Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « E parė ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Pushimet e Veres (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18746)


Postuar nga robert datė 18 Gusht 2015 - 19:34:

Mi. 12. 8. 2015

Si i njoha shqiptarėt

Tė besosh se njė njujorkez si puna ime do tė interesohej pėr vėnde dhe popuj, kjo ka pak gjasa tė ndodhė. Mirpo ja qė komshillėku me njė emigrant shqiptar tė panjohur, Xhoin ndihmės-infermier e njėkohėsisht edhe student nė mjeksi, si dhe ai rasti i javėve tė fundit nėpėr televizione tė ndryshme, t‘ atij yllit tė seksit kėtu nė Amerikė, Xhimit simpatik me trupin e bukur, i thirrur ndryshe fiku i talentuar albanez, mė tėrhoqėn vėmėndjen pėr kėtė mini-land tė panjohur europian.
-Natyrėn e kemi tė bukur! –mė lėshoi thatė komshiu im i ri shqiptar, Xhoi, teksa po i shfaqja interesimin tim pėr vendin e tij tė vogėl, matanė Atlantikut.
-E di, -ia ktheva i gjallė, -e kam parė pak nė internet. Por dua ta njoh kėtė vend edhe mė nga afėr. Jam kureshtar ti njoh njerėzit atje! Tė shoh si sillen, ē’bėjnė, ē’temperament kanė … E ta shoh si e bėjnė rakinė!.. –ia tunda me tė qeshur gotėn qė Xhoi mė kish vėnė pėrpara; e dija po nga Xhoi se pija e tyre tradicionale quhej raki.
-Pas dy muajsh unė nisem pėr nė Shqipėri, –ma lehtėsoi bisedėn e mėtejshme Xhoi. Kėtė rast unė nuk mund ta humbja. Vetėm se… ah po u kujtova nga njė bisedė e mėparme me Xhoin, ai do tė kishte pak kohė pėr mua, pasi do tė interesohej atje nė vendin e tij pėr nja dy punime tė tij shkencore nė lidhje me kancerin, tė cilat pėr shkak tė anglishtes sė tij tė akoma tė ēalė i kish botuar vetėm nė shqip.
-As mos e vrit mėndjen! –ia ktheva. –Ti shiko punėt e tua dhe unė do tė tė ngjitem nga mbrapa si manar, kėshtu tė njoh sado pak shqiptarėt.
Pas dy muajsh shkela pėr herė tė parė kėtė vend tė panjohur, me kureshtje tė ndezur pėr kėtė popull po ashtu tė panjohur. Menjėherė mė tėrhoqi vėmėndjen qysh nė aeroport njė fytyrė e njohur, ajo e seksit simbol nė Amerikė, atij Xhimit feminist. Nja dy gazeta lajmėronin pėr ardhjen e tij nė Shqipėri.
-Shiko! –i rash me brryl mikut tim, duke i treguar shqiptarin famoz. Mirpo komshiu im vetėm sa mblodhi buzėt. E dija se njė famozitet i tillė nuk i shkonte apasionantit tė mjeksisė. –Mos u bėj xheloz, –e ngacmova mė tej mikun tim shqiptar, –fati pėrkėdhel disa mė shumė e disa mė pak!
-Fatin e pėrbėjnė mė sė shumti njerzit! –ma ktheu lakonisht, kėshtu tė tregonte mosaprovimin me gjykimin tim. Unė nuk e zgjata, sepse kuptohej, isha aty pėr tė njohur pikėrisht kėta njerėz, dhe jo fatet qiellore.
Kėshtu nisa tė njihja nga afėr pak e nga pak njerėz tė ndryshėm, duke mos e ndarė njė fjalor tė vogėl, po kėshtu edhe vendin nga mė shėtiste miku im. Brenda njė jave pashė thuajse tė gjithė vendin e shqiponjave, siē edhe quhej ky vend, ndonėse nuk pashė gjėkundi njė shqiponjė. Por nė vend tė shqiponjės sė vėrtetė, shihja herė-herė njė mani mediatike pėr tė bėrė me duar para gjoksit njė shqiponjė simbolike. Edhe ai fiku i talentuar albanez e bėnte sa herė kėtė veprim simbolik nėpėr studiot televizive shqiptare, ku e thėrrisnin gati pėr ēdo mbrėmje.
