me njė ateist lidhur me besimin tek Zoti si dhe implikimet qė besimi apo mosbesimi kanė nė jetėn e njeriut. Natyrisht, thuajse gjithmonė nė argumentet e ateisteve vihet re dukshėm njėfarė dikotomie konfliktuale mes shkencės dhe fesė. Ateisti proklamon se nuk ndjek “pėrrallat” qė thonė librat e shenjtė apo fete e ndryshme por qė burimi i materialit qė mbush botėkuptimin e tij ngrihet mbi shkencėn si mjet i sigurt i ndėrtimit tė njė vizioni tė zhvilluar dhe pėrparimtar mbi botėn. Nė kėtė kuptim dikotomia nė mendjen e ateistit zhvillohet ndėrmjet dy mėnyrave krejt tė ndryshme tė zhvillimit tė mendimit nė antitezė dhe konflikt tė pashmangshėm nga njėri-tjetri: ndėrmjet shkencės, si promotor i zhvillimit tė njė vizioni realist dhe pėrparimtar mbi botėn, dhe besimit tek Zoti si njė barrierė ngurtėsuese qė pengon zhvillimin e mendimit, pėr ta lėnė atė nė prapambetje stopuese. Nė kėtė kuptim, ateisti, i cili bazohet nė shkencė, ndjen se pėrfaqėson pjesėn mė tė zhvilluar tė shoqėrisė, e cila ka eskluzivitetin pėr tė pėrfaqėsuar mendimin shkencor, tė vetmin i cili na thotė tė vėrtetėn, dhe i vetmi i cili mund tė jetė i aftė pėr tė zhvilluar shoqėrinė dhe pėr ta bėrė atė tė ecė pėrpara. Ndėrkohė qė, sipas ateistit, besimtari pėrfaqėson reminishenca tė kohėve tė errėta tė historisė, tė cilat pengojnė mendimin tė zhvillohet duke e mbajtur atė tė lidhur pas formave primitive tė tė menduarit, tė cilat ia presin hovin ēdo ideje tė re pėrparimtare. Nė kėtė mėnyrė, tek njė pjesė e madhe e njerėzve sot, ėshtė zhvilluar ideja e njė konflikti midis fesė dhe shkencės, tė cilat shihen si dy burime krejt tė ndryshme tė njohjes, tė cilat kundėrshtojnė definitivisht njėra-tjetrėn. Nė kėtė mėnyrė, duke iu referuar librit tė Artan Fugės, “Shtigje drejt rrugės sė Gjarpėrit”, mund tė thuhet se mendimi ateist, nė kėtė rast i pėrket njė varianti bipolar homogjen tė mendimit, ku poli i kundėrt ėshtė krejtėsisht i asgjėsuar. Pra o njėri, o tjetri. Tė dyja nuk munden. Ose shkenca, ose feja duhet tė jetė e vėrtetė dhe burim i ndėrtimit tė dijes. Natyrisht, kėtu kemi tė bėjmė me njė stereotipizim tė sferės sė mendimit ku logjika bardhė e zi skematizon gjykimet duke krijuar dy pole ku njėri i pėrket krejtėsisht pozitives, kurse tjetri negatives.


Cili ėshtė thelbi i problemit?


Natyrisht, si gjithmonė nė raste tė tilla, shkaku i njė polariteti dhe gjykimi tė tillė pėrjashtues vjen prej mosnjohjes, apo njohjes sė skematizuar, njohjes sė kushtėzuar nga paragjykimet.


Ajo qė vlen tė kuptohet nė njė debat midis njė teisti dhe njė ateisti ėshtė fakti qė (edhe sikur ta marrim besimin si e kundėrta e shkencės), tė dyja janė besime. Pra, ateizmi nuk ka tė bėjė mė tepėr me mendimin shkencor sesa teizmi.


Teisti beson nė ekzistencėn e Zotit, kurse ateisti beson nė mosekzistencėn e tij. Nė kėtė kuptim ateizmi ėshtė besim nė kuptimin e plotė tė fjalės. Mosbesimi ėshtė tėrėsisht besim. Besim nė mosekzistencėn e Zotit dhe fakti qė ėshtė njė besim me ngarkesė negative, duke u nisur nga njė mohim nuk e bėn atė mė pak besim sesa pranimi i Zotit. Nė vetvete mohimi ėshtė po aq njė pohim, pohim i kundėrt me njė pohim tjetėr tė mėparshėm tė nėnkuptuar.


