Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Jeni zhgenjyer ndonjehere ne jete?! Dhe nga kush jeni zhgenjyer? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18170)


Postuar nga Petter datė 03 Nëntor 2014 - 13:16:

Jeta pa zhgenjime do ishte shume boring


Postuar nga AngelDevil datė 05 Nëntor 2014 - 09:37:

E di qe do duket e pabesueshme por tani qe e mendoj holle holle nuk kam zhgenjime per faktin e thjeshte qe pritshmerite e mija jane perputh me personat /ngjarjet qe jam perballur. Skam pas surpriza me nje fjale.


Postuar nga Ashley datė 27 Nëntor 2014 - 23:22:

patjeter zhgenjimet te hapin syte dhe te mbyllin zemren


Postuar nga robert datė 28 Dhjetor 2014 - 10:42:

Ne lidhje me temen, po hedh ketu nje tregim tim te hershem, te prill 1989-es, tregim i thjeshte.

Kur ecėn pėrpara


Dy gėzime nė njė ditė, ngjet rrallė! Dhe sa mirė qė ngjet rrallė, sepse po tė ndodhte shpesh, unė do tė vrisja veten. Por, po ua tregoj shkurt ngjarjen, duke u pėrpjekur t’mos ju mėrzis.
Isha nė mbarim tė atyre dy javė leje tė prapambetur nga viti i shkuar, tė cilat sė bashku me shokėt i kaloja mė tė shumtat tek shtatė dhomat e lumit tė Tiranės, nėse i keni dėgjuar. Vapa kishte plasur para kohe, ndaj ashtu i lodhur sapo isha kthyer nė shtėpi dhe u ula nė tavolinė tė mbllaēitem. Si pėrherė aty priste e hekurosur njė gazetė e pastėr dhe pa njolla yndyre. Njollat mbi ’tė unė nuk i duroja kur haja bukė. Gazeta duhej tė ishte gjithnjė e pastėr, pėrndryshe fillonte sherri. Nuk ishte se unė lexoja artikujt e saj, por pastėrtia mė pėlqen, sidomos kur e gjej tė gatshme nga tė tjerėt. Titujt me shkronja tė mėdha i lexoja insiktivisht, pa regjistruar gjė nė tru.
Mamaja mė vuri pėrpara bukėn dhe pjatėn e gjellės, duke vėnė mė pas gishtin e saj mbi njė artikull gazete, gjė tė cilėn ajo nuk e kish bėrė ndonjėherė. Duke e shoqėruar me sy gishtin e saj lexova_: “Njė kolektiv revolucionar dhe me problemet e kohės”. Po kjo, thashė! Mos ka lajthitur gjė!? Apo ato ilaēet e zemrės paskan ndikim edhe tek mėndja?!. Ē’mė tregoi ashtu!? Ajo e dinte se unė nuk lexoja ndonjėherė artikuj gazetash. Biles, edhe libra nuk kapja me dorė, po tė pėrjashtonim njė libėr tė verdhė qė fliste pėr mėnyrat e afrimit me femrat, tė cilin e kisha lexuar para ca kohėsh. E pashė njėherė atė plakėn time si pėr ti dalluar prej sė largu temperaturėn, por ajo e qetė mė bėri shenjė me kokė tek gazeta, se diēka kishte. E po kjo thashė, do t’mė bėjė kureshtar me gėr-gėret e gazetės.
Fillova mbllaēitjen dhe, si pa dashur, shoqėrova lugėt e mbushura me ca rreshta tė artikullit. Asgjė do t’mė kishte tėrhequr vėmendjen po t’mos mė kapte syri disa emra tė njohur. Pa prit, thashė, dhe ndala fluturimin e lugėve, duke iu vėnė tani pėrtypjes sė fjalėve tė rreshtuara pranė bukės. Nuk po lija asgjė tė mė shpėtonte, kur menjėherė kuptova se bėhej fjalė pėr ofiēinėn ku punoja. Uauuu, po kjo kėshtu, thashė. Njė reportazh pėr ndėrmarrjen tonė, e nė veēanti pėr ofiēinėn ku punoja si tornitor prej afėr njė viti, qysh se isha liruar prej ushtrie. U emocionova sa mornicat mė mbuluan trupin. Biles edhe pjatėn me gjellė e harrova. Ishte njė hutim gėzimi, do thoja. Mu bė qejfi vėrtet, ndonėse nuk e kuptoja se ē’mund tė shkruhej pėr horrat dhe qorrat e ndėrmarrjes tonė! Mos ndoshta ndonjė kritikė?!…


