Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 250 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ismail Kadare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=94)
-- Ismail Kadare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1121)


Postuar nga sarandaebukur datė 21 Qershor 2003 - 06:57:

Unhappy Ismail Kadare.

Dijetari i shquar shqiptar Faik Konica, ne nje rast qe mbeti i pa haruar per te, i drejtojnj lutje Allahut te madh me keto fjale:Ati yne qe i madherushem: jepna fuqi te mbajme gojen mbyllur kur s'kemi gje per te thene, falna durimin te thellojme nje pune perpara se te fillojme te shkruajme mbi te, shpetona nga grackat, nga shtremberimet, nga lajthitjet". Sa do i madh dhe i mencur te jete njeriu, sado i shquar e i respektuar te jete ai , vjen nje dite qe pa u thelluar flet per cart, flet kuturu e behet qesharak para atyre qe e lexojne. Ne librin me titull "Nga njeri dhjetor ne tjetrin",Kadareja pershkruan, nder te tjera, nje bisede te gjate, qe ne shkurtin e vitit 1990 ka zhvilluar ne kolltuket e Komitetit Qendror te Partise se punes, me ish-presidentin komunist, Ramiz Alia.Sic thote Kadarea ne shkrimin e tij, ne biseden midis "dy shokeve komuniste"ai i ka propozuar Alise rihapjen e kishave dhe xhamive, por i ka theksuar atij "se me kalimin e viteve feja e vone islame,e ardhur bashke me otomanet, do te zbehe(se pari ne Shqiperi e me pas ne Kosove)gjersa t"ja lere vendin fese se krishtere. Pra sipas Kadarese, prishja e fese islame do te ishte nje e mire per kombin tone. Nuk eshte per tu cuditur aspak kur deklarata te tilla absurde dalin nga truri dhe pena e Ismail Kadarese.Eshte ai Kadare qe ne dhjetra vepra i ka kenduar Partise Komuniste e diktatorit Hoxha Eshte ai Kadare qe ne poemen"Shqiponjat fluturojne lart" nder te tjera thote:"Prisnin vargmalet dike qe t'u printe-Priste Shqiperia Partine Komuniste".Dhe Ismail Kadareja eshte nga ata burra qe u qendron besnik atyre qe ka shkruar.Zoti ju bekofte.


Postuar nga Ami- datė 21 Qershor 2003 - 07:34:

Ne disa pika jam dakort me ju Saranda ne disa te tjera jo.

Se pari cdo njeri sado i madh te jete ne fushen e tij kur jep mendime per fusha te tjera nuk mund te jete ne te njejtin nivel. Ne shqiperi ka ndodhur shpesh nje fenomen i tille, qe politikanet ngaterroheshoin me artin apo me letersine ne vecanti, qe letraret apo artistet ngaterroheshin me politiken, dhe qe fetaret te japin mendime mbi letersine.

Sa per ate qe i duhet apo nuk i duhet vendit tone islamizmi une mendoj se e kemi paguar jo pak ne shekuj nje harac te madh per fene myslimane. jam dakort qe cdo njeri te kete besimin e vet por mos harrojme qe feja muslimane iu imponua shqiptareve dhe ishte koha e regjimit te saj qe e ndali zhvillimin e shqiperise e cila vazhdon akoma edhe sot ta mbaje mbi supe kete peshe. Mendimet e Kadarese per fene nuk duhet ti cilesojme si mendime kopetente dhe si ligje por si opinione te nje individi te lire. Edhe pse ne njefare menyre i jap te drejte, megjithate besimin fetar nuk mund ta vendose askush tjeter pervec individit.

Ju lutem mos me kuqkuptoni nuk jam kunder muslimanizmit, por jam kunder fese ne pergjithesi sepse Feja eshte kthyer ne nje shtet me vete i cili perfiton privilegje dhe perdoret komlet me qellimin e kundert te asaj per te cilen eshte krijuar.


Postuar nga Tonia datė 21 Qershor 2003 - 11:28:

Arrow

Ne fakt Ami eshte e vertete qe shkrimtaret apo artistet shpesh merren me politike dhe nese e ke vene re kjo eshte nje dukuri qe ndodh zakonisht ne periudha ndryshimesh ne politike.
Kjo ndodh sepse artistet apo shkrimtaret perbejne nje elite ne vetevete qe eshte me e ndjeshme dhe ka me shume prirje per te kuptuar situaten dhe te ndikoje ne evolimin e nje drejtimi te ri. Se sa te afte jane keta te fundit te japin nje mendim kompetent eshte ceshtje tjeter. Kjo nese e mbani mend ndodhi dhe ne Shqiperi pas renies se komunizmit pikerisht per kete arsye. Kete e tregon dhe shembulli i Sarandes per Isamil Kadarene.

Sa per fene ajo behet e rrezikshme nese konkuron me institucionet vendimarrese per pushtet. Pra nese feja eshte pjesmarrese ne politike atehere po qe eshte per tu shqetesuar se ne fund te fundit feja ka per per qellim te merret me teper me anen shpirterore te shoqerise e jo ate pragmatiste.

Ne si shoqeri ne pergjithesi jemi shoqeri ateiste dhe nuk e shoh si sfide futjen e asnje lloj besimi, por historia e tregon qe ne vendet ku islamizmi ka dominuar dhe ndikuar ne politike gjithashtu, eshte verejtur nje prapambetje e theksuar ne shoqeri. Kjo sdo te thote qe besimet e tjera jane me pak radikale dhe absolutiste. Kjo mund te kete qene nje nga arsyet qe Ismail Kadare ka bere kete koment.

Nga ana tjeter nuk mund te gjykohet Kadarea per vepra sloganistike gjate kohes se regjimit komunist ashtu sic nuk mund te gjykohet asnje njeri tjeter ne Shqiperi. Ne vetem mund ti jemi mirenjohes atij per ate qe i solli letersise sone ne kushte kufizuese te tilla, sepse edhe pse mund te duket paradoksale ne nje periudhe terrori e censure te atille ka lindur nje nga gjenite e letersise Shqiptare. Nuk eshte pak te shohesh kur je ne nje vend te huaj njerez qe lexojne Kadarene, ashtu sic me ka ndodhur mua. Fatkeqesisht komunizmi ishte nje periudhe kompromisash dhe sa i ka kushtuar secilit kjo eshte e ditur. Per Kadarene ky ka qene haraci per te paguar qe ti lejohej te krijonte perlat qe kemi ne dore sot.

Gjithe te mirat
Tonia


Postuar nga sarandaebukur datė 21 Qershor 2003 - 19:40:

koha eshte gjykatesi yne i madh.

te pershendes Ami. rastesishte me ka rene ne dore nje kopje letre te derguar cmimit Nobel ne Swedish academy, sa per dijeni une kam jetuar afer te dy familjeve dhe i njoh shume mire dhe ate dite kur jane internuar ne i shikonim nga brimat e deres nga frika e policeveqe nuk kishin te numuruar. Te nderuar zonja dhe zoterinj. QuhemJanulla Rrapi dhe jam nena e nje djali te semure, viktim e torturave te pa reshtura te sistemit shnjerezor komunist, qe mbizoteroi fatin e popullit te mjere. Pas vdekjes se tim shoqi ne vitin 1977 mua me ra bara e rende qe te risja dy femijet e mi , djale e vajze, qe ata te gezonin jete me te bukur. Une isha shume krenare me talentin qe tregoj im bir ne shkollen e muzikes dhe me disa role kryesore filmash. Por paralelisht me ate krenari nene, mua mu perplasen vuajtje dhe dhimbje te medha. Djali im 18 vjecarRenato, ate kohe ra ne dashuri me zonjushen Gresa Kadare, e bija e shkrimtarit te mirenjohur shqiptar Ismail Kadare, icili kur mori vesh urdheroj te bijen qe te mos takohej me me tim bir. Me qe ajo ishte 6 muajshe shtatezane dhe priste me endera e deshira te pa fajeshme per frutin e dashurise se tyre, i jati e detyroj vajzen ta abortonte filizen e barkut te vet, gje qe la shume bashkeqytetar te habitur nga ky akt kriminel i egzekutuar pre njerit nga shkrimtaret qe shihej prej te gjitheve si nje liberal, e sidomos ne ceshtje dashurie.Ne oren 5 te menjezit ne 24 prill 1984, shtepia jone u rethua me mbi 40 police te armatosur e tre xhipsa te mbushur me agjente me tesha civile, e te udhehequr prej vet Ismail Kadarese dhe sigurimit te shtetit dhe ministri Hekuran Isaj per te na in ternuar ne fshatin Kosove te rethit Elbasan. Atje na futen ne nje barake te vogel pa uje pa nevojtore e me cati qe ridhte brenda. Mbas shume kerkesave dhe me urdher te Ramiz Alise u kthyem pa u vonuar policia sekrete nderhyri per te mos e pranuar djalin ne konkurs te institutit te larte te arteve me qenese kishte qene ne internim, hapi dosjen e Renatos me akuzen se gjoja im bir e kish kercenuar me thike dashnoren e tij, sipas se ciles e arrestuan e burgosen, e rahen mizorishte sa me pastaj e mbyllen me detyrim ne psiqiatrikun e Elbasanit.Kur levizjet e para demokratike ne Shqiperi shemben diktaturen gjysem shekullore ne 1990, dhe ku vete Kadareja i frikesuar nga e ardhmja kerkoj azil politik ne France une e cova djalin ne Greqi per kura shendetsore dhe atje kerkuam azil poltik ne SH. B .A. Mjeket ne Amerike qe e moren persiper ceshtjen shendetesore te tij, vune re qe ato demtime te medha psiqiatrike ishin shkaktuar nga goditje te renda ne koke me mjete metalike prej egzekutusve te torturave dhe dozave te elektroshokut. Renatua edhe sot e kesaj dide rri i mbyllur ne nje dhome pa dashur te shohe njeri nga frika e tmerit qe ai ka perjetuar, vetem e vetem se i u pergjegj ndjenjes me fisnike te njeriut, dashurise se paster e te pa fajshme ndaj vajzes se atij dhe per ta demtuar per jete djalin tim krimi i te cilit ishte dashuria.Eshte e kuptushme, ne te njejten kohe, qe zoti Kadare, si cdo kriminel tjeter i njohur i ka mohuar dhe i mohon ter akuzat e nxjera ne pah kohet e fundit, bile dhe nga dosjet e hapura nga ish shefi i sigurimit Zyliftar Ramizi se vete Kadareja ka qene bashkepuntor i vecante ne sherbim te sigurimit. Si do te shpjegohej ndryshe fuqija e tij e pa diskutueshme, kur behej fjale per zhdukje te jeteve njerezore te varura prej vendimit te tij vetiak.Prandaj edhe une po ju drejtohem juve te nderuar zoterinj te vini doren ne zemer, dhe si bije nenash qe jeni dhe per hatri e tyre, qe jane dergjur mbi kryet kur ju ishit ende te mitur, qe ato nena ju ushqyen me gjakun dhe qumshtin, a do tja mohonit kerkesen me te dhimbeshme, qe te nderhyni prane gjithe organeve perkatese boterore, qe krimineli Ismail Kadare ti jepet denimi i merituar per ato serish krime qe ai ka kryer kunder djalit tim te pa fajshem, kunder vajzes se tij te dashuruar, kunder nje femije qe sju dha rasti te dilte si te gjithe ne drite dhe kunder humanizmit ne bote. Kusurin une ja u kam lene ndergjegjes tuaj fisnike por ne se kombi shqiptar do te perfaqesohet nga kriminel te tille, kjo do te thote qe prapambetja jone eshte e justifikuar.Me respekt per ate qe une jam e bindur qe ju do te beni, dhe per dhimbjet e medha te tim biri e te mijat, si nene me pervoja te hidhura, une mbetem qytetare endershme dhe e drejte, pa e ndyre doren me gjakun e te tjereve. Me respekt Janulla Rrapi. New Jork 9 11 96.

Ami si mendoni juve eshte krim. Zoti ju bekofte.Sarandebukur


Postuar nga Ami- datė 22 Qershor 2003 - 00:10:

Saranda!

Une nuk jam aspak simpatizant i komunisteve dhe i kelysheve te tyre. Jam me bindje te djathta dhe Gjyshim im eshte vrare prej tyre ne 1946 sepse ne kohen e Zogut kish qene prefekt ne disa qytete. Nuk po bej biografira te tilla sepse vetem ai qe e ka ndjere ne kurriz ia di peshen. Historia qe ju na treguat me lart eshte vertet e trishtueshme dhe dhimbshme ashtu sic jane te mbushura plot 50 vjet komunizem ne Shqiperi.

Ajo qe une kam dashur te them dhe ne te cilen nuk jam dakort ne postimin tuaj. Eshte se duhet te gjykohet shkrimtari yne i madh per dobesite e veta si njeri.

Si shkrimtar Kadareja i ka te rralle shoket ne bote. Ndersa si njeri eshte po aq i dobet sa kemi qene te gjithe ne ate kohe, qe kenaqeshim me ushqimet e marra me tollon, qe perlasnim duart neper tribuna dhe qe benim moral socialist. Shumica e jone ishin "Lei Fene", kallepe te pregatitura dhe te nenshtruara te Partise. Madje ka pasur nga ata komuniste qe per nje dekorate apo medalje benin nga 2 a me teper norma ne dite dhe benin heroizma neper pune. Keta nuk duhen gjykuar si komuniste apo si budallej. Keta ishin idealiste dhe ishin te bindur qe ajo qe benin ishte ne te miren e Shqiperise. Edhe fshatari qe rrinte tere naten ne debore dhe ndiqte gjurmet e diversantit ishte i bindur se keshtu i ndihmonte vendit te vet. Pra te gjykojme fenomene te tilla do te ishte pa vend.