Pra, nė njė plan fillestar, nė start tė mendimit, si teizmi si ateizmi janė besime, tė cilat marrin peshėn e tyre tė vėrtetėsisė nga mėnyra e tė arsyetuarit, nga vlera e argumenteve qė sjellin. Nė kėtė kontekst, ėshtė e pakuptimtė tė vendosėsh domosdoshmėrish njė kontradiktė midis fesė dhe shkencės, midis besimit dhe mendimit shkencor, pasi po e njėjta kontradikte i bie tė jetė edhe pėr ateizmin, mosbesimin. Kjo vjen pasi edhe ateizmi ėshtė bazuar mbi njė besim, besimin nė mosekzistencėn e Zotit. Nė kėtė mėnyrė, kur ateisti flet pėr kundėrshtimin ndėrmjet besimit dhe shkencės, duke u rrekur tė fitojė ekskluzivitetin dhe mbrojtjen prej shkencės, duhet tė kuptoje se edhe vetė ateizmi qėndron nė tė njėjtat pozita pėrballė mendimit shkencor.






Problemi nė thelb qėndron nė faktin qė ateisti ngatėrron besimin me shkencėn. Realisht besimi i pėrket njė tjetėr rrafshi tė mendimit, ndėrsa shkenca njė tjetri dhe nuk kanė pėrse tė konfliktohen. Nė njė kohe qė shkenca interesohet vetėm pėr fenomenet e prekshme fizike, materiale, te cilat janė tė testueshme dhe tė matshme, besimi i pėrket njė rrafshi metafizik, pėrtej botės sė materies. Pra, nė kėtė kuptim ėshtė non sens tė krahasosh dy gjėra tė cilat kanė rrafshe tė ndryshme tė shqyrtimit.


Nė librin e tij "Shkaqet e animit nga materializmi", Murteza Muntahari shprehet shumė bukur lidhur me ngatėrrimit qė njė pjesė e konsiderueshme e mendimit perėndimor ateist i bėn fesė. Sipas tyre, besimi tek Zoti ka shėrbyer si objekt pėr tė shpjeguar gjithēka qė ka qenė e pashpjegueshme nė natyrė. P.sh. nė qoftė se bie shi, besimtarėt e shikonin kėtė si vepėr e Zotit. Ėshtė Zoti qė sjell shiun. Por, sipas ateistėve tė tillė, me zbulimin se shiu vjen nga kondensimi i avujve, atėherė ne filluam tė kuptojmė se shiu nuk ardhka prej Zotit, por paska njė shkak fizik, njė ligjėsi fizike qė e ka sjellė. Nė kėtė mėnyrė, sipas kėtij botėkuptimi, feja, besimi tek Zoti shtyhet gjithmonė e mė larg, sa herė qė njerėzit fillojnė tė kuptojnė gjithmonė e mė shumė shkaqet “e vėrteta” tė dukurive natyrore.


E tėrė kjo, sipas Mutaharit ėshtė njė gabim serioz, i cili vjen prej keqkuptimit tė fesė. Realisht njė besimtar, beson vėrtetė qė shiu vjen prej Zotit, por kjo nuk do tė thotė se ai beson se nuk ka shkaqe natyrore tė cilat e kanė sjellė shiun. Pra, vėrtetė shiu vjen prej kondensimit tė avujve, por njė besimtar, shikon pėrtej kėtyre shkaqeve natyrore. Pra Zoti ėshtė krijues i shiut, i avujve dhe i kondensimit si fenomen natyror, dhe Ai pėrdor kondensimin pėr tė sjellė shiun. Nė kėtė mėnyrė, teistėt besojnė se Zoti ėshtė krijues i fenomeneve natyrore, por edhe i shkaqeve natyrore qė i sjellin kėto fenomene. Zoti ėshtė krijues edhe i ligjėsisė e cila drejton natyrėn. Pra, besimtari nuk zhgėnjehet aspak kur zbulohet shkaku natyror qė sjell shiun. Pėrkundrazi, mrekullohet mė tepėr me kėtė zbulim, duke kuptuar fuqinė e Krijuesit. Besimtari nuk ka dyshuar kurrė qė ka njė shkak natyror pėr shiun, por nuk ka dyshuar aspak edhe pėr faktin qė krijuesi i shiut si dhe i shkakut tė tij ėshtė gjithmonė Ai, Zoti.





