Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 3136 3137 3138 3139 3140 3141 3142 3143 3144 [3145] 3146 3147 3148 3149 3150 3151 3152 3153 3154 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Vizioner datė 28 Prill 2012 - 07:53:

Kėta s’tė lėnė as tė vdesėsh

Nga Ardian Klosi

Botuar nė gazetėn “SHEKULLI”, nė shtator 2010

* * *

Pa u shtyrė mė tej nė shembuj tė tjerė tė kėsaj qelbėsirėhaneje, pyesim kush nga ne ka tė drejtė tė shpjegojė publikisht shkaqet e njė vetėvrasjeje.

Vdekja tragjike e Llazi Serbos para disa ditėsh solli me vete njė numėr shkrimesh nė gazeta tė ndryshme. Midis tyre u diskutua edhe mėnyra se si ai u nda nga jeta, i vetėvrarė me ēiften e tij tė gjahut. Me shumė hollėsi, me shtjellime dhe hamendje makabre merrej nė mėnyrė tė veēantė gazeta MAPO e datės 17 shtator.

Pėr njė ēast tė dukej sikur, pėrveēse me ndarjen nga jeta tė dy aktorėve – Bekim Fehmiu vrau veten nė mėnyrė tė ngjashme nė muajin qershor – shtypi ynė po merrejedhe me problemin e vetėvrasjes, duke hapur si tė thuash njė debat publik. Sa ėshtė ajo e pranueshme pėr opinionin shoqėror, a do tė fillojė tė diskutohet edhe te ne eutanazia? etj. Njė iluzion i shkurtėr sepse debatet pėr vetėvrasjen e artistėve, tė themi nė moshė, nuk ishin aspak tė tillė dhe duket qė edhe pėr tė ndjerin Llazi Serbo, ato ishin fishekzjarre tė shtypit tonė, siē janė pėr ēdo temė tjetėr tė bujshme qė njė javė mė pas harrohet.

Nė opinionin tonė publik nuk do tė ketė, me sa duket edhe pėr njė kohė tė gjatė, as debat pėr vetėvrasjet nė pėrgjithėsi, megjithė numrin e tyre tmerrues nė rritje, as pėr eutanazinė nė veēanti. Na kujtohet pėr fat tė keq konstatimi i shkrimtarit tė shquar austriak Jozef Rot qė vizitoi vendin tonė mė 1927, kur shkruan “nė Shqipėri nuk lejohet opinioni publik, por edhe po tė lejohej, ai nuk do tė ekzistonte”.

Sot jemi nė njė gjendje tė ngjashme: opinion i vėrtetė publik krijohet vetėm nė raste ngjarjesh shumė tė rėnda (vjedhje votash, importim plehrash nga fqinjėt, shpėrthime nė Gėrdec), por jo si debat i vazhduar e real qė bartet pėrmes mediave. Ndodh pėrkundrazi qė mediat prodhojnė llafe, shpikin debate dhe e shuajnė debatin publik sapo qė flaka e tij duket se mund tė mbajė, pėr t’u kthyer te tema e tyre mė e dashur, surretėrit e politikanėve.

Nuk do tė shkruanim pėr vetėvrasjen e tė ndjerit Llazi Serbo sikur tymi qė hidhte fishekzjarri i MAPO-s pardje tė mos kishte qenė aq i zi. Aty jepeshin disa supozime se cilat mund tė kishin qenė motivet e vetėvrasjes sė aktorit. Pėr t’ia lehtėsuar tė kuptuarit lexuesit, po i thjeshtoj ato tė renditura:

1. i ndjeri deshi tė imitonte Bekim Fehmiun. (Misterioze do tė mbetet si dhe pse aktori ynė qė gjithė jetėn luajti role plehu pretendoi vdekje gjeniu?… krijon… njė pėrvojė apo trendy tė ri, tė paparė e tė padėgjuar deri mė sot, atė tė vjedhjes sė vdekjes sė tjetrit);

2. i ndjeri ka dashur t’u japė njė shembull aktorėve tė mėdhenj. (Njė variant tjetėr qė ma tha njėri dje ėshtė ky: Aktori ynė vajti me shpresėn e marrė qė kur aktorėt e moshuar tė Hollivudit t’i afroheshin fundit, tė imitonin atė qė luajti filma me partizanė te Shqipėria e Re, domethėnė tė vrisnin veten me ēifte si ai.);

3. me vetėvrasjen e tij ai ka dashur tė kėrkojė ndjesė pėr rolet qė ka luajtur nė filmat komunistė. (Tė ketė qenė vallė gjesti me ēifte gjahu i aktorit tonė njė pendesė e vonuar, si tė thuash, njė ndjesė pėr rolet e lėtyrta, shpresė qė pas njė jete provizore tė zezė tė gėzonte njė vdekje tė pafundme tė bardhė?).