Nese ne do te mendonim per hakmarrje apo per uljen e nje figure nuk do te benim gje tjeter vecse te benim ata qe bene komunistet 60 vjet me pare. Te jesh demokrat do te thote te mos jesh hakmarres dhe aq me teper mos e paragjykosh njeriun qe ke perballe, aq me teper kur behet fjale per nje kokat me te ndritura te kultures shqiptare.

Nuk me intereson Kadareja si njeri, mua me pelqen vetem Kadareja shkrimtar, ndoshta po ta njihja ne jete do me sbehej imazhi qe une kam per te. Ndaj une dua ta shikoj gjhithmone me kete sy qe e kam pare deri tani qekur isha femije dhe lexoja romanin "Keshtjella" e deri me sot qe lexoj "Jeta, Loja, dhe Vdekja e Lul Mazrekut". Si nje njeri qe ka bashkuar mendimet e shijet e shqiptareve me shume se cdokush tjeter dhe u ka dhene atyre krenari ne mbare boten. Sipas jush shqiptaret do te ndiheshin me krenare duke denuar Kadarene se ka perdorur influencen e tij per te denuar dike?????

Zonje apo Zoteri
Ne sistemin komunist ka shume njerez qe kane qene pergjegjes per vuajtjet e ketij populli dhe askush prej tyre deri tani nuk eshte denuar. Madje as e veja e Hoxhes dhe femijet e tij nuk paragjykohen aq sa u paragjykoka Kadareja. Mos harrojme vitin '97 zoterinj i cili akoma nuk ka fajtore. Ne kete mori kriminelesh, horrash dhe tradhetaresh, do te fusim edhe Kadarene?????????

Une ju jap nje keshille: Lexojini veprat e kadarese dhe u siguroj qe do i harroni ndoshta nje cast hallet e juaja do te futeni ne nje bote qe permban shume emocione brenda saj. Lexojini veprat e tij dhe do ia ndjeni peshen e fjales dhe horizontin. Dhe do ta kuptoni qe do te ishte mekate qe nje fenomen i tille te endej burgjeve apo sallave te gjyqit sepse ne kete rast do te perdhoseshin te vetmet impulse drite qe shqiperia rezaton me droje drejt perendimit.


Postuar nga sarandaebukur datė 22 Qershor 2003 - 03:41:

krimi

I nderuar ose e nderuara Ami.Ju jap nje keshille pergjigju pyetjeve qe ka tema a eshte kriminel Kadareja per ket gje qe ka bere per te cilen qendrojne fakte po te doni jua postoj me dergo nje numur faksi ,se jane shume. ky krim eshte i madh per nje shkrimtar te madh qe e njeh gjithe bota, mos valle kjo leter derguar Akademis [Nobel]. nga e ema e djalit ka influencuar per dhenjen cmimi Nobel per Kadarene??????.Askush nuk ka te drejte sa do i madh te jete te vendos mbi jeten e njerzeve te pafajshem Kadareja e perdor shume bukur penen e tij, por ka ditur me mjeshteri te fshihet pas saj. PO sikur ju e zeme se ishit pjestare e kesaj familje cfar do te benit?????/.Librat e tij i kam lexuar dhe ne emer te kujt ishte desident??Ne emer te atyre qe u vrane bashke me gjyshin tuaj?kujt ryme i perket Kadareja?. Perqendroju te tema.Zoti vonon por nuk haron.Shendet dhe gjith te mirat.


Postuar nga Ami- datė 22 Qershor 2003 - 07:05:

Sarandaebukur

Nuk me pelqen te replikoj kur behet fjale per dhimbje njerezore. Jam plotesisht dakort me ju qe nese do te beja pjese ne ate familje jo vetem qe do e urreja por asgje nuk do te ma mbushte shpirtin. Dhimbja njerezore eshte shume me e forte se arti. Megjithate une thjeshte do te beja ndarjen midis Kadarese njeri dhe Kadarese shkrimtar. Nuk them se ai ka qene disident por edhe ne formen ne te cilen ai ka shkruar mua me pelqen ta lexoj. Kjo nuk do te thote qe une pranoj vendimet apo mendimet e tij si njeri. Madje ne disa raste Kadareja ka qene i lekundshem ne poziten e tij si njeri. Une jam nje prej personave qe ne vitin 1990 jane quajtur publikisht prej Kadarese "jashteqitja e kombit" madje nuk e kam pranuar as braktisjen qe ai i beri Shqiperise ne momentin me te veshtire. Pra nuk e ve ne dyshim vertetesine e asaj letre qe keni permendur ju dhe ju kuptoj fare mire sepse sic ju kam permendur me lart edhe familja dhe fisi im im kane vuajtur nga ai regjim dhe zelli i kelysheve te tij.

Si perfundim ne ndergjegjen time vleresoj vetem Kadarene "shkrimtar". Kadarene njeri nuk e perfill edhe as e gjykoj. Natyrisht do te ishte mire qe te perputheshin qe te dy keto pozicione te cilat ne realitet qendrojne shume larg njeri-tjetrit.


Postuar nga Tonia datė 22 Qershor 2003 - 11:47:

E/I nderuar Saranda eshte normale qe ne raste te tilla njerezit ti marrin gjerat personale dhe te mos jene objektive.
Ne fakt ju nuk keni qene aq e qarte ne pyetjen tuaj qe ne fillim, sepse dukej me teper nje shqetesim i nje besimtareje per fene ku aderon.
Nga ana tjeter me duket se pyetja jote ishte nese e meriton Kadareja cmimin Nobel pasi ka kryer nje krim te tille?
Ne fakt duhet te reflektojme ne rradhe te pare se per c'arsye Kadareja do ta merrte kete cmim. Nese ai do gjykohej si njeri ne kete rast eshte tjeter llogari. Po vleresimin e tij si shkrimtar nuk mund ta shohim vetem ne deshmine qe ka lene ai ne letrat e shkruara. Dhe kam pershtypjen qe kete ka marre parasysh komisioni i vleresimit ne propozimin e tij per cmimin Nobel. Dhe perseri nuk me duket humbje per kombin shqiptar te perfaqesohet ne fushen e letersise nga nje figure e tille, sepse gjat ekohes se regjimit komunist cdokush ka qene pak komunist ne shpirt donin apo nuk donin.

Ciao


Postuar nga sarandaebukur datė 22 Qershor 2003 - 18:08:

Thumbs up Pranvera nuk vjen vetem me nje lule.

I/E nderruar tone, pak a shume re me mendimet e mia. E drejte dhe e sakte pergjigjja juaj:kombi nuk ka humbje per marjen e titullit Nobel ne fushen e letersise i perfaqesuar nga figura e shkrimtarit te madh Ismail Kaderusi, oh me falni Kadare.Pranvera nuk vjen vetem me nje lule. Te uroj shendet. see you later.


Postuar nga Kont URANI datė 22 Qershor 2003 - 19:15:

Kadare a do e marre cmimin "Nobel"!?

Ne nje permbledhje me tregime,Kadare boton nje tregim ku flet sesi ishte duke fjetur ne nje hotel ne Paris dhe mbeti tere naten pa gjume sepse e shqetesonte vaji theres i nje qeni te semure!Aty Kadare ben nje paralelizem shume antinjerezor dhe amoral;ne ate hotel ate nate po flinte edhe perandori i Japonise Hirohito i cili ishte po ashtu i semure dhe Kadare shprehet se ai "ndjente me shume keqardhje per ate qen te semure sesa per perandorin japonez apo tere skoten e perandoreve e mbreterve te botes!"E pra cmimi NOBEL jepet nga mbreti i Suedise te cilit dikush ka per t'i treguar kete lajthitje te Kadarese ndaj mbreterve...E pra mos te lodhet kot cmimet e tilla kane disa kritere morale te cilat jane te huaja per "gjeniun tone"...


Postuar nga unforgiven datė 08 Korrik 2003 - 01:14:

Smile Hi everybody!

Pershendetje te gjitheve!I lexova me interes pergjigjet tuaja dhe ne cdonjeren nga to pashe informacione te reja lidhur me jeten e shkrimtarit tone me te madh Ismail Kadare.Kam qene dhe jam nje nga adhurueset me te medha te penes se kadarese, gje qe me ka bere te studioj jo vetem te gjitha veprat e tij por dhe te studioj shume mbi historine e jetes se tij.
E lexova historine e Janulles dhe eshte vertete e dhimbshme ashtu si 80% e jetes se atij brezi, por une do te te tregoja dhe dicka tjeter.Te njejten histori ka perjetuar dhe vete Kadare ne dashurine e tij te pare, por per te kjo dashuri ktheu drejtimin e jetes se tij, e futi ne rrugen e studimit dhe te karrieres.Dhe cdo gje ishte merite e Enverit, sepse ne momentin qe degjoi historine e djalit te tiranizuar nga dashuria e nisi per studime ne Moske.
A mund te mendonte Kadare qe pinjolli i tij te kthehej perseri ne origjine, a mund ta kaperdinte ai kete?
Sa per anen tjeter te medaljes, eshte pena e paperseritshme shqiptare.Dhe sa per cmimin nobel, mendoj se nuk perzgjidhet vetem ana profesionale,por karakteri dhe jeta ne kompleks.
Dhe po te mendojme per vlerat kombetare shqiperise do ti duhej me shume se kurre nje cmim i tille, imazhi yne do te ishte ndryshe ne bote.
ju uroj paqe dhe fat.


Postuar nga Deso datė 08 Korrik 2003 - 09:30:

Ismail Kadare

Duke lezuar me kujdes te gjith bisedimin mbi ceshtej e Isamil Kadares do doja te shtoja dhe opinionin tim, nuk medoj se Ismail Kadareja e meriton nje titull te till si Cmimi Nobel , kjo per mua dhe per shume shqiptare do te ishte nje fyrje e madhe qe i behet kombit ton
Shqiperia ka plot Shkrimtare te tjere biles edhe me te mire se Ismail Kadareja
Mendimi im eshte jo
Nobel per Ismail Kadaren , ai nuk e meriton nje gje te tille , per vet faktin se ka qene dhe eshte nje nga mekanizmat me te forta te regjimit te me parshem.
nje fjale e urete popullore thote Ujku qimen e nderron por zakoni se harron

"Nese bota do te vlersonte Hitlerin me nje cmim Nobel si krimineli me i famshem i te gjitha koherave , atehere i dyti mund te jet Ismail Kadare

sa per ate histori te dhimshme qe ajo nene tregon per djalin a saj besoj se shumica e shqiptarve bashkohen me dhimjen a saj , me dhimbjen e nje nene

Pershendetje

Deso


Postuar nga Deso datė 08 Korrik 2003 - 09:57:

Per kadaren

Do te doja te citoja nje fakt tjeter per Ismailin

dikur ne lagjen ku Ismail Kadareja banonte poshte pallatit te tij ose me sakte posht shtepise ndodhej nja lokal qe ne ate kohe per ne shqiptaret quhej Gjelltore , te gjithe kemi pasur rastin te pakten nje here per te ngren atje , Gjelltorja nuk ndodhem me aty qysh prej nje kohe shume te gjete , arsyeja e largimit te saj ishte se bashkshortja e Ismail Kadares ( Elena ) e bezdiste shume era e gjelleve qe gatuheshin aty , dhe pa nje pa dy Ismail Kadare vete dhe ankohet se nuk mund te jetonte ne nje shtepi ku aromat e gjelleve te gatuara aty e shqetesonin ate dhe familjen e tij , dhe regjimi i atehershem nuk ndejti indiferent perpara ketij faktit , dhe me nje here u dha urdher qe Gjelltorja e famshme e asaj kohe te shperngule gjetke ,

per te gjith lexuesit
Gjelltorja ndodheshe perball Disko Albania , ku sot jene bere dyqane te ndryshme

lind pyetje : kush tjeter pervec Ismil Kadares kishte guxim te bente nje gje te tille , apo kush mund ti a prishte haterin Z Ismail ? dikur njerezit e atij regjimi jane denuar me burgim vetem per nje fjale goje dhe jo me te nderhyje per te spostuar nje lokal te tere , Ismaili pa dyshim kapasur krahet e ngrohta , Nga Kush ?
ajo dihet tashme
Pershendetje

p

Pershendetje


Postuar nga i_pafajshem datė 15 Korrik 2003 - 18:24:

Lightbulb

Mire se ju gjej zonja dhe zoterinj

Prej kohesh kam dashur te marr pjese ne diskutimet qe behen ketu ,per temat e ndryshme dhe,besoj se erdhi koha te them mendimin tim. Natyrish qe ketu ka shume tema qe trajtohen,por do te desha te them diēka per Ismail Kadarene. Ka ne te vertete shume mendime te ndryshme ,disa thone qe nuk e meriton te marre ēmimin Nobel ,disa thone qe duhet ta marre ,sepse e meriton. Perse nuk duhet ta marre ? Ne epoken e regjimit komunist ai ka qene "komunist",sherbetor i regjimit ,aparatēik ,sherbyes i Sigurimit te Shtetit,etj. Me thoni ju lutem,Enver Hoxha,ka pasur mundesi fill i vetem te kryente te gjitha ato qe kreu ne Shqiperi? Jo. Te gjithe e ndihmuam,qe nga me i madhi e gjer tek me i vogli.Te gjithe jemi bashkefajtore . Nuk dua te me thote njeri "ju nuk e dini se ē'fare kane bere ata". une jam njeri nga ata qe nuk e kam njohur vendlindjen time gjer ne moshen 20 vjeē (internim).Nuk dua te prek disa nga ata qe pretendojne se e kane pesuar personalisht nga Ismail Kadareja,sepse nuk jam ne gjendje te vertetoj te thenat,ndoshta jane te verteta ,ndoshta jo,por do te desha te vendos piken mbi I ,ne jemi te gjithe fajtore .Jane shume te pakte ata qe mund te thone te kunderten. Perse duhet qe Ismail Kadare te marre ēmimin Nobel?
Ndoshta ka ndihmuar ne zhvillimin e letersise shqiptare me poemat dhe prozat e ndryshme.kete mund ta thone vetem kritiket e artit,qe te them te drejten ,ne Shqiperi nuk ndihen fare ,(ndoshta edhe nuk ekzistojne ) Po qe se ai merr kete ēmim ,natyrisht qe nderohet edhe Shqiperia dhe,do te jene te tjere ata qe vendosin, nese ai e meriton apo jo Dhe do te desha te shtoj edhe diēka ne lidhje me krahasimin qe i behet Ismail Kadarese me Hitlerin, vertete e besoni nje gje te tille ??????????