Mendimi pėr kontradiktėn midis besimit dhe shkencės, ėshtė njė dukuri e vonė, e cila zė fill qė me iluminizmin dhe humanizmin nė fillimin e kohėve moderne nė perėndim. Por Ogyst Konti ka qenė njė prej mendimtarėve tė cilėt e kanė formuluar nė teori vendin e fesė pėrballė shkencės nė evoluimin e mendimit njerėzor. Sipas Kontit, mendimi ka kaluar nėpėr tre faza kryesore nė historinė e njerėzimit. Faza e parė ėshtė ajo teologjike, faza e dytė ėshtė ajo metafizike, ndėrsa faza e tretė ėshtė ajo pozitive apo shkencore. Sipas Kontit, faza pozitive ėshtė maja e evoluimit tė mendimit tė njeriut, ndėrkohė qė faza teologjike ėshtė niveli mė primitiv i saj. Konti e ndante fazėn teologjike nė tre stade: fetishizmi, politeizmi dhe monoteizmi, ku ky i fundit ishte stadi mė i zhvilluar i fazės teologjike. Sipas Kontit, me kapėrcimin e mendimit teologjik dhe metafizik bota ka arritur sot nė njė stad, ku mendimi pozitiv, ėshtė arbitri i vetėm i cili ndan tė vėrtetėn nga e kota dhe ėshtė pikėrisht mendimi shkencor mbi tė cilin duhet tė ndėrtohet e gjithė jeta e njeriut. Pikėrisht, duke u mbėshtetur mbi mendimin e shkencave tė natyrės si dhe shkencave ekzakte, Konti mendonte se nėn shembullin e tyre do tė mund tė themeloheshin edhe njė sėrė shkencash tė cilat tė merreshin me studimin e njeriut dhe shoqėrisė. Lidhur me kėtė, Konti u bė themeluesi i sociologjisė dhe shkencave sociale, ku u pėrpoq tė ngrinte njė sociologji, tė mbėshtetur mbi metodologjinė e shkencave natyrore. Mendimi i Kontit u bė njė bazė e fuqishme ideore pėr ngritjen e njė miti tė ri i cili do tė zėvendėsonte Zotin si themel i dijes njerėzore, si standard pėr pėrcaktimin e gjithēkaje, apo edhe si referencė pėr pėrcaktimin e vlerave, normave apo modeleve shoqėrore.


Nė fakt, realisht mendimi i Kontit pėr triumfin e mendimit shkencor, si shkalla mė e lartė e evolucionit tė mendimit tė qenies njerėzore, nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė besim, i cili ėshtė krejtėsisht jo shkencor. Kjo teori ėshtė shumė joshkencore. Ajo ėshtė thuajse krejtėsisht hipotetike. Pėr tė qenė korrekt shkencėrisht, dhe pėr ta quajtur njė teori, tė vėrtetė apo tė qėndrueshme, duhet qė ajo tė jetė e mbrojtur mjaft mirė me argumente shkencore, tė cilat duhet tė ēojnė nė prova tė pakundėrshtueshme shkencore. Pėr sa kohė qė kėto prova mungojnė, pėr sa kohė qė teoria ėshtė hipotetike, mendimi nuk ėshtė i vėrtetueshėm shkencėrisht dhe teoria mbetet njė hipotezė, prodhim i besimit tė autorit mbi mėnyrėn e zhvillimit tė mendimit njerėzor.


Realisht e kundėrta ėshtė mė pranė mendimit shkencor. Realiteti ka treguar qė historia njerėzore nuk ka qenė gjithmonė evolutive dhe se stadet e zhvillimit tė mendimit nuk janė zhvilluar nė mėnyrė evolutive. Pėrkundrazi, diku ka pasur njė hop, diku njė kthim prapa, diku njė mbetje nė vend etj. Nga ana tjetėr, monoteizmi, si shkalla mė e lartė nė stadin teologjik, ka ekzistuar kudo dhe nėpėr tė gjitha etapat e historisė dhe pėrveē kėsaj, nuk ka asnjė provė qė monoteizmi tė ketė rrjedhur nga politeizmi apo edhe fetishizmi, sipas pėrcaktimeve tė Kontit. Pėrkundrazi, ka mė mijėra prova qė politeizmi ka rrjedhur pėrherė nga monoteizmi dhe se besimi i njeriut ka tendencėn tė prishet apo tė ndotet me idhujtari pas pastėrtisė sė monoteizmit. Pėrveē kėsaj, Konti nuk arrin tė kuptojė qė njeriu operon nė disa sfera tė mendimit dhe rrjedhimisht mendimi shkencor, pėr sa kohė qė i pėrket njė sfere tė caktuar, nuk zėvendėson dot formėn e mendimit qė i pėrket sferave tė tjera. Kėshtu p.sh. metafizika operon nė njė rrafsh tė ndryshėm me shkencėn dhe nuk ka pėrse mendimi shkencor tė zėvendėsojė apo asgjėsojė mendimin metafizik, pėr sa kohė qė shkenca nuk merret me metafizikė. Problemi i Kontit ėshtė se e ka thjeshtėsuar sė tepėrmi qenien njerėzore, duke e krasitur nga tė gjitha dimensionet e tij tej fizike. Kėshtu dėshira e tij pėr ta programuar njeriun duke u rrekur tė ndėrtojė inxhinierinė sociologjike sipas parametrave tė shkencave natyrore rezultoi e dėshtuar, ashtu siē rezultuan tė dėshtuara tė gjitha utopitė pasardhėse qė tentuan nė mėnyrė kuazi pozitiviste apo historiciste tė ndėrtonin njė shoqėri tė re, mbi botėkuptime tė gjymtuara pėr qenien njerėzore.






