Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 29 Nëntor 2006 - 17:49:

Per te Ulur Tensionin e Larte Te Gjakut

Cod. A29112006

 Moshat e dyta dhe tė treta, mbi 45 vjeē, janė kontigjenti mė i prekur nga sėmundja e hipertensionit.

Tensioni i lartė i gjakut ėshtė njė sėmundje, qė bėhet mjaft seroze gjatė stinės sė verės, Me rritjen e temperaturės, sistemi kardiovaskular ėshtė i pari qė preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnė probleme me shėndetin.
Hipertensioni ėshtė njė prej sėmundjeve shumė tė rrezikshme gjatė periudhės sė verės. Edhe mė serioze sėmundja bėhet te personat qė paralelisht vuajnė edhe nga sėmundje tė tjera kronike. Pėr tė gjithė kėta tė sėmurė shumė e rėndėsishme ėshtė shmangia e ekspozimit nė diell gjatė pikut tė vapės, pasi mund tė pėsojnė infarkte ose kriza tė rėnda, qė ēojnė nė humbjen e jetės.

Pėr tė lehtėsuar disi kėtė problem, mjekėsia popullore vjen nė ndihmė me kurat e pėrftuara nga bimėt natyrore.
Kura
Njė mėnyrė mjaft e suksesshme pėr uljen e tensionit tė lartė tė gjakut, ėshtė lėngu i limonit.

Mjekėt popullorė rekomandojnė lėngun e pėrftuar nga shtrydhja e tė paktėn 4 kokrrave nė ditė. Lėngu mund tė pihet ashtu siē ėshtė ose i ėmbėlsuar. Kura me limon kėshillohet tė zgjasė pėr 2 muaj. Sėmundja e hipertensionit, ėshtė pasojė e ērregullimeve tė funksioneve tė aparateve nervore qendrore, qė marrin pjesė nė rregullimin e presionit tė gjakut. Por ajo mund tė shfaqet edhe me rritjen e moshės si dhe prej sėmundjeve tė veshkave. Shenjat e sėmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, nė fazat fillestare, lėkundet me ngritje e zbritje dhe mė vonė stabilizohet me shifra tė ngritura. Me zhvillimin e mėtejshėm tė sėmundjes shfaqen dhimbjet e kokės, marrja e mendve, ērregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit tė pulsit si dhe dobėsi e pėrgjithshme.

Thellimi i gjendjes sė hipertensionit mund tė sjellė edhe ndryshime nė zemėr, e cila fillon tė zgjerohet. Kjo sėmundje nganjėherė shoqėrohet me arteriosklerozėn e enėve tė gjakut, qė nuk lė pa prekur enėt koronare qė ushqejnė zemrėn, ngushtimi i tė cilave shkakton dhembje nė zonėn e zemrės, vėshtirėsi nė frymėmarrje gjatė sforcimit fizik.
Sėmundjet
Nė tė gjitha kėto sėmundje tė shkaktuara nga hipertensioni, lėngu i limonit jep rezultate shumė tė mira, ndaj dhe mjekėt popullorė kėshillojnė qė kjo agrume tė konsumohet sa mė shpesh pėr parandalimin e tyre.

Megjithatė, limoni nuk rekomandohet vetėm nėse dhimbjet e kokės janė si pasojė e tensionit tė lartė, por edhe nga faktorė tė tjerė. Pėr lehtėsimin apo ndaljen e dhimbjeve, mjekėt kėshillojnė lėngun e limonit, tė cilin mund ta shtoni me ujė, nė rast se nuk e pini dot siē ėshtė. Edhe nė sėmundjet me temperaturė tė lartė dhe qė shoqėrohen me etje dhe pakėsim tė urinės, lėngu i limonit ka dhėnė efektin e dėshiruar. Pirja e menjėhershme e lėngut e ul atė dhe normalizon dhe qetėson tė sėmurin. Pėr kėtė qėllim, mund tė pėrdoret edhe lėkurat e thata tė limonit, tė cilat, pasi hidhen nė njė sasi tė vogėl alkooli, lihen pėr 8 ditė dhe nga masa e pėrftuar merren 20 pika qė treten nė ujė.

Mjekimi me lėkurat e limonit ka dhėnė efekte tė menjėhershme nė uljen e temperaturės dhe lehtėsimin e dhimbjeve tė kokės.

Nė formė gargare,lėngu i pėrftuar nga shtrydhja e limonit dhe shtimi me ujė,rekomandohet nė infeksionet e gojės. Nė acarimet e mishrave tė dhėmbėve si dhe pėr tė ndalur gjakrrjedhjen, specialistėt kėshillojnė gargarė, disa herė nė ditė. Limoni ėshtė i pasur me vitaminė C, vitaminė qė parandalon infeksionet dhe ndal hemorragjinė. Gjithashtu, gargara me limon shėrben nė qetėsimin e fytit tė skuqur dhe pakėson dhimbjet e shkaktuara prej tyre.

Studimi/ Mosha mbi 45 vjeē

Njė nė katėr vetė, i sėmurė me zemėr

Ekspozimi nė diell nė orėt mė tė nxehta gjatė ditės, i personave qė vuajnė nga hipertensioni dhe nė veēanti i atyre qė pėrveē saj vuajnė edhe nga sėmundje tė zemrės, mund tė shtojė rrezikun e e krizave dhe tė infarktit. Dhe ata qė vuajnė nga zemra nuk janė tė paktė. Njė studim i kryer nga mjekė tė klinikės “Mayo” nė Shtetet e Bashkuara, tregon se njė nė ēdo katėr vetė, mbi moshėn 45-vjeēare mund tė preket nga sėmundje tė zemrės. Tė dhėnat e studimit i shtyjnė mjekėt dhe pacientėt tė kenė parasysh se pushimi i zemrės nuk shkaktohet vetėm nga pompimi i pamjaftueshėm i gjakut, por edhe atėherė kur pompimi i gjakut ėshtė normal, por zemra nuk ėshtė nė gjendje ta absorbojė atė. Simptomat tipike tė kėsaj sindrome janė lodhja, vėshtirėsi nė frymėmarrje, enjtje tė kėmbėve dhe probleme nė ritmin e rrahjeve tė zemrės. Pėr tė shmangur njė fatkeqėsi, mjekėt e kėsaj klinike rekomandojnė zbatimin e masave parandaluese kundėr presionit tė lartė tė gjakut. Njė tjetėr mėnyrė pėr tė ulur rrezikun e sėmundjeve tė zemrės ėshtė pirja e verės sė kuqe. Ndėrkohė, shkencėtarėt britanikė kanė zbuluar arsyen pėrse vera e kuqe parandalon rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Ata thonė se kjo realizohet pikėrisht nga njė lėndė kimike natyrore qė ndodhet nė verėn e kuqe dhe qė pakėson rrezikun e bllokimit tė enėve tė gjakut. Kjo substancė quhet Polifenols dhe ajo gjendet nė lėkurėn e rrushit tė zi dhe tė kuq.

Autori i Lajmit M.K.


  Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.