Postuar nga robert datė 28 Dhjetor 2014 - 10:43:

Reportazhin duhej ta lexoja tė gjithė, dhe ky do ishte reportazhi i parė i plotė qė do tė lexoja. Po prit thashė, ta shohė kush e ka shkruar njė herė. Zakoni i tė moslexuarit nuk mund tė thyej menjėherė. Hoqa ē’ishte mbi gazetė dhe ktheva fletėn pėr tė hedhur sytė nė fundin e saj. Vura gishtin mbi emrin e gazetarit, kur ē’tė shoh! Altin K... Jo, thashė, nuk ka mundėsi! Po, thashė, ka mundėsi! Altini, shoku i klasės time! Kishim qenė bashkė nė gjimnaz pėr katėr vjet. U gėzova, tė them tė drejtėn, dhe ky ishte gėzimi i dytė. Altini gazetar!.. E pse ēuditesha!?. Njė reportazh pėr njerzit e punės! Altini nėse s’gaboj, kishte filluar tė shkruante qysh nė bangat e shkollės. Tek kėndi letrar i shkollės pėrshembull, e nxorri njė herė njė shkrim. Mė duket se ishte pėr pėrshtypjet tona nė Muzeun Kombėtar. Nga ne ēunat pak e lexuan nė fakt, por vajzat e klasės ama, … e lexuan tė gjitha!… Ēuditėrisht, interesi i tyre pėr ’tė nuk u shtua nė ditėt e ardhshme, por … sidoqoftė, pasioni i tij pėr tė shkruar dallohej qysh atėhere!.. Asaj kohe ai hidhte nė letėr shkrimet e para tė tij! E patjetėr ai do ketė vazhduar tė shkruaj edhe mė mbrapa!!.. Ndoshta edhe shkollėn e lartė pėr gjuhė-letėrsi do e ketė mbaruar besoj!.. Po-po, ka patur talent ai djalk!...
Mbas vitit tė katėrt tė gjimnazit ne ishim ndarė, dhe gjatė gjithė kėsaj kohe ishim takuar a s’ishim takuar nja dy-tre herė. Unė vajta ushtar, ndėrsa ai iu fut shkollės sė lartė. Nė fillim kishin dashur t’ia nxirrnin pėr mercollogji, por ai me luftė, -siē mė kish thėnė njėherė-, e kish marrė degėn qė dėshironte. “Ata kujtojnė se ne qė jemi bij puntorėsh, nuk mund tė studiojmė pėr letėrsi”, mė tha atėhere. (Mamaja i punonte nė njė punishte ėmbėlsirash, dhe ishte si punė shefe atje; ndėrsa babain e kishte rrobaqepės, por mjeshtėr ama.) Eh, more Altin, more Altin, tė lumtė! Me pėrpjekje, por shkollėn e more ama! Dhe ndoshta edhe e ke mbaruar tani?…


Postuar nga robert datė 28 Dhjetor 2014 - 10:45:

