Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parė ... « 272 273 274 275 276 277 278 279 280 [281] 282 283 284 285 286 287 288 289 290 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Vizioner datė 20 Maj 2011 - 08:12:

Kanė futur duart!


Maskarada e fabrikimit me ēdo kusht tė Lulėzim Bashės fitimtar shpertheu dje nė KQZ me njė fakt sensacional tė paturpėsisė dhe krimit elektoral. Nė kutinė e qendės sė votimit me numėr 1797 u gjend njė fletė votimi pėr kandidatin demokrat qė mbante vulėn e qendrės sė votimit me numėr 1801. (!)



Si ka fluturuar kjo fletė nga njė QV nė tjetrėn, nga njė kuti nė tjetrėn? Mos ka flatra hyjnore kjo fletė? Mos e ka spostuar ndonjė forcė e errėt e magjisė? Apo mos e kanė ngritur prej vendit perėnditė e Lulėzim Bashės pėr t'ja nxjerrė pėrpara Arben Ristanit qė ky ta lexojė e ta shėnojė pėr herė tė dytė nė defterin e tij tė manipulimeve?

As njėra, as tjetra. Ajo fletė e gjendur jo nė kutinė e gabuar, por nė kutinė e njė qendre tjetėr ėshtė dėshmia mė e qartė dhe mė tronditese e njė tė vėrtete tė qartė e tronditese: Kanė futur duart!

Kanė futur duart pėr tė futur votat qė i duhen Lulėzim Basha pėr t'u shpallur fitues me vota tė vjedhura. Pasi dėshtuan nė pėrpjekjen kriminale pėr tė ndėrruar pesė-gjashtė kuti, pasi nuk ju doli llogaria me votat reale qė u numėruan nė sytė e gjithė publikut dhe pasi nuk u doli as llogaria tjetėr e "e gabimeve tė mundshme" nė mbledhjen e shifrave tė 485 procesverbaleve, vunė nė veprim aktin e fundit tė manipulimit me tė ashtuquajturat "vota tė gabuara".


Por "u gabuan" edhe ata. Fati nuk i mbulon nė ēdo pikė kusarėt. Fleta me vulat e njėsisė 1810, qė u gjend nė kutinė e njėsisė numėr 1796 i demaskon, i nxjerr lakuriq para ligjit dhe popullit.




Zoti Berisha, pse ėshtė ajo fletė atje ku s'duhej tė jetė?
Zoti Basha, pse ėshtė ajo votė pėr ty atje ku s'duhej tė jetė?



Zoti Ristani, kush i ka futur duart, kush i ka hapur kutitė nė kundėrshtim me ligjin, kush ka hedhur vota pėr Lulėzim Bashėn, pasi ka pėrfunduar votimi dhe numėrimi?


Keni kohė tė pėrgjigjeni. Ligji nuk harron kurrė. Sidomos kur e dhunojnė dhe e masakrojnė kėshtu si ju.


Edhe pa u gjendur fleta demaskuese, ka qenė dhe ėshtė e qartė si drita e diellit se ndryshimi i rezultatit tė Tiranės nė kundėrshtim flagrant me Kodin Zgjedhor ėshtė njė vepėr penale me pasoja politike dhe shoqėrore tė pallogaritshme.


Por meqė dita e djeshme i shkėputi makinerisė sė krimit elektoral kėtė fletė, ne e ndjejmė pėr detyrė t'i bejmė jehonė kėsaj vepre tė fatit.


Zoti President i Republikės sė Shqipėrisė , Bamir Topi. Fleta e votimit e njėsisė numėr 1810 qė u gjend dje nė kutinė e njėsisė numėr 1797 tregon se janė futur duart nė kuti dhe po numėrohen vota tė vjedhura pėr llogari tė Lulėzim Bashės.

Zonjė Ina Rama, kryeprokurore e Shqipėrisė. Nė kutitė qė adminstron Arben Ristani krimi ka futur nė kuti duart qė tani duhej t'i kishte nė pranga.

Shkėlqesi ambasadorė, i nderuar zoti Sekui, ambasador i Bashkimit Europian, i nderuar zoti Arvizu, ambasador i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, i nderuar ambasador i OSBE-sė, i nderuar ambasador i Mbretėrisė sė Hollandės, i nderuar kryetar i Misionit tė Vėzhguesve tė ODHIR-it: Kanė futur duart!

Kjo fletė ėshtė skaneri i farsės sė re ne tokėn e Shqipėrisė dhe Europės. Ju drejtohemi si gazetė shqiptare opozitare: Ndalojeni kėtė farsė! I keni mundėsitė dhe fuqinė ta ndaloni! Shqipėria ėshtė nė orbitėn e Perendimit dhe jo jashtė saj.


Njė gjė ėshtė e sigurtė: shqiptarėt qė kanė parė numėrimin ligjor pėr Tiranėn dhe qė po shohin edhe sot me trishtim e revoltė tė brėndshme si po konsumohet njė krim elektoral nė KQZ nėn rrethimin e forcave tė policisė, nuk do tė pranojnė kurrė tė qeverisen me vota tė vjedhura.




- "Shekulli"-t | 20/05/2011 | -


  Gjithsej 647 faqe: « E parė ... « 272 273 274 275 276 277 278 279 280 [281] 282 283 284 285 286 287 288 289 290 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.