Duhet kuptuar se e gjithė ajo pjesė e mendimit perėndimor e cila, pėrgjithėsisht ka zhvilluar njėfarė largimi prej fesė dhe prej Zotit, ka rrjedhur si pasojė e zhvillimeve tė caktuara historike tė perėndimit nė marrėdhėniet e tij me kishėn. Pikėrisht prej kėtej, perėndimi doli nga errėsira mesjetare me njėfarė pėrbuzje ndaj fesė, duke kujtuar se po fillon tė ndėrtojė njė epokė tė re, larg Zotit si dhe larg kushtėzimeve teologjike qė pengojnė zhvillimin e mendimit si dhe tė ndėrtimit tė jetės. Pikėrisht nė kėtė kėndvėshtrim duhen kuptuar edhe materializmi, ateizmi, marksizmi, iluminizmi, humanizmi, pozitivizmi, sekpticizmi, utilitarizmi, pragmatizmi, ekzistencializmi etj. Duhet kuptuar qė shkenca u bė Zoti i ri i njerėzimit, nė epokėn moderne dhe Zoti u konsiderua nė njė masė tė madhe si antiteza e shkencės. Nė kėtė kuptim mund tė thuhet se shkenca u bė Zoti i ri i ateisteve, ndėrsa feja, djalli i tyre. Sipas njė pjese tė madhe tė njerėzve tė epokės moderne, shkenca ishte ajo qė rivalizoi fuqishėm fenė dhe e hodhi atė pėrfundimisht knock out. “Vdekja e Zotit” e formuluar sipas Niēes, solli nė mendimin modern lindjen e njė zoti tė ri, i cili do tė drejtonte njerėzimin drejt progresit. Progresi u bė feja e re e botės moderne, ku shkenca ishte Zoti i ri i plotfuqishėm. Kjo ishte ėndrra e re e iluminizmit. Ėndrra e cila synonte tė sillte njė botė tė re, tė udhėhequr nga arsyeja njerėzore, e cila do tė shmangte tė gjitha problemet nė botė.


Por realiteti i sotėm shoqėror, problemet me sigurinė globale, problemet me modernitetin etj. janė dėshmi tė faktit qė ėndrra iluministe pėr ndėrtimin e njė bote krejtėsisht racionale ishte utopike. Kjo vjen pasi njeriu nuk ėshtė vetėm qenie racionale, por ka edhe njė sėrė dimensionesh tė cilat kėrkojnė vėmendje dhe plotėsim. Epoka e arsyes nuk solli dot sigurinė, paqen e ėndėrruar dhe as zgjidhjen e problemeve. Madje pėrkundrazi, ajo hapi shumė mė tepėr probleme se ē’kishte parė njerėzimi nė kohėt e mėparshme. Nė kėtė mėnyrė, besimi tek Zoti i ri u lėkund, u trondit nga njė sėrė ngjarjesh dhe fenomenesh qė solli shekulli XX.






Gjithsesi, sot vėrehet se edhe shumė myslimanė kanė rėnė pre e kėtij mitifikimi tė shkencės, pre e njė “idolatrie” tė tillė krejtėsisht moderniste. Tendencat pėr tė argumentuar fenė nėpėrmjet zbulimeve shkencore, tendencat pėr tė pohuar me forcė se myslimanėt e hershėm janė marrė me shkencė, se Islami dhe shkenca ecin pėrkrah njėri-tjetrit apo edhe tendenca pėr tė predikuar vėrtetėsinė e Islamit me anė tė “mrekullive shkencore kuranore”, janė fenomene mjaft tė pėrhapura nė mesin e myslimanėve, tė cilat tė lėnė tė kuptosh njėfarė nėnshtrimi ndaj pakundėrshtueshmėrisė sė kėtij zoti tė ri tė kohėve moderne, shkencės.


