Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parė ... « 281 282 283 284 285 286 287 288 289 [290] 291 292 293 294 295 296 297 298 299 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Opinionator datė 20 Maj 2011 - 19:50:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
Deri diku jam dakort me mendimin tend , vetem se do qartesoja dy pika pare ne kendveshtrimin tim.
E para kodin e hartuan te dyja partite, por kodi nuk eshte i perjetshem, osbe beri thirrje qe te ndryshohej por nuk u degjua osbe dhe as u zbatua.
e dyta persa i perket rolit te presidentit, duhet te kesh parasysh se ka te beje mosha dhe perspektiva e tij, ne kete kontekst, Moisiu ishte me strikt ndersa Topit i bie qe te jete me luajal. Prandaj Shqiperise nuk i duhet nje president me moshe te re dhe ne nuk jemi republike presidenciale, presidenti eshte garant i kushtetutes dhe jo kodeve elektorale.



Gabim.
Reformat elektorale ne Shqiperi kane ndodhur ne 1991, 1992, 1996, 1997, 2000, 2003, 2005, 2007-2008. Cdo dy vjet ndryshohet kodi zgjedhor, dhe ndryshojne totalisht sidomos pikat e kodit qe kane te bejne me perkthimin e votave ne mandate, ndarjen e zonave elektorale dhe administrata zgjedhore, ( qe nga KQZ dhe deri tek komisioneret e thjeshte).
Ndryshime kaq te shpeshta nuk japin as kohen qe te provohen apo te qartesohen strukturat institucionale/administrative.

2. NUk ka te beje mosha e presidentit por menyra se si zgjidhet tani presidenti dhe fuqia e tij si garantues i kushtetutes dhe i pavaresise se gjykatave dhe Keshillit te larte te drejtesise. Ne rast se me perpara duheshin votat e 2/3 te deputeteve dhe disa raunde nese nuk arrihej numri i kerkuar i votave, tani presidenti zgjidhet me shumice te thjeshte 50+1 te votave, dhe prezantimi i kandidaturave per president vjen nga partite qe kane shumicen ne parlament. Pra mjafton qe nje parti ne parlament te kete 71 depute, e miraton kandidaturen e presidentit qe mbeshtet vete dhe ne menyre indirekte ka nen kontroll edhe sistemin gjyqesor.

Nga ana tjeter jane abroguar edhe ligjet ne lidhje me pavaresine e prokurorise dhe venien e saj nen ekzekutiv, nga ana e financave.

Mos ju duket cudi qe Sali Berisha eshte kaq i fuqishem dhe Edi Rama kaq i terbuar, sepse i di mire pazaret dhe nuk i del e keqja qe nuk i doli si e priste. Po te ishte Edi Rama ne vendin e Berishes do bente po te njejten gje- sepse kete pushtet absolut i jep struktura institucionalo-partiake atyre dy personave. Jo per gje po te dy kane mentalitet diktatorial.


  Gjithsej 647 faqe: « E parė ... « 281 282 283 284 285 286 287 288 289 [290] 291 292 293 294 295 296 297 298 299 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.