Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « E parė ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Pushimet e Veres (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18746)


Postuar nga robert datė 18 Gusht 2015 - 19:35:

So. 16. 8. 2015

Nyja gordiane –Albania

Pas kėsaj vizite tre javore qė bėra nė vendin e shqiponjave (tė hipotetizuara), nuk dija si ta zbusja atė pėrmbledhje ndjesish qė mė kaplluan pėr kėtė vend. Nė tė gjitha rrugėzat e hapura tė qėnies time pėr derdhjen e ēdo justifikimi ēlirues, kujtimi pėrmallues, ndjesie dashurore, ndjenje mirėsie, shprese tė kolpuar, mendimi buzėqeshės, dallimi tė diēkaje tė bukur e tė mirė qė ta ngroh zemrėn, nuk kish mė tepėr se njė lėmsh tė koklavitur, i cili mund tė presupozonte simbolikisht kėtė vend ku kam lindur dhe jam rritur. Mė tepėr se kaq nuk mund tė jepte dashuria pėr vendin, kujtimet pėr njerzit dhe gjithshka e bukur qė kemi kaluar dhe kalojmė nė Albani.
Ky vend pėrgjumej midis perėndimit dhe lindjes. Flirtohej hapur me oksidentin dhe kurvėrohej fshehurazi me orientin. As njėrėn e as tjetrėn nuk dinte ti bėnte qartė dhe me zemėr.
Lėre qė dhe zemrėn dukej se e mbante me gjak tė huaj. Merrte para me kredi nga perėndimi, dhe e shitur ishte mė sė shumti nė Azinė e Vogėl. Bėnte sikur luftonte tė hynte nė EU (BE), me njė shtirje aq tė hapur, sa tė jepte tė kuptoje se ishte e interesuar vetėm pėr eurot, por jo pėr ligjet dhe kulturėn europiane.
Ēdo cent dhe euro qė hynte nga perėndimi shkonte mė sė shumti pėr shpenzime qeveritare dhe shtetėrore, si dhe pėr infrastrukturė (rrugėt). Disa thėrrime mbeteshin nga kėto para edhe pėr shpenzime tė organizatave gjysėm-qeveritare dhe gjysėm-shtetėrore, si dhe pėr tė ashtuquajtura shoqata tė ndryshme me njerėz tė afėrt me ata shtetėrorė. Ndėrsa pėr kėrkime shkencore dhe prodhimtarie nė industri apo bujqėsi, nuk shkonte as edhe njė cent.
Nė kėtė gjendje quhet fat i madh qė nė kėtė vend ndodhen disa investitorė tė huaj, tė cilėt kanė punėsuar disa dhjetra-mijra njerėz, duke i siguruar (teorikisht tė paktėn) nga ana shėndetsore dhe pensionare. Qershinė e tortės nė kėtė punėsim e zotėronin firmat turke, tė cilat zotėrojnė degė mjaft tė rėndėsishme, si telekomunikacioni, miniera dhe metarlugjiku, mjaft banka, dhe dhjetra ndėrmarrje tė tjera mė tė vogla; kėshtu ato punėsonin jo vetėm disa mijra (e ndoshta dhjetra mijra) punėtorė shqiptarė, por edhe disa qindra (ndoshta disa mijra) punėtorė tė ardhur nga Turqia. Firmat e vendeve perėndimore nuk ishin ambientuar akoma me sistemin oriental tė dhėnies sė parave nėn dorė, -po tė mos llogarisim njė pjesė tė firmave italiane dhe greke- ndaj dhe kėto firma europiane nuk kanė bėrė akoma kėmbė nė kėtė vend.