Postuar nga Ami- datė 15 Korrik 2003 - 21:37:

Nuk dua te riperseris mendimet e mia.

Une ne radhe te pare nuk kam pare shkrimtare te tjere shqiptare qe ti afrohen figures se Kadarese dhe vleresimi per vepren e tij nuk jepet vetem nga Shqiperia (kur aty e paska mbeshtetur regjimi komunist) por jepet edhe nga bota perendoimore dhe demokratike. Ismail kadarene e kane bere anetar te saj shume shoqata intelektualesh ne bote, mund te permendim Akademine Franceze ku ju siguroj se nuk hyet me rekomandimet e qeverise komuniste. Librat e Kadarese perkthehen ne dhjetera gjuhe te botes dhe kjo vetem fale zotesise se tij.

Ne Shqiperi po te fillohej me hakmarrjet do te shuheshim me teper sec po shuhemi. Po vitin 1997 Kadareja e provokoi? po Piramidat? Kete e provokuan dy partite me te medha politike pjese e te cileve jemi padyshim edhe ne dhe u mbajme anen duke u bere vegla te tyre. A nuk ishte Fatos Nano nje nga pasuesit me te zellshem te Hoxhes? A nuk ishte Sali Berisha nje sekretar i rrepte i Partise Sociliste? E pra te dashur miq jane keta qe na qeverisin sot dhe qe jane me qindera mijera here me teper fajtore se Ismail Kadareja.

Shpresoj qe ne postimin tijeter mos vije ndonje grua dhe te na thote se e Bija e Kadarese i ka lene vajzen shtatezane se vetem kjo mebti te thuhet.


Postuar nga Deso datė 16 Korrik 2003 - 10:13:

Ismail kadare

le te mos fillojme te krahasojme gjerat me personazhe te tjera , kur te vij rradha pert e folur per Sali Berishen apo Fatos Nanon , te jeni te sigur qe 99% a shqiptareve do shprehem negativ per keto dy personazhe
per sot mjafon te flasim per Isamil Kadaren me qenese dhe tema e kerkon nje gje te tille

shume nga ne kan lexuar veprat e tij te cilat vertet jane per tu vlersuar , por sondazhi behet per te pare nese e meriton vertet Ismaili Cmimin Nobel , le te qendrojme ne kete teme . Natyrisht te fitosh nje Cmim te tille nuk eshte e lehte , une mendimin tim e kam then dhe nuk e terheq mbrapa , Ismaili nuk e meriton nje gje gje te tille
mos harroni te dashur lexues te ketij forumi, ai ka mohuar ate pjese te historise se Shqiperise qe e beri te famshem

shum kush e di tashem qe kur shqiperia po hidhte hapin e madh per te ndryshuar , ku shum e shum shqiptare nder te cilet je edhe ti qe e lexon kete mesaxh , u kacaviren neper mure ambasadash , mos harroni po e theksoj Ky Isamil Kadareja i cili qendronte ne krah te Shokut Ramiz Aliaj e quajti popullin e tij i cili i dha merita ndofta te pamerituare si "Jashteqitje e Kombit" kete thenje e keni te dokumentuar neper gazetat e asaj kohe (Korrik 1992) mos harroni qe nuk kaloj shume kohe dhe vete Ai u be i till

faleminderit


Postuar nga unforgiven datė 16 Korrik 2003 - 12:15:

Question Pershendetje!

Kur diskutohet per cmimin Nobel, diskutohet nje cmim nobel ne fushen e krijimtarise, dhe sa per kete Ismail Kadare eshte gjeniu i letrave shqipe. Desha tu bej nje pyetje:
-A mundet nje njeri i vetem sado i afte te jete, te arrije majat e suksesit, apo te karrieres? Une mendoj se eshte shume e veshtire,pothuaj e pamundur.Dhe pa patur lidhje me te medhenjte ose me sakte me kupolen ngelesh perjete nje njeri rendom, pavaresisht nga dijet qe mund te zoterosh.dhe eshte ky kyci i suksesit per cdo njeri.Dhe Ismail Kadare diti ti bashkoje me se miri te dyja aftesite dhe rezultati eshte fakt:numri nje i penes shqiptare. Por desha te shtoj dhe dicka tjeter:Nuk ka qene kaq e thjeshte per Ismail Kadarene ne kohen e diktatures.Shume doreshkrime te tij te shkruara ne kohen e diktatures por te pabotuara asnjehere ne ate kohe ne shqiperi,u nxoren si letra qe mbeshtillnin buken or thjesht per te paketuar dicka rendom nga nje perkthyes francez i ATSH-se i cili vleresoi talentin e ketij gjeniu dhe pati miresine e ruajtjes se ketyre letrave (zhgaravine ne dukje). Me pas po ky perkthyes i botoi ne France por thjesht ne inicialet e autorit (sepse do te ishte nje fund i tmerrshem per Kadarene ne rast te kundert)ku pati nje sukses shume te madh autori i panjohur.Keshtu pra dhe per Kadarene ajo periudhe nuk ka qene pa probleme por kur diskutohet per eleminim apo karriere sigurisht qe cdo njeri do te zgjedhe zhvillimin.
__________________________
Nuk ka rendesi kush dhe cfare eshte,merr ate qe eshte positive


Postuar nga Allpalleku datė 17 Korrik 2003 - 16:05:

Pershendetje

"A i takon I.Kadarese cmimi Nobel?"
Teme shume e bukur.Nga jehona e shkrimtareve shqiptare ne bote Kadare eshte i pari.A eshte shkrimtar i mire?Cdo lexues ka mendimin e tij por shumica e pelqen.Si me cdo shkrimtar te famshem nje pjese e lexuesve kane mendim te ndikuar.
Per mua Kadare eshte nje nga shkrimtaret tane me te mire,nje nga shqiptaret qe gjuhen shqipe nuk e belbezon (si shume ) por e lemon,e tendos,e perkedhel,e krijon,e kalon ne ekstaze .NJe shkrimtar qe tenton te mos mbetet brenda sinorit,te provokoje aq sa mundet,te krijoje nje univers te tijin dhe te mos perdore shabllone.Pse eshte kaq e rendesishme qe sot ju te hapni dosjet e me statusin e hetuesve ti tregoni botes gjoja te verteten?
Me vjen jashtezakonisht keq per familjet qe kane vuajtur,do me vinte edhe me teper keq sikur Kadare te ishte aq kriminel sa e pershkruani ju.Personalisht nuk kam njohuri per background-in e tij ose te shkrimtareve te tjere.
A TA MARRE CMIMIN NOBEL NJE SHQIPTAR?
A eshte Kadare me i miri?Dostojevski ka vdekur,edhe Balzaku edhe Mitrush Kuteli... Nga keta qe kane mbetur Kadare nuk eshte me i keqi. Uroj qe ta marre cmimin Nobel !


Postuar nga sarandaebukur datė 17 Korrik 2003 - 23:34:

Allemanje , a i lexoni gazetat ?

Zonje or Zoteri me banim ne Allemanje .

Opinioni juaj me pelqeu per nga sinqeriteti.
Ju shkruanit se nuk njihni jetet private te shkrimtareve.Dhe mire beni.
Une kam vetem nje pyetje per ju : a i merrni informacionet e reja rreth Kombit tone nepermjet gazetave, sado te pakta ti merrni ato ?
Neqoftese jo , athere une nuk kam se si te hy ne dialog me ju.
Njiherit dua t`ju korigjoj se nuk jane dy familje por njefamilje qe vuajti nga dora e Kadarese.
Sinqerisht
Sarandaebukur


Postuar nga Andi an artist datė 18 Korrik 2003 - 03:34:

Kadare nuk meriton Nobel

Pershendetje!Me se pari dua te flas per shkrimin e zonjes Janulla, pasi me kete fakt jam njohur ne shtypin shqiptar.Eshte sa e dhimbshme po aq e neveritshme se kur meson se nje nga predikuesit e civilizimit dhe emancipimit te shoqerise shqiptare ka bere akte aq te shemtuara ne jeten e tij.Dhe ky eshte vetem nje rast,pasi dihen te tjere.Fakti qe tek tuk Kadarea mund te kete shkruar ndonje veper me vlere,nuk mund ta himnizoje dhe ta njgjise ate ne piedestalin e letersise shqipe,madje une di qe ka shkrimtare shume me te mire se ai por regjimi Envero hitlerian,i shkaterroi vetem se ishin martire te fjales se lire....Ti Ami ke nevoje njihesh me shume me letersine shqipe pasi je shume ceket.Nje tjeter fakt koherent eshte rasti i fundit ne lidhje me Kadarene,dalja e tij bllof lidhur me poemen e tij te famshme "Pashallaret e Kuq"ku autori ne fjale pretendonte se ishte nje veper disidente.Por fale hulumtimeve te publicistit te shquar shqiptar Fatos Lubonja na doli se kjo poeme jo qe disidence nuk mbante ere,por ishte nje himn i zjarrte per byrone e partise ne pushtet.Dhe vete Kadarea kokeulur me bishtndershale telefonoi gazetarin .e "GAZETA SHQIPTARE" duke i thene te bente editorialin me titull"KADARE,UNE NUK JAM DISIDENT"E pra me cka thashe sa me lart eshte vetem opinioni im dhe nuk dua te ndikoj tek te tjeret por per nje gje jam i bindur,Kadares s eshte vecse nje intelektual i masturbuar nga ana letrare,i konsumuar per fakt lexoni nder me te fundmen e tij"LULET E FTOHTA TE MARSIT'nje veper komerciale.Ndaj ky njeri nuk eshte thjesh nje servil i ish regjimit famekeq komunist dhe nje tradhtar i cili braktisi atdheun ne momentet me dramatike.


Postuar nga Andi an artist datė 18 Korrik 2003 - 03:45:

Talking EDHE DICKA

Jam i prirur te pres polemika dhe replika ne lidhje me mitin tuaj Kadarean,pasi kam mjaf materiale interesante per tu paraqitur juve dhe kushdo qe dyshon ne aftesite e mia kritike.P>SA PER STORE,AMI VEPRA IME ESHTE E PREFERUAR E KADARESE ESHTE DIMRI I MADH "ENVER HOXHA TUNGJATJETA"


Postuar nga Ami- datė 18 Korrik 2003 - 07:36:

Andi nuk e kuptoj sepse ne tema te tilla qe kane te bejne me artin duhet tu futemi ne polemika dhe inate.

E para punes ketu po diskutohet Ismail Kadare si shkrimtar dhe jo jo si njeri ndaj do te doja qe diskutimet ketu te silleshin rreth kesaj atmosfere dhe mos preknin aspekte te tjera. Pasi une e kam si parim qe arti qendron mbi te gjitha shkencat e tjera shoqerore dhe ekzakte. Politika eshte ceshtje opinionesh ndersa arti eshte ndjesi. Dhe nese te pushton ndjesia nuk ke se si ta ngaterrosh artin me banalitete.

Kishit shkruar me lart se une nuk e njoh letersine shqipe. Zoteri i dashur mjafton te shihni brenda kesaj teme dhe te shihni se kam shkruar per shkrimtaret shqiptare qe nga fillimet e letersise e deri me sot. Ose mund te shkoni ne adresen: http://www.albedu.com dhe te klikoni ne rubriken "Letersi" dhe do te shihni se njohurite e mia nuk jane edhe aq te cekta sa mendoni juve pasi kam shkruar per te tere shkrimtaret dhe kam paraqitur nje pjese te mire te vepres se tyre dhe do te vazhdoj te thellohem akoma brenda cdo periudhe. Megjithate nuk mund te them se jam apsolut ne kete drejtim ne fund te fundit jam student i vitit te dyte dega Gjuhe dhe Letersi shqipe. Shpresoj qe ju te jeni me kopetent se une ne kete drejtim. Por deri tani une nuk kam pare qe te shkruani dicka per letersine shqipe por vetem jeni marre me thashetheme pazari te cilat edhe nese do te ishin te verteta perseri nuk kane te bejne me letersine. Nese ju jeni vertet ekspert (sic thoni) atehere do ju ftoja me kenaqesi qe te benit komente apo te na sillnit fakte qe ne nuk njohim (ose i njohim pak) nga cdo shkrimtar tjeter qe ju pelqen juve. tema e Kadarese eshte vetem nje nder 50 e ca tema mbi shkrimtaret e tjere. Shpresoj qe preferoni ndonjerin prej tyre ose mund te sillni ndonje shkrimtar te ri. jeni te mirepritur per kete gje. Por deri ne momentin qe ju keni bere pothuajse asgje ne krahasim me ate qe kam bere une per letersine shqipe (ne internet) atehere nuk besoj se moralisht keni te drejte te gjykoni dijet e mija ne kete fushe. Ne momentin qe ju do te beni dicka per letersine shqipe dhe do te na sillni mendime dhe materiale te vlefshme atehere do te tregoni dijen dhe kopetencen tuaj ne kete fushe. Por do ju keshilloja qe te shkruanin per shkrimtaret qe pelqeni ato qe nuk pelqeni lerini menjane sepse do te kete te tjere qe do te shkruajne aty. Sillni emocionet pozitive sepse me negative mbushemi plot ne shume fusha te jetes. Te pakten ne art ku mbizoterojne ndjenjat mundohuni te triumfojne ato ndjenja pozitive qe na bejne te marrim nje liber me qejf ne dore duke shijuar ate qe eshte shkruar ne te dhe jo nje artikull gazete qe zakonisht perdoret per te mbeshtjelle dicka (per te mos permendur ndonje perdorim tjeter banal)

Nese Kadare e meriton apo jo cmimin nobel sondazhi flet qarte dhe ve ne dukje se une nuk kam votuar.