Por tė shohim ē’ke shkruar njėherė. Se dhe aq e lehtė nuk ėshtė tė jesh gazetar. Ngjita shikimin mbi shkronjėzat e artikullit, duke vazhduar mbllaēitjen. Qysh nė fillim desh mė doli ushqimi nga tė qeshurit, kur lexova se njė entuziazėm politik e kishte pėrfshirė kolektivin e ofiēinės. Do ti ketė parė, mendova, duke lagur njėri-tjetrin me zorrėn e ujit, dhe kėtė hare qė krijohej nė kėto raste ai e quante entuziazėm politik. Po nejse, thashė, si fillim edhe gėnjehet pak, se kėshtu e kanė reportazhet. Edhe unė e kisha si parim, gėnje pak, kuptohet kur je ngushtė, por pa e kaluar masėn, se bėhesh i pėshtirė pastaj. Pak mė poshtė, Altini vazhdonte:
“Tė katėr komunistėt e oficinės, Shefkiu, Myrveti, Pirro dhe
mė i riu i tyre Petriti, nuk presin vetėm mbledhjen e organi-
zatės bazė tė partisė sė ndėrmarrjes, por ata mblidhen dhe
bėjnė ballafaqimin e realizimeve tė ditės edhe aty nė ofiēinė.
Kėshtu i gjetėm ata nė njė diskutim spontan nė repartin e
xhenerikve, ku problemi i gadishmėrisė sė dy automjetėve i
kish pėrfshirė …”
E mor’ gazetar, mor’ gazetar, u shkėputa pėr pak nga shkrimi. I ke gjetur duke bėrė llogje e mė thua se po diskutonin! Dhe kė pa?!. Shefkiun, qė nuk dinte tė lidhte ushkuret e tij, do tė lidhte dy fjalė! Atė, edhe kur e ngacmonte shofer Pandi pėr dėrrasat qė vidhte herė pas here nga ofiēina, Shefkiut i merrej goja dhe e vetmja pėrgjigje qė jepte, ishte se “shumė mirė bėnte, pasi nuk vidhte hekura si ata pėr bėrjen e antenave”. Nė kėtė kishte tė drejtė, pasi nė kėtė kohė kish filluar njė fushatė e tėrbuar nė bėrjen e antenave tė grupit me kanoēe. Por edhe pėr Shefkiun thuhej, se tė gjithė divanėt dhe bufetė e tij i kish bėrė me dėrrasat e ndėrmarrjes.
Ndėrsa Myrveti, pa tė cilin panorama e ndėrmarrjes do kishte njė boshllėk, ishte ai qė luante rolin e budallait me njė kėnaqsi tė veēantė, por ishte po aq dobiē, sa ne thonim se ai ua kish futur tė tėrve. Rrinte ēdo ditė jashtė orarit pėr tė punuar nė frezėn e tij, (dhe nė fakt kjo ishte koha e vetme kur ai punonte, pasi gjatė ditės bėnte mė tepėr llogje), dhe tė nesėrmen shėnonte tre orė tepėr, ndėrsa tė gjithė e dinim se, e shumta, ai njė orė mbrapa nesh kalonte portėn e ofiēinės. Kur vinte dita e pagės, fillonte furtuna me ’tė. Bėrtiste lart e poshtė se i kishin ngrėnė hakun e punės, se fėmijėt do i vdisnin urije, dhe borxhin e televizorit nuk do ta lante dot. Aq donim ne, dhe fillonim duke i qarė hallin. Gjynah, gjynah, thoshte njėri. Ia bėjnė me qėllim, thoshte tjetri. Kanė gjetur ndaj, hidhesh njė i tretė, pa t’ma bėjnė mua! Dhe vazhdohej me teatrin e luajtur... Mor’ po ky duhet tė ankohet tek inxhinieri, se ndryshe do ia bėjnė prapė! Mė e mira do ishte qė ky tė shkonte nė gjykatėn e rrethit, se atje e zgjidh kėtė problem!… -Mė hani munė-, ikte sė fundi Myrveti, duke e kuptuar talljen dhe i vetėdijshėm se nuk do tė ankohesh gjėkundi, pėrndryshe do tė merrej vesh, se dhe aq ai i kishte shumė.
Pirroja, i treti qė pėrmėndej nga Altini nė gazetė, ishte njeriu enigmatik i oficinės. Ky dukej as dukej njė herė nė mėngjez, e pastaj sikur tė ish bėrė prej ajri, ishte i zhdukur pėr gjithė ditėn. Nė fakt ishte si biēim furnitori pėr ofiēinėn, dhe kjo e bėnte qė ndonjėherė tė zhdukej edhe pėr ditė tė tėra. Veēse kur e shihje mbas tre ditėsh me dy kuzhinjeta nė dorė, tė cilat, siē thosh, ia kishte siguruar njė shok nė Shkodėr, a thua se ndėrmarrjet shtetėrore ishin privatizuar. Shprehja e tij standarte, “jam andej nga drejtoria”, apo “jam nė filan ndėrmarrje”, tregonte se pėr atė ditė ai nuk kapesh mė.
Petriti, mė i riu i komunistėve, siē thosh dhe Altini, ishte edhe sekretar i rinisė sė ndėrmarrjes; nė fakt kjo organizatė nuk mblidhej ndonjėherė tek ne, gjė qė nuk e pengonte megjithatė Titin tonė ti mblidhte kuatizacionet rregullisht. Por edhe ne tė rinjtė ama, e sorrollatnim pak horr-horrin tonė, qė ti dilte mirė shkuma. Kėtė emėr tė veēantė e kishte vetėm ai, dhe duket se kėtė e kish fituar me pėrpjekjet e stėrmundimshme prej skileje qė bėnte nė kamufllimin e largimit tė tij nga ofiēina, si gjoja pėr njė punė nė Komitetin e Rinisė, apo se do kėrkonte njė bojė tė mirė pėr nja dy parrulla, e tjera budadallėqe. Gjithashtu e kish fituar kėtė emėr edhe me dembelizmin klasik, duke ia lėnė punėn e tij tė llamarin-kthyesit shokut tė punės. Si dhe me pretendimin e tij, si feministi mė i madh nė ofiēinė, ishte bėrė bajat fare. Nė kėtė pretendimin e fundit, tė qėnit komunist nuk e pengonte aspak, nė fakt.


