Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=361)
-- Do te ishte zgjdhje per krizen e energjise,ndertimi i nje centrali nuklear? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14244)


Postuar nga briseide datė 08 Nëntor 2007 - 18:07:

Question


Berisha: Central bėrthamor nė Shqipėri



Berisha njihet me njė projekt qė synon prodhimin e energjisė bėrthamore nė Shqipėri
Pėrfaqėsues tė kompanive amerikane “Westinghouse” dhe “Camozzi Holding s.p.a” kanė paraqitur projektin para qeverisė


Pasi i kanė raportuar pėr ecurinė e investimit tė tyre nė ngritjen e njė fabrike pėr prodhimin e pjesėve tė kėmbimit pėr industrinė bėrthamore nė Durrės, pėrfaqėsuesit e “Camossi Holdin s.p.a” i kanė prezantuar kryeministrit Berisha interesin e kompanisė sė tyre dhe “Westinghouse” (njė kompani e njohur kjo nė Amerikė pėr prodhimin e reaktorėve bėrthamorė) pėr tė prodhuar edhe nė Shqipėri energji bėrthamore. Berisha pasi ka prezantuar situatėn energjetike nė Shqipėri, me programin dhe hreformat qė ka ndėrmarrė qeveria nė kėtė drejtim, u ka bėrė me dije pėrfaqėsuesve tė kėtyre dy kompanive, se qeveria qė ai drejton ėshtė e hapur pėr futjen e energjisė bėrthamore nė Shqipėri. Pasi tė vlerėsohet dhe tė studiohet nė mėnyrė tė gjithanshme problemi, nė kuadrin e pėrfshirjes sė tė gjitha alternativave pėr tė siguruar energjinė elektrike nė vend, do tė konsiderohet edhe ndėrtimi i njė centrali bėrthamor nė Shqipėri. Nė kėtė kuadėr, ka sqaruar mė tej Berisha, qeveria do tė pėrgatisė ligjin atomik sipas standardeve ndėrkombėtare, do tė ngrejė strukturat e kėrkuara dhe procedurat e duhura. Pėr kėtė qėllim, qeveria do tė konsultohet dhe bashkėpunojė ngushtė me Agjencinė Bėrthamore tė Vjenės.

Mė tej, Berisha u ka bėrė me dije pėrfaqėsuesve se, Shqipėria do tė vazhdojė tė nėnshkruajė tė gjitha traktatet dhe konventat ekzistuese tė panėnshkruara akoma; se Shqipėria do tė krijojė tė gjitha instancat rregullatore sipas standardeve tė Komisionit tė Energjisė Atomike tė Sigurisė Nukleare, tė sistemit tė kontrollit dhe inspektorateve tė sigurisė. “Qeveria shqiptare e konsideron energjinė bėrthamore si pjesė tė diversifikimit tė burimeve energjetike tė saj. Ajo synon qė nė tė ardhmen ta kthejė Shqipėrinė, nė njė qendėr prodhuese dhe eksportuese tė energjisė nė rajon”,- ka bėrė tė ditur Berisha. Energjia bėrthamore ėshtė vlerėsuar si njė nga burimet e reja tė lėvizjes nė botė, por nga ana tjetėr, Bashkimi Europian ka tė vendosura rregulla strikte pėr vendet qė pėrdorin kėtė teknologji.


 

Gazeta Shekulli  08-11-2007


  Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.