Pershendetje


Postuar nga Allpalleku datė 18 Korrik 2003 - 18:35:

Per Saranden e bukur

Une mundohem qe asnjehere te mos jem i painformuar,megjithese gazetat shqiptare me duken pak te besueshme dhe aspak cilesore.Informacione per I.Kadarene nuk shoh fare neper gazeta.Le qe "gazetaret" shqiptare ose e adhurojne ate ,ose nxjerrin ndonje lajm sa per te rritur tirazhin.E bukura Saranda,une nuk jam adhurues i Kadarese.Por e pelqej,mundohem t“ia shoh realisht vlerat dhe ta shijoj. Letersia eshte shume e bukur por jo te gjithe shkrimtaret munden te shkruajne letersi te bukur.Kadareja,ne krahasim me nje pjese te shkrimtareve tane shkruan libra te bukur.Libra qe pjeserisht mund te kene vlera edhe ne letersine boterore (Kronike ne gur,libri im i preferuar i tij).Natyrisht ,qe dikush te jete shkrimtar i madh duhet te jete edhe njeri i madh.Mua nuk me pelqen te marr rolin e gjykatesit e te gjykoj jeten e Kadarese. Nuk e njoh dhe mbi te gjitha s“kam te drejte. Me vjen sinqerisht keq per familjet qe kane vuajtur. Por ketu behet fjale per cmimin "Nobel" ne letersi dhe jo per gjyqin e Hages.Besoj se per kete teme duhet te shkruajne njerezit qe e pelqejne letersine dhe qe kane lexuar te pakten nje liber te tij.Mund te mos e pelqejne (eshte normale ),por te flasin per temen e letersise dhe jo te historise,moralit e ku di une se cfare.Dhe ne fund te fundit cfare perfitojne shqiptaret nese Kadareja nuk e merr cmimin " Nobel "?
Te uroj gjithe te mirat


Postuar nga sarandaebukur datė 18 Korrik 2003 - 23:07:

Per ju.

Hey ,Allemanje .
Faleminderit per pergjigjen.
Vazhdoj te ju them se ju jeni i sinqerte dhe kjo me pelqen
mbi te gjitha.Ndaj, dhe ju shkruaj.
Kur vendosa te shkruaj mbi Kadaren ,mendova se jam e lire te jap opinionin tim per te .Gjithashtu ,une nuk kam permendur
asnje shkrimtar tjeter ne mesazhet per Kadarene.
Por, kurrsesi une nuk mendoj se jemi ne kohen e censurimit.
Une di nje te vertete te madhe dhe , vendosa ta them hapur.
Njeherit, kjo nuk do te thote se une dola jashte Kadarese ne mesazhet per te.
Megjithate , sa per veprat e tij , disa nga ato me pelqejne
shume, shume.Nje nga poezite e tij nuk do te me shlyhet kurre nga mendja : " Mesueset e fshatit".Jashtezakonisht e bukur.
E sigurisht edhe une kam rezervat e mija nga ato vepra te
Kadarese qe kam lexuar.
Dikur nje perkthyes Gjerman ka thene :

"Ne veprat e Zotit Kadare hera heres konstatoj se frazat e tij
jane kanceroze.Mendoj se ai i ka humbur lidhjet me popullin
ose,ato nuk kane ekzistuar , kurre . "

Desha te ju them Allemanje , ngandonjehere ndjej te ftohte
kur lexoj veprat e tij.
Pa le ,se si dridhem kur lexoj genjeshtrat e tij tek "Pesha e
Kryqit "

Cmimi "Nobel" .
Le t`ja japin.
Por, kam frike se s`na degjojne as mua , as juve Allemanje.

Me shume sinqeritet,
Saranda e bukur.


Postuar nga sarandaebukur datė 21 Korrik 2003 - 22:41:

Priftin me barre.......

ami (e)

Lexova rrjeshtat tuaj'
Ne cfare dokumenti , libri,ligji,filmi apo ku di une , eshte ndare njeriu ne katerqind copa , d.m.th koka e qenies humane ne nje tavoline , krahet ne nje tavoline tjeter,kembet diku gjetke ? Ku valle e keni mesuar kete ?
Ju nuk pranoni mesazhet e mija per Kadaren ,sepse ju e ndani Kadarene njeri , nga Kadareja shkrimtar.Edhe pse e ndani medysh Kadarene perseri merrni guximin dhe shkruani " mbase nje dite do na dali nje grua e do te thote vajza e Kadarese ka ngelur shtatezezne jo me nje burre por, me nje grua". ( nuk e shkrova tekstualisht) ?????????????
E une po ju theme qe ju jeni nga ato qe beni priftin me barre.
Sepse, une ju them ja ujku , e ju me thoni ku jane gjurmet. Apo ju ami(e) jeni farketuar nga xhaxhi nene parrullen:
Te ndertojme njeriun e ri.

Majakovski ka thene dicka shume te vertete:

"Komunizmi eshte nje sistem absurd, e megjithate ,edhe pse e dime kete,ky sistem te ben te cmendesh"
Te mos harrojme qe vete Majakovski ishte komunist!!!!!!!!!!!!!

ami(e)
Na shkruani vazhdimisht "njeriu i madh me ide,mediokri me ngjarje,te vegjlit me njerez.
Mund te me thoni ku e klasifikoni Kadarene?Apo ju me siguri e perjashtoni Kadarene ne kete klasifikim?S`ka si te jete ndryshe.Ha,ha,ha.

Mbetsh me shendet


Postuar nga Ami- datė 21 Korrik 2003 - 23:01:

Saranda e keni krejtesisht gabim

Une nuk jam as komunist dhe as pjelle komunistash perkunderazi kam qene historikisht familje bejleresh dhe me emer te madh madje dhe pasardhes i personave qe per nga kontributi per shqiperine qendron me lart se nga Kadare apo shkrimtare te tjere. Megjithate kjo nuk me pengon te shijoj nje veper letrare te kadarese edhe pse jam anetar me teser i Partise levizja e Legalitetit pra extrem i djathte.

Dhe kur them qe duhet ndare nuk eshte aq e veshtire te behet kjo ndarje psh Dostojevski kalonte me vite te tera neper spitale psikiatrike po atehere nuk duhet ti shijoj une veprat e tij sepse jane vepra te nje te cmenduri?????????


Postuar nga sarandaebukur datė 22 Korrik 2003 - 02:25:

E verteta.

Ami.
Une mendoj se Kadareja nuk ishte(eshte) i semur psihik.
Megjithate ,krimi nuk ka te beje aspak me semundjet psihike.

Valle a ka cmendur ndokend Dostojevski ?

E Kadareja po,dihet boterisht.

Edhe une e kam lexuar Kadarene.
Sarandaebukur.


Postuar nga Andi an artist datė 22 Korrik 2003 - 23:48:

Per ty Ami!

Par excellence kerkoj ndiese qe polemika ime vjen disi vone por te kujtoj se puna ime krijuese nuk me le hapsire dhe kohe qe te publikoj sic ben ti Kadarene ne internet,ok?Ti me lart me thua se je student ne letersi cka te shtyn te diskutosh me pasion mbi Kadarene.Dakort.Por e di ti qe ata profesore qe te spiegojne dhe artikulojne ty Kadarene jane po ata marksiste leniniste qe ne krijimin e fjalorit enciklopedik shqiptar thurnin faqe te pafund me elozhe dhe lavde per figura te urryera te kohes si,Rita Marko,Ramiz Alija,Llambi Gegprifti,Adil Carcani dhe te tjere staliniste dhe keta faqezinj nuk denjuan te shkruajne per modernistin e publicistikes shqiptare,Konicen e madh,apo Nolin shqiperuesin e Shekspirit.Doemos teksa me lexon,ta merr mendja se autori i ketij shkrimi nuk ka lexuar qofte dhe nje rresht nga universi letrar i Kadarese.Jo mor djale,gabohesh.Njihem thelle madje me bibliografine e Kadarese.Une nuk kam pretenca absurde se Kadare nuk ka shkruar vepra te mira,madje jam i gatshem te pohoj se Ebu Qerimi i pallatit te endrrave mbetet nje kryeveper,por po te riartikuloj se cka e ben me te urryeshme krijimtarine e tij eshte se ka shkruar nen hijen e nje ideologjie te nje sistemi qe mos ardhte kurre.Eshte ky njeri qe ka denigruar kushedi se sa talente te reja letrare,kjo pasi nen thundren e frikes se mos i mjegullohej krijimtaria.ky njeri ka qene tmerri i redaksise se gazetes "Drita',botim periodik letrar i aso kohe.Ami per mendimin tim te keshilloj te merresh me mire me shkrimtare te tjere te medhenj si Fishta,Koliqi,Xoxa e te tjere sesa me sozine e diktatorit Hoxha.por ti vazhdon te me acarosh me ato qendrimet e tua pro Kadareane.Sidoqofte ogni gusto e giusto!


Postuar nga Keni datė 23 Korrik 2003 - 00:37:

Andi ti mund te kesh njohuri te gjera mbi shkencat e ndryshme por ke nje mendim te gabuar kur mundohesh tu imponosh idet dhe mendimet e tua te tjereve. Gjithkush ka mendimin e tij dhe ka te drejt ta shprehi ne kete forum ashtu si dhe ti.
Ti i thua amit qe te flasi per ndonje tjeter si Xoxja, Fishta apo ndonje tjeter. Ami- e ka bere kete gje, mund te shikosh te nen forumi i letersis ku ka sjelle plot materjale mbi shume krijues dhe poet te me emer, duke perfshir dhe keta qe ti permende, por ne kete teme qe eshte hapur per Ismail Kadaren dhe ne nen forumin e Ismail Kadares nuk ka se si te flasi per emra te tjere. Kete ti e kupton edhe vet panvarsishe se nuk i pershtatet urejtes tuaj per Kadaren.
Mendoj se nuk do ta keqkuptosh kete verejte shoqerore.
Me respekt keni.


Postuar nga Iceman datė 23 Korrik 2003 - 02:24:

Nobel?Pse jo edhe Kadare?

I lexova me vemendje mendimet e anetareve te forumit dhe me duken vertet interesante.Per mua te mohosh vlerat e paperseritshme te Kadarese si shkrimtar me duket nje tentative e rrezikshme per ta zhveshur kombin shqiptar nga ato pak vlera qe ka apo qe bota i njeh sot.Une nuk e justifikoj aspak qendrimin e tij brutal ndaj te dashurit te vajzes por nuk mund te pranoj qe Kadarese mund ti ulen vlerat me muhabete gjelltoresh sic ben Deso.Sa per poemen pashallaret e kuq ju Andi an artist ben me mire ti referohesh kritikes te Dritero Agollit qe e quante nje herezi per kohen se sa analizave te Fatos Lubonjes qe me shpirtin e tij te kundershtimit ndonje dite do harroje dhe do te mohoje dhe veten e tij sic beri kur bashke me te atin Todi lubonjen u bene pale me persekutoret e tyre,me ish momenklaturen e kuqe.Sa per ate qe Kadare nuk ka dale hapur ndaj rregjimit komunist shpjegohet qarte me fjalet qe ai i drejtoi panteres se zeze Nexhmije Hoxha ku thote:``Ne nuk ishim aq budallenj te dilnim hapur kunder rregjimit tuaj.Juve ishit vrases me thika ne duar``.
Ndersa teza e Berishes ``bashkevuajtes dhe bashkefajtore`` me duket se ishte e gabuar.psh.te siguroj ty black_eagle001 se nuk jeni bashkefajtor.Ndersa ju Ami ju keshilloj te mos mundoheni me te perzjeni Berishen ne gjera te tilla se vetem se gaboni nuk beni gje tjeter.Kadareja dhe Berisha jane te dy njerez te medhenj por ndersa Berisha eshte njeriu i sfidave te medha Kadareja nuk e gezon kete cilesi.
Perfundimisht cmimi nobel per Kadarene do ti jepte krenari mbare kombit shqiptar.Qofte e afert ajo dite!


Postuar nga unforgiven datė 25 Korrik 2003 - 01:13:

Thumbs up A ja vlejne kaq shume polemnika,kur ne vetem diskutojme dhe jo vendosim?