Meritėn kryesore nė kėtė drejtim lindor-mesjetar e mbanin pak emra, ai i Sal Berishės, Fatos Nanos, Edi Ramės dhe Lul Bashės, -ndonėse ky i fundit akoma nuk ka patur fatin ta shpalosi hapur orientalizmin e tij, e tua kalojė tre tė parėve. Nėpėrmjet kėtyre bėnė vend nė kėtė vend jo vetėm milionat e dollarve nga vende jug-lindore aziatike e myslimane, bėn vend jo vetėm rrymat fetare fanatike qė pengojnė ligjin dhe transparencėn juridike nė ēdo aktivitet juridik, biznesi, etj, bėn vend jo vetėm format mesjetare tė rryshfetit dhe mungesės sė konkurrencės sė lirė, bėn vend jo vetėm metoda servilizmi, kamufllimi dhe shantazhi, bėn vend e pa vend jo vetėm ndėrtesa pa sisteme urbanistike dhe pėrshtatje me ndėrtesat pėrreth, (si dy kullat e zeza nė bulevardin e madh, hoteli Sheraton nė krah tė Universitetit, kisha ortodokse ngjitur me ministrinė e mbrojtjes, etj.), bėn vend edhe dhjetra ndėrtesa tė tjera me (?) investitorė shqiptarė, qė janė jashtė ēdo standarti urbanistik dhe arkitekturor me ndėrtesat pėrreth, me pamjen e Tiranės dhe sistemin sizmik tė kėtij qyteti, (dy tė tilla tipike janė akoma pa pėrfunduar pranė qendrės), bėn vend nė kėtė vėnd edhe qindra kulte fetare, a thua se ky popull dallon pėr fetarizėm ekstrem, si shumė popuj arabė, bėri vend edhe izolimi i bustit tė Skėndėrbeut nga otomanėt e rinj me nė krye Lul Bashėn, e ēfarė tjetėr negative nuk bėri vend nė kėtė vend, sa nė njė intervistė tė njė gazetareje para pak vjetėsh me qytetarėt e Tiranės, se si mund tė ndreqej Tirana me njė urbanistikė tė rregullt, pėrgjigjet ishin aq ēoroditse, sa nuk jepej zgjidhje, po tė pėrjashtojmė vetėm pėrgjigjen fataliste tė njė qytetari, i cili tha se njė shkatėrrim i gjithshkaje mund tė bėj qė tė nisė ēdo gjė sėrish nga e para dhe me sistem.
Ndaj dhe unė, duke ardhur ēdo dy-tre vjet nė vendin ku kam lindur dhe jetuar 26 e ½ vjet, duke u ndier pėrherė e mė tepėr si i huaj nė vendin ku kam lindur dhe jetuar rresht 26 e ½ vjet, duke e parė pėrherė e mė tepėr tė transformuar pėr keq vendin ku kam lindur dhe jetuar 26 e ½ vjet, pėrpiqem tė largoj tė gjithė pezmin dhe helmin e mbledhur nė shpirt, pėrpiqem tė derdh ndonjė kujtim dhe ndodhi tė bukur tė kėtyre vizitave jo aq tė shpeshta, ndaj dhe nuk lėshoj mallkim e as fjalė tė kėqia pėr kėtė vend dhe popull. Por me gjithė kėtė mirėsi dhe dashuri tė shterur, nuk mundem ta krahasoj kėtė vend mė shumė se sa me njė lėmsh tė ngatėrruar, i cili jo vetėm nuk duket se ka zgjidhje, por ka lidhur pazgjidhshmėrisht edhe ēdo qėnie njerėzore aty. Nuk bėhet mė fjalė pėr zgjidhjen e kėsaj nyje gordiane, sepse ajo nuk mund tė ēzgjidhet mė, ashtu siē ėshtė lidhur dhe na ka lidhur. Por bėhet fjalė vetėm pėr dy alternativa tė kundėrta, ose 1 tė pranohet dhe tė ambientohemi me kėtė kandaharizėm oriental, ose 2 tė marrim njė shpatė e ta presim me forcėn e krahut dhe tė shpirtit kėtė nyje orientale gordiane.
Pėrndryshe nuk do tė njohim mė njėri-tjetrin, nuk do tė njohim mė vetveten, ashtu siē edhe kemi filluar tė mos e njohim mė!


  Gjithsej 78 faqe: « E parė ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.