Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parė ... « 279 280 281 282 283 284 285 286 287 [288] 289 290 291 292 293 294 295 296 297 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Opinionator datė 20 Maj 2011 - 19:31:

Kush tha qe nuk e kane fajin hartuesit?
Ata e hartuan kodin pikerisht ne menyre te tille qe mos kete riciklim pushteti, por kush te fitonte zgjedhjet e 2009 do mbetej perjetesisht ne pushtet.
Prandaj presidenti eshte i dobet- u pa cfare roli luan ne ngercin politik, mjafton te krahasohet fuqia e tij me ate te ish-presidentit Moisiu qe ishte shume me efektiv ne garantimin e kushtetutes;
prandaj qeveria nuk i jep llogari Asamblese sepse ne vend qe te kete te drejte Asambleja te rrezoje qeverine ne rast vote mosbesimi, kete te drejte e ka qeveria, qe te shperndaje parlamentin;
prandaj u abrogua KQZ si institucion kushtetues nne kushtetuten e 1998, ne varesine totale te partise qe ka shumicen ne parlament me kushtetuten e ndryshuar te 2008;
prandaj u be ndarja e hartes elektorale ne menyre qe te dy partite te kene zona te garantuara elektorale, nderkohe qe pragu i natyrshem elektoral per rajon eshte shume here me i larte se ai qe percakton ligji, etj etj.

Mua nuk me befason asgje qe po ndodh ne ate vend, sepse s'ka se si te ndodhe ndryshe jo per gje. Ajo qe me habit eshte fakti qe njerezit nuk arrijne ta kuptojne akoma c'po behet ne ate vend dhe sa te rrezikshme jane nderhyrjet institucionale te gatuara dhe miratuara nga te dyja partite- qe per mua jane barazisht fajtore. I vetmi ndryshim eshte qe Edi Rama e nenvleresoi Sali Berishen si oponent, dhe harroi qe ai eshte politikan e stazhionuar ne mekanizmat pushtetare komuniste.


  Gjithsej 647 faqe: « E parė ... « 279 280 281 282 283 284 285 286 287 [288] 289 290 291 292 293 294 295 296 297 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.