Shume ashper po shkruajme per njeri tjetrin, nderkohe qe eshte nje ceshtje dhe nje figure jo pak e diskutuar dhe e rrahur si ne media ashtu dhe ne qarqet e brendshme. Une jam dakord me fjalet :nda Kadarene njeri dhe Kadarene shkrimtar, dhe sigurisht vendimet do te jene extreme.Por nga ana tjeter dua te them edhe kete:Eshte Ismail Kadare e vetmja figure ne penen shqipe?, apo eshte shkrimtari me i shkrire me politiken e asaj kohe?.Une jam adhuruese e veprave te Ismail Kadarese, por kjo sdo te thote te mos kem kurajon te shpreh mendimin tim lidhur me ate ceshte kontradiktore ne Ismailin ne kompleks.
Sipas mendimeve te anetareve te Lidhjes se shkrimtareve( ne disa intervisrta 2 vjet te shkuara);Ismail Kadare eshte nje njeri cinik qe kapej pas vogelsirave, dhe pa shpirt ne momente te caktuara nqs diskutohej per exekutim anetaresie ne kete lidhje.
Kam nje pyetje ketu per Iceman:ne profilin tuaj pashe qe keni qene student i dhjetorit dhe dua t'ju pyes :A e mbani mend takimin e studenteve me zotin Ismail Kadare qe u be ne sallen e kultures se Qytetit Studenti.Une isha ne kete takim por momentet e fillimit dhe ato te mbarimit te bisedes ishin krejtesisht ndryshe. Ne kemi dale nga salla te zhgenjyer lidhur me cka prisnim. Ishte me te vertete cinik dhe egoist "gjirokastrit mo ".
Keshtu qe disa anetare te forumit qofshin anetare te ndonje partie apo jo, bij bejleresh apo pasanikesh te pranojne te ndajne shapin nga sheqeri, te ndajne letersine nga faktet njerezore
By, by te gjitheve dhe kalofshi sa me mire.


Postuar nga Iceman datė 26 Korrik 2003 - 04:43:

Argumentim ekzakt

KADAREJA, KY KUNDERSHTAR I MADH I DIKTATURES

Nga Skifter Kellici

Kisha lexuar kohet e fundit cfare shkruhej shkurtimisht per romanin e fundit "Hija", te shkrimtarit tone me fame boterore, Nderi i Kombit, Ismail Kadare. Dhe ja, pas nje periudhe jo te gjate pritjeje miqte e mi me derguan kete veper nga Tirana, ketu ne Boston, ne qytetin e Fan Nolit dhe te Faik Konices. Dhe te them te drejten u mrekullova, aq sa mund te them me bindje te plote se ky roman mund te renditet nder veprat me te medha te Kadarese dhe perfundimisht t'u mbylle gojen disa analisteve qe padrejtesisht kane hedhur balte mbi figuren e respektuar.

Vite me pare, pasi shkrimtari yne i madh u detyrua te lere atdheun dhe te kerkoje strehim politik ne France, per t'i shpetuar diktatures, kisha degjuar se ai kishte shkruar gjate viteve te renda te sundimit komunist, nje roman ku demaskonte diktaturen e eger totalitare te Enver Hoxhes, me titullin "Tre K", i cili do te mund te botohej, shume vite me pas, kur ndoshta autori nuk do te ishte gjalle. Dhe kjo, sepse askush ne ato kohera te erreta nuk ishte ne gjendje te parashikonte se kur do te shembej kjo tirani e pashembullt ne Evropen e ketyre 50 viteve te fundit.

Nuk kam nder mend te ndalem ne vlerat e medha te romanit ne fjale, te cilat jane vene fort bukur ne shenimet e nxjerra nga shtypi francez, te cilat i ndesh qe ne hyrje te librit. Rendesi te madhe ka fakti se shkrimtari yne me shume guxim ne vitet 1984-86, fshehurazi shkruante nje veper, e cila, po te binte ne dore te organeve te urryera te diktatures, do te sillte si pasoje qe Kadareja te mos perfundonte ne fshatrat e baltosura te Myzeqese, ashtu sic perfundoi per disa muaj pas peripecive qe i ndodhen me poemthin "Pashallaret", por drejt e ne birucat e erreta te sigurimit nga ku nuk dihej nese do te dilte gjalle.

Atehere kur u botua "Pashallaret"

Meqe permendem kete poemth, ia vlen te ndalemi edhe nje here per te deshmuar faktin, tashme katerciperisht te pakundershtueshem se Ismail Kadareja ka qene nje kundershtar kembengules i regjimit totalitar komunist. Kam ndjekur ne pranvere te vitit te kaluar debatin e madh qe u hap pasi u gjend dhe u botua per here te pare poemthi ne fjale dhe me vjen shume keq qe megjithe argumentet qe sillte piktori dhe publicisti i njohur, Maks Velo, ne librin e tij, ndonje publicist tjeter perpiqej te vertetonte te kunderten, pra se kjo veper e re e shkrimtarit tone te madh, nuk ishte gje tjeter, vecse nje "poezi tejet revolucionare", ku spikasin disa elemente konstante te propagandes se asaj kohe... Ne qofte se do te kishte qene keshtu, atehere perse ndodhen ato qe ndodhen, te cilat nuk dua t'i perseris: mosbotimi i poemthit, dergimi i tij me nje zell te jashtezakonshem ne Komitetin Qendror, urdheri i ardhur andej qe te behej mbledhje e kryesise se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve dhe e organzates baze, ku shkrimtari detyrohej te bente aotokritike te rrepte, e megjithate te merrte denimin qe permendem me siper? Mjafton te permendim faktin se vargjet: "Burokratet jane tjeter gje,/Jo me boje pelikan perjargur,/Si tuafe te kendshem. ho, ho, ho,/Por te kobshem?

Per aq sa e lejonte censura e kohes, ai qe ka guxuar dhe madje ka rrezikuar ka qene Ismail Kadare. Nuk besoj se ndonje nga mohuesit apo dashakeqet qe ka lexuar Kadarene e atyre viteve nuk ka qemtuar midis rreshtave per te gjetur domethenien e atyre qe ishin thene dhe te atyre qe nenkuptoheshin. A nuk u be buje e madhe pas botimit te romanit "Dimri i vetmise se madhe" se ne kete veper kishte gabime? A nuk u botuan letra dhe artikuj ne shtypin e kohes ku shkrimtarit i beheshin verejtje thelbesore, qe nga titulli "Dimri i vetmise...", kur dihej se "populli dhe Partia, nuk ishin vetem", se "perkrah nesh ishte Kina e madhe popullore", (verejtje qe erdhi dhe nga vete qarqet kineze). A nuk ishte e vertete, qe me shume zgjuarsi shkrimtari yne demaskonte figura te tilla si Aranit Corraj, (shikoni c'mbiemer i ngjit ketij personazhi) ish-punonjes i Sigurimit te Shtetit, ose shefin e kuadrit te gazetes "Zeri i Popullit"? A nuk ishte e vertete qe, nisur nga keto "verejtje te mases", nga kupola e kuqe u dha urdheri qe Kadareja te ripunonte romanin, qe kete radhe u botua nen titullin e ri "Dimri i madh"? A nuk ishte e vertete qe romani tjeter "Koncert ne fund te dimrit", i shkruar dhe dorezuar ne shtyp ne fillm te viteve 80-te, u botua pas shume redaktimesh vetem me 1988, roman ne te cilin, duke demaskuar "miqte" kineze, autori me nentekst te holle u thoshte udheheqesve dogmatik shqiptare: "Ja, cilet jane miqte tuaj"? A nuk ishte Kadareja ai qe ne vepren e tij madhore "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i cilesuar nga kritika e huaj si nje nder kryeveprat e shekullit te 20-te, nuk ka pershkruar qofte edhe nje figure komunisti, pale te ndonje sekretari partie kur dihet me se miri se ky roman i kushtohet ngjarjeve te luftes apo te pas luftes? Gje qe nuk ka ndodhur me asnje nga veprat e realizmit socialist, me apo pa temen e Luftes, ne tere krijimtarine letrare te me shume se 40 vjeteve. A nuk ishte Kadareja ai qe me 1981 botoi romanin "Nepunesi i pallatit te endrrave" aq shume i kritikuar nga udheheqja komuniste per aludimet e tij, aq sa censori byroist, Ramiz Alia, ne plenium te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te mbajtur po ate vit deklaronte pak a shume se Naim Frasheri ishte dhe do te mbetet shkrimtar i madh, edhe pse nuk ishte perkthyer jashte vendit, duke aluduar drejtperdrejt per Kadarene?

A nuk ishte ne fund te fundit edhe romani "Qyteti pa reklama", shkruar qe ne fillim te viteve 60-te dhe botuar tre vjet me pare, qe deshmonte se qe ne romanin e tij te pare ai nuk do te perpiqej te krijonte nje shkolle realiste dhe moderne ne krijimtarine e tij, larg skemave te ngurta dogmatike?

Analiste "mohues"

Cfare paskan pritur disa analiste? Qe Kadareja te shkruante dhe te botonte nje veper te hapur antisocialiste. E para, kjo do te ishte e pamundur ne kushtet e nje censure jashtezakonisht te rrepte (veprat e tij qarkullonin nga shtepia botuese "Naim Frasheri" ne drejtorine e shtypit te Komitetit Qendror e anasjelltas) dhe e dyta, dhe me e rendesishmja, Kadareja te heshtte. Por a mund te ndodhte kjo nderkohe qe per cdo pervjetor te plote te Clirimit apo te themelimit t` Partise shpallej mobilizim i pergjithshem per t'i kremtuar ata me arritje sa me te medha ne te gjitha fushat e jetes politike, ekonomike, shoqerore e kulturore-artistike, kur shpalleshin konkurse pa fund dhe mospjesemarrja ne to ishte me shume se nje njolle ne biografine e cdo autori? A nuk e kane kuptuar "analistet" mohues se nje pjese e krijimtarise ne poezi apo proze e Kadarese se madh ishte nje forme autokritike (false si te gjitha autokritikat e detyruara) per t'iu shmangur nje denimi te mundshem te cilit per fatin e tij te keq (po me sa duket edhe te mire) ndonje tjeter nuk i shpetoi dot?



Pershtatja me regjimin

I kam miq dy shkrimtaret qe iu kundervune rregjimit e kryesisht metodes se realizmit socialist, i respektoj per guximin, vepren, vuajtjet ne burg, e pasojat per veten dhe familjet. Ne kuptimin e mirefillte te fjales ata jane desidente, por ne fund te fundit c'i bene ata rregjimit, c'emer kane ne krijimtari, sa jane te njohur brenda e jashte vendit? Shpresoj te mos ma marrin per keq ,sepse vertet i kam miq e i dua shume, por nje fjale e urte popullore thote: "Murit nuk i bihet me koke" dhe "Trim eshte ai qe di te mbrohet". Kujt do t'i sherbente burgimi apo largqofte asgjesimi fizik i thesarit me te madh qe aktualisht ne kemi?

Eshte e vertete qe Lasgush Poradeci heshti pas ardhjes ne pushtet te regjimit komunist. Por nuk duhet te harrojme se ne ate kohe ai ishte 46 vjec dhe Kadareja...vetem 9. Pra atij i duhej te afirmohej dhe kjo nuk mund te behej pa botuar dhe madje vepra konfirmuese. A mund te refuzonte Kadareja te behej komunist dhe te mos pranonte ndonje ofiq qofte formal, sic ndodhi qe u be anetar i Kryesise se Frontit Demokratik, kryetare e se ciles ishte e shoqja e diktatorit Hoxha e aq me teper te mos pranonte qe t'i bente vizita ne shtepi vete diktatorit, kur ishte ai vete qe i telefononte dhe e ftonte per keto vizita? Sigurisht qe jo. A ua kane bere kete pyetje prinderve te tyre analistet e shquar? A e dine se nuk do te ishin ata qe jane sot nese prinderit e tyre do te kishin bere ate qe u kerkojne te tjereve? Duke qene brenda tyre Kadareja i njohu edhe me mire dhe me menyren e tij direkt apo indirekt, aq sa mundi, i demaskoi.

Romani "Hija"

Botimi i romanit "Hija" se mbrami eshte deshmia me asgjesuese per ata qe e sulmojne Kadarene per konformizem me pushtetin, sepse eshte nje roman i shkruar ne vite shume te egra, i mbajtur fshehur, i derguar po fshehur ne France, per t'u botuar atje ne rast te ndonje "incidenti". Fatmiresisht ky incident nuk ndodhi dhe romani ne fjale, pasi u perkthye, si gjithnje mjeshterisht nga i paharruari, Jusuf Vrioni, u botua me 1994 ne France dhe tani i jepet lexuesit tone. C'u mbetet me kete rast te thone ata qe kaq shume e sulmuan Kadarene pasi poemthi "Pashallaret" u be i njohur?... Vecse te pohojne se as me shume e as me pak se shtate vjet nga ngjarjet dramatike pas zhurmes qe solli ky poemth, Kadareja shkroi kete roman antikomunist. Ndoshta mund te thone se ky roman eshte shkruar enkas per lexuesit e huaj dhe jo per lexuesit shqiptare, qe nuk e kuptojne, ashtu sic shprehet nje publicist qe ka shkruar cuditerisht per Kadarene: "Te ne, edhe ne shembullin dhe frymezimin e Kadarese, eshte krijuar nje model krijuesi, qe gati e shperfill publikun vendas, qe synon me se pari te arrije suksesin jashte, kurse raportin me vendin e vet ta kee pastaj nepermjet autoritetit qe i jep suksesi jashte. Keta tipa publicistesh a analistesh do te benin mire qe te merreshin me dicka tjeter madhore. Ashtu si me te drejte nje opinion i gjere, (fatkeqesisht vec qeveritareve tane te palavdishem), po kerkon qe ne Rome monumentit te Nene Terezes te mos i vihet perkatesia maqedonase por shqiptare, sepse e tille qe; te luftojne ne te njejten kohe qe Ismail Kadare, gjashte here kandidat per fitimin e cmimit "Nobel" me se fundi ta fitoje ate, ose me sakte "senatoret" e akullt te Akademise Suedeze te Shkencave, me se fundi te vene ne vend nje padrejtesi qe po i bejne shkrimtarit tone te madh dhe vete Shqiperise.