Pa u shtyrė mė tej nė shembuj tė tjerė tė kėsaj qelbėsirėhaneje, pyesim kush nga ne ka tė drejtė tė shpjegojė publikisht shkaqet e njė vetėvrasjeje, pa qenė njeri i afėrt i tė ndjerit, pa qenė psikiatėr ose prift tek i cili i ndjeri mund tė jetė rrėfyer? (por edhe kėta kanė detyrimin e heshtjes) Askush, e shumta nėse i vetėvrari ka qenė njė figurė me rėndėsi tė veēantė publike.

Kėshtu ka ndodhur pėr shembull me Mehmet Shehun, vetėvrasja e tij ėshtė diskutuar gjatė, sepse ajo qė ndodhi mė 18 dhjetor 1981 kishte rėndėsi tė veēantė jo vetėm e thjesht pėr tė afėrmit e tij, por pėr qindra mijėra tė tjerė, nė njėfarė mėnyre pėr gjithė kombin nė atė kohė. Dhe shpjegimin mė tė mirė e mė tė hollėsishėm e ka bėrė te „Vjeshta e ankthit” i biri, Bashkimi, njė fat pėr ne qė e ka shkruar me aq sinqeritet dhe aftėsi. Po individi, i tėrhequr prej kohėsh nė jetėn e tij private, pse duhet pėrfolur nė shtyp pėr motivet e vetėvrasjes sė tij nga njė qė nuk ėshtė as i afėrm, as psikiatėr, as prift, madje, po tė mendojmė se shkrimtarit i lejohet tė futet aty ku nuk hyn dot asnjeri tjetėr, nuk ėshtė as shkrimtar (se shkrimtari dallohet nė radhė tė parė pėr do principe morale)? Nė rastin konkret ēfarė i ka bėrė ai opinionit tonė mediatik (jo publik), konkretisht gazetės MAPO? Asgjė, absolutisht asgjė.

Llazi Serbo vuante pleqėrinė e tij tė parakohshme i humbur diku nė Korēė, shumė pak vetė e dinin qė vuante nga depresionet. Dhe pastaj njė shkrepje e armės thellė nė vetminė e shtėpisė dykatėshe dhe gazetat qė pėlcasin si fishekzjarrė tė lidhur nė seri. pam-pam-pam, disa me shkrime pozitive, panegjirike, tė tjerat me fėlliqėsi.

Po te shkrimi nė fjalė mėsojmė se Bekim Fehmiu e paska vrarė veten sepse nuk duronte mė pelenat (ishte katandisur aq keq me shėndet sa kishte probleme me pelenat tė cilat nuk mund tė duronte t’ia ndėrronin tė tjerėt, ose shkurt, pėr arsye tė asaj qė populli ynė e quan “dhjerje nėn tė). (!!) Mund tė ketė qenė fare e vėrtetė, por ē’na intereson? Bekim Fehmiun ne do ta mbajmė mend pėrgjithmonė pėr rolet e tij tė mrekullueshme. Ndoshta edhe pse vrau veten ngaqė jeta iu bė e padurueshme. Por ka shumė rėndėsi nga se iu bė e padurueshme? Tumor mund tė ketė patur, Alcheimer mund tė ketė patur, insuficiencė kardiake ose ishemi cerebrale, por mund tė mos ketė patur fare sėmundje, ndoshta ia kanė bėrė jetėn tė padurueshme gazetarėt e poshtėr, po tė supozojmė qė ka edhe nė Serbi si nė Shqipėri. Me kėtė rast MAPO bėn edhe njė shpifje publike, sikur Llazi Serbo ta paskesh lėnė me shkrim qė vdes pse dua tė ec nėn shembullin e Bekim Fehmiut (“tė bėn pėrshtypje njė gjė: Shėnimi i lėnė nga aktori lidhur me ngjashmėrinė e lakmuar tė vdekjes sė tij me tjetrėn vdekje tė paradokohėve, atė tė Bekim Fehmiut”). Nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė i ndjeri tė ketė lėnė njė shėnim tė tillė, kjo s’pėrmbahet nga asnjė prej kronikave policore qė u botuan. Vetėm njė mik i tij, piktori Thoma Angjeli, nė njė intervistė tė botuar te “Gazeta Shqiptare” kujton: “Duke qeshur, mė dha tė kuptoja se ai do t’i jepte fund jetės, ashtu si Bekim Fehmiu, me vetėvrasje.” Nuk mjafton kaq pėr tė pėrhapur gėnjeshtrėn sikur ai e paska lėnė me shkrim, pėr ta poshtėruar aktorin si tė thuash edhe nė vdekje: mirė qė nė jetė deshe t’i ngjaje Klint Istvudit (MAPO), por edhe nė vdekje deshe t’i ngjaje Bekim Fehmiut. Dėshtak! Shumė shpesh ngatėrrojmė profesionin me jetėn, profesionin me vdekjen. Fakti qė dikush ka qenė aktor, qė ia kemi parė fytyrėn kushedisa herė nėpėr ekrane, nuk na jep asnjė tė drejtė morale tė diskutojmė pėr vdekjen e tij e pėr gjėra kaq intime sikurse motivet e vetėvrasjes.

