Forumi Horizont Gjithsej 59 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekonomia dhe Biznesi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=8)
-- Ēfare mund te behet me Shqiperine per ta permiresuar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=132)


Postuar nga SUNBELOVED datė 11 Janar 2003 - 20:54:

Red face Korrupsioni djalli i domosdoshem

korrupsioni po na ha koken, normale e kemi degjuar kudo, anzi jane bere edhe studime kane dale edhe statistika jemi renditur nder vendet me te korruptuara ne bote. nejse vendi me i korruptuar sot per sot eshte meksika dhe jo ne keshtu kemi edhe ca kohe te dalim ne krye te listes . Me pas vazhdojme me teza idealiste utopike si te zhduket korrupsioni te eleminohen te korruptuarit etj etj. nderkohe qe ne te njejten kohe njohin brenda sistemeve si dhe brenda instancave te ndryshme shtetore faktin e burokratizmit administrativ. korrupsioni eshte i nevojshem ne nje shoqeri !!! kete nuk e them per efekte lobbing apo per interesat te ndryshme , por e tille eshte ekonomia madje kane arrit deri aty ku korrupsionin e kane krahasuar me lubrifikantin e nje shoqerie. sepse po ashtu si nje makine ka nevoje per lubrifikant per te garantuar nje mobilitet te elementeve apo bashkesive te elementeve me smooth po ashtu edhe korrupsioni eshte mese i domosdoshem per shmangien e provcedurave burokratike duke rritur keshtu operativitetin e nje ekonomie. vec kesaj niveli i korrupsionit ne nje shoqeri eshte edhe nje indeks per inefikasistetin & per ineficencen e nje sistemi... pra ne njefare menyre nxjerr ne pah te metat dhe barrierat qe ky sistem krijon ndaj asaj qe quhet konkurence e lire me ane te niveleve kerkese oferte.djall qe duhet pra ose nje kosto qe do vazhdojme ta paguajme deri ne nje perfeksion te legjislatures, dhe ne nje harmonizim te elementeve te sistemeve te ndryshme shteterore. vetem nese nje filozof qe do te verteten te besoje me shume te idealja sesa te materialja dhe kur ky filozof te behet mbret atehere do te zhduket korrupsioni thoshte aristoteli, eshte ironik fakti qe edhe frensis bakon ka marre rryshfet . le te mos ikim nga shqiperia ....problemi ketu konsiston se korrupsionin nuk e bejne vetem doganat korrupsioni fillon nga parlamenti dhe jo sepse parlamentaret caktojne doganieret por sepse vete parlamenti cakton nivelin e te ardhurave nga doganat , nga tatimet etc nepermjet miratimit te nje bilanci vjetor te te ardhurave etj. korrupsioni ne sistemin gjyqesor fillon nga miratimi i nje ligji nenet e te cilit i lene hapesire gjykatesve per dhenien e denimeve te ndryshme po per te njejtin krim. nejse se kjo eshte faqja e ekonomise...por problemi i korrupsionit ketu ne shqiperi eshte aq i madh sa nuk ka sfere apo instance ku ai te mos jete perfshire.nuk mund te pretendojme per zhdukje te korrupsionit , por nga ana tjter duhet te kerkojme minimalizim te tij ulje te nivele te korrupsionit kjo po eshte me afer reales


  Gjithsej 59 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.