Postuar nga Ami- datė 26 Korrik 2003 - 14:07:

Me mire se sa Iceman nuk besoj se mund te shprehem.
E ritheksoj edhe njehere une njoh vetem Kadarene shkrimtar qe me ngjall emocione dhe nuk shprehem per faktet qe njerezit sollen ketu, pikerisht sepse nuk mund te shprehem duke degjuar vetem nje kembane.

Sa per ate qe ju jeni i zene me "punen tuja krijuese" une nga modestia e nje studenti kam hedh dhe do te vazhdoj te hedh ne internet gjithcka qe di dhe qe njoh per letersine shqiptare, dhe nese keni vizituar per respektin ndaj kesaj polemike ate faqe interneti qe une kisha cituar me lart do te shihni se une aty kam paraqitur pjeset me te papolitizuara te Ismail Kadarese. Aty ka poezi dashurie dhe ndjenje njerezore, asgje politike as Poemen e hekurt dhe as Pashallaret e kuq.

Dhe po te sh9ihni me vemendje kam shkruar ne ate faqe interneti edhe gjithēka per Nolin dhe per Faik Konicen apo per Gjergj Fishten, madje deri tek bejtexhinjte dhe humanistet e pare. Pra zotetri nuk mund te me akuzoni per mbeshtetje te Kadarese, pasi sic e tha me lart edhe i nderuari Keni qe po sjell jo pak pune ne kete drejtim kjo ehste tema e Kadarese mund te diskutojme po ne te njeten fryme edhe ne temat e shkrimtareve te tjere qe vleresoni ju. une nuk kam diferenca personale ne vleresime sepse po te ishte ashtu nuk do i kushtoja nete dhe dite te tera pune.

ju pershendes


Postuar nga unforgiven datė 26 Korrik 2003 - 20:56:

Kadare Martir i Kombit! A deshiron kete ti Iceman dhe ti Ami?

Pershendetje te gjitheve dhe u uroj nje weekend sa me te kendshem.
Lexova pergjigjen e Iceman dhe te Amit, dhe habitem se si dy djem te rinj si ju te diskutojne me patosin e zjarrte qe ka karakterizuar rinine tone dekada para. Hidhej nje parrulle dhe ata o burra ne sulm. Dhe une jam po aq adhuruese sa ju e penes se Ismailit , por ketu eshte hedhur ne diskutim ana tjeter e medaljes se Z.Kadare; ana humane.Askush nga ne ne kete diskutim nuk ka mohuar vlerat e tij si shkrimtar,por po e diskutojme si njeri. Edhe Hitleri, edhe Ducja jane figura te medha por jane ne sensin negativ.
Pra askush nga ne nuk ka te drejte t'i detyroje mendimin e tij tjetrit, por nga faktet te mesoje qe gjerat nu kane nje pamje ne kende te ndryshme.Sa per ty Ami me vjen cudi qe ne nje moshe kaq te re te jesh kaq egoist edhe cinik.Te gjithe jemi te diplomuar dhe letersine e njohim po aq sa dhe ti, mgjse nuk jemi diplomuar per letersi sepse shpirti na i kerkon leximin por kjo s'do te thote qe ti po ben cudira duke shkruajtur per Konicen apo...;ne fund te fundit nuk jane zbulimet e tua, por dhe ti i ke te lexuar e mesuar sepse ajo ka qene shkolla jote.
Po e mbyll duke shpresuar qe shkrimet ne vijim te jene me personale dhe me reale. Nuk jemi duke vendosur per fatet e Kombit por thjesht diskutojme.


Postuar nga Ami- datė 26 Korrik 2003 - 22:55:

Mona une nuk kam ofenduar njeri dhe nuk me pelqen te me ofendojne pa nje motiv te forte aq me teper kur ka keqkuptime. E para nese i lexon me vemendje postimet e mia do te shohesh se nuk kam mbivleresuar aspak veten, sepse zakonisht kush mbivlereson vehten nuk punon por vetem gjykon. Une jam thjeshte nje student i letersise dhe personave qe dine me teper se une u kam bere thirrje te shkruajne dhe te japin mendime me vlere dhe ne pastaj me ane te mejeteve qe kemi ne dore t'ua trasmetojme te gjithe shqipetareve. Une Nolin, Fishten, Konicen e te tjeret nuk i permenda per t'i rene gjoksit por per te treguar se nuk kam punuar vetem per Ismail kadarene por per Letersine shqipe ne pergjithesi. Sepse zoteria qe kishte folur me lart me kishte akuzuar se merresha me Kadarene dhe nuk shkruaja per figurat e tjera te letersise.

Une u bej thirrje te tere atyre qe marrin vesh nga letersia mos ndalemi ne fusha te tjera qe nuk kane te bejne me letersine pasi ndodhemi brenda forumit te letersise dhe diskutimet ketu duhet te jene te perbera nga analiza, pershtypje, komente dhe vleresime. Pra ketu z. Mona nuk po diskutojme per ane te tjera te medaljes dhe kete une e kam theksuar ne cdo postim timin, por po diskutojme per madheshtine e penes se Kadarese qe nder shkrimtaret e letersise bashkohore shqiptare ze nje nder vendet e para. Madje kete gje e kane vleresuar edhe shume shtete te botes. (te pakten tani per tani eshte shkrimtari me i perkthyer shqiptar ne bote). Nese nuk ju pelqen Kadareja ju lutemi qe te shkruani ne temat e shkrimtareve tuaj te preferuar sepse keshtu do te keni mundesi te shprehni ndjenja pozitive dhe konstruktive per qellimin me te cilin eshte hapur ky forum.

Ju lutem z.Mona lexoini me vemendje shkrimet e mia qe mos me gjykoni perciptazi.

Pershendetje te gjitheve


Postuar nga Andi an artist datė 26 Korrik 2003 - 23:37:

Ami,perseri ti???!!!

hey!Pershendetje!Para se gjithash dua te falenderoj Monen te cilen as nuk e njoh e as me njeh,por me impresionoi me gjykimin e saj objektiv dhe te nje femre tejet te emancipuar.My compliments,Mona!Sikur pashe me lart se dikush te cilit sia kujtoj dot emrin heperhe,kish shkruar se publicisti dhe njeriu i letrave shqipe Lubonja na kish bere nje pune fyese dhe denigruese ne drejtim te poezise se hekurt te mitit te tij Kadare.I dashur mik!Kushdo qofsh qe mendon kesisoj te siguroj me bindje qe nuk eshte aspak pune denigruese,por nje hulumtim historiko letrar dhe ku ka dale ne drite nje e vertete qe ti dhe te tjere s'e mohojne dot.Madje dhe nje fare Kellic qe kish shkruar lartazi se vargjet e poezise se hekurt reflektojne nje disidence politike te asaj kohe te jete i bindur Kellici me shoke se eshte vetem nje manipulim nga fans club of Kadare,idhtaret e tij fanatike me ne krye kellic.Dhe saper dijeni Lubonja nuk eshte nje letrar dosido sikunder ai mendon,mua nuk me lidh asgje me te por me bind fakti qe nja 6 muaj me pare mori nje cmim ne Itali *ALBERTO MORAVIA* me ditarin e famshem te burgut,e qe kete cmim miti juaj Kadare do ta kish zili.Vazhdon ti qendroj besnik penes e mendjes se tij te mprehte duke i trajtuar hallet dhe problemet shqiptare ketu ne balten e mehalles ku lindi,dhe nuk shkruan nga mejhanet e Parisit ashtu si kadare tani,dhe Naimi nga Stambolli dikur....Ti Ami mundohu te krijosh nje klime me modeste ketu dhe jo te na shesesh tangellik se ke lindur te vdesesh per letersine,ok.Se ne qofte ashtu te siguroj ty dhe kedo qe nuk ka bir kurve dhe burr nene qe e njeh me mire se une letersine,dhe keto qe ben ti ne kanale virtuale,ne i kemi bere diku ne ballafaqime reale me poete dhe shkrimtare te ndryshem.Me letersine e hershme qe nga ajo Humaniste e Filiobiblike e deri ajo aktuale.Ndaj mos bej Don Kishotin tek lufton me mullinjte e eres te bindesh te tjeret ketu se sa vlen ky bicim Kadare.Ashtu si vazhdon te diskutosh ti,ne mendje me vijne dy gjera te them,me duhet te hap syte e te them se realiteti eshte ky,ose te them o Zot beje enderr se realiteti s'eshte ky!!!!!I JUAJI A N D I


Postuar nga Ami- datė 27 Korrik 2003 - 07:34:

Andi po me detyron te replikoj pak ashper me ty.

Fatos Lubonjen une nuk e quaj shkrimtar pasi ka akoma rruge per te bere qe te quhet i tille. Kujtimet banale te burgut pervec vlerave sociale une nuk u shtroj vlera aq te medha artistike. Dhe sa per pozicionin si njeri "Lubonjat" nuk kane qene aq shenjtore se sa hiqen sepse Todi Lubonja dihet se kush ishte edhe pse u denua nga pushteti kjo nuk do te thote se deri atehere Todi nuk qe nje vegel e bindur e tij. eshte si puna e Mhemet Shehut qe goxojne e bejne edhe Qytetar Nderi diku ne Shqiperi vetem sepse e denoi Enveri dhe harrohen te zezat qe i ka bere ai kriminel ketij populli. Dhe Bashkim Shehu na del tani shkrimtar disident se bashku me Lubonjen e ndonje tjeter. Fiksojeni mire ne tru more zoterinj dijetare qe ne ate kohe nuk mund te ishe personalitet pa shkelur mbi koka te tjera sepse NEVE qe ishim te persekutuar nuk na jepte kush te drejta studimi dhe nuk na jepte besimin e drejtimit te ndonje institucioni.

Sa per Donkishotizmin tim je ti qe je ne ate rol pasi une kam perqafuar teknologjine me te re te informacionit ndersa ti ben akoma lloqe kafeneje me poete dhe shkrimtare medioker. Pra koha jote po mbaron dhe e imja sapo ka nisur. E perseris si ne cdo mesazh. Nese keni njohuri ndajini ato me cdo shqiptar shkruajini ketu informoini mos hidhni vetem balte mbi shkrimtaret. Po cfare mund te presesh nga ty nderkohe qe flet keq per Naimin pa te cilin as une as ti nuk do te ishim sot duke shkruar.

Mediokriteti po ju mbyt i dashur kerkoni te beni gjera te reja dhe te jeni sa me te dobishem per popullin tuaj dhe kete nuk e beni dot duke hedhur balte mbi figurat qe jane shume me lart jush se nuk ju arrin fuqia deri aty dhe ju bie perseri poshte balta.


Postuar nga sarandaebukur datė 27 Korrik 2003 - 15:24:

Autokritika

Kadare: Une ndimesi i Partise.
I vetmi qellim dhe preokupim i jetes sime ketej e tutje do te jete kthimi ne llogore, ne vendin e madh te nderuar te ndihmesit te Partise, pa te cilen as jeta ime, as vepra ime s`do te kishin ndonje kuptim. Per te gjithe kete falenderoj shoket qe ndaluan botimin, duke ndaluar keshtu rrukullisjen time pergjithmone ne humnere. UNe---do te bej gjithcka qe te jem perkrah tyre ne kete lufte te madhe per socializmin,per mbrojtjen e revolucionit".

Ju uroj te gjitheve shendet dhe lumturi ne familje. Me respekt sarandaebukur


Postuar nga Allpalleku datė 27 Korrik 2003 - 18:10:

Angry

Mua me pelqejne temat e letersise qe trajtohen ne kete forum!
Me pelqen dhe diskutimi mbi Ismail Kadarene! Kurse toni i disa diskutuesve nuk me pelqen fare. Rasti me flagrant eshte Andi nje artist? . Askush s`ka te drejte te tentoje te krasite gustot apo preferencat e te tjereve! Madje asnjeri s`eshte ftuar, qe nen yryshe te tipit "Paaaaara partizaaaan" te prishe klimen e diskutimit. Me duket normale te pelqesh Kadarene dhe po aq normale te mos e pelqesh. Nuk eshte gabim te pelqesh "Dimrin e madh" sikunder nuk eshte gabim te vdesesh edhe per poezine "Trahanaja" te Hasan Zyko Kamberit.Por dhe te mos i honepsesh hic prape nuk ben faj. Ata qe merren intensivisht me kete forum dhe pregatitin tema,materiale,etj, une personalisht i falenderoj sepse bejne pune te mire. Te gjithe te tjeret,sidomos ata qe marrin vesh nga arti jane te ftuar te bejne te njejten gje. Por ta bejne me dashuri per artin dhe pa quajtur njeri Don Kishot!


Postuar nga unicboy datė 28 Korrik 2003 - 01:21:

strange!

