Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parė ... « 278 279 280 281 282 283 284 285 286 [287] 288 289 290 291 292 293 294 295 296 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Piktor datė 20 Maj 2011 - 18:29:

Nje leksion i madh.

Duhet bere reforma zgjedhore.
Fakti qe kodi elektoral ka mangesira, jo per faj te hartuesve por te risive qe dalin apo ndodhin ben qe ai te mos jete perfekt kurre.
Kjo sepse diēka qe nuk eshte e ndaluar me ligj eshte e ligjshme.
Probleme ka sa te duash, mirpo normalisht une si shume te tjere ketu nuk mund te pranojme gjendjen e krijuar.
Ashtu sikurse e kam paralajmeruar mungesa e besimit tek institucionet, ben qe te kalojme direkt ne konflikte, duke harruar edhe te vertetat e medha qe dalin apo mesojme gjate ketyre evenimenteve qe ben te duket sikurse eksperimente ne vendin tone dhe viktima ne kete rast eshte populli qe vuan pasojat e kesaj lufte politike.
Vetem ne Shqiperi ben vaki qe ka vetem te fituar, kjo dihet sepse askush se pranon humbjen edhe pse shifrat flasin qarte, me qarte nuk ka.
Shija e humbjes behet edhe me e madhe ne rast se llogarite nuk dalin, kur je 100 % i sigurte.
Te gjithe jemi deshmitare te atij numerimi votash deri ne kutine e fundit, jo, deri ne fleten e fundit.
Keto votime ishin nje leksion i madh per politiken tone, por ne vend qe te merren me nje analize te ftohte dhe te qarte, me keqardhje konstatohet se mendja punon tek labirinthet dhe skutat qe vetem sa jane vegla primitive per te shpetuar nga momenti dhe qe na ngaterrojne shekull mbas shekulli.
Shume hipoteza kane rene poshte pas ketyre zgjedhjeve.
Kjo do te ishte A-ja per te gjithe klasen politike shqiptare, imagjinoni nje moment e te kthehemi ca vite me perpara dhe te kishim kete rezultat qe kemi sot , por me gjuhen e asaj kohe, mirpo ca gjera kane ndryshuar dhe shyqyr zotit nuk jemi me ne ate kohe...Me vjen keq te perdor termin emancipim por ne fakt keshtu eshte, megjithse dikush ndoshta ferkon duart per te pare katrahure dhe gjakderdhje, kjo nuk besoj se ka per te ndodhur, fale edhe nderhyrjes se shpejte te faktorit nderkombetar qe po ben gjithshka te ulen tonet, te ftohen gjakrat dhe ēdo gje te kaloje ne menyre ligjore.


  Gjithsej 647 faqe: « E parė ... « 278 279 280 281 282 283 284 285 286 [287] 288 289 290 291 292 293 294 295 296 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.