Askush nuk e bėri kėtė me Sandėr Prosin bie fjala. Pse, ngaqė ishte aktor mė i shquar se Llazi Serbo? Jo, s’ėshtė e vėrtetė, thjesht pse Sandėr Prosi i shkretė u nda nga jeta, kur kokat e njerėzve kėtu, sidomos tė atyre qė botojnė, nuk ishin ēakėrgjosur ende kaq keq sa sot. Mėtimi se mund tė shkruake pėr motivet e vetėvrasjes sė njė njeriu me profesionin aktor, qė nuk e njeh, ėshtė diēka e ngjashme sikur na ndodh qė pėrshėndesim pa dashur njė aktor qė na shfaqet nė bulevard, megjithėse s’jemi takuar me tė ndonjėherė. Pastaj skuqemi pak, sepse kujtohemi qė nuk njihemi personalisht. Po kėta shkarrashkrues skuqen ndopak pasi kanė hedhur gjithė atė bojė elektronike mbi vetėvrasjen e tjetrit? Nuk ka skuqje qė t’i mbajė ato fjalė, jo, e shumta njė zverdhje si e meitit pas tė kėtillave: “Ai nuk qėlloi ndonjė shtazė tjetėr, por veten e vet. Pėr kėtė meriton njė falėnderim, dhe njė: Ndjes’ pastė.” (fundi i shkrimit).

Po thirren nė ndihmė edhe Bibla dhe Kurani sepse kėto e dėnuakan vetėvrasjen. Ėshtė e vėrtetė qė kisha pėr shekuj tė tėrė e ka dėnuar vetėvrasjen, qė vetėvrasėsve nuk u jepej vend nė varrezat e shenjta deri nė fillim tė shekullit 20. Por kisha mallkonte edhe divorcin, abortin e detyruar etj. etj., madje nė shekuj tė mėparshėm mallkonte dhe digjte nė turrėn e druve ata qė thonin se Toka rrotullohet. Sot jo mė, edhe ata qė vetėvriten gėzojnė njė varrim si gjithė tė tjerėt.

Ja qė edhe Bibla dhe Kurani ecin bashkė me kohėn. Ėshtė si ligj i pashkruar qė pėr tė sapovdekurin nuk flitet keq. Unė nuk jam as pėr idilizimin e tė sapovdekurit, sepse them qė duhet pritur njėfarė kohe, pasi atėherė dalin me tė vėrtetė vlerat e tė ikurit. Sidomos kur vdekja ka qenė e dhunshme, sikurse nė rastin e vetėvrasjes, tė gjithė heshtin. Ėshtė njė ligj mbarėnjerėzor qė populli ynė e shpreh ndėr tė tjera me fjalėn: nė shtėpinė e tė varurit nuk pėrmendet litari. Pra as arma nuk do duhej pėrmendur nė kėtė rast, pale tė pėrflitej aq keqas i ikuri.

Motivi i gjithė asaj pėrbuzjeje dhe shfrimi mbi tė ndjerin Llazi Serbo ėshtė se, sipas autorit, njerėzit e autorit janė persekutuar, janė vrarė rrėzė kanaleve, janė burgosur dhe internuar pikėrisht nga njerėzit tė cilėt i shfaqte si modele Llazi Serbo nė filmat e tij: oficerė, sigurimsa etj. Them sipas autorit, sepse nė tė vėrtetė nuk duket tė jetė kėshtu, e para sepse po ta kishte patur vėrtet gjithė kėtė mllef mbi tė ndjerin aktor pėr kėtė arsye, ai do t’ia kishte thėnė publikisht qysh nė gjallje dhe s’do kishte pritur vetėvrasjen e tij. E dyta, ka peshq shumė mė tė mėdhenj nė kėtė fushė, dua tė them nė fushėn e artit dhe tė letrave, qė kanė ngritur kultin e Enver Hoxhės dhe nderohen sot e gjithė ditėn jo mė vetėm nga autori i shkrimit por nga gjithė kori i bashkuar i mediave tona. Arsyeja e vėrtetė ėshtė thjesht pse autori do tė bėjė zhurmė, tė duket edhe ai, ta japė edhe ai pėlcin e tij pas pėlcitjes sė njė arme tė vėrtetė. Sikurse do tė bėjė zhurmė edhe organi qė e boton – meqė ra fjala pėr pelena, organ ende nė pelena – pa asnjė parim etike dhe njerėzillėku.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parė ... « 3136 3137 3138 3139 3140 3141 3142 3143 3144 [3145] 3146 3147 3148 3149 3150 3151 3152 3153 3154 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.