Postuar nga robert datė 28 Dhjetor 2014 - 10:45:

Po mjaft me kėta horra, thashė. Tė shoh ē’shkruan mė poshtė ky Altini.
“-Po shokė, nuk duhet tė na zerė gjumi pėrballė kėtyre de-
tyrave!
-Sikur i rėndove ca, shoku Shefki, -i themi ne, duke e ditur
se kjo ofiēinė i ka realizuar detyrat e planit nė 101%.
-Jo, jo, -na thotė ai, duke na treguar se sot nė pushimin e
bukės njė i ri ish larguar pėrpara kohe dhe kish pėrfundu-
ar nė klubin atje pėrjashta, pėr tė kthyer ndonjė gotė nga
ajo e flamosura. Kjo duhet tė na shqetėsojė tė gjithve!..“
Po kjo kėshtu, thashė! Ky Altini ka qenė apo s’ka qenė atje!? Nuk e di ky, se tek ne nuk zbatohet kurrė orari i pushimit? Nuk e di ky, se Shefkiut po ti premtoje njė teke raki dhe mos t’ia jepje, tė bėnte gjėmėn! Apo, ia do reportazhi tė shkruajė kodra pas bregut?! Ē’ishte kėshtu me ’tė? Mos nuk e kisha njohur mirė?! Apo ia kishte shplarė trurin shkolla e lartė?!. Ndoshta s’ishte ai!?. Jo, jo, ai ishte!.. A nuk mė tha njėherė atėhere, kur po mbaronim maturėn, se pėr tė arritur njė pjekuri artistike nė tė shkruarit e prozės, duhej nisur me reportazhet!?. Kėshtu pra, nuk kishte diskutim, se ai qe!… Por, tė vazhdoj mė tej, thashė.
“…dhe ne e pamė me sytė tanė se si tė dy punėtorėt e tale-
ntuar e tė respektuar, Kiēo N. dhe Njazi Sh., angazhimin
e marrė pėr rregullimin e karbonēinave me forcat e tyre,
po e relizonin mė sė miri. -Jemi krenarė pėr kėtė, -na tha
punėtori 52 vjeēar Kiēo N. „
Ah po, kėtu Altini kishte pjesėrisht tė drejtė. Jo vetėm karbonēinat e motorrinos ata duhet ti ndreqnin vetė, por edhe pėshtjellat e bobinave duhet ti riparonin. Qysh se ishim prishur me kinezėt, kėto probleme ishin shtuar. Vetė Kiēo dhe Njaziu kishin kundėrshtuar, kur kish ardhur urdhėri nga drejtoria pėr kėtė gjė; gjithashtu edhe Pirro i kish pėrkrahur tė dy, mirpo urdhėri ishte urdhėr dhe tani as vetė nuk po dinin si tė bėnin, duke iu lutur herė Pirros mos u gjente tė reja, apo edhe kallaist Xhikes nė riparimin e tė vjetrave. Por dhe ky ama, qė i njihte se ē’mostra ishin, nuk i ndihmonte po t’mos dėgjonte mė parė historitė e tyre me femra.
Nė fakt, pėrveē se si elektrautė tė mbaruar, Kiēo dhe Njaziu, ishin edhe specialistėt mė tė pėrsosur nė oficinė pėr problemet e seksit, apo erotike nė pėrgjithėsi. Kėshtu, nėqoftėse ata thonin se njė femėr me pulpa tė shėndosha nuk ishte e thėnė ti kishte edhe shalėt trashaluqe, kjo ishte kėshtu siē thonin ata, dhe kėtė nuk e luante as topi. Biles, nė bazė tė kėrcellit tė kėmbės nėn pulpė, ata pėrcaktonin edhe zgjuarsinė e saj.
Puthjet ata i ndanin nė tre kategori, epshore, eksituese dhe standarte. Dhe, kur tregonin ndonjė film erotik qė e kishin parė njė natė mė parė tek njishi i Jugosllavit, ata e pėrcaktonin saktė se ē’lloj puthje kish qenė. Nė kėto raste ne mblidheshim rreth tyre dhe kėnaqeshim tek i dėgjonim me gojė hapur, sepse ata kishin vėrtet art nė tė treguarit e historive erotike; por ne ama, kishim gjithashtu shumė kujdes tė mos u ndėrhynim, apo ti kundėrshtonim pėr ndonjė gjė, sepse ata e ndėrprisnin tregimin nė vend dhe nuk e fillonin derisa ti tė ishe larguar, apo pėrzėn nga tė tjerėt. Kėshtu pėrshembull, kur njėherė ai Bedriu kish dashur tė shiste mėnd, duke u ndėrhyrė teksa ata po tregonin njė pjesė nga erotik blu , ata e ndėrprenė bisedėn pikėrisht nė pjesėn mė kulminante tė tregimit, duke na detyruar ne tė tjerve ti jepnim disa shqelma atij hajvan Bedriut, pėr tė dėgjuar mė tej tregimin e kėndshėm.Vėrtet, vėrtet, tė dy elekroutėt gėzonin respekt nė oficinėn tonė.