I dashur Ami!Perpjekjet e tua meskine dhe komike per te bere intelektualin,eruditin ,enciklopedistin apo di une se cfare jane ne proporcion te zhdrejte me konceptet e tua qe te kane errur syte.Madje,e di cfare miku im?????duket haptazi qe ti ke humbur kontaktin me realitetin,ti me kujton ate ushtarin japonez i cili edhe pse lufta kishte vite qe kishte mbaruar vazhdonte te pastronte armen e tij e behej gati per lufte.Kete e them pasi e njejta gje ndodh tek ty raporti me letersine.Qe thua ti miku im virtual sepse real nuk ke shanse,ato kujtimet banale te burgut te Lubonjes mua me duken me te arrira nga ana artistike sesa 80 faqet e portretit te diktatorit tek "Dimri i Madh"i Kadarese.Dhe persa i perket Lubonjes nuk te takon ty ta gjykosh pasi ke goxha rruge te arrish deri tek ai, gje per te cilen kam frike se s'do arrish kurre,te pakten duke shpifur dhe manipuluar fakte ketu ne mejdane virtuale.Sa per Todi Lubonjen per me teper nuk ke surrat te flasesh pasi ishte Kadareja yt qe e sulmoi dhe denigroi ne pleniumin e partise sepse Todi kerkoi qe te emanciponte Shqiperine duke bere te mundur ndiekjen e kanaleve te huaja ne televizion,per ti treguar shqiptareve se cila ishte bota e vertete.Por ja qe keshtu mendoni ju pubertantet e letersise shqiptare,te ngrini vertet nervat.Meqe ti nuk bindesh,po te te them se jo me larg se para tre muajsh ne ekspoziten konceptuale te mikut dhe kolegut tim artist Anri Sala ne Paris,kam takuar Gresa Kadarene,vajza e idhullit tend e cila punon aktualisht ne nje institucion mediatik ne Paris.Dhe qe ta dish ti qe me akuzon se bej lloqe nder kafenera une te pakten kam kurajon t'ua them nder sy te verteten njerzve sic bera ne debatin me Gresa Kadarene,ndersa ti je ai qe shpif dhe manipulon neper kanale teknologjike duke ruajtur anonimatin sepse ti dhe tipa si ty keni frike nga e verteta,ju tremb,ju tmerron!Por gjith sa thua ti mik,s me kujtojne tjeter vec shprehjen e kollosit te letrave eksistencialiste Jean Paul Sartre i cili e refuzoi Nobelin dhe jo si Kadare ka nje shekull qe enderron per kete cmim.shprehja eshte"SIPER KALIT QE PO REND,PORDHE E TIJ NUK ME TREMB"JE TI AI QE NXIT KONFLIKTE IDESH PASI NUK ARGUMENTON POR IMPONON,TA THANE DHE TE TJERE.Ndaj mik une nuk bej si ty,te promovoj vlerat false krijuese te ca karikaturave si tipi Kadare por merrem me punen time krijuese gje e cila s'e ka zhgenjyer sot e e gjith diten.Tung!


Postuar nga Ami- datė 28 Korrik 2003 - 03:45:

Andi degjo zoteri i dashur!

Une ndodhem ne poziten e administratorit te kesaj teme dhe nuk me lejohet te replikoj dhe te acaroj diskutimin ne te. Ndaj derisa e keni kete epersi mbi mua nuk ju perfill une nuk po imponoj asgje dhe po te ritheksoj qe nuk kam shkurar per Kadarene asnje rrjesht me teper se sa kam shkruar per shkrimtaret e tjere. Dhe ju nuk keni te drejte te gjykoni shijet e mija letrare dhe aq me teper te beni politike me to. Mendimi im nuk eshte i imponuar por krejtesisht personal. Dhe keto kanale qe fshihen nga realiteti zoteri i dashur jane fjala e fundit e komunikimit dhe nese do te sihit konstruktive do t'i thonit edhe jku mendimet e juaja, dhe nuk eshte e thene qe ketu te diskutojne vetem akademiket por do te diskutojne te gjithe. "Ju" qe jini me te zgjuarit e keni per detyre morale qe te sillni fakte per te gjithe shqipetaret ne cdo cep te botes dhe mos na lini "Neve" qe t'u imponojme mendimet tona. Sa per punen tuaj krijuese e krahasuar me timen mjafton te hedhesh syte rreth ambjentit ku po shkruan dhe shumica e sherbimeve jane fryt edhe i punes sime qe ju e quani meskine, te fshehur e te frikesuar. Madje ky eshte vetem fillimi dhe megjithate 5.000 vizitore ne dite dhe dhjetera e-maile falenderuese qe vijne nga vizitoret qe nga profesore te universitetit te tiranes dhe deri nga asisteni i presidentit jane pergjigjja me e mire qe mund te marresh. Dhe kete pune une dhe shoket e mij e bejme pa asnje perfitim material. Ndryshe nga ju "akademiket" qe kruani akoma me shume xhepat e shpuar te shtetit shqiptar.


Postuar nga unicboy datė 28 Korrik 2003 - 22:58:

Kadare,ky humbes i madh!

I dashur Ami!kryekreje te ve ne dijeni se me vullnetin tim vendosa ti jap fund kesaj lufte virtuale,duke te lene ty ne llogoren tende te bombardosh vlerat e verteta te letrave shqipe,dhe duke monumentalizuar nje liliput letraruc te shqipes.Vendosa ta braktis kete meidan virtuoz kjo per faktin se kuptova qe te merresh me medioker eshte humbje kohe,dhe me tragjikja se behesh i tille vete.Nje i papermbajtur gaz me kap kur me ve ne pozitat e nje akademiku,nje enderr kjo e jotja por i bindur se ti je mjaft larg,eeee?Eh mor Ami!Po ja c te te them me.Zoti te shpetofte ty dhe Kadarene per vizionet qe ndani,por jam i bindur se do ju shpetoje,pasi kur shpetoi,Hilerin,Stalinin,Enverin pse jo edhe ju.Mgjse me zemer nje shpetim te tille s 'do ia uroju kurrkujt.


*Meso te flasesh mire dhe Shqip mbi te gjitha.


Postuar nga Ami- datė 29 Korrik 2003 - 07:44:

Andi artisti

Edhe une nuk dua te zgjas polemika pasi nuk kane asnjefare vlere per vizitoret te cilet nuk duan t'ia dine se kush jam une dhe kush jeni ju por duan te dine se kush jane shkrimtaret shqiptare. Rolin e akademikut as nuk dua ta luaj sepse nuk e shoh veten te mykur ne enderrat e te kaluares apo te servilosur ndaj cdo karrigeje shefi. Ne kete media virtuale (dhe jo "median virtuoze" siē e kini qujtur ju) ne nuk bejme asnje servilizem dhe nuk pranojme asnje linje politike. Vete fakti qe ju vazhdoni dhe me fyeni (nderkohe qe teknikisht ekziston mundesia per t'iu ndalur) tregon se jemi te hapur edhe per kritika apo fyerje natyrisht kur keto nuk jane banale pasi i perkasin opinioneve personale. Akademik nuk do te doja te behesha edhe per nje fakt tjeter sepse ata qe kane qene dhe jane kane qene nje pjese e pallogaritshme e inteligjences shqiptare per te mos thene qe jane krejt jashte realitetit shqiptar duke pasur parasysh qe e kane lene vehten te vihen perfund nga karrieriste dhe nga kriminele dhe jane vene ne sherbim te tyre. Une i perkas nje rrace tjeter zoti andi artisti nuk i var shpresat e mia tek meshira e te tjerave. Rrjedh nga nje fis qe i ka pare gjithmone shumicen e njerezve nga lart poshte si nga ana financiare dhe nga ajo kulturore. Po te permend vetem njerin, Tajar Zavalanin qe ka shkuar drejt perendimit shume me perpara se sa te formohej Todi Lubonja dhe te bijte (ndaj te cileve nuk kam asgje). por po e permend thjeshte se ato shkallet e meritave qe permendet juve kane edhe persona qe rrine me lart. Kur Tajari nga Radio Londra fliste kunder regjimit komunist dhe bente analiza politike dhe letrare apo kur perkthente Cvajgun apo autoret Ruse disa prej akademikeve te sotem apo te djeshem mbeshteteshin ne ndonje mullar bari dhe i thurrnin poezi lopes qe pertypej me endje. Ndaj te lutem mos me fut ne polemika jashte letersise. Dhe mos gjyko duke bere hipoteza pa baza. punen time deri tani e kane pare: 2.355.198 vizitore nuk besoj se ju keni enderruar qe pune tende ta kene shfletuar kaq njerez apo 5.000 persona ne dite. Dhe kjo ka nje llogjike te veten...

Pershendetje


Postuar nga Iceman datė 08 Gusht 2003 - 03:26:

elsaaa

Kur lexova ne fillim qe je vetem 19 vjet mendova se do te lexoja nje argumentim te pjekur.Por kur pashe ato mallkime u zhgenjeva.Nuk ka nevoje qe te perfshihesh nga emocione kur jep nje mendim moj elsaa.Mos mendo se emocionet e tua e bejne postimin tend me interesant perkundrazi ato tregojne qe ti nuk qenke kaq e re sa thua edhe ne mendime.Ose per te gjykuar Kadarene ti duhet te lexosh pak me shume veprat e tij.Ndersa ajop pyetja pse iku kadareja me duket sikur me kthen ne vitin 90 kur nje pyetje te tille e shtronte Zeri i popullit.
Kur te replikosh uroj te jesh cliruar nga emocionet.


Postuar nga lorie datė 08 Gusht 2003 - 03:31:

what in the world is going on here?

moj elsa eshte si eshte kadareja,s'ke te drejte te thuash njeqind mallkime per te.mund ta kishe shprehur mendimin tend pa perdorur te tille gjuhe.
ah by the way .kadareja me pelqen shume si shkruan si ne proze ashtu edhe ne poezite e tij .


Postuar nga i_lire datė 08 Gusht 2003 - 03:35:

Elsa edhe me zorr te te kishte kapur, s'do kishe folur me kaq irritim...goc mblidh ment e kokes, se ka shume qen rrugve.
Mos ngaterroni jeten e Ismail Kadarese me veprat e tij. Si shkrimtar ai eshte shume i zoti, por si njeri le vertete per te deshiruar, por kurresesi t'i hidhet poshte puna e tij.

Respekte!


Postuar nga Keni datė 08 Gusht 2003 - 20:16:

Elsaaa une nuk e humbas konsideraten time per ty nga nje shkrim. Une te bera nje verejtje shoqerore dhe kjo nuk do te thot se e kame humbur konsideraten dhe respektit per ty, e ke gabim kete. Ne fund te fundit une nuk dua tja di per Kadarene dhe ne qoftese e ke ven re pothuaj nuk jame pronontuar fare me kete teme por me beri pershtypje menyra jote e diskutimit, ishte nje menyre jo e pershtatshme. Te pakten keshtu mendova une.
Po te rikujtoj se e kame dhe do ta keme respektin dhe kondideraten per ty.
Me respekt keni.


Postuar nga sarandaebukur datė 01 Shtator 2003 - 07:32:

Leter e hapur Ismail Kadarese

Gjate vitit te stuhishem 90,kur populli e sidomos rinia, u hodh ne
sulm te hapur kundra regjimit gjakatar,mjaft njerez, te genjyer nga talenti yt, prisnin dicka prej teje.Dhe ti ua dhe pergjigjen, nje pergjigje te neveriteshme.Kur me mijra trima te Tiranes vrane friken, u hapen gjoksin plumbave e hyne nder ambasada, ti i quajte"jashteqitja e kombit".Ata ishin intelektuale, ish te burgosur
politike, puntore te ndershem e te rinj, te paster e te sinqerte. Por, edhe ne se pati midis tyre ndonje "lanxho", ai me aktin qe beri, u purifikua, u shenjteru.Tani ti e mohon,e quan trillim te sigurimit.Aq letrare qenkan ata te sigurimit qe dijne te flasin me
gjuhen tende? Une te pyes, Ismail,kaq burracak paske qene dhe je, sa dinjitetin tend nuk guxove ta mbroje?Zerin e Amerikes"e kishe ne dispozicion.Pse nuk i demaskove qe atehere ata te sigurimit si shpifes e trillues?
Ti,gjoja, u arratise, vetem disa dite para revoltes se studenteve. Don te na mbushesh mendjen se kishe frike nga sigurimi.Nuk te vriste sigurimi ty Ismail, jo. Me ne rezik, ishe ti ne Tirane nga sigurimi, apo intelektualet ne Kosove nga serbet e Milloshevicit?Por ti nuk je Ibrahim Rugova, ti nuk je nga ai brume, ti nuk e ke trimerine e shqiptarit, sepse ti je pjelle e enverstalinizmit!Ti nuk ike nga frika esigurimit, por nga frika e zemrimit te te rinjeve qe te urrenin per ato qe kishe shkruar dhe per qendrimin qe mbaje.A te kujtohet ajo dite, ne Pazarin e Ri te Tiranes kur te rrethuan me
dhjetra te rinj duke te share e kercenuar?Sa qindra telefonata e letra ke marre, te mbushura me shfryrje dufi e zemerimi rinor?
Pas ikjes tende doli "Ftese ne Studjo" nje degradim i plote, nje paturpesi krupndjellese!Aty shkruan se kur ishe ne Finlande e per here te pare te shkoj mendja per tu arratisur, ti mendove per Bashkimin Sovjetik, se te terhiqte "Universi"komunist.Ndokush mund te pyese:si eshte e mundur qe ti, intelektual e shkrimtar i
talentuar, mendove te kaloje ne lindje, kur me dhjetra mijra njerez me koke ne torbe, kalonin nga Lindja ne Perendim, ne boten e lire?Ti shkruan se sa here te botohej ndonje liber jashte
kujtoje lokalin ku kishe pire shampanje! Ku jetoje ti Ismail, ku nje popull i tere vuante? Kur me qindra mijra femije shqiptar ishin te desheruar per nje koker molle? kur mijra te semure iu thahej buza per jne koker portokall? Ti na flet per shampanjen! MIre turp nga njerzit nuk pate, por, si thoshte e mira nena ime, frike Perendije nuk kishe?
Francezet te paskerkan dhene nje cmim per"mbrojtjen e te drejtave te njeriut"Kur na i paske mbrojtur keto te drejta ti Ismail?Kur dergove ne internim familjen Renato RRapit dhe i shkaterove jeten atij te riu sepse nuk doje te beje krushqi me te, vrave pjellen e vajzes tende ne bark ti shkrimtar i madh me fame.Ti ke qene, sic te cilesoi shkrimtarja italiane Marciochi,"una vigliaccheria"si disa shkrimtare ne kohen e fashizmit.Me kot e ke shejtani nuk behet dot shenjt, thote populli.Ti nuk ke qene dhe as je nje Solxhenic, nje Sahkarov dhe ca me pak, nje Havel!
New York 1994


Postuar nga sarandaebukur datė 18 Shtator 2003 - 01:44:

Te nderuar lexues.