Ndėrkohė po kuptoja se si kėta europianė orientalė i vinin mė shumė rėndėsi shfaqjes sė jashtėme se sa thelbit tė gjėrave. Mė vriteshin sytė tek shihja se si e kishin prishur natyrėn e bukur tė vendit tė tyre. Edhe ai gėzim i pėrfolur nga ndonjė gazetar perėndimor, nuk dallohej nė fytyrat e takuara. Mė sė shumti mbizotėronte njė zymti apatike e papėrcaktuar qartė.
–Tani mua mė duhet tė interesohem pėr punimet e mia, –mė sqaroi Xhoi nė mbyllje tė shėtitjes njė-javore.
-Mirė, -ia ktheva i pashqetėsuar, -mua sėrish nga mbrapa mė ke!
Kėsaj radhe odiseja e udhėtimit u pėrmblodh nėpėr zyra dhe institucione; mė saktė, nė njė vakum tė pahasur ndonjėherė. Duke qėndruar jo larg mikut tė tim, shihja dhe kuptoja ngecjen e pėrpjekjeve tė tij pėr tė bėrė tė njohur ato dije tė reja shkencore, qė i kish pėrcjellė nė ato dy libra tė botuar. I shkreti Xhoi, nisa tė mendoj, don tė bėj mė tej tė njohura punimet e tij mbi kancerin nė njė vend tė kancerozur nga indiferenca ndaj librit dhe shkencės! Kudo e prisnin pa ndonjė interes dhe e pėrcillnin me njė keqardhje tė shtirur. Shpesh i thonin se personat adapt pėr problemin e tij nuk gjindeshin nė godinė, apo se i duhej tė paguante pėr reklamė mbi punimet e tij. Edhe kur pėrpiqej qė ti falte ato dy libra tė botuar pėr shkollat apo ndonjė institucion spitalor, pėrballej me njė mosdije tė pashembullt. Bėj njė kėrkesė me shkrim, i thonin herė-herė! I shkreti Xhoi, duhej tė bėnte kėrkesė me shkrim pėr falje librash. E ku?! Nė institucione qė nuk kishin njė adresė apo kartvizitė!..
-Ky fat ėshtė i njėjtė edhe pėr shumė autorė tė tjerė si puna ime, -pėrpiqej tė mė sqaronte Xhoi.
Edhe unė qė fare pak kuptoja nga shqipja e tij, dalloja ashiqari atė indiferencė tė pashėmbėllt tė kėtij populli ndaj dijes dhe shkencės. E biles, kjo ishte gjysma e tė keqes. Kėsaj i pėrngjitej njė makutėri e pashėmbėllt nė zhvatjen e parasė ndaj ēdo njeriu qė vinte nga jashtė. Ē’dreqin e duan qė e mbledhin me kaq pasion paranė, nisa tė pyes veten. Nuk ėshtė se ngrenė as fabrika apo punishte pėr prodhimtari tė ndryshme! Jo-jo, ky popull, pasi e kish dhjerė vendin e tij, mblidhte para pėr tė bėrė pushime nė vende tė tjera! Nganjėra anė luante me njė lloj patrotizmi tė rremė, si e si tė ftonte nė vendin e tyre emigrantėt e ikur shqiptarė, e nga ana tjetėr, me tė mbledhur ato para qė linin tė ikurit e pėrmalluar, ia mbathte pėr pushime nėpėr vende tė tjera me ato parat ė mbledhura. Ē’popull i ēuditshėm, nisa tė vras mėndjen. Popull manjiak t’ia fusė vetvetes deri nė palcė, e ta prishė vendin pa as edhe njė kokēarje.
Nė ikje na shoqėroi sėrish fotoja e seksit simbol, atij fikut tė talentuar albanez, i cili po ashtu po largohej nga atdheu i tij i dashur, -siē deklaronte. Media shqiptare e shoqėronte gjithė bujė kėtė eveniment. E pse jo! –mendova, -edhe ajo ėshtė pjesė e kėtij vakumi shpirtėror qė po kalonte ky vend dhe ky popull.
-A e di se ne i kemi emrat e njėjtė!? –mė foli miku im Xhoi tek hypėm nė avion, duke mė treguar fotografinė e fikut tė talentuar albanez nė gazetėn qė mbante pėrpara. Jo, i tunda kokėn. Ndėrsa ai vazhdoi: -Gėzim e quajnė edhe kėtė, Gėzim edhe mua…
-Gėzim i shtirur shqiptar! –lėshova lakonisht, duke bėrė mikun tim tė vinte buzėn nė gaz. Pas pak avioni u ngrit drejt qiellit.


  Gjithsej 78 faqe: « E parė ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.