Postuar nga robert datė 28 Dhjetor 2014 - 10:46:

Ndėrsa Altini vazhdonte.
“…Po, ky kolektiv ka kurajon ta shohė nė sy tė metėn,
vėshtirsinė, apo edhe justifikimin. Dhe kjo bėn pjesė
nė tė pėrgjithshmen e kėtij kolektivi, qė din t‘u japė
zgjidhje problemeve, vėshtirėsive e punės. Kjo ėshtė
ajo qė e dallon ...“
E tėrci e vėrci. E more Altin, i paske mėsuar tė veēantėn e tė pėrgjithshmen. Ndaj vazhdonke mė poshtė me lavdėrime pėr kėtė kolektiv luftarak. Ja, paske diēka edhe pėr mė tė riun e ofiēinės, Sajmirin, qė ka dy muaj qė ka filluar punė tek ne, dhe ėshtė gjithė energji, siē thua. Posi, prit sa tė kthehem unė, se ia tregoj unė energjitė atij Sajmir-lagėsit, qė s’le njeri pa lagur me zorrėn e ujit. Ia tregoj unė kur ta zhvesh fare, siē ia bėra herėn e fundit, ku e bėra qull sa doli me brekė derisa iu thanė rrobat e lagura. Kėsaj radhe do ta bėj tė zhvishet krejt lakuriq. Lėre, po dhe ty Altin gazetari do tė bėj tė zhvishesh, po tė vish nė kohėn qė do tė jem unė aty. Horr!… Jo, jo, horra ishin shokėt e mi tė punės. Ky Altini duhej tė ishte horr-horri! Po, po, hipokrit ishte, ndryshe nuk do shkruante kėto broēkulla. Pėr kėtė ish pėrpjekur ky karrierist! Pėr gėnjeshtra me bisht, qė s’i hante as bufi!? Veē nė mos e takofsha! Ah, …
Nji ta tėrhequr gazetėn dhe e grisa copa-copa, pa e mbaruar sė lexuari deri nė fund. I grisa rezultatet dhe emrat e shokėve tė mi tė punės. I bėra ēik-ēik preokupimet e horrave dhe qorrave tė ofiēinės. I grimcova fjalitė dhe tė gjitha fjalėt e Altinit. Tė gjithė shkrimin ia hodha nė plehra. Gjellėn e mbetur nė pjatė e lashė aty. Oreksi mė ishte ndėrprerė. S’mė shtyhej mė lugė poshtė. Gjithshka mė ishte neveritur. Dy gėzimet e njėpasnjė-shme mė kishin torvullosur e ma kishin hequr oreksin. Gjithshka mė dukej e shplarė. Nuk arrija ta kuptoja, se si mund tė shkruahej aq dallkaukshe, pėr kolektivin tonė dallkauk! Pėrse nuk jepeshin disa fjalė mbi realitetin tonė prej horrash!? Rrofshin horrat, thashė, dhe poshtė horr-horrat!..


***


Postuar nga cecilia datė 28 Dhjetor 2014 - 22:05:

Refuzoj kategorikisht te zhgenjehem. nuk pres nga asnje asgje dhe flej rehat.


Postuar nga Ashley datė 31 Janar 2015 - 02:35:

Nuk i krijoj mundesine njerezve tme zhgenjejne i jap minimumin e besimit tim qe i bie 0.5% sa per nje bisede siperfaqesore aq.pervec familjes askush smund te krijoj afrimitet qe le vend dhe per nje zhgenjim te mundshem.sja u plotesoj ate kenaqesi.jep aspak dhe merr me te mundshmen.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 40 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.