Desheroj te ju ve ne dijeni se kam bere nje shkrim per Renato
Rrapin, ish te dashurin e vajzes se Ismail Kadarese (Gresa).
E kam postuar tek -Letraret e Rinj-.Shkrimin tim e kam shoqeruar
me poezit e Renatos qe ia ka kushtuar te dashures se tij.
Nje lexues me beri vrejte ku thoshte qe, duhet te gjeja nje vend me te pershtatshem ku lexuesit ta gjejne me lehte per ta lexuar.
E di qe Kadareja ka lexues te shumte ashtu besoj do te kete edhe per vajzen e tij.
Shkrimi titullohet--DASHURIA FATALE--

Me respekt Sarandaebukur


Postuar nga elsaaa datė 28 Shtator 2003 - 05:40:

HAPNI SYCKAT ZONJA DHE ZOTERINJ

ISH KRYEHETUESI I TIRANES DILAVER BENGU FLET PER CESHTJEN RRAPI E KADARE.
E MARRE NGA GAZETA DITA E DIEL, 29 QERSHOR 2003

SI ERDHI TE JU CESHTJA RRAPI DHE SI E PRITET?

ISMAIL KADAREJA ISHTE ANKUAR NE POLICI DHE HETUESI PER RENATO RAPIN, DUKE E AKUZUAR ATE SI NJE RRUGAC, QE I PRISHTE QETESINE. SIPAS ISMAILIT, RAPI E MERRTE NE TELEFON EDHE E SHQETSONTE. PER TE EMEN E RENATOS, JANULLEN, KISHTE THENE, SE I KISHTE FYER E KERCENUAR. OPINIONI ISHTE SENSIBILIZUAR TASHME PASI KADAREJA ISHTE NJESHI I LETRAVE SHQIPE. DUHEJ TE KORRIGJOHEJ NJOLLA, QE I ISHTE SHKAKTUAR KESAJ FAMILJE TE MADHE. KESHTU , MBI BAZEN E DENONCIMIT TE DREJTPERDREJTE TE SHKRIMTARIT, BAZAT LIGJORE ISHIN TE MJAFTUESHEME PER TE FILLUAR HETIMIN E CESHTJES.

KE NGARKUAT PER T'U MARRE ME HETIMIN E KESAJ DOSJEJE?

CESHTJEN IA BESOVA NJE HETUESI MJAFT OBJEKTIV. N. TOPJANI ISHTE NGA RRETHET DHE NUK NJIHTE ASNJEREN NGA PALET. KESHTU, DO TE VEPRONTE PAANSHMERI GJATE HETIMEVE. E POROSITA TE MOS PRIVILEGJONTE ASKEND DHE, PER CDO KERCENIM APO SHANTAZH TE ME INFORMONTE MUA. NDOSHTA ATO DITE NE TIRANE PO PERGOJOHEJ MOTIVI I KONFLIKTIT MES FAMILJEVE RAPI-KADARE.

CFARE REZULTOI NGA HETIMET?

HETUESI TIPJANI PUNOI ME MJAFT KUJDES DHE ME INFORMONTE ME HOLLESI PER TE GJITHA FAKTET E REJA, QE GJENTE. VETEM PAK KOHE PAS NISJES SE HETIMEVE AI ERDHI TEK UNE DHE ME THA, SE MIDIS GRESA KADARESE DHE RENATO RAPIT KISHTE LIDHJE DASHURIE. ISMAIL KADAREJA DONTE TI JEPTE FUND KESAJ LIDHJEJE DHE KETU NISI KONFLIKTI. PRA, BEHEJ FJALE PER NJE CESHTJE CIVILE. SHKRIMTARI I MADH PO PERDORTE SHTETIN PER TE ZGJIDHUR PROBLEMET E TIJ. ISHTE MESE E QARTE, SE NUK KISHIM TE BENIM ME CESHTJE PENALE.

A PATI NDERHYRJE GJATE HETIMIT?

PO, MESOVA NGA VARTESI IM I NGARKUAR PER TE HETUAR, SE KISHTE PASUR PRESIONE PER T'I SHKUAR CESHTJES ME NDJEKJE PENALE. NDERKAQ ELENA KADARE KERKONTE NGA HETUESIA NDJEKJE PENALE ME MASE ARRESTI PER RENATON DHE JANULLA RAPIN.

SI REAGUAT JU, PASI MESUAT SI QENDRONIN PUNET?

PASI U INFORMOVA NGA HETUESI, SE DOSJA RAPI NUK KISHTE TE BENTE ME VEPER PENALE, POR PER KONLIKT RECIPROK, I DHASHE URDHER TOPJANIT, QE TA PUSHONTE CESHTJEN. NUK NA TAKONTE NEVE, SI ORGAN, TE MERRESHIM ME GJERA JASHTE KOMPETENCES SONE.

PO NGA ANA E FAMILJES RAPI, PATET NDONJE ANKESE?

JANULLA RRAPI ERDHI GJATE KESAJ PERIUDHE NE ZYREN TIME DHE U ANKUA ZYRTARISHT. AJO ME BERI TE DITUR SE NJERI NGA HETUESIT E TIRANES, PRA, NJE NGA VARTESITE MI , INFORMONTE ISMAILIN PER ECURINE E HETIMEVE. JANULLA DINTE EMRIN E HETUESIT, TE CILIN MA THA EDHE MUA. NUK E KAM IDENE, SE NGA E KISHTE MARR VESH KETE, POR AJO NUK GABOHEJ. ISHTE MESE E VERTETE HAMENDJA E SAJ DHE KETE UNE E VERTETOVA SHUM SHPEJT.

A MORET MASA NDAJ HETUESIT, PASI U INFORMUAT PER KETE?

CDO PASDITE ZHVILLOJA MBLEDHJE ME VARTESIT E MI, PER TE MESUAR TE REJAT MBI HETIMIN E DOSJEVE. NE MBLEDHJEN E ASAJ DITE, PASI PYETA TOPJANIN PER ECURINE E RAPIT DHE PASI AI ME INFORMOI SHKURTIMISHT, UNE IU DREJTOVAATIJ ME FJALET: "MOS PRANO ASNJE NDERHYRJE APO PRESION NE KETE CESHTJE. TE KANE ARDHUR NJEREZ KONKRETE NE ZYRE PER TE NDERHYRE, POR TI MOS PRANO QE TE HYJE NJERI PA LEJEN TENDE. AS KADARETE, MEGJITHE REPUTACIONIN E TYRE, NUK KANE PSE TE SHKELIN TEK TY PER TE FITUAR PRIVILEGJE PA TE DREJTE. ZERI IM I LARTE, I SHOQERUAR ME DIKSION, KUR THASHE KETO FJALE, BERI QE TE NESERMEN NE MENGJES TE MERRJA NJE TELEFONATE.

KUSH JU TELEFONOI?

ISHTE MINISTRI I BRENDSHEM, HEKURAN ISAI. AI I RA TELEFONIT TIM NE OREN TETE TE MENGJESIT.
ME THA, SE NE MBLEDHJEN E NJE DITE ME PARE KISHA FYER KADARETE. IU PERGJIGJA, DUKE I THENE SE KJO NUK ISHTE E VERTETE, SEPSE KISHA SQARUAR VETEM DICKA MBI CESHTJEN RRAPI. NUK KISHA FYER ASKEND, POR VETEM KISHA PERMENDUR FAKTE.

DYSHUAT TEK NDOKUSH, QE MUND TE KISHTE INFORMUAR MINISTRIN ISAI?

MENJEHERE E KUPTOVA, SE PER MUA KISHTE RAPORTUAR HETUESI, QE INFORMONTE KADARETE. KJO NUK ISHTE SHUME E VESHTIRE PER TU MARRE VESH, PASI UNE E DIJA TASHME SE KUSH ISHTE SPIUNI. ME KERKESEN E VETE MINISTRIT, QE KERKOI TE NE TAKONTE, MORA HETUESIN E CESHTJES EDHE HETUESIN SPIUN, DHE U PARAQITEM TEK ISAI PER TI DHENE NJE TABLO ME TE QARTE TE SITUATES MBI CESHTJEN E BUJSHME.

SI RRODHEN NGJARJET ME TEJ?

ME TE VAJTUR NE ZYREN E HEKURAN ISAIT, HETUESI N. TOPJANI, SQAROI GJITHCKA MBI CESHTJEN. AI PARASHTROI PARA MINISTRIT TE GJITHA FAKTET, QE PERJASHTONIN PENALITETIN E NGJARJES. KESHTU, NE E HOQEM NJEHERE E MIRE PERGJEGJESINE MBI DOSJEN RRAPI. NDERKAQ, ELENA KADARE KISHTE SHKUAR TEK MINISTRI I BRENDSHEM, HEKURAN ISAI, DHE I KISHTE THENE, SE UNE ISHA POZICIONUAR KUNDER TYRE NE GJYKIM E KESAJ HISTORIE. KUR ISAI ME THIRRI NE ZYREN E TIJ, UNE IA SQAROVA SESI QENDRONIN PUNET. MINISTRI, KUR MESOI TEVERTETEN, ME THA QE TE ZBATOJAVETEM LIGJIN, PA IA MBAJTUR ANEN ASKUJT. NDER TE TJERA, ELENA I KISHTE THENE HEKURAN ISAIT, SE JANULLA RRAPI ISHTE AGJENTE E RUSEVE DHE, SI KA MUNDESI, QE BENGASI E MBRON, DUKE ZBUTUR LUFTEN E KLASAVE.

SI REAGUAT JU, PAS KETYRE AKUZAVE?

NUK KISHA ASNJE DIJENI, QE JANULLA RRAPI TE ISHTE AGJENTE E RUSEVE. SE NGA E KISHTE MARRE ELENA KETE TE DHENE, ISHTE E CUDITSHME, POR DIHEJ SE ISMAIL KADAREJA KISHTE SHUME LIDHJE ME DISA OFICERE TE SIGURIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR.

SI REAGOI ISAI?

QE PREJ ASAJ DITE, NUK PATEN NDONJE TELEFONATE APO THIRRJE NGA AI. POR, PAS MINISTRIT TE BRENDSHEM, UNE U THIRRA NGA SEKRETARI I PARE I KOMITETIT TE PARTISE PER TIRANEN, FOTO CAMI.

CILI ISHTE QELLIMI I KETIJ TAKIMI?

CAMI ME KISHT5E THIRRUR PER TE ME THENE, SE PER MUA I KISHTE VAJTUR NJE ANKESE NGA ANA E KADAREVE. SIPAS ANKESES, UNE NUK PO E TRAJTOJA SIC DUHEJ CESHTJEN E DENONCUAR PREJ KADAREVE, DUKE MBROJTUR PA TE DREJTE FAMILJEN RAPI. CAMI ME THA" NDERI I KADAREVE DUHET VENE NE VEND. RENATO RAPI DUHET ARRESTUAR". PASI E DEGJOVA ME VEMENDJE SEKRETARIN CAMI, I THASHE:"SHOKU FOTO, KONFLIKTI RAPI-KADARE KA LINDUR PER SHKAK TE DASHURISE SE RENATOS ME GRESEN DHE KJO DASHURI ESHTE RECIPROKE PREJ MESE NJE VITI". SHTOVA SE HETUESIA NUK BEN ARRESTIME TE KESAJ NATYRE, PASI NUK KA BAZE LIGJORE PER TA BERE KETE.

ME KAQ U MBYLL KY TAKIM?

JO, FOTOJA ME KERKOI, QE UNE TE BEJA EDHE VEPRIME TE TJERA, POR NUK DO TA PERMEND KERKESEN E TIJ, PASI NUK DUA TE CENOJ ASKEND. SHKURT, AI KEMBENGULI NE TE TIJEN, POR NUK EMORA PARASYSH FARE ATE, DUKE IA BERE TE QARTE, SE NUK PRANOJA TE SHKELJA LIGJINPER ASKEND. RESPEKTI PER FOTO CAMIN NUK ME MUNGONTE, SE AI KISHTE NIVEL TE LARTE KULTUROR, PO , PER RASTIN KONKRET, E KUNDERSHTOVA, DUKE IU REFERUAR LIGJIT.

SI ISHIN MARDHENIET E TUA ME ISMAIL KADARENE DERI NE KETE PERIUDHE?

NUK KISHA INATE PERSONALEME KADARENE. PERKUNDRAZI, KISHA LEXUAR VEPRAT E BLINDUARA TE TIJ DHE ISHA FRYMEZUAR ME DASHURINE PER PARTINE DHE ENVERIN. ROMANET DIMRII VETMISE SE MADHE DHE KONCERT NE FUND TE DIMRIT JEPNIN NJE FIGURE TE PERSOSUR TE ENVER HOXHES. SIGURISHT. QE KETE MENDIM E TRAJTOJA GJITHMONE NE FUNKSION TE KOHES, KUR INDOKTRINIMI I SHQIPTAREVE ISHTE MASIV.


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 250 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.