Duhet tė kuptojmė qė shkenca ėshtė njė formė e caktuar e mendimit, e cila pėrpiqet tė na japė shpjegime pėr fenomenet natyrore, si dhe pėr tė gjitha fenomenet tė cilat janė objekt i hulumtimit tė saj. Shkenca nuk mund dhe nuk ka pėrse tė merret me fenė apo besimin tek Zoti. Kjo pasi nuk ėshtė objekt i hulumtimit tė saj. Shkenca na jep disa tė dhėna pėr fenomene tė matshme empirikisht dhe pakundėrshtueshmėria e saj mbetet tek ato fakte apo fenomene natyrore pėr tė cilat ka prova tė pakundėrshtueshme. Spekulimet logjike pastaj, qė bėn njė mendimtar apo njė tjetėr duke shfrytėzuar tė dhėna shkencore nė funksion tė ideve tė ndryshme, janė njė gjė tjetėr, e cila nuk i pėrket fakteve shkencore. Pėr tė qenė shkencėrisht korrekt, duhet ndarė fakti, shkencor nga rrjedhime logjike tė tij, apo nga pėrfundime filozofike tė ngritura mbi kėto fakte. Fakti mund tė jetė shkencor, po jo domosdoshmėrish pėrfundimet apo spekulimet e ngritura mbi tė. Po kėshtu duhet ndarė teoria shkencore, nga faktet shkencore. Teoria ėshtė teori dhe nuk mund tė merret si definitivisht e vėrtetė, ndėrkohė qė shumė njerėz bazohen mbi teori shkencore pėr tė shprehur njė qėndrim definitiv duke tentuar pėr t’ia mbyllur gojėn tjetrit: “E ka thėnė shkenca”. Tė gjitha kėto janė jo shkencore dhe nuk ka pėrse tė merren si ligj definitiv thjeshtė pėr faktin se ato lidhen me tė dhėna tė caktuara shkencore. Pikėrisht pre e kėsaj bien shpesh edhe myslimanėt kur duan t’i japin legjitimitet fesė sė tyre nėpėrmjet shkencės. Shpesh ndeshim nė myslimanė tė cilat argumentojnė vėrtetėsinė e Kuranit mbi teori shkencore, pa kuptuar qė njė teori mbetet hipotetike, pa u vėrtetuar tėrėsisht nga faktet. Sigurisht, e kuptojmė dėshirėn e tyre tė mirė si dhe qėllimin, por duke mos qenė tė qartė lidhur me ndėrtimin e mendimit, shpesh argumentet mbeten nė sfera krejt naive. Ndėrkohė qė feja e Zotit ka qenė e fuqishme mė shumė nė kohėt kur nuk ishin kėto argumente shkencore qė janė sot.


Ajo qė duhet thėnė nė pėrfundim tė kėtij shkrimi ėshtė se pėrpjekjet tona si myslimanė duhet tė orientohen nė drejtim tė ndėrgjegjėsimit tė problemeve tė sotme, pėr t’i orientuar njerėzit drejt njė botėkuptimi mė pranė Islamit dhe tė vėrtetės, dhe nuk kemi pėrse tė argumentojmė fenė tonė me “zotėrat” e tė tjerėve. Pikėrisht, shpalosja e vlerave tė vėrteta kozmologjike dhe spirituale tė Islamit janė shumė herė mė tė frytshme se ngecja pas disa tė dhėnave tė diskutueshme me pėrmbajtje shkencore, tė cilat mė shumė se argumentojnė pėrhapin hutim dhe ngatėrresa tek tė tjerėt. Pikėrisht bota e sotme po fillon tė kuptojė qė pėrtej nevojave fizike ka njė mori nevojash tė tjera qė nuk ia siguron dot shkenca apo teknologjia. Unė besoj se Islami ka shumė pėr tė ofruar lidhur me kėto nevoja, dhe njerėzit kanė shumė se ē’tė pėrfitojnė nė kėtė drejtim, ndaj dhe besoj se kėtu duhet tė pėrqendrohet mė tepėr puna e myslimanėve

E. Martiri


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.