Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 3132 3133 3134 3135 3136 3137 3138 3139 3140 [3141] 3142 3143 3144 3145 3146 3147 3148 3149 3150 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datė 28 Prill 2012 - 00:41:

Artan Lame nuk tha vetem aq, por tha dhe se Ardian Klosi ishte nga ato njerez te medhenj qe nuk kishin kufij gjeografike, nuk ishte nga ata njerez qe ikin diku gjetke ne shtet tjeter [sic bejne shumica e shqiptareve rendom]. Iku thjesht nga kjo bote.
(pjesa ne kllapa koment personal).

Depresioni nuk eshte semundje biologjike melcie, por semundje me baze psikologjike. Kushtet dhe realiteti ku personi jeton eshte i rendesishem. Depresionet varen shume nga faktore sociale, te cilat behen shkaku i ndryshiemve biologjike ne trup dhe ne tru. jo gjithmone kur semundja ka ndryshime biologjike do te thote se biologjia eshte shkaku. Keshtu qe mos na dilni me teori biologjike per gjera qe i njihni me te degjuar nga lajmet.

Edi Rama ka shume difekte, eshte politikan i trashe, etj, por nuk i mohohet dot fakti qe ka patur shoke te hershem disa nga njerezit me te vyer (perfshi Teodor Kekon). Thjesht kane qelluar te jene moshatare ndoshta, por ja qe ka patur shoqeri.

Se fundi, juve dhe une jemi pikerisht ai kontigjent shqiptaresh qe permendi Artan Lame, qe kane ikur jashte se nuk i pelqenin gjerat ne Shqiperi. Tani mos u habisni kur degjoni se Shqiperia po kalon nje periudhe te erret. Jo me larg se dje presidenti shqiptar tha se ka ardhur puna qe njerezit kane frike te flasin. Po te keni pyetur ca verdalle do e dini qe gjerat ne Shqiperi nuk shkojne aspak mire, ne asnje drejtim, pervec propagandes qe nuk bie ndonjehere. Une kam patur rastin te flas muajt e fundit me shume njerez qe kane shkuar ose jetojne ne Shqiperi dhe ne asnje drejtim nuk kam marre optimizem. Prandaj mos flisni si te habitur pas perdes se opotunitetit emigrativ. Njerez si Artan Lame, Ardian Klosi, etj, jane intelektualet e pakte te ndershem qe ndjejne te paret mungesen e drites ne tunel. Prandaj kur dikush vret veten ne ate nivel se pari duhet vleresuar sepse nuk ishte si legenat e shumte qe adaptohen me pisllekun. Dhe se dyti vdekja e njerezve te tille duhet te beje te tjeret ti vene gishtin kokes dhe jo te mohojne dhe zhvleresojne intelektin e te ndjerit me gjetje biologjike dhe me pyetje banale. Mjafton te lexoni artikullin e fundit te Ardian Klosit (mbi nje liber gjerman te historise se Ballkanit) qe te kuptoni se merrej me ndricimin e kultures shqiptare, jo thjesht me lojra politike.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 3132 3133 3134 3135 3136 3137 3138 3139 3140 [3141] 3142 3143 3144 3145 3146 3147 3